{"id":10605,"date":"2015-09-28T20:30:53","date_gmt":"2015-09-28T18:30:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10605"},"modified":"2015-09-28T20:30:53","modified_gmt":"2015-09-28T18:30:53","slug":"sajmir-marku-jam-ne-kerkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/sajmir-marku-jam-ne-kerkim\/","title":{"rendered":"Sajmir Marku: Jam n\u00eb k\u00ebrkim\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Arritjen m\u00eb t\u00eb madhe? Po e planifikoj\u2026.<br \/>\nSajmir Marku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i cili edhe pse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 20 vje\u00e7, posedon nj\u00eb z\u00eb t\u00eb madh me t\u00eb cilin ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete shum\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb tij. Sajmiri \u00e7do pyetje t\u00eb k\u00ebsaj interviste nuk e sheh thjesht si nj\u00eb pyetje, por si nj\u00eb bised\u00eb me lexuesit ku tregon gjer\u00eb e gjat\u00eb edhe p\u00ebr veten e tij. E n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoni p\u00ebr Sajmirin, me siguri n\u00eb vazhdim do t\u00eb d\u00ebgjoni m\u00eb shpesh p\u00ebr t\u00eb sepse ai po planifikon arritje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr jet\u00ebn e tij.<br \/>\n&#8211; Sajmir, net\u00ebt live jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb mbushin jet\u00ebn t\u00ebnde artistike?<br \/>\n&#8211; Net\u00ebt live mbushin vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs time, por sot p\u00ebr sot, mbushin t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time artistike pasi p\u00ebr mua, artist duhet t\u00eb jesh n\u00eb \u00e7do frym\u00ebmarrje.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb m\u2019i p\u00ebrshkruaje ti vet\u00eb, \u00e7far\u00eb do m\u00eb thoje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb plazh ka muzik\u00eb, deti t\u00eb frym\u00ebzon. N\u00eb studio ka muzik\u00eb dhe aty ngacmohesh, n\u00eb palest\u00ebr gjithashtu ka muzik\u00eb. Muzika t\u2019i rrit muskujt\u2026 (Qesh)<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr veten t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Quhem Sajmir, jam 20 vje\u00e7, gjat\u00ebsia 1.67, ngjyra e flokut zi, syt\u00eb kafe n\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe\u2026 k\u00ebrkoj nj\u00eb t\u00eb dashur. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mundohesh te sjellesh me performancat e tua?<br \/>\n&#8211; Dua q\u00eb ai publik q\u00eb m\u00eb njeh t\u00eb k\u00ebnaqet me mua po aq shum\u00eb sa un\u00eb k\u00ebnaqem me at\u00eb q\u00eb b\u00ebj. Kuptohet, un\u00eb jam fare i ri p\u00ebr publikun mir\u00ebpo me pun\u00eb dhe pasion do p\u00ebrpiqem t\u2019i jap publikut k\u00ebnaq\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Mendon se k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e rinj kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm hap\u00ebsira sot?<br \/>\n&#8211; Mendoj se po, ndryshe nga \u00e7\u2019ka qen\u00eb 20 vjet m\u00eb par\u00eb! Mir\u00ebpo mund\u00ebsit\u00eb dhe suksesi nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, pasi sot ka shum\u00eb artist\u00eb q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsira, por nuk kan\u00eb sukses. Mund\u00ebsit\u00eb dhe suksesi jo gjithmon\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb bashk\u00eb. E th\u00ebn\u00eb ndryshe; mund t\u00eb kesh mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb material shoq\u00ebruar me nj\u00eb video, por nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb suksesi. Megjithat\u00eb mua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb sot ka hap\u00ebsira m\u00eb shum\u00eb dhe secili nga ne provon me talent fatin e tij.