{"id":10595,"date":"2015-09-28T18:00:07","date_gmt":"2015-09-28T16:00:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10595"},"modified":"2015-09-28T15:26:26","modified_gmt":"2015-09-28T13:26:26","slug":"motra-me-mori-burrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/motra-me-mori-burrin\/","title":{"rendered":"Motra m\u00eb mori burrin"},"content":{"rendered":"<p>Historia e jet\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme, por bashk\u00eb me dhimbjen mendoj se ka edhe pak turp brenda. N\u00ebse sot d\u00ebgjon lajmet, k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb e sotsh\u00ebm q\u00eb lexojn\u00eb n\u00eb internet, apo ne plakat kur b\u00ebhemi bashk\u00eb t\u00eb pim\u00eb kafe e tregojm\u00eb ato q\u00eb d\u00ebgjuam, nuk na \u00e7uditin m\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, por n\u00eb rinin\u00eb time, kjo histori b\u00ebri buj\u00eb t\u00eb madhe.<br \/>\nKam lindur n\u00eb nj\u00eb qytet bregdetar, kemi qen\u00eb familje e qet\u00eb megjith\u00ebse t\u00eb varf\u00ebr. Babai p\u00ebr nga natyra pinte pak, por nuk ishte i dhunsh\u00ebm as me maman\u00eb e as me ne tre f\u00ebmij\u00ebt. Problemi i tij m\u00eb i madh ishte se nuk kishte qejf t\u00eb punonte e rrjedhimisht, nj\u00eb familje ku nuk punon i zoti i sht\u00ebpis\u00eb dhe mbahet ve\u00e7 nga puna e gruas, dihet se ka probleme ekonomike. Maman\u00eb time e mbaj mend gjithmon\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs n\u00eb grumbullim ku punonte, mbasditeve thurte me shtiza triko p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e komshinjve apo p\u00ebr komshijet q\u00eb nuk dinin t\u00eb punonin me shtiza. B\u00ebnte edhe \u00e7entro shum\u00eb t\u00eb bukura me grep. Edhe q\u00ebndiste me fije t\u00eb holl\u00eb e b\u00ebnte gj\u00ebra t\u00eb ve\u00e7anta. Ka patur jo vet\u00ebm duar t\u00eb arta, por edhe fantazi t\u00eb papar\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar gjithmon\u00eb modele t\u00eb reja. B\u00ebnte edhe paja vajzash t\u00eb reja.<br \/>\nK\u00ebshtu na rriti ne tre f\u00ebmij\u00ebt mes hallesh, por mes qet\u00ebsis\u00eb n\u00eb familje. V\u00ebllai, q\u00eb ishte m\u00eb i madhi, filloi pun\u00eb n\u00eb zdrukthtari dhe mori zanat. Ai me siguri i ngjante mamas\u00eb duarart\u00eb. Un\u00eb isha f\u00ebmija i dyt\u00eb dhe pas shkoll\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are mbarova nj\u00eb kurs dy vje\u00e7ar dhe fillova pun\u00eb si ndihm\u00ebskuzhiniere. N\u00eb koh\u00ebn time ishte privilegj kursi dyvje\u00e7ar q\u00eb b\u00ebra, se sot duket krejt absurde. Motra ime e vog\u00ebl ishte shum\u00eb bukuroshe dhe ishte rrumbullake, f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm dhe gjith\u00eb lagjja e puthnin dhe e th\u00ebrrisnin kur kalonin pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb. U rrit si f\u00ebmij\u00eb i llastuar, edhe pse nuk ishim t\u00eb kamur.<br \/>\nMe rritjen ton\u00eb, fatmir\u00ebsisht, mamas\u00eb iu liruan krah\u00ebt. Babai vazhdonte avazin e tij dhe m\u00eb n\u00eb fund vendosi q\u00eb djali tashm\u00eb nj\u00ebzet e tre vje\u00e7, duhej martuar.  Pasi iu lut v\u00ebllait q\u00eb t\u00eb vendoste t\u00eb martohej, i gjeti disa vajza q\u00eb ai t\u2019i shikonte.