{"id":10611,"date":"2015-09-29T14:30:58","date_gmt":"2015-09-29T12:30:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10611"},"modified":"2015-09-29T13:20:58","modified_gmt":"2015-09-29T11:20:58","slug":"urime-31","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/urime-31\/","title":{"rendered":"Urime&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Si sot nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishim n\u00eb ankth dhe mezi prisnim ardhjen t\u00ebnde n\u00eb jet\u00eb, Roan. Zoti na bekoi dhe ja, sot ti mbush nj\u00eb vje\u00e7. T\u00eb urojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt t\u00eb b\u00ebhesh edhe 100 vje\u00e7, t\u00eb jesh i  lumtur e me fat. Kristi, mami dhe babi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb urim bashkohet edhe stafi i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d q\u00eb i do fort t\u00eb dy bukuroshat; Kristin dhe Roanin.<\/p>\n<p>Urim dedikuar zysh\u00eb Zel\u00ebs. Shum\u00eb e dashur m\u00ebsuese Zela, m\u00ebsuese e kaq e kaq brezave. Po t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes edhe un\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn ku punoj. Respekti ndaj teje \u00ebsht\u00eb kaq i madh dhe i pashlyesh\u00ebm. Faleminderit q\u00eb ke qen\u00eb af\u00ebr \u00e7dokujt n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb keq. I gjith\u00eb Librazhdi ka respekt p\u00ebr figur\u00ebn t\u00ebnde. N\u00eb \u00e7do institucion q\u00eb ke qen\u00eb ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr profesionalizmin e kultur\u00ebn t\u00ebnde. T\u00eb uroj ve\u00e7 t\u00eb mira te njer\u00ebzit e tu t\u00eb dashur e sh\u00ebndet. P\u00ebr mua, ka qen\u00eb fat q\u00eb t\u00eb kam njohur, zysh\u00eb Zela Koka. Me respekt, Arlis Alikaj, Librazhd. <\/p>\n<p>Nga un\u00eb, Flamur B\u00ebrd\u00ebllima, urime p\u00ebr ju:<br \/>\n&#8211; E njoh prej vitesh e vitesh dhe pas vitesh t\u00eb tjer\u00eb, bukuroshen si barbi Ela Zajmin. Nj\u00eb fytyr\u00eb paq\u00ebsore plot mir\u00ebsi. Tani, e shoh bashk\u00eb me Uvilin (bashk\u00ebshortin) q\u00eb sh\u00ebtisin nipin andej nga liqeni. Nj\u00eb bukurosh q\u00eb quhet Roi. \u201cEh, si vjen jeta!\u201d, them, po prap\u00eb mendja m\u00eb rri tek Ela, q\u00eb edhe pse gjyshe, ka kaq freski. U b\u00ebfsh 100 vje\u00e7, mikja ime plot mir\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Kur t\u00eb pash\u00eb me Edin dhe bebushin, nj\u00eb pasdite mesgushti, aty af\u00ebr kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, shum\u00eb gj\u00ebra m\u00eb shkuan n\u00eb mendje, e dashur Ilva Tare. S\u00eb pari, nj\u00eb foto ku jam un\u00eb, ti, Babaramo dhe Ela Ba\u00e7i, te \u201cGaleria e Arteve\u201d, vite e vite e prap\u00eb, vite m\u00eb par\u00eb. Ti, aq kinge! Pastaj parti i Nard Veizit, aty tek Ekspozita. Ti af\u00ebr El\u00ebs dhe prap\u00eb kinge. Pastaj filluan gocat e Telenorb\u00ebs t\u00eb martohen me radh\u00eb: Leda, Ornela. Dhe ja, ku i v\u00eb kapak \u201ckapitenia\u201d e tyre e dikurshme. M\u00eb ngrohe shum\u00eb, e dashur Ilva. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i bukur n\u00eb karroc\u00eb. Zoti e b\u00ebft\u00eb me mot\u00ebr ose v\u00eblla! Urime nga zemra!<br \/>\n&#8211; Kur t\u00eb pash\u00eb, si zv\/Ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, n\u00eb nj\u00eb takim, m\u2019u b\u00eb zemra mal, e dashur Odeta Barbullushi. Kemi biseduar disa her\u00eb kur ishe n\u00eb stafin drejtues t\u00eb UET-s\u00eb, p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe intelektual\u00ebt e saj. P\u00ebr Jul Kastratin, ve\u00e7mas. Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ta mbyllja k\u00ebt\u00eb urim me vargun e famsh\u00ebm \u201cGoc Shkodrane, ti e kuja je\u201d, po un\u00eb e di se e kujt je dhe je alamet gruaje. Pa\u00e7ka se edhe diplomatet kan\u00eb kaq fines\u00eb dhe bukuri! T\u00eb uroj nga zemra, suksese n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; E dashur Voltana Ademi! Un\u00eb jam nga Gramshi, po me shpirt them: \u201cShkodra ime e dashur\u201d. Lidhet kjo me vitin \u201879, kur punova 9 muaj n\u00eb Bah\u00e7all\u00ebk, kur punoja shofer (\u201895-\u201898) dhe merrja \u201cdi\u00e7ka\u201d p\u00ebr shitje, si dhe vitet e fundit si gazetar, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb krijuar kaq miq; deputet\u00eb, projekte, kryetar\u00eb bashkish, po edhe plot e plot njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb. T\u00eb lutem, Voltana, b\u00ebje q\u00eb t\u00eb ndris\u00eb si\u00e7 e meriton emri i saj. Sidomos te pun\u00ebsimi dhe prap\u00eb pun\u00ebsimi. Puna do t\u2019i kthej\u00eb dinjitetin, ti q\u00eb ke CV-n\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me \u00e7imenton dhe ke gjak Gjylbegu, diku e di fort mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. T\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat, njeri i fort\u00eb!<br \/>\n&#8211; T\u00eb pash\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e marrjes s\u00eb detyr\u00ebs zoti Tonin Uldedaj. Nga nj\u00eb an\u00eb u g\u00ebzova, se je v\u00ebllai i Gjok\u00ebs, njeri me zem\u00ebr t\u00eb madhe. Nga ana tjet\u00ebr, m\u2019u kujtua sa shpenzime kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb me ty nj\u00eb kafe, aty tek ish-Hotel \u201cTurizmi\u201d Lezh\u00eb, apo tek ai resorti juaj me tulla t\u00eb kuqe, ku p\u00ebr pak shoferi yt desh m\u00eb shtypi me benzin e tij t\u00eb zi dhe t\u00eb bukur e pastaj librat q\u00eb t\u00eb kam d\u00ebrguar dhe&#8230; asnj\u00eb p\u00ebrgjigje! Megjithat\u00eb, t\u00eb uroj nga zemra t\u2019ia dal\u00ebsh mban\u00eb aty n\u00eb Sh\u00ebngjin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebrkon jasht\u00ebzakonisht kujdes dhe ndershm\u00ebri. Gjithsesi, nga zemra, urime. Tani, po qe se shkon n\u00eb rregull n\u00eb pun\u00eb, di ku t\u00eb t\u00eb takoj p\u00ebr at\u00eb kafen.<br \/>\n&#8211; Ah, sa m\u00eb p\u00eblqen intervista jote, me B. Malon, i dashur shoku im i vyer Abaz Hado. E gjitha aq e ndjer\u00eb. Por, mua m\u00eb mbeti mendja te puna e r\u00ebnd\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tu n\u00eb ferm\u00eb, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb kujtoi, se q\u00eb f\u00ebmij\u00eb b\u00ebje prashitje misri apo harrje rrushi dhe ku p\u00ebr 10 dit\u00eb, merrnit 370 lek\u00eb t\u00eb vjetra. Edhe pse e b\u00ebje norm\u00ebn, si t\u00eb rriturit dhe t\u00eb binte bretku. Bujq\u00ebsia, sa e v\u00ebshtir\u00eb! Po ato prind\u00ebr rrit\u00ebn nj\u00eb Abaz Hado, q\u00eb e do dhe e respekton gjith\u00eb Shqip\u00ebria, s\u00eb pari p\u00ebr njer\u00ebzill\u00ebkun e tij. Syt\u00eb i kam t\u00eb p\u00ebrlotur n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste, po t\u00eb p\u00ebrqafoj fort, njeri i mrekulluesh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Basketbollist\u00eb dhe gazetar\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb! Pra, jo se nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb histori, tjetra aktualitet! Jo, ndodhin t\u00eb dyja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Quhet Miranda Sinani dhe punoka te \u201cTelegrafi\u201d. Aty ku kam shum\u00eb miq dhe me t\u00eb tjer\u00eb nuk m\u00eb lidh tipi. Normale! Ndihem dy her\u00eb i lumtur. Dikur