{"id":1059,"date":"2014-07-12T10:46:48","date_gmt":"2014-07-12T10:46:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1059"},"modified":"2014-07-12T10:55:30","modified_gmt":"2014-07-12T10:55:30","slug":"bujar-nishani-doktori-ska-me-ke-te-qaje-nje-hall","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/bujar-nishani-doktori-ska-me-ke-te-qaje-nje-hall\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani: Doktori s\u2019ka me k\u00eb t\u00eb qaj\u00eb nj\u00eb hall&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zotin Bujar Nishani e takuam n\u00eb hollin e Presidenc\u00ebs, n\u00eb gjendje meditimi t\u00eb thell\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kaso Kosa:<\/strong><strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti President. Dukeni shume i trishtuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga dera e prapme e presidenc\u00ebs, pam\u00eb t\u00eb dilte zoti Berisha&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Nishani<\/strong><strong>:<\/strong> &#8211; Si t\u00eb mos jem i trishtuar, mor Kaso, kur vet\u00eb zoti Berisha ndjehet shum\u00eb i r\u00ebn\u00eb moralisht, sidomos k\u00ebto dit\u00ebt e fundit?<\/p>\n<p><strong> &#8211; Pse u ndjeka i r\u00ebn\u00eb moralisht Doktori, kur ne sapo mor\u00ebm statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb edhe ju njer\u00ebzit e shtypit nuk arrini t\u00eb kuptoni kompleksitetin e ndodhive q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb humorin e Doktorit. E imagjinoni ju si ndjehet zoti Berisha kur marrja e k\u00ebtij satatusi e gjen t\u00eb nd\u00ebshkuar nga kryetari i parlamentit, t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do aktivitet i k\u00ebtyre dit\u00ebve? Ka qen\u00eb 24 vjet protagonist i t\u00eb gjitha ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit dhe papritur, nxirret jasht\u00eb \u00e7do v\u00ebmendjeje! \u00cbsht\u00eb e pafalshme p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb bojkotonin Parlamentin dhe t\u00eb dilnin n\u00eb demonstrata n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij, e qep\u00ebn goj\u00ebn dhe iu n\u00ebnshtruan diktatit t\u00eb Met\u00ebs dhe t\u00eb Ram\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb shkaku i vizitave q\u00eb thuhet se b\u00ebn shpesh Doktori n\u00eb zyr\u00ebn tuaj koh\u00ebt e fundit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, po! Takohemi dy-tre her\u00eb n\u00eb jav\u00eb me Doktorin. Ka ngelur vet\u00ebm fare. Askush nga politikan\u00ebt brenda e jasht\u00eb vendit nuk e p\u00ebrfill m\u00eb. Me k\u00eb t\u00eb qaj\u00eb nj\u00eb hall? Me k\u00eb t\u00eb rrah\u00eb nj\u00eb mendim, ve\u00e7se me mua q\u00eb m\u00eb ka krah t\u00eb djatht\u00eb? Me Mulin, nuk qan dot nj\u00eb hall se ai ia nxjerr t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Parlament pa u thelluar fare, Ristani rri gjith\u00eb koh\u00ebn i pir\u00eb. Jozefin\u00ebn e ka nxjerr\u00eb nga lista q\u00eb pas 23 qershorit se i hoqi Shkodr\u00ebn nga duart. P\u00ebr Lulin nuk b\u00ebhet fjal\u00eb, pasi me t\u00eb kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar e as ka diskutuar. Lulit vet\u00ebm i jep urdh\u00ebra, por edhe ato, ai koh\u00ebt e fundit nuk po ia zbaton dhe kjo e ka trishtuar shum\u00eb. \u201cPo p\u00ebrmbyset Shqip\u00ebria, m\u00eb tha parmbr\u00ebm\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e vet si\u00e7 ishte kur isha un\u00eb Kryeminist\u00ebr. Vendi po shkon drejt katastrof\u00ebs dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb ta p\u00ebrmbaj\u00eb\u201d. M\u2019u dhimbs se, kur fliste p\u00ebr situat\u00ebn e vendit, i kishte syt\u00eb me lot. Njeri i ndesh\u00ebm, njeri i sinqert\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sa her\u00eb takoni Doktorin ju e p\u00ebrsh\u00ebndesni at\u00eb ushtarakisht me q\u00ebndrim gatitu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb, se ai dreq huqi m\u00eb ka ngelur q\u00ebkur kam qen\u00eb ushtarak n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bashkuar \u201cEnver Hoxha\u201d. Edhe kur m\u00eb urdh\u00ebroi ish-Presidenti Ramiz Alia q\u00eb t\u00eb mbroja me student\u00ebt e mi shtatoren e shokut Enver, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1991, un\u00eb me grusht e nderova. Q\u00eb at\u00ebhere, t\u00eb gjith\u00eb epror\u00ebt e mi i nderoj me grusht edhe sot. Me vete them q\u00eb nuk do t\u00eb nderoj m\u00eb, po ajo dreq dore m\u00eb mbyllet vetvetiu, formohet grushti mbi ball\u00eb dhe nuk di si t\u2019ia b\u00ebj q\u00eb ta eleminoj. Nga ana tjet\u00ebr, kur nderoj me grusht gatitu Doktorin, e shikoj q\u00eb i vjen mir\u00eb dhe buz\u00ebqesh. Ndjej se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ia leht\u00ebsoj pak gjendjen&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me siguri, edhe ju e keni ndjer\u00eb thell\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Doktorit nga Parlamenti?