{"id":10643,"date":"2015-10-01T17:00:31","date_gmt":"2015-10-01T15:00:31","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10643"},"modified":"2015-10-01T12:59:23","modified_gmt":"2015-10-01T10:59:23","slug":"gjyshet-ma-zevendesuan-mamane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/gjyshet-ma-zevendesuan-mamane\/","title":{"rendered":"Gjyshet ma z\u00ebvend\u00ebsuan maman\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi! Kam lexuar n\u00eb sitin tuaj vazhdimisht histori t\u00eb ndryshme dhe dua t\u00eb tregoj edhe un\u00eb jet\u00ebn time, por me nj\u00eb q\u00ebllim: p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar dy gjyshet e mia! Sot jam nj\u00ebzet e tre vje\u00e7 dhe jam n\u00eb vitin e fundit t\u00eb masterit. Kam arritur k\u00ebtu ku jam, fal\u00eb familjes sime.<br \/>\nN\u00eb familjen e babait tim jan\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebr dhe nj\u00eb mot\u00ebr. Gjyshi ka qen\u00eb drejtor, nd\u00ebrsa gjyshja, edukatore. Halla ka mbaruar institutin p\u00ebr m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa babai im dhe t\u00eb dy xhajat kan\u00eb mbaruar fakultetet e Inxhinieris\u00eb, kurse xhaja i madh, Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas shkencave.<br \/>\nHalla ime u martua e para. Ajo u njoh n\u00eb shkoll\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga veriu dhe u martua me t\u00eb. Ajo ka jetuar gjithmon\u00eb n\u00eb veri, por kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me ne. Edhe burri i hall\u00ebs u b\u00eb si djal\u00eb sht\u00ebpie. Gjyshi dhe gjyshja n\u00eb fillim nuk e pat\u00ebn me qejf k\u00ebt\u00eb lidhje. \u201cEpo t\u00eb ik\u00eb vajza nga mesi i Tiran\u00ebs n\u00eb provinc\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb gjyshja n\u00eb fillim, por pas martes\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs, ata ndryshuan. Pas hall\u00ebs, u martua xhaja i madh. Ai vet\u00eb punonte inxhinier dhe gruan e mori m\u00ebsuese. Xhaja i dyt\u00eb kishte mbaruar inxhinierin\u00eb p\u00ebr elektrosht\u00ebpiake dhe jo vet\u00ebm q\u00eb filloi pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb, por kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjente gjith\u00eb mallrat m\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb kishte tregtia. Ai u martua me nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur, me shkoll\u00eb t\u00eb mesme, por ishte engj\u00ebll. Dhe, ve\u00e7 gjith\u00eb mir\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka, ajo gatuan perfekt.<br \/>\nBabai im, si m\u00eb i vogli, u martua i fundit, pasi hyri demokracia. Ishte tridhjet\u00eb e tre vje\u00e7 kur u martua dhe sigurisht, p\u00ebr gjyshin e gjyshen ishte plak. Ai dhe mamaja ime u njoh\u00ebn nd\u00ebrsa ime m\u00eb ishte n\u00eb vitin e par\u00eb n\u00eb fakultet, prandaj im at\u00eb u detyrua t\u00eb priste sa ajo t\u00eb mbronte shkoll\u00ebn. Pasi ime m\u00eb mbaroi shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuese, ata u fejuan dhe u martuan brenda ver\u00ebs. Un\u00eb kam lindur dy vjet pas martes\u00ebs s\u00eb tyre. Kur shoh fotot e tyre t\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb martes\u00ebs pa mua dhe m\u00eb pas me mua, e shoh q\u00eb duhet ta ken\u00eb dashur shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nKur un\u00eb kam qen\u00eb dy vje\u00e7, ime m\u00eb u s\u00ebmur. Nuk e mbaj mend, por me sa m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb. Fotot m\u00eb t\u00eb shumta me maman\u00eb time un\u00eb i kam n\u00eb mosh\u00ebn dy deri tre vje\u00e7. Edhe n\u00eb foto duket q\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafon sikur mendon n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen. Un\u00eb sigurisht q\u00eb n\u00eb foto jam f\u00ebmija m\u00eb i lumtur n\u00eb krah\u00ebt e mamas\u00eb sime, por jo p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb pasi festuam dit\u00eblindjen time, kur b\u00ebra tre vje\u00e7, ku ime m\u00eb duket e p\u00ebrgjysmuar duke qeshur pran\u00eb tort\u00ebs, ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb. Sigurisht, nuk mbaj mend asgj\u00eb, t\u00eb gjitha m\u2019i tregojn\u00eb, por edhe sot m\u00eb duket sikur i ndjej krah\u00ebt e saj teksa shoh ato foto.<br \/>\nPas vdekjes tragjike t\u00eb sime m\u00ebje, gjyshja nga mamaja vendosi t\u00eb m\u00eb merrte me vete sepse ishte goxha m\u00eb e re se gjyshja nga babai. M\u00eb thon\u00eb q\u00eb e kam k\u00ebrkuar shum\u00eb gjat\u00eb maman\u00eb, edhe pse gjyshja ime m\u00eb ka rritur mes nj\u00eb deti me dashuri. Sigurisht, si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, edhe un\u00eb doja maman\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb e gjysh\u00ebrve rastis\u00ebn t\u00eb ishin af\u00ebr dhe kam patur mund\u00ebsin\u00eb ta shoh tim at\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Pyetja q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb vazhdimisht babait tim kur e shihja n\u00eb der\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte ishte: \u201cPo mami, nuk e mbaroi pun\u00ebn?