{"id":10629,"date":"2015-09-30T19:30:17","date_gmt":"2015-09-30T17:30:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10629"},"modified":"2015-09-30T12:41:25","modified_gmt":"2015-09-30T10:41:25","slug":"ekskluzive-jon-tarifa-jetoj-ne-holande-por-shpirtin-e-kam-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/ekskluzive-jon-tarifa-jetoj-ne-holande-por-shpirtin-e-kam-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Ekskluzive Jon Tarifa: Jetoj n\u00eb Holand\u00eb, por shpirtin e kam n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb mundohen t\u00eb \u00e7ajn\u00eb n\u00eb skenat bot\u00ebrore dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa Jon Tarifa preferon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Suksesin global e ka tashm\u00eb, por d\u00ebshira e tij ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe pjes\u00eb e skenave shqiptare dhe e realizoi. Joni jeton prej vitesh n\u00eb Holand\u00eb dhe karriera e tij muzikore ka nisur pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e tulipan\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr vokalist\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar dhe ka shum\u00eb fansa t\u00eb cil\u00ebt e ndjekin n\u00eb t\u00eb gjitha koncertet e tij live. Kalimi i pushimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb tradit\u00eb e p\u00ebrvitshme p\u00ebr t\u00eb takuar familjen lidhet edhe me projektet e tij t\u00eb reja. Ne pat\u00ebm fatim ta intervistonim dhe t\u00eb m\u00ebsonim mbi ekskluzivitetin e projekteve t\u00eb reja dhe p\u00ebrgatitjet e dasm\u00ebs, madje para fansave dhe t\u00eb ftuarve\u2026<\/p>\n<p>Eraldo Harlicaj: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Jon! Pasi kalove ca koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, je kthyer s\u00ebrish n\u00eb Holland\u00eb\u2026<br \/>\nJon Tarifa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Ndodhem n\u00eb Holland\u00eb tashm\u00eb se nuk mund t\u2019i lejoja m\u00eb vetes pushime. Kam filluar p\u00ebrs\u00ebri pun\u00ebn intensive.<br \/>\n&#8211; Para se t\u00eb flasim p\u00ebr pun\u00ebn, na trego, ku i kalove pushimet n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Zgjodha t\u00eb pushoja n\u00eb Himar\u00eb me t\u00eb fejuar\u00ebn dhe me v\u00ebllain.<br \/>\n&#8211; Si shkuan pushimet?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb; u k\u00ebnaq\u00ebm. Ishte m\u00eb mir\u00eb se vitet e tjera q\u00eb kemi qen\u00eb, m\u00eb past\u00ebr, sh\u00ebrbim m\u00eb cil\u00ebsor dhe natyrisht, bukurit\u00eb natyrore q\u00eb ka vendi yn\u00eb, t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend v\u00ebrtet i bukur.<br \/>\n&#8211; Pushimet n\u00eb Shqip\u00ebri besoj se jan\u00eb t\u00eb lidhura m\u00eb shum\u00eb me familjen q\u00eb ke k\u00ebtu&#8230;<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura edhe me familjen time, por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo arsyeja. Un\u00eb e dua shum\u00eb vendin tim dhe sa her\u00eb vij, marr nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe.<br \/>\n&#8211; T\u00eb flasim p\u00ebr projektet muzikore&#8230; Me \u00e7far\u00eb po merresh aktualisht?<br \/>\n&#8211; Jam n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb sing\u00eblli t\u00eb ri, t\u00eb titulluar \u201cBumpy Roads\u201d, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu kolona zanore e nj\u00eb filmi t\u00eb shkurt\u00ebr dokumentar holandez, \u201cBaardbroders\u201d.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb erdhi nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u2019u propozua si ide dhe e pranova me d\u00ebshir\u00eb. Besoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mjaft emocionuese t\u00eb d\u00ebgjosh muzik\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb luajtur n\u00eb nj\u00eb film.<br \/>\n&#8211; Me sa dim\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, po punon edhe p\u00ebr albumin t\u00ebnd t\u00eb ri. N\u00eb \u00e7\u2019faz\u00eb \u00ebsht\u00eb puna?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen mir\u00eb t\u2019ju tregoj se t\u00eb gjitha regjistrimet p\u00ebr albumin tim t\u00eb ri muzikor tashm\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Tani jemi n\u00eb faz\u00ebn e prodhimit e t\u00eb miksimit. Deri m\u00eb tani, \u00e7do gj\u00eb ka shkuar shum\u00eb mir\u00eb, sipas parashikimeve dhe jam i k\u00ebnaqur me pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb albumi?<br \/>\n&#8211; Ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb album unik, shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje stilesh t\u00eb ndryshme muzikore. Do t\u00eb ndihen si ndikime t\u00eb muzik\u00ebs klasike, ashtu edhe ndikime nga muzika rege, rok, pop, xhaz dhe sigurisht, nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb hip-hopi. Ky album e merr d\u00ebgjuesin me vete n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim sa muzikor, aq edhe lirik. Tema e tij \u00ebsht\u00eb thuajse universale, sa realiste, aq edhe surrealiste: e kaluara, e tashmja, e nes\u00ebrmja do t\u00eb jepen t\u00eb gjitha bashk\u00eb n\u00eb projektet muzikore.