kam luajtur edhe un\u00eb basketboll dhe ua kam m\u00ebsuar tre-hap\u00ebshin 3-4 vet\u00ebve, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ekipit komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shk\u00eblqen I. Trebicka. Por, edhe kam shkruar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Ja, q\u00eb paska edhe nj\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb e di se \u00e7\u2018thesare dhe begati shpirti duhet t\u00eb kesh p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar t\u00eb dyja. \u00c7far\u00eb vendosm\u00ebrie e hekurt! Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rrall\u00eb, me mendje t\u00eb shkath\u00ebt dhe reflekse t\u00eb rrufeshme. Dhe&#8230; p\u00ebr at\u00eb Zot, ti ishe p\u00ebr t\u2019u pir\u00eb n\u00eb kup\u00eb. Gjynah q\u00eb s\u2019t\u00eb kam njohur m\u00eb par\u00eb, po k\u00ebt\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ma dha B.Malo, n\u00eb emisionin e dat\u00ebs 19.08.2015. Urime nga zemra p\u00ebr gjith\u00e7ka, Miranda!<br \/>\n&#8211; Si mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, edhe un\u00eb jam nga ata q\u00eb ka \u201cr\u00ebn\u00eb\u201d brenda me ty, Z. Vasjari. Shoh \u00e7do 10 minuta klipin q\u00eb ke realizuar me Elgit Dod\u00ebn. Po ajo freski, q\u00eb nga \u201cPo ta dije ti\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam shkruar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb. Po ata sy magjik\u00eb, po ato k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mrekullueshme, p\u00ebr t\u00eb cilat ti kujdesesh aq fort. M\u00eb kujtohet si e gdhive para nj\u00eb viti n\u00eb Elbasan, kur ti kishe nj\u00eb koncert. Koncerti mbaroi n\u00eb 12 t\u00eb nat\u00ebs, por shoferi m\u00eb ish larguar. Dhe e gdhive (po me qejf), duke t\u00eb patur ty n\u00eb mendje. Tani, qesh dhe them: Ah, kjo bukuria fem\u00ebrore! K\u00eb nuk le pa marr\u00eb n\u00eb \u201cqaf\u00eb?! Gjithsesi, t\u00eb uroj edhe si arkitekte dhe bashk\u00ebshorte!<br \/>\nV.O: Edhe nj\u00eb gj\u00eb do ta them Zoi: Shyqyr q\u00eb je shqiptare \u201cbio\u201d 100 p\u00ebr qind, se p\u00ebrndryshe do mburreshin t\u00eb tjerat, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr gjysm\u00ebn t\u00ebnde. Dhe at\u00ebher\u00eb, kush e di sa do t\u00eb binin n\u00eb gjendje \u201cBlackoutin\u201d, si thot\u00eb titulli i k\u00ebng\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb fundit? Mua m\u00eb duket pa kuptim, po kuptim je Ti!<br \/>\n&#8211; I dashur Erion Veliaj! Un\u00eb nuk kam shitur fiq, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb heq kapelen. Ve\u00e7se dua t\u00eb dish q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb fiqve, un\u00eb kam mbajtur plot 22 vjet thas\u00eb mielli n\u00eb kurriz, n\u00eb Fabrik\u00ebn e Miellit nr. 1. Punoja nat\u00ebn dhe diten vazhdova dhe mbarova 2 fakultete. U b\u00ebra edhe me ndonj\u00eb titull. Por, \u00e7udi, asnj\u00ebri nuk m\u00eb b\u00ebri minister. Minist\u00ebr jo e jo, po m\u00eb lan\u00eb edhe pa pun\u00eb, pasi falimentoi gazeta \u201cPasqyra\u201d e KSSH-s\u00eb. Mbi 20 letra t\u00eb kam \u00e7uar, po ti nuk m\u00eb dhe p\u00ebrgjigje. Edhe kur ishim te vakia e S. Olldashit (bashk\u00eb me E. Gjermenin) m\u00eb p\u00ebrcolle. Por, populli thot\u00eb: T\u00eb rrim\u00eb shtremb\u00ebr e t\u00eb flasim drejt: Un\u00eb shtremb\u00ebr po rri se m\u00eb dhemb mesi (22 vjet hamall), por po flas drejt. T\u00eb uroj nga zemra p\u00ebr trotuaret. Duket sikur Tirana \u00ebsht\u00eb shum\u00ebzuar me 2. Lus fort Zotin, mos t\u00eb t\u00eb ik\u00eb vullneti, si\u00e7 ka ndodhur k\u00ebto 25 vjet, ku t\u00eb gjith\u00eb e fillojn\u00eb me yrysh dhe mbarojn\u00eb&#8230; Lus Zotin, me gjith\u00eb mend, o dh\u00ebndrri i shokut tim Arben Xoxa. Gjithsesi, shum\u00eb urime. Po t\u00eb d\u00ebrgoj edhe nj\u00eb lib\u00ebr timin, me k\u00ebt\u00eb rast!