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb familje t\u00eb mira, &#8211; thoshte babai. \u2013 E bija e S. ngjan me n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde kur ishte e re. \u00cbsht\u00eb ashtu e vock\u00ebl dhe e k\u00ebndshme, pastaj sikur i fluturon puna nga dora. T\u00eb duhet nj\u00eb grua pun\u00ebtore bir; n\u00ebna jote dhe ju keni vuajtur me dembelizmin tim. Kjo vajz\u00eb m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb nga gjith\u00eb t\u00eb tjerat.<br \/>\nE k\u00ebshtu, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e babait, v\u00ebllai pranoi t\u00eb takonte nj\u00eb her\u00eb vajz\u00ebn e S. dhe babai kishte patur t\u00eb drejt\u00eb. Edhe v\u00ebllait i ngjiti menj\u00ebher\u00eb. Kur u kthye nga takimi, tha se ishte dakord q\u00eb t\u00eb martohej me t\u00eb. (N\u00eb vitet \u201960, k\u00ebshtu martoheshin njer\u00ebzit, me nj\u00eb takim, ose pa asnj\u00eb takim, ve\u00e7 me miratimin e prind\u00ebrve). V\u00ebllai u fejua dhe u martua pas nj\u00eb viti sepse krushku kishte edhe djalin e vajz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb fejuar dhe do t\u00eb b\u00ebnte dy dasmat e tjera at\u00eb vit. At\u00eb vit q\u00eb v\u00ebllai ishte i fejuar, un\u00eb dhe ai u p\u00ebrpoq\u00ebm q\u00eb me rrogat tona t\u00eb kursenim jo vet\u00ebm p\u00ebr dasm\u00ebn, por edhe t\u00eb blinim ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Behari erdhi dhe ne lyem sht\u00ebpin\u00eb, blem\u00eb nj\u00eb bufe, mamaja e zbukuroi me \u00e7entro, v\u00ebllai si zdrukthtar b\u00ebri ca punime t\u00eb ve\u00e7anta dhe kur erdhi dita e dasm\u00ebs, sht\u00ebpia jon\u00eb kishte ndryshuar. Nusja erdhi shum\u00eb e bukur. Na erdhi p\u00ebr shtat t\u00eb gjith\u00ebve e jo vet\u00ebm v\u00ebllait. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vitet po ecnin dhe p\u00ebr mua, por asnj\u00eb nuk m\u00eb kishte k\u00ebrkuar n\u00eb sht\u00ebpi. U b\u00ebra nj\u00ebzet vje\u00e7 dhe hi\u00e7.<br \/>\n&#8211; S\u2019kam \u00e7up\u00eb t\u00eb keqe, &#8211; thosh babai sapo kthente ndonj\u00eb got\u00eb, &#8211;  po nuk ka ardhur fati i saj.<br \/>\nNusja e v\u00ebllait m\u2019u b\u00eb si shoqe sepse ishim moshatare. Ajo dhe motra e vog\u00ebl filluan pun\u00eb t\u00eb dyja bashk\u00eb. Shkonin e vinin bashk\u00eb, por s\u00ebrish muhabeti, nuses m\u00eb shum\u00eb i hahej me mua. Pas shtat\u00eb muajsh jetese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb ajo m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Sikur t\u00eb t\u00eb prezantoj nj\u00eb kush\u00ebririn tim?! \u00cbsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. Ai punon e jeton n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr, sepse ushtrin\u00eb e ka mbaruar n\u00eb nj\u00eb repart ushtarak n\u00eb Tiran\u00eb ku ushtar\u00ebt specializohen p\u00ebr kapter\u00eb apo si teknik\u00eb p\u00ebr radiomarr\u00ebse e dh\u00ebn\u00ebse, nuk e kuptoj mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, por ta dish q\u00eb \u00ebsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb pak m\u00eb i madh se ti po nuk keni ndonj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe. Pastaj, k\u00ebta kapter\u00ebt kudo ku i transferojn\u00eb, i rregullojn\u00eb me pun\u00eb jo vet\u00ebm ata, por edhe grat\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebzet e tet\u00eb vje\u00e7&#8230; E di q\u00eb ti je nj\u00ebzet sa un\u00eb, por besom\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pash\u00ebm dhe burr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi.<br \/>\nMeqen\u00ebse kisha d\u00ebgjuar gjith\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb e mi t\u00eb qaheshin se s\u2019po m\u00eb dilte fati, pranova menj\u00ebher\u00eb ta takoja. Nusja jon\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb. Kush\u00ebriri i saj ishte djal\u00eb dy metra, i bukur, i qet\u00eb, dukej pak i ftoht\u00eb, por mendova se e kishte nga uniforma e ushtarakut. Pas dy dit\u00ebsh edhe kush\u00ebriri i nuses tha se i kisha p\u00eblqyer dhe erdh\u00ebn prind\u00ebrit e tij e m\u00eb k\u00ebrkuan n\u00eb sht\u00ebpi. Ne u fejuam shum\u00eb shpejt dhe u martuam edhe n\u00eb gjendje civile, por dasm\u00ebn nuk e b\u00ebm\u00eb sepse prisnim q\u00eb i fejuari im t\u00eb merrte sht\u00ebpi. At\u00eb e rregulluan pas nj\u00eb viti dhe ne b\u00ebm\u00eb das\u00ebm. U martova kur isha nj\u00ebzet e dy vje\u00e7e. Isha jo vet\u00ebm e ndrojtur, por edhe e paditur n\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por fillimi i martes\u00ebs sime ishte si \u00ebnd\u00ebrr. Qyteti ku jetonte burri im ishte qytet malor, por i bukur. Isha pak larg nga prind\u00ebrit dhe l\u00ebvizja nga nj\u00ebri qytet n\u00eb tjetrin at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e lodhshme. K\u00ebshtu u lidha m\u00eb shum\u00eb me burrin, sepse ishte i vetmi njeri q\u00eb kisha. Pas tet\u00eb muajsh fillova pun\u00eb n\u00eb restorantin e vet\u00ebm q\u00eb kishte qyteti. Punova rreth gjasht\u00eb muaj dhe isha e k\u00ebnaqur me pun\u00ebn dhe me kolektivin. Kishim nj\u00eb kuzhinier burr\u00eb q\u00eb ishte natyr\u00eb babaxhane, burr\u00eb fjal\u00ebpak dhe i men\u00e7ur. Edhe grat\u00eb t\u00eb gjitha ishin t\u00eb mira. M\u00eb m\u00ebsuan jo vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn, por edhe p\u00ebr qytetin, njer\u00ebzit, jetes\u00ebn n\u00eb \u00e7ift, megjith\u00ebse me burrin tim ishte komode t\u00eb jetoje.<br \/>\nPas nj\u00eb viti martes\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb dhe punova vet\u00ebm nj\u00eb muaj sepse shtatzania m\u00eb zuri m\u00eb t\u00eb vjella. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb i thoshin \u201cshtatzani toksike\u201d, nuk e di n\u00ebse ka ndryshuar em\u00ebrtimi n\u00eb dit\u00ebt e sotshme. Un\u00eb u b\u00ebra shum\u00eb keq. Nuk ngrija kok\u00ebn nga krevati, mezi haja dy kafshata dhe ato, sapo i haja, i nxirrja. Mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb se zakonisht kjo periudh\u00eb zgjaste kat\u00ebr-pes\u00eb muaj. Duke par\u00eb situat\u00ebn, burri im, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb miku, i k\u00ebrkoi nd\u00ebrmarrjes ku punonte motra ime q\u00eb t\u2019i jepnin kat\u00ebr ose pes\u00eb muaj leje dhe sa t\u00eb kaloja k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbente mua.  Sigurisht q\u00eb babai m\u00eb v\u00ebllan\u00eb tim nuk ishin kundra dhe motra ime erdhi brenda jav\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ajo b\u00ebnte gjith\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn brenda me mua. P\u00ebr mua, aq sa shihja shtrir\u00eb nga krevati, gj\u00ebrat ishin n\u00eb rregull e nuk dyshoja p\u00ebr asgj\u00eb, por ja q\u00eb para se motra ime t\u00eb ikte, kishte ndodhur pro\u00e7ka. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ajo m\u00eb kishte sh\u00ebrbyer mua, im shoq kishte hedhur syt\u00eb edhe mbi t\u00eb. Ju thash\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb ime mot\u00ebr ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i bukur dhe ashtu kishte mbetur, vajz\u00eb shum\u00eb e bukur. Ajo ishte e rritur, nj\u00ebzet vje\u00e7e dhe gjith\u00eb nur. Edhe im shoq ishte i bukur dhe ata ishin dashuruar. Kur gjendja ime u p\u00ebrmir\u00ebsua dhe motra duhej t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, e pash\u00eb q\u00eb po b\u00ebhej nervoze, por mendova se e kishte sepse ishte m\u00ebsuar me mua. T\u00eb shtun\u00ebn q\u00eb im shoq e pati pushim, u nis\u00ebn q\u00eb t\u00eb dy her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes pasi burri duhej t\u00eb kthehej s\u00ebrish at\u00eb dit\u00eb. E p\u00ebrqafova fort kur iku dhe nuk ma mori mendja se ky do t\u00eb ishte p\u00ebrqafimi yn\u00eb i fundit si motra. Ajo iku e im shoq u kthye n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ishte gjith\u00eb hund\u00eb e buz\u00eb, po mendova se e kishte nga rruga dhe e lash\u00eb t\u00eb qet\u00eb t\u00eb pushonte. T\u00eb nes\u00ebrmen dol\u00ebm bashk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb xhiro t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb bulevardin e qytetit dhe u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi. Heshtja e tij m\u00eb vrau pak, por do t\u00eb m\u00eb vrisnin m\u00eb shum\u00eb sherret e tij. Filloi t\u00eb grindej me mua p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb kota, \u201cpse s\u2019ke lar\u00eb k\u00ebmish\u00ebn, pse s\u2019ke arrnuar \u00e7orapet, pse s\u2019ke fshir\u00eb shkall\u00ebn\u201d e s\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them p\u00ebr \u00e7\u2019budallall\u00ebqe m\u00eb b\u00ebrtiste. E pash\u00eb q\u00eb kishte di\u00e7ka, por mendoja gjithmon\u00eb se e kishte nga puna. Puna n\u00eb repart ishte jo vet\u00ebm e mir\u00ebpaguar, por kishte dhe ajo zararet e veta.<br \/>\nErdhi koha t\u00eb lindja f\u00ebmij\u00ebn dhe ishte muaji prill kur un\u00eb linda vajz\u00ebn time. Ishte bebja m\u00eb e bukur e maternitetit.<br \/>\n&#8211; I ka ngjar\u00eb motr\u00ebs sime, &#8211; u thosha infermiereve nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha vinin e shikonin dhe m\u00eb thoshin \u201csa e bukur\u201d.<br \/>\nEdhe im shoq e pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb vajza i kishte ngjar\u00eb tezes bukuroshe. Kur prind\u00ebrit e mi e mor\u00ebn vesh q\u00eb kisha lindur, erdhi v\u00ebllai me maman\u00eb, nusen dhe motr\u00ebn t\u00eb m\u00eb shihnin. U lumturova q\u00eb i pash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe motra ime, meqen\u00ebse i dinte gjith\u00eb cepat e sht\u00ebpis\u00eb, na shtroi drek\u00ebn sapo erdh\u00ebn dhe na b\u00ebri edhe nj\u00eb dark\u00eb t\u00eb mrekullueshme. U k\u00ebnaq\u00ebm gjith\u00eb dark\u00ebn dhe m\u00eb b\u00ebhej zemra mal nd\u00ebrsa shihja tim shoq q\u00eb ishte i qet\u00eb. \u201cEpo mbaroi, mendoja, do ta ket\u00eb patur nga ankthi se si do t\u00eb shkonte lindja\u201d.