{"id":10632,"date":"2015-09-01T12:30:35","date_gmt":"2015-09-01T10:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10632"},"modified":"2015-09-30T12:52:15","modified_gmt":"2015-09-30T10:52:15","slug":"me-eshte-thare-tiroidja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/me-eshte-thare-tiroidja\/","title":{"rendered":"M\u00eb \u00ebsht\u00eb thar\u00eb tiroidja"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Doktor Dashamiri, kam 30 vjet q\u00eb vuaj nga tiroidja. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb e kam t\u00eb thar\u00eb dhe nuk prodhon. Jam mjekuar rregullisht gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve me nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr tiroiden q\u00eb e marr \u00e7do m\u00ebngjes es\u00ebll. Para dy muajsh, duke menduar se isha mir\u00eb, e zvog\u00eblova vet\u00eb doz\u00ebn, por jam ndjer\u00eb shum\u00eb keq n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. B\u00ebra nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb TSH-s\u00eb dhe m\u00eb doli shum\u00eb e lart\u00eb. U konsultova me mjekun e familjes, i cili m\u00eb dha direkt dy kokrra \u00e7do dit\u00eb. Pas dy muajsh mjekim me dy kokrra, analiza q\u00eb ishte e lart\u00eb, m\u00eb doli shum\u00eb e ul\u00ebt. M\u00eb falni se u zgjata shum\u00eb, por nuk di \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj m\u00eb tej. Pres ndihm\u00ebn tuaj.<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; E nderuar zonj\u00eb, edhe pse mund t\u00eb jeni zgjatur pak n\u00eb pyetjen tuaj, un\u00eb nuk gjej vend p\u00ebr \u201ckritik\u00eb\u201d, p\u00ebrkundrazi, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr informacionin e shumt\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn tuaj t\u00eb t\u00eb shprehurit. Do t\u00eb doja ta shikoja n\u00eb dy aspekte p\u00ebrgjigjen time, ku aspekti i par\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb ai profesional. Me sa konkludoj nga t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme, ju vuani nga s\u00ebmundja e hipotireoz\u00ebs, e th\u00ebn\u00eb ndryshe, nga pakica e jodit. Tiroidja juaj, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundjeje apo problemi t\u00eb caktuar, ka shkuar drejt shkat\u00ebrrimit dhe humbjes s\u00eb funksionit t\u00eb saj. E nxjerr k\u00ebt\u00eb konkluzion nga analiza q\u00eb keni shkruar, por gjithashtu, edhe nga tipi i barit q\u00eb p\u00ebrdorni n\u00eb m\u00ebngjes, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve[se hormon i gj\u00ebndr\u00ebs tiroide, i prodhuar n\u00eb form\u00eb medikamenti. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve, ju referoni se e keni marr\u00eb rregullisht barin. Par\u00eb nga kjo pik\u00ebpamje, jeni p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar si paciente kronike korrekte, por prej shum\u00eb vitesh do kishte qen\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i humbnit lidhjet me specialistin apo specialist\u00ebt q\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje.<br \/>\n&#8211; T\u00eb vuash nga nj\u00eb s\u00ebmundje kronike nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm nj\u00eb takim me mjekun, marrjen e nj\u00eb bari e vet\u00ebm kaq. Ndjekja e rregullt e k\u00ebtyre rasteve k\u00ebrkon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb gjendjes suaj klinike, si dhe parametrave biologjik\u00eb dhe hormonal\u00eb. Rrafshi i dyt\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin doja t\u00eb shikoja problematik\u00ebn tuaj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebndrimin jo korrekt q\u00eb ju keni patur si paciente. S\u00eb pari, si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb lart, q\u00eb nuk keni vajtur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndjekje korrekte dhe s\u00eb dyti, nuk duhet q\u00eb vet\u00eb ju t\u00eb b\u00ebnit ndryshime t\u00eb dozave t\u00eb barit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, gjej momentin t\u2019u b\u00ebj nj\u00eb apel t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, sidomos atyre kronik\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos e marrin thjesht problemin e tyre, por t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mendimin dhe ekspertiz\u00ebn e specialistit. Sado informacion q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pacienti, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb ai t\u00eb marr\u00eb vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb format dhe kombinimin e dozave dhe barnave t\u00eb ndryshme. Lidhur me oshilacionet q\u00eb ka patur analiza TSH, mendoj se problemi q\u00ebndron te keqp\u00ebrdorimi i barit. Fakti q\u00eb ju keni kaluar 2-3 jav\u00eb mjekim me p\u00ebrgjysmimin e doz\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb dy kokrra n\u00eb m\u00ebngjes, e ka kaluar organizmin nga nj\u00eb gjendje apatie, lodhjeje e dembelizmi, n\u00eb nj\u00eb gjendje frenetike n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e gjith\u00eb proceseve fiziologjike. Konkluduar shkurt nga nj\u00eb organiz\u00ebm i fjetur \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm t\u00eb \u201calarmuar\u201d. Mendoj q\u00eb si specialist do kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebnit nj\u00eb rritje graduale t\u00eb dozave t\u00eb barit. S\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb normalitet fiziologjik e s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zemr\u00ebn nga efektet e pad\u00ebshiruara t\u00eb barit, s\u00eb treti, p\u00ebr t\u00eb mos patur k\u00ebto kalimet e shpejta nga nj\u00ebri skaj n\u00eb skajin tjet\u00ebr te \u201clavjerr\u00ebsit\u201d fiziologjik. Besoj se ju kam dh\u00ebn\u00eb informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjith\u00e7ka rreth problemit tuaj. Pres t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Doktor Dashamiri, kam 30 vjet q\u00eb vuaj nga tiroidja. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb e kam t\u00eb thar\u00eb dhe nuk prodhon. Jam mjekuar rregullisht gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 viteve me nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr tiroiden q\u00eb e marr \u00e7do m\u00ebngjes es\u00ebll. Para dy muajsh, duke menduar se isha mir\u00eb, e zvog\u00eblova vet\u00eb doz\u00ebn, por jam ndjer\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-10632","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10632\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}