\u201d. Si f\u00ebmij\u00eb tre vje\u00e7ar, g\u00ebnjeshtra q\u00eb \u201cmami \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb\u201d ca koh\u00eb funksionoi. Erdhi koha dhe e harrova, derisa u b\u00ebra shtat\u00eb vje\u00e7. At\u00ebher\u00eb babai dhe gjyshja ime vendos\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait sepse do t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn dhe dikush duhet t\u00eb merrej me mua.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb e ndjeva p\u00ebr s\u00eb dyti munges\u00ebn e mamas\u00eb. Shihja f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb lagje q\u00eb kishin mama, kurse un\u00eb kisha dy gjyshe q\u00eb rrotulloheshin sipas d\u00ebshir\u00ebs sime. Pas jav\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, pasi mbaruam detyrat e sht\u00ebpis\u00eb, babai m\u00eb tha q\u00eb donte t\u00eb fliste me mua.<br \/>\n&#8211; Do flasim pak si burri me burrin, &#8211; tha dhe m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte flok\u00ebt ka\u00e7urrel\u00eb, q\u00eb i kam si mamaja ime. \u2013 Babi duhet t\u00eb t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb situata dhe, tani q\u00eb ti je djal\u00eb i rritur, duhet t\u00eb dish vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e gj\u00ebrave. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me maman\u00eb t\u00ebnde. E bukura e dheut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mamaja jote, ka vdekur para kat\u00ebr vitesh, biri im. Ne u p\u00ebrpoq\u00ebm ta mbanim, por s\u00ebmundja nuk e la me ne. Nuk dua q\u00eb ti t\u00eb ndihesh keq n\u00eb shkoll\u00eb, kur f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb flasin p\u00ebr mamat\u00eb e tyre. Duhet ta dish q\u00eb mamaja jote t\u00eb shikon \u00e7do dit\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn me ty, vet\u00ebm se ti nuk e shikon dot. Un\u00eb q\u00eb jam m\u00eb i rritur e shikoj, ajo edhe m\u00eb flet dhe m\u00eb porosit p\u00ebr ty. Edhe ti, sapo t\u00eb rritesh edhe pak, do arrish ta shikosh. \u2013 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fliste, syt\u00eb iu mbush\u00ebn me lot dhe n\u00eb fund m\u00eb p\u00ebrqafoi e qam\u00eb t\u00eb dy s\u00eb bashku t\u00eb p\u00ebrqafuar. At\u00eb mbr\u00ebmje ai m\u00eb lau, m\u00eb nd\u00ebrroi rrobat, m\u00eb ushqeu dhe m\u00eb vuri n\u00eb krevat si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb \u00e7do nat\u00eb.<br \/>\nJeta ime vazhdonte nj\u00ebsoj, mes p\u00ebrkujdesjes s\u00eb gjysh\u00ebrve dhe babait. Gruaja e xhaxhait t\u00eb dyt\u00eb, ajo q\u00eb gatuan mir\u00eb, m\u00eb sillte gjithmon\u00eb gj\u00ebrat e mira q\u00eb gatuante. N\u00eb fundjav\u00eb, zakonisht, isha i ftuari i xhaxhit tim. Ajo gatuante p\u00ebr mua dhe djalin e saj, q\u00eb ishim pothuajse moshatar\u00eb, nd\u00ebrsa xhaxhi na \u00e7onte n\u00eb lodra apo nga liqeni.<br \/>\nPo tregoj gjith\u00eb k\u00ebto holl\u00ebsi nga jeta ime sepse me gjith\u00eb munges\u00ebn e mamas\u00eb sime, e gjith\u00eb familja e madhe jan\u00eb marr\u00eb me mua p\u00ebr t\u00eb mbushur k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk. Nd\u00ebrsa un\u00eb rritesha, i d\u00ebgjoja t\u00eb dyja gjyshet q\u00eb debatonin me babain tim, por n\u00eb fillim nuk i kuptoja. Dhe n\u00eb fakt, burr\u00eb q\u00eb t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb besnik gruas t\u00eb tij t\u00eb vdekur mendoj se vet\u00ebm babai im \u00ebsht\u00eb. Ai edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk \u00ebsht\u00eb martuar. Vazhdoj t\u00eb mbetem i llastuari i dy xhajave t\u00eb mi, i hall\u00ebs dhe drita e syve t\u00eb babait e t\u00eb dyja gjysheve t\u00eb mia. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre, dua t\u2019i fal\u00ebnderoj pafund\u00ebsisht. <\/p>\n<p>Deni<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi! Kam lexuar n\u00eb sitin tuaj vazhdimisht histori t\u00eb ndryshme dhe dua t\u00eb tregoj edhe un\u00eb jet\u00ebn time, por me nj\u00eb q\u00ebllim: p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar dy gjyshet e mia! Sot jam nj\u00ebzet e tre vje\u00e7 dhe jam n\u00eb vitin e fundit t\u00eb masterit. Kam arritur k\u00ebtu ku jam, fal\u00eb familjes sime. N\u00eb familjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10643","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10643\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}