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, familjar\u00ebt e mi ik\u00ebn dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ra zia. M\u2019u duk sikur e kisha vet\u00ebm un\u00eb m\u00ebrzin\u00eb p\u00ebr ikjen e tyre, por e pash\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ishte m\u00ebrzitur im shoq. At\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb qindat e sekond\u00ebs m\u00eb shkoi n\u00eb mendje se \u00e7\u2019mund t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb periudh\u00ebn kur ime mot\u00ebr ishte n\u00eb sht\u00ebpi, por e largova nga mendja. Shava veten p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019kisha menduar dhe vendosa t\u00eb flisja me tim shoq. Jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por ta pyesja se \u00e7\u2019halle kishte, a mund ta ndihmoja q\u00eb mos ziheshim gjith\u00eb koh\u00ebn.<br \/>\n&#8211; T\u00eb lutem burr\u00eb, do m\u00eb thuash \u00e7\u2019t\u00eb mundon? Un\u00eb nuk mendoj se po b\u00ebj ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019t\u00eb p\u00eblqen, m\u00eb thuaj ku po gaboj q\u00eb mos t\u00eb zihemi m\u00eb.<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb, thjesht jam i m\u00ebrzitur, &#8211; m\u00eb tha e uli syt\u00eb.<br \/>\n\u2013 Pse s\u2019m\u00eb sheh n\u00eb sy kur flet me mua? &#8211; i thash\u00eb &#8211; Di\u00e7ka duhet t\u00eb kesh!<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb t\u00eb thash\u00eb, nuk merr vesh ti, apo duhet t\u00eb ta them me dru? Edhe m\u00eb l\u00ebr rehat tani. \u2013 Dhe iku e fut n\u00eb krevat.<br \/>\nMendimi q\u00eb e kisha larguar shpejt nga truri dy dit\u00eb p\u00ebrpara, m\u2019u kthye si rrufe. I shkova n\u00eb dhom\u00eb dhe u ula n\u00eb cep t\u00eb krevatit.<br \/>\n&#8211; Tani m\u00eb thuaj&#8230; mos \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb motr\u00ebs sime?<br \/>\nAi shqeu syt\u00eb dhe u skuq n\u00eb moment. Nga tronditja q\u00eb pash\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij, e kuptova q\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb thash\u00eb t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh rehat dhe ik fli n\u00eb kuzhin\u00eb me \u00e7up\u00ebn se nes\u00ebr do iki n\u00eb pun\u00eb. Apo t\u00eb fle un\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb? \u2013 m\u00eb tha.<br \/>\n&#8211; Jo, dua t\u00eb m\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, &#8211; thash\u00eb dhe u ktheva k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb krevat. M\u00eb dukej sikur po mbytesha dhe e ndjeja q\u00eb fytyra po m\u00eb ndizej flak\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, &#8211; m\u00eb tha, \u2013 jam dashuruar me motr\u00ebn t\u00ebnde. Dhe ta dish se ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ti, jo vet\u00ebm nga pamja, por edhe si grua, &#8211; dhe m\u00eb shihte me nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb eg\u00ebrsuar. M\u2019u duk sikur deshi t\u00eb \u00e7ohej e t\u00eb m\u00eb fuste duart n\u00eb fyt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjith\u00eb biseda ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsisht. Zbrita nga krevati dhe desha t\u00eb dilja n\u00eb kuzhin\u00eb te \u00e7upa, por ndjeva nj\u00eb dhimbje n\u00eb shpatull. Ai m\u00eb q\u00eblloi me sa i h\u00ebngri krahu.