<br \/>\n&#8211; Si i p\u00ebrgjigjesh dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb publikut shqiptar ndaj muzik\u00ebs t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam \u201cdjali i nat\u00ebs\u201d sepse darkave n\u00eb live un\u00eb iu p\u00ebrgjigjem njer\u00ebzve me muzik\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme ndoshta duke kapur shijet e gjithsecilit. T\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsh njer\u00ebzit me tort\u00eb \u00ebsht\u00eb kollaj, me muzik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e thjesht\u00eb. Jam aq dashamir\u00ebs ndaj publikut saq\u00eb n\u00eb \u00e7do k\u00ebng\u00eb un\u00eb v\u00eb zemr\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Kujt i je m\u00eb tep\u00ebr mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ke arritur deri tani?<br \/>\n&#8211; Mendoj se kam arritur shum\u00eb pak. Megjithat\u00eb, Zoti \u00ebsht\u00eb i pari, m\u00eb pas familja, miqt\u00eb dhe shoq\u00ebria.<br \/>\n&#8211; Je tip q\u00eb i llogarit gj\u00ebrat apo thjesht jeton momentin?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb jetosh sikur \u00e7do dit\u00eb t\u00eb bie telebingo. Jeta ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe patjet\u00ebr q\u00eb nuk mund t\u00eb ec\u00ebsh pa b\u00ebr\u00eb llogari, plane etj etj. Un\u00eb e jetoj momentin, por gjithmon\u00eb e l\u00eb nj\u00eb sy hapur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe projektuar at\u00eb \u00e7ka do vij\u00eb pas. \u00c7far\u00eb mbjell, korr.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb japin m\u00eb tep\u00ebr bezdi?<br \/>\n&#8211; Ka shum\u00eb gj\u00ebra, nga m\u00eb t\u00eb voglat e deri te ato m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb. Fajin p\u00ebr k\u00ebto e ka njeriu. Kafsha sillet mir\u00eb me mua, njeriu jo. Kjo m\u00eb bezdis mua, q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mosmir\u00ebnjohes, shfryt\u00ebzues dhe i pabes\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb syri e sheh \u00e7do gj\u00eb q\u00eb realizon?<br \/>\n&#8211; Me syrin pozitiv. Nisem nga e mira p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga e cila mos t\u00eb k\u00ebnaqem, vet\u00ebm un\u00eb. Sidoqoft\u00eb, nuk mjaftohem, jam n\u00eb k\u00ebrkim\u2026.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ofron tregu muzikor shqiptar?<br \/>\n&#8211; Tregu muzikor shqiptar t\u2019i ofron t\u00eb gjitha. Mendoj se jan\u00eb aty t\u00eb gjitha: suksesi, fama, paraja, d\u00ebshtimi etj etj\u2026. Mir\u00ebpo duhet t\u00eb dish t\u2019i marr\u00ebsh. Duhet gjetur \u00e7el\u00ebsi dhe un\u00eb jam n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tij. Ai mund t\u00eb jet\u00eb dhe brenda meje. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A do te sakrifikoje gjith\u00e7ka p\u00ebr muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Jo sepse edhe muzika nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb ofron mua gjith\u00e7ka. \ud83d\ude1b<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mjafton p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb i lumtur?<br \/>\n&#8211; Besimi n\u00eb Allah \u00ebsht\u00eb i pari. Pastaj, lumturia lidhet me shum\u00eb gj\u00ebra. Familja, shok\u00ebt, dashuria, puna, karriera, udh\u00ebtimet, sporti, noti ose dhe kur shkoj n\u00eb tualet sepse edhe aty k\u00ebndoj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; A e perjetojn\u00eb muzikant\u00ebt ndryshe nga njer\u00ebzit e thjesht\u00eb dashurin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo. Un\u00eb mendoj q\u00eb secili person n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb e p\u00ebrjeton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike dashurin\u00eb dhe nuk varet nga fakti q\u00eb dikush \u00ebsht\u00eb muzikant e dikush tjet\u00ebr jo. Ne vet\u00eb jemi t\u00eb ndrysh\u00ebm\u2026 Para se t\u00eb merresha me muzik\u00eb un\u00eb kam dashuruar dhe tani q\u00eb merrem me muzik\u00eb prap dashuroj. Jam i nj\u00ebjt\u00eb, vet\u00ebm se tani kur dashuroj, edhe i k\u00ebndoj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb sheh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes muzik\u00ebs dhe femrave?