{"id":10622,"date":"2015-09-30T13:30:15","date_gmt":"2015-09-30T11:30:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10622"},"modified":"2015-09-30T12:27:44","modified_gmt":"2015-09-30T10:27:44","slug":"kemi-konflikte-me-tezen-per-shtepine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/kemi-konflikte-me-tezen-per-shtepine\/","title":{"rendered":"Kemi konflikte me tezen p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokatit! Ju uroj p\u00ebr pun\u00ebn tuaj dhe ndihm\u00ebn q\u00eb na jepni. Problemi im \u00ebsht\u00eb ky: Babai im p\u00ebr shum\u00eb vite punoi emigrant n\u00eb Itali. N\u00eb fillim t\u00eb 1997, u kthye dhe prind\u00ebrit e mamit tim i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb propozim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte sht\u00ebpi sip\u00ebr tyre. Meqen\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet tona ishin shum\u00eb t\u00eb mira, prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin sht\u00ebpin\u00eb sip\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb mi me sip\u00ebrfaqe 240 m2. Fillimisht, meqen\u00ebse sht\u00ebpia ishte e vjet\u00ebr, u hoq e gjith\u00eb \u00e7atia e cila po binte, u b\u00ebn\u00eb themelet pasi nuk kishte, u b\u00eb muri rrethues 3 metra i lart\u00eb pasi sht\u00ebpia ishte e rrethuar me gur\u00eb dhe u zgjerua sht\u00ebpia. N\u00eb fund u shtrua i gjith\u00eb oborri dhe u b\u00ebn\u00eb dy dyer, nj\u00ebra p\u00ebr gjysh\u00ebrit dhe tjetra der\u00eb garazhi p\u00ebr ne, meqen\u00ebse kishim makin\u00eb. Nuk kemi mure ndar\u00ebs dhe u b\u00eb kati i dyt\u00eb dhe nj\u00eb papafingo me \u00e7ati. N\u00eb 22 dhjetor 1999, hym\u00eb t\u00eb jetonim n\u00eb sht\u00ebpi. Si \u00e7do familje elbasanllinjsh, nis\u00ebn problemet e sht\u00ebpive. Megjith\u00ebse doli ligji p\u00ebr legalizimin e sht\u00ebpis\u00eb dhe n\u00eb 17.3.2005 filluam procesin e legalizimit, personat p\u00ebrkat\u00ebs b\u00ebn\u00eb matjet e \u00e7do gj\u00eb n\u00eb rregull. U pagua edhe k\u00ebsti i par\u00eb. Sht\u00ebpia u ndertua n\u00eb \u201997 dhe n\u00eb \u201899 ne filluam t\u00eb jetonim aty. Pronar toke dhe sht\u00ebpie t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb ishte gjyshi im. N\u00eb 2005, kur filluam procedurat, duhej tapia q\u00eb t\u00eb tregonte se sip\u00ebr kujt e kishim sht\u00ebpin\u00eb dhe aty mor\u00ebm vesh t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia i ishte kaluar m\u00eb 14.10.2010 tezes sime beqare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Un\u00eb nuk e kuptoj si i \u00ebsht\u00eb kaluar sht\u00ebpia kur nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb aprovim i f\u00ebmij\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb, tezeve dhe mamit tim. Theksoj se gjysh\u00ebrit ishin gjall\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb vet\u00ebm gjyshi im q\u00eb ishte pronar i sht\u00ebpis\u00eb deri n\u00eb 2010. Problemi \u00ebsht\u00eb se ne nuk komunikojm\u00eb me tezen q\u00eb tani konsiderohet pronare e sht\u00ebpis\u00eb. Ika te hipoteka dhe drejtoresha m\u00eb tha se, q\u00eb t\u00eb b\u00ebja legalizim, duhej q\u00eb e gjith\u00eb sht\u00ebpia t\u00eb kalohej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tezes dhe te hipoteka ndahen katet me emra. I thash\u00eb se nuk mund t\u00eb kisha besim t\u2019ia kaloja sht\u00ebpin\u00eb time asaj. \u201cEpo, s\u2019ka zgjidhje, m\u00eb tha drejtoresha, madje ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohet ndaj jush dhe ne t\u00eb vijm\u00eb t\u2019jua prishim\u201d. Ju lutem, m\u00eb ktheni nj\u00eb p\u00ebrgjigje, si ta legalizoj sht\u00ebpin\u00eb time? A \u00ebsht\u00eb e vlefshme hipoteka q\u00eb ka aktualisht tezja ime? A ka t\u00eb drejt\u00eb mamaja ime t\u00eb hap\u00eb gjyq p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pjes\u00ebn e saj si vajz\u00eb sht\u00ebpie? Ju faleminderit. Pres me padurim p\u00ebrgjigjen tuaj.<br \/>\nAv. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje i\/e nderuar zot\u00ebri\/zonj\u00eb. Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb keni kontaktuar me rubrik\u00ebn \u201cJu pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d. Rrethanat e faktit q\u00eb paraqiten nga ana juaj, m\u00eb duken shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme  dhe t\u00eb pamundura juridikisht. Me k\u00ebto fakte q\u00eb ju keni paraqitur, un\u00eb vet\u00ebm mund t\u00eb aludoj se \u00e7far\u00eb mund t\u2019ju ket\u00eb ndodhur. Pa studiuar dokumentacionin q\u00eb keni dhe pa marr\u00eb informacion nga ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Elbasan, mendimet tona ngelen n\u00eb kuadrin e hamend\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse faktet jan\u00eb k\u00ebshtu, un\u00eb mund t\u00eb them q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me falsifikim t\u00eb dokumenteve nga ana e tezes suaj, pasi sht\u00ebpia sipas jush \u00ebsht\u00eb e trash\u00ebguar nga gjyshi. Nga ana tjet\u00ebr, gjyshi mund t\u2019ia ket\u00eb dhuruar sht\u00ebpin\u00eb tezes ndon\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb. Duke par\u00eb kompleksitetin e k\u00ebtij rasti, jeni t\u00eb mir\u00ebpritur pran\u00eb Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d s\u00eb bashku me dokumentet q\u00eb dispononi, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb informacion sa m\u00eb profesional. Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokatit! Ju uroj p\u00ebr pun\u00ebn tuaj dhe ndihm\u00ebn q\u00eb na jepni. Problemi im \u00ebsht\u00eb ky: Babai im p\u00ebr shum\u00eb vite punoi emigrant n\u00eb Itali. N\u00eb fillim t\u00eb 1997, u kthye dhe prind\u00ebrit e mamit tim i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb propozim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte sht\u00ebpi sip\u00ebr tyre. Meqen\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet tona ishin shum\u00eb t\u00eb mira, prind\u00ebrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,219],"tags":[],"class_list":["post-10622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}