<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb flas si prind q\u00eb jam, e dashur Aleksa, vajza e mikut tim t\u00eb vyer, Krenar Zejno. M\u2019u b\u00eb zemra mal, kur t\u00eb pash\u00eb me lule dhe kartolina q\u00eb po ia \u00e7oje n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr dat\u00eblindje. Me dhimbje e them (po nuk mund t\u00eb hesht) se f\u00ebmij\u00ebt e mi vijn\u00eb tek un\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr lek\u00eb. Nuk u bie nd\u00ebrmend n\u00ebse jam s\u00ebmur\u00eb apo kam ndonj\u00eb g\u00ebzim! Nejse, k\u00ebshtu i ka edukuar ish-gruaja, por ata mbeten f\u00ebmij\u00ebt e mi. P\u00ebr t\u2019u kthyer te ti: T\u00eb uroj me zem\u00ebr q\u00eb t\u00eb duash t\u00eb dy prind\u00ebrit, pa dallim, gjith\u00eb jet\u00ebn! T\u00eb p\u00ebrqafoj fort, dhe&#8230; mbaj nj\u00eb hudh\u00ebr me vete, mos t\u00eb t\u00eb marrin msysh, se je b\u00ebr\u00eb&#8230; \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them! Urime pra dhe n\u00ebna 100 vje\u00e7!<br \/>\n&#8211; Me daten 18\/09\/2015 t\u00eb pash\u00eb n\u00eb televizor miku im i vjet\u00ebr, aktualisht drejtor i Analtirit, Ilir Mataj. Fole p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e shoferave shqiptar\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb kur shkoje n\u00eb Itali. Dhe jo pak, po mbi 20 mij\u00eb kamion\u00eb \u00e7do vit. Dhe k\u00ebshtu, 25 vjet. Iku Prodi, nuk b\u00ebn gj\u00eb Berluskoni, jo e jo, por edhe Renci doli rrenc. T\u00eb uroj fort p\u00ebr shpirtin qytetar q\u00eb ke, q\u00eb denoncon premtime t\u00eb dhena, por t\u00eb pambajtura. 20 mij\u00eb shofer\u00eb jan\u00eb nj\u00eb armat\u00eb, q\u00eb po t\u00eb mos e paguanin at\u00eb taks\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, do t\u00eb kishim makinat xix\u00eb. Edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb uroj fort, i dashur Ilir, djal\u00eb trim!<br \/>\n&#8211; Mamaja e Bora Zemanit, (po edhe n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb e lexova), m\u00eb tha se kjo e fundit do t\u00eb filloj\u00eb te Supersporti nj\u00eb emision. U b\u00eb 6 vjet q\u00eb e ndjek ecurin\u00eb e saj. Gazetare e motit, emisione p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, koordinatore k\u00ebng\u00ebsh dhe ja tani sporti. Q\u00eb t\u2019i b\u00ebsh mir\u00eb k\u00ebto t\u00eb ndryshimet, do shum\u00eb dhunti, po duket se Bora i ka. Ndaj urime dhe puthe fort Arborin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nipi i nj\u00eb shoqes sime t\u00eb shkoll\u00ebs dhe q\u00eb ti e ke vjehrr\u00eb! Urime, mikja ime q\u00eb je aq kinge, edhe pasi ke lindur! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si sot nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishim n\u00eb ankth dhe mezi prisnim ardhjen t\u00ebnde n\u00eb jet\u00eb, Roan. Zoti na bekoi dhe ja, sot ti mbush nj\u00eb vje\u00e7. T\u00eb urojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt t\u00eb b\u00ebhesh edhe 100 vje\u00e7, t\u00eb jesh i lumtur e me fat. Kristi, mami dhe babi. Me k\u00ebt\u00eb urim bashkohet edhe stafi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[836,105],"tags":[],"class_list":["post-10611","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komunikoni-me-njeri-tjetrin-2","category-urime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10611\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}