{"id":10623,"date":"2015-09-30T14:30:04","date_gmt":"2015-09-30T12:30:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10623"},"modified":"2015-09-30T12:29:43","modified_gmt":"2015-09-30T10:29:43","slug":"jam-i-siguruar-ne-shqiperi-dhe-ne-itali-cfare-perfitoj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/jam-i-siguruar-ne-shqiperi-dhe-ne-itali-cfare-perfitoj\/","title":{"rendered":"Jam i siguruar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Itali. \u00c7far\u00eb p\u00ebrfitoj?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam emigrant n\u00eb Modena t\u00eb Italis\u00eb, i dat\u00eblindjes 1975. Jam me leje q\u00ebndrimi dhe punoj me sigurime shoq\u00ebrore pran\u00eb INPS. Gjithsej n\u00eb Itali m\u00eb b\u00ebhen rreth 14 vite me kontribute, por kam b\u00ebr\u00eb sigurim vullnetar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 10 vite. N\u00eb k\u00ebto 10 vite me sigurim vullnetar, 5 vite m\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb siguruara edhe n\u00eb Itali. N\u00eb k\u00ebto kushte, a do t\u00eb m\u00eb njihen si vjet\u00ebrsi n\u00eb Shqip\u00ebri? Po n\u00eb rast bashkimi t\u00eb viteve me Italin\u00eb, si mund t\u00eb veprohet?<br \/>\nNaim Balluku, Zv. President, p\u00ebrfaq\u00ebsues i deg\u00ebs INAS p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, aktualisht ende nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me Italin\u00eb p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb periudhave t\u00eb sigurimit shoq\u00ebror dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebto kushte, si Italia, ashtu edhe Shqip\u00ebria, do t\u00eb veprojn\u00eb sipas legjislacionit t\u00eb tyre p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb rezulton n\u00eb shtetin tjet\u00ebr. Aktualisht, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kushte pensioni n\u00eb Shqip\u00ebri sipas legjislacionit shqiptar, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme nj\u00eb vjet\u00ebrsi kontributive prej 15 vitesh, mbasi t\u00eb keni plot\u00ebsuar mosh\u00ebn 65 vje\u00e7 (p\u00ebr grat\u00eb, gjat\u00eb vitit 2015, mosha e daljes n\u00eb pension \u00ebsht\u00eb 60 vite e 2 muaj).<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension n\u00eb Itali, aktualisht k\u00ebrkohet nj\u00eb periudh\u00eb kontributive prej 20 vitesh. Personat q\u00eb jan\u00eb regjistruar dhe kan\u00eb paguar kontribute mbas dat\u00ebs 01.01.1996, mund t\u00eb dalin n\u00eb pension edhe me 5 vite kontribute, por mbas mosh\u00ebs 70 vje\u00e7 (p\u00ebr vitin 2015, mosha \u00ebsht\u00eb 70 vje\u00e7e e 3 muaj.) Ju jeni shum\u00eb i ri dhe, kur t\u00eb plot\u00ebsoni mosh\u00ebn p\u00ebr pension, kam bindjen se do t\u00eb jet\u00eb lidhur marr\u00ebveshja dypal\u00ebshe qeveritare n\u00eb fush\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe mbrojtjes sociale. N\u00eb kushtet e funksionimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb, mblidhen t\u00eb dyja periudhat kontributive sipas viteve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb t\u00eb dyja shtetet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, krijohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb pensionit dhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshtu, po ta marrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike, nj\u00eb person q\u00eb ka n\u00eb Itali nj\u00eb periudh\u00eb kontributive prej 10 vitesh dhe n\u00eb Shqip\u00ebri po 10 vite, p\u00ebrfshihet n\u00eb kushte pensioni n\u00eb Itali, mbasi sipas legjislacionit italian, k\u00ebrkohen 20 vite dhe po k\u00ebshtu, p\u00ebrfshihet n\u00eb kushte pensioni edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku duhen 15 vite kontribute.<br \/>\n&#8211; Ato vite kontributive q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb sigurimin vullnetar, p\u00ebr t\u00eb cilat jeni i siguruar edhe n\u00eb Itali, jan\u00eb periudha t\u00eb dubluara dhe pavar\u00ebsisht se e shtojn\u00eb shum\u00ebn e pensionit, nuk e zgjerojn\u00eb periudh\u00ebn kontributive. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, ato 5 vite q\u00eb i keni t\u00eb dubluara, n\u00eb rast bashkimi t\u00eb periudhave kontributive, do t\u00eb konsiderohen 5 vite dhe jo m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb t\u00eb ardhmen, ju sugjerojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb n\u00eb rast se do t\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb b\u00ebni sigurim vullnetar, t\u00eb siguroni vet\u00ebm ato periudha t\u00eb pambuluara me kontribute n\u00eb Itali. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr besimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam emigrant n\u00eb Modena t\u00eb Italis\u00eb, i dat\u00eblindjes 1975. Jam me leje q\u00ebndrimi dhe punoj me sigurime shoq\u00ebrore pran\u00eb INPS. Gjithsej n\u00eb Itali m\u00eb b\u00ebhen rreth 14 vite me kontribute, por kam b\u00ebr\u00eb sigurim vullnetar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 10 vite. N\u00eb k\u00ebto 10 vite me sigurim vullnetar, 5 vite m\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb siguruara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,219],"tags":[],"class_list":["post-10623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10623\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}