<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb bukura dhe magjike. Vet\u00ebm se nj\u00ebr\u00ebn mund ta shoh\u00ebsh dhe tjetr\u00ebn mund ta d\u00ebgjosh. Megjithat\u00eb, pa fem\u00ebr nuk ka muzik\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse un\u00eb them: femrat sot\u2026\u2026. Ti si do e vazhdoje fjalin\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u2026jan\u00eb si frutat, p\u00ebrpara se ti kafshosh, shikoji nj\u00ebher\u00eb mir\u00eb. Pa to nuk rrihet dhe s\u2019ka kuptim as jeta, por i gjith\u00eb problemi q\u00ebndron tek \u00e7far\u00eb zgjedhim.<br \/>\n&#8211; Femra q\u00eb t\u00eb frymzon?<br \/>\n&#8211; M\u00eb sakt\u00eb, mua m\u00eb frym\u00ebzon dashuria, dashuria p\u00ebr Zotin, prind\u00ebrit dhe \u00e7dokush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb meriton pak\u00ebz dashuri, mund t\u00eb jet\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr mua,,,,<br \/>\n&#8211; Si \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty nj\u00eb person t\u00eb cilin nuk do doje ta humbisje kurr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb njeri q\u00eb ka dashuri, sinqeritet, zem\u00ebrmadh\u00ebsi, qet\u00ebsi, mir\u00ebnjohje, toleranc\u00eb, durim, q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr shoq\u00ebri, q\u00eb i kalon testet e dit\u00ebve t\u00eb mira dhe t\u00eb atyre t\u00eb v\u00ebshtira, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, n\u00ebse ka nj\u00eb njeri me k\u00ebto cil\u00ebs\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri nuk do doja ta humbisja. Pyetja \u00ebsht\u00eb: A ekziston nj\u00eb njeri i till\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme, p\u00ebrvec pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes?! Un\u00eb besoj se po, por num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb jep siguri dhe \u00e7far\u00eb pasiguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhesh?<br \/>\n&#8211; Nuk kam ndonj\u00eb pasiguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhem. Jam i rrethuar nga njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe kaloj k\u00ebndsh\u00ebm me ta. Po pata ndonj\u00eb pasiguri, do t\u00eb t\u00eb shkruaj. \ud83d\ude1b<br \/>\n&#8211; Sa perqind t\u00eb asaj q\u00eb ke d\u00ebshiruar gjithmon\u00eb e ke realizuar sot?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, mir\u00ebpo mendoj se jam n\u00eb rrug\u00ebn e duhur n\u00eb gjetjen e \u00e7el\u00ebsit t\u00eb suksesit p\u00ebr t\u2019u ngjitur lart. Nuk dua ta ndaj me p\u00ebrqindje, thjesht dua t\u2019iu them se kam informacion se ku mund t\u00eb gjendet \u00e7el\u00ebsi. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb konsideron si arritjen t\u00ebnde m\u00eb t\u00eb madhe?<br \/>\n&#8211; \u00c7do hap \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje m\u00eb vete, pavar\u00ebsisht se sa i vog\u00ebl apo i madh \u00ebsht\u00eb. T\u00eb bashkuara t\u00eb gjitha bashk\u00eb, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek arritja m\u00eb e madhe t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb po planifikoj.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb \u00ebndrrat dhe k\u00ebmb\u00ebngulja fort n\u00eb to apo talenti ai q\u00eb sjell sukses?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb t\u00eb gjitha nga pak. Pa talent, k\u00ebmb\u00ebngul sa t\u00eb duash, prap\u00eb je i humbur. Imagjino p\u00ebrshembull kafen pa uj\u00eb, t\u00eb shkosh p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe dhe t\u00eb kesh vet\u00ebm ujin dhe sheqerin. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Ke ndonj\u00eb talent t\u00eb fshehur?