<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00eb treg muzikor t\u00eb komercializuar, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e rrezikshme paraqitja te publiku me nj\u00eb album?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb tregun muzikor po sundon arti i komercializuar dhe e pranoj edhe teorin\u00eb q\u00eb ky art do t\u00eb fitoj\u00eb mbi artin e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrsa u p\u00ebrket fitimeve financiare. Ky lloj arti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri kulturore q\u00eb motivohet nga fitimi dhe prodhon fitim. Problemi q\u00ebndron te fakti se ai shkon po aq shpejt sa vjen, nd\u00ebrsa arti i v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron dhe mbijeton n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat. Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn dhe ardhja me album p\u00ebr mua synon t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb artit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk sheh si primar p\u00ebrfitimin financiar.<br \/>\n&#8211; Si shkuan xhirimet e klipit \u201cBumpy Roads\u201d?<br \/>\n&#8211; Videoklipi u filmua n\u00eb Shqip\u00ebri dhe besoj se do t\u00eb lan\u00e7ohet p\u00ebr pak jav\u00eb, s\u00eb bashku me filmin. Kameramani dhe regjisori i k\u00ebtij dokumentari udh\u00ebtuan nga Holanda n\u00eb Tiran\u00eb dhe Mitrovic\u00eb p\u00ebr t\u00eb filmuar.<br \/>\n&#8211; Kjo k\u00ebng\u00eb vjen solo apo n\u00eb bashk\u00ebpunim?<br \/>\n&#8211; \u201cBumpy Roads\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i imi me nj\u00eb artist shqiptar t\u00eb muzik\u00ebs hip-hop nga Kosova, i quajtur KAS. Ai ka lindur dhe jeton n\u00eb Norvegji. Pjes\u00eb e k\u00ebng\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i muzik\u00ebs R&#038;B\/Soul, Kvvesi Asante, i lindur n\u00eb Gana, q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Florida.<br \/>\n&#8211; Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb dallohesh n\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb po globalizohet?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb, por un\u00eb b\u00ebj at\u00eb muzik\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe q\u00eb e ndjej m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu mbetesh original dhe besoj se kjo funksionon. Ai q\u00eb e b\u00ebn muzik\u00ebn time t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kombinimi i stileve t\u00eb ndryshme muzikore. Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb mos b\u00ebj at\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Po shijon suksesin e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb fundit &#8220;Till the Sun Comes Up&#8221;. A je i lumtur me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb pritur ajo deri tani?<br \/>\n&#8211; Kjo k\u00ebng\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, \u00ebsht\u00eb pritur mjaft mir\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar at\u00eb live n\u00eb koncert, e kan\u00eb p\u00eblqyer edhe m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e g\u00ebzueshme dhe \u00e7do her\u00eb q\u00eb e k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb koncertet tona, ajo e entuziazmon dhe e ngre publikun pesh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse i q\u00ebndron kaq fanatik muzik\u00ebs live?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebndoj me nj\u00eb band\u00eb muzikore dhe live. \u00c7do album, p\u00ebrfshir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb regjistruar live. Jam fanatik i muzik\u00ebs live pasi at\u00ebher\u00eb e ndjen v\u00ebrtet muzik\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Si u krijua banda me t\u00eb cil\u00ebn performon?<br \/>\n&#8211; Duke qen\u00eb i angazhuar n\u00eb sken\u00ebn muzikore k\u00ebtu n\u00eb Hag\u00eb, kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb takoj, t\u00eb njihem e t\u00eb bashk\u00ebpunoj me shum\u00eb muzikant\u00eb t\u00eb shquar. Muzikant\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt punoj dhe k\u00ebndoj jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shok\u00eb t\u00eb mi. Me ta jemi njohur p\u00ebrpara se t\u00eb formonim grupin q\u00eb kemi sot. Jemi nj\u00eb familje!<br \/>\n&#8211; Duke ardhur nga nj\u00eb realitet tjet\u00ebr, si e sheh sken\u00ebn muzikore n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Me modesti, por edhe me keqardhje. M\u00eb duhet t\u00eb them se nuk jam i familjarizuar me sken\u00ebn muzikore shqiptare. Nga sa kam d\u00ebgjuar dhe kam arritur t\u00eb kuptoj, n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit ka nj\u00eb jet\u00eb muzikore shum\u00eb vibrante dhe premtuese. Ka shum\u00eb talente. Ajo q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re p\u00ebr keq \u00ebsht\u00eb se nuk ka shum\u00eb grupe muzikore q\u00eb  luajn\u00eb live. N\u00eb Holand\u00eb ndodh krejt ndryshe.