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb? &#8211; iu ktheva, nd\u00ebrsa u p\u00ebrpoqa t\u00eb mbaja veten. &#8211; \u00c7\u2019i kam b\u00ebr\u00eb motr\u00ebs sime q\u00eb t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb?<br \/>\nSapo ia p\u00ebrmenda motr\u00ebn, m\u00eb v\u00ebrshuan disa shpulla si bresh\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Nuk je grua, je si burr\u00eb, &#8211; m\u00eb tha nd\u00ebrsa m\u00eb godiste.<br \/>\nNuk nxora z\u00eb q\u00eb mos t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonin komshinjt\u00eb, por menj\u00ebher\u00eb shkova dhe mora \u00e7up\u00ebn n\u00eb krah\u00eb q\u00eb ai t\u00eb largohej. Dhe k\u00ebshtu ndodhi; i la shpullat dhe u kthye n\u00eb krevat. T\u00eb nes\u00ebrmen q\u00eb pa gdhir\u00eb iku n\u00eb pun\u00eb dhe un\u00eb b\u00ebra gati pla\u00e7kat e mia e t\u00eb \u00e7up\u00ebs dhe shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve. U tregova p\u00ebr \u00e7\u2019kishte b\u00ebr\u00eb ime mot\u00ebr dhe mbaj mend q\u00eb edhe ajo u rrah paq nga v\u00ebllai im, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dark\u00eb, im shoq, me paturp\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, erdhi dhe k\u00ebrkoi t\u00eb merrte at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ne b\u00ebm\u00eb gjith\u00eb procedurta e divorcit, kurse ime mot\u00ebr u martua me burrin tim. Un\u00eb nuk u martova m\u00eb. K\u00ebshilli i lagjes n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes m\u00eb dha nj\u00eb sht\u00ebpi af\u00ebr prind\u00ebrve dhe un\u00eb jetova me \u00e7up\u00ebn. Zoti ma shp\u00ebrbleu mundin me vajz\u00ebn. Ajo u b\u00eb vajz\u00eb shembullore dhe mbaroi edhe universitetin, nd\u00ebrsa ime mot\u00ebr lindi shtat\u00eb djem me burrin e saj dhe t\u00eb gjith\u00eb iu b\u00ebn\u00eb halabak\u00eb rrug\u00ebsh. Ish-burri im filloi t\u00eb pinte dy vite pas martes\u00ebs me time mot\u00ebr dhe i shkat\u00ebrroi motr\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Them se Zoti i shp\u00ebrbleu q\u00eb t\u00eb dy. Un\u00eb dhe ime mot\u00ebr nuk jemi takuar m\u00eb qysh prej pes\u00ebdhjet\u00eb e dy vjet\u00ebsh dhe mendoj se nuk do ta takoj sa t\u00eb jem gjall\u00eb. Vajza ime nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me gjysm\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit-kush\u00ebrinjt\u00eb e saj, por vet\u00ebm kaq. Un\u00eb pleq\u00ebrova me dh\u00ebndrrin q\u00eb fatmir\u00ebsisht m\u00eb takoi i mir\u00eb dhe me nipin e tri mbesat e mia. Jam b\u00ebr\u00eb edhe st\u00ebrgjyshe dhe pavar\u00ebsisht \u00e7\u2019m\u00eb ndodhi n\u00eb rini, tani jam plak\u00eb e lumtur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e jet\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme, por bashk\u00eb me dhimbjen mendoj se ka edhe pak turp brenda. N\u00ebse sot d\u00ebgjon lajmet, k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb e sotsh\u00ebm q\u00eb lexojn\u00eb n\u00eb internet, apo ne plakat kur b\u00ebhemi bashk\u00eb t\u00eb pim\u00eb kafe e tregojm\u00eb ato q\u00eb d\u00ebgjuam, nuk na \u00e7uditin m\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, por n\u00eb rinin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-10595","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10595\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}