<br \/>\n&#8211; Po. Un\u00eb luaj shum kalceto. T\u00eb mos q\u00eb p\u00ebr futbollin e kisha l\u00ebn\u00eb fare muzik\u00ebn. \ud83d\ude1b<br \/>\n&#8211; Si po shkon kjo ver\u00eb, me muzik\u00eb apo pa muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kjo ver\u00eb kishte muzik\u00eb patjet\u00ebr, por m\u00eb shum\u00eb se kaq kishte loj\u00ebra, not, futboll, ushqim dhe dashuri\u2026 \ud83d\ude1b Ah\u2026 edhe kala prej r\u00ebre tek bregu. (Qesh)<br \/>\n&#8211; E mban mend k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb preferuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Qingji vog\u00ebl rri menduesh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; E di q\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e dasmave jan\u00eb ata q\u00eb sot kan\u00eb fitimet m\u00eb t\u00eb medha? A ke menduar ta praktikosh di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Ndoshta, por muzika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lek\u00eb. T\u00eb b\u00ebjm\u00eb muzik\u00eb dhe t\u00eb shkojm\u00eb aty ku ka lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Secili e gjen veten diku pa e prekur zgjedhjen e tjetrit. Un\u00eb do doja t\u00eb isha n\u00eb sken\u00eb, n\u00eb Tv, kudo\u2026. edhe n\u00eb dasma.<br \/>\n&#8211; Duke u kthyer pas n\u00eb koh\u00eb me mendime, p\u00ebr \u00e7far\u00eb mendon se duhet t\u2019i kishe kushtuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb apo t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb ndryshe?<br \/>\n&#8211; Futbollist kam dashur t\u00eb jem, por jo n\u00eb vendin ton\u00eb pasi ky sektor nuk t\u00eb ofron shum\u00eb k\u00ebtu ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe; n\u00ebse je nj\u00eb lojtar i mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh diku jasht\u00eb. Mendoj se andej ka m\u00eb shum\u00eb interes n\u00ebse spikat, pa dashur t\u00eb them ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb dashur dhe respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt tan\u00eb. Ah, jam dhe tifoz, e ndjek komb\u00ebtar\u00ebn.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse ndodh q\u00eb t\u00eb mos jesh n\u00eb form\u00eb, si ia b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar energji?<br \/>\n&#8211; Palestra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb, por ka dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr: futja murit me kok\u00eb.(Qesh)<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb projektet e fundit me t\u00eb cilat po merresh aktualisht?<br \/>\n&#8211; E kam n\u00eb plan nj\u00eb video. Nuk e di n\u00ebse do jem vet\u00ebm apo me nj\u00eb bashk\u00ebpunim. Un\u00eb t\u00eb thash\u00eb q\u00eb nuk eci pa plane. Tani t\u00eb shohim se \u00e7do mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Nuk dua t\u00eb flas m\u00eb shum\u00eb se kaq sepse b\u00ebrja e planeve dhe t\u00eb treguarit e tyre, nganj\u00ebher\u00eb ndodh q\u00eb nuk realizohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arritjen m\u00eb t\u00eb madhe? Po e planifikoj\u2026. Sajmir Marku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i cili edhe pse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 20 vje\u00e7, posedon nj\u00eb z\u00eb t\u00eb madh me t\u00eb cilin ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete shum\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb muzik\u00ebs s\u00eb tij. Sajmiri \u00e7do pyetje t\u00eb k\u00ebsaj interviste nuk e sheh thjesht si nj\u00eb pyetje, por si nj\u00eb bised\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42,415],"tags":[],"class_list":["post-10605","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike","category-showbiz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10605\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}