<br \/>\n&#8211; Kush mendon se \u00ebsht\u00eb simboli i talentit muzikor p\u00ebr shqiptar\u00ebt?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr mendimin tim, pishtarin e mban Rita Ora. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb talent i rrall\u00eb me t\u00eb cilin duhet t\u00eb krenohemi t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; S\u00eb shpejti, do t\u00eb martohesh. Deri ku ke shkuar me p\u00ebrgatitjet e dasm\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Po, do t\u00eb martohem k\u00ebt\u00eb vit me t\u00eb fejuar\u00ebn time, me origjin\u00eb nga Indonezia. \u00c7do gj\u00eb po shkon mir\u00eb, sipas parashikimeve. Kemi p\u00ebrcaktuar vendin, nj\u00eb mjedis i bukur n\u00eb periferi t\u00eb Hag\u00ebs dhe dat\u00ebn. Tani p\u00ebr tani, k\u00ebto jan\u00eb kryesoret. S\u00eb shpejti, do t\u00eb nisim t\u2019u d\u00ebrgojm\u00eb ftesat e ceremonis\u00eb s\u00eb dasm\u00ebs familjeve edhe miqve tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Holand\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa e njeh e fejuara Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ajo ka ardhur shum\u00eb her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pushime. I p\u00eblqen vendi yn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb familjarizuar mjaft mir\u00eb me kultur\u00ebn ton\u00eb. Sa her\u00eb m\u00eb jepet rasti t\u00eb vij n\u00eb Tiran\u00eb, ajo d\u00ebshiron t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb. K\u00ebt\u00eb ver\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, e vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe familjen time edhe prind\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebve u p\u00eblqeu Tirana, Kor\u00e7a, Gjirokastra, Saranda dhe \u00e7do vend tjet\u00ebr q\u00eb vizituam.<br \/>\n&#8211; Ka m\u00ebsuar e fejuara t\u00eb gatuaj\u00eb \u201cshqip\u201d?<br \/>\n&#8211; Po, ka m\u00ebsuar byrek, pasti\u00e7e. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb nuk jemi t\u00eb ftuar n\u00eb das\u00ebm, po ju themi \u201cu trash\u00ebgofshi\u201d q\u00eb tani, por jam kurioz t\u00eb di se \u00e7far\u00eb kulture do t\u00eb marr\u00eb f\u00ebmija juaj&#8230;<br \/>\n&#8211; Do t\u2019jua d\u00ebrgojm\u00eb ftesat edhe juve! (Qesh) E v\u00ebshtir\u00eb, por kemi koh\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr ato gj\u00ebra. Sigurisht q\u00eb kultur\u00ebn shqiptare do ta marr\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e sigurt.<br \/>\n&#8211; Jon, do ta lije Holand\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb vdes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe e dua shum\u00eb Tiran\u00ebn, qytetin ku kam lindur, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime, ende nuk di se cila do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja ime. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se ndihem mjaft mir\u00eb n\u00eb Holand\u00eb, ku kam studiuar, jetoj e punoj p\u00ebr 17 vite. Ky vend \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atdheu im i dyt\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb kam prind\u00ebrit, v\u00ebllain dhe familjen time t\u00eb shtrenjt\u00eb, kam ende disa shok\u00eb dhe kujtimet e dhjet\u00eb viteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime q\u00eb jetova n\u00eb vendlindje, por n\u00eb Holand\u00eb kam shum\u00eb shok\u00eb e miq dhe mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebtu kam shoqen time t\u00eb jet\u00ebs. K\u00ebtu jetoj e punoj, edhe pse mendja dhe nj\u00eb pjes\u00eb e shpirtit tim jan\u00eb gjithnj\u00eb, dit\u00eb e nat\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb zgjidhje Shqip\u00ebrin\u00eb apo Holand\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; &#8230;p\u00ebr ushqime?<br \/>\n&#8211; Byrekun dhe f\u00ebrges\u00ebn me gjiz\u00eb nuk i nd\u00ebrroj me asgj\u00eb! (Qesh)<br \/>\n&#8211; &#8230;lule?<br \/>\n&#8211; Holand\u00ebn, sigurisht.<br \/>\n&#8211; &#8230;pun\u00eb?<br \/>\n&#8211; Holand\u00ebn.<br \/>\n&#8211; &#8230;afrimitetin e njer\u00ebzve?<br \/>\n&#8211; Shqip\u00ebrin\u00eb. Jemi m\u00eb t\u00eb ngorht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\n&#8211; &#8230;koncerte?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u2019i ndaj.<br \/>\n&#8211; &#8230;suksesin?<br \/>\n&#8211; I zgjedh t\u00eb dyja! (Qesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb mundohen t\u00eb \u00e7ajn\u00eb n\u00eb skenat bot\u00ebrore dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa Jon Tarifa preferon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Suksesin global e ka tashm\u00eb, por d\u00ebshira e tij ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej edhe pjes\u00eb e skenave shqiptare dhe e realizoi. Joni jeton prej vitesh n\u00eb Holand\u00eb dhe karriera e tij muzikore ka nisur pik\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-10629","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}