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mos m\u00eb pyet! At\u00eb dit\u00eb q\u00eb e p\u00ebrjashtuan Doktorin nga Parlamenti, kam qar\u00eb! Jo se do t\u2019i hiqen dhjet\u00eb dit\u00eb rrog\u00eb, se lek\u00eb ai ka sa p\u00ebr pes\u00eb breza, por se ia ul\u00ebn dinjitetin q\u00eb nuk ia kishte c\u00ebnuar askush n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vjet. Dhe, kush ia b\u00ebri k\u00ebt\u00eb posht\u00ebrim? Ilir Meta, t\u00eb cilin Doktori e shp\u00ebtoi nga videoja e Dritan Priftit, q\u00eb po p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb tij, garda m\u00eb 21 janar vrau kat\u00ebr burra n\u00eb mes t\u00eb bulevardit! T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb Meta e ka rastin e dyt\u00eb q\u00eb c\u00ebnon Partin\u00eb Demokratike, sepse duke goditur Doktorin, godet partin\u00eb! Edhe me Lul Bash\u00ebn m\u00eb vjen t\u00eb p\u00eblcas, sepse edhe ai nuk reagoi fare kur u p\u00ebrzu Doktori nga seanca.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si shpjegohet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Doktori ma tha vet\u00eb se kishte informacione t\u00eb sigurta q\u00eb Basha dhe Meta po kurdisin goditjen e fundit ndaj zotit Berisha, si n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs parlamentare, si p\u00ebrmes em\u00ebrimit n\u00eb krye t\u00eb seksioneve t\u00eb partis\u00eb njer\u00ebz q\u00eb Doktori nuk i do. Por, pasi t\u00eb bindet tamam q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb plangprish\u00ebs, Doktori do ta largoj\u00eb Lulin nga partia dhe shenjat i ka dh\u00ebn\u00eb. Ka mbi dhjet\u00eb dit\u00eb q\u00eb vete n\u00eb zyr\u00ebn e Lulit n\u00eb SHQUP. T\u00eb t\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb po e kuptojn\u00eb q\u00eb Doktori do ta rimarr\u00eb partin\u00eb dhe po i afrohen p\u00ebrs\u00ebri. Kjo po e ngush\u00ebllon disi k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ndodhi q\u00eb u organizuan tre festa nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr marrjen e statusit t\u00eb djel\u00ebn dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk i vjen e keqja vendit nga festat, Kaso! Sa m\u00eb shum\u00eb festa t\u00eb b\u00ebj\u00eb populli, aq m\u00eb i lumtur duket. Doktori urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin festime jo vet\u00ebm ne Tiran\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb ku kemi fituar ne, si n\u00eb Kam\u00ebz, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Delvin\u00eb, por kryetar\u00ebt e bashkive nuk ia zbatuan urdh\u00ebrin. Vet\u00ebm Luli iu bind dhe ju e pat\u00eb q\u00eb festa e bashkis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ishte madh\u00ebshtore. Mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e pastrim-gjelb\u00ebrimit, i gjith\u00eb stafi i bashkis\u00eb dhe nj\u00eb mas\u00eb e zgjedhur nga Bathorja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Por atje nuk mor\u00ebn pjes\u00eb kuadrot kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb! Nuk ishit as ju e as zoti Berisha&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebrtet nuk erdh\u00ebn n\u00eb fest\u00eb shum\u00eb kuadro, por nuk u v\u00eb faj sepse kan\u00eb frik\u00eb nga nd\u00ebshkimi i Ram\u00ebs e Met\u00ebs. Un\u00eb nuk vajta se nuk e prisja ftes\u00ebn nga Luli dhe u zura i pap\u00ebrgatitur p\u00ebr fjal\u00ebn e rastit q\u00eb t\u00eb dilte si ajo e fest\u00ebs s\u00eb 100 vjetorit, poetike dhe elegante, nd\u00ebrsa Doktori iku n\u00eb Paris se kishte disa llogari financiare t\u00eb Git\u00ebs me disa iranian\u00eb q\u00eb nuk ia kishin shlyer n\u00eb koh\u00eb. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kur un\u00eb organizova ceremonin\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb zotit Barrozo, Doktori erdhi n\u00eb fest\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; V\u00ebrtet erdhi, por u duk q\u00eb nuk kishte pik\u00eb entuziazmi. P\u00ebrkundrazi, nxinte me shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nga t\u00eb mos i prishej humori, mo Kaso? Ai nuk besonte se n\u00eb at\u00eb fest\u00eb do t\u00eb merrte pjes\u00eb Rama dhe Meta, si\u00e7 nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb kurr\u00eb ai n\u00eb festimet q\u00eb kan\u00eb organizuar ata. Kur i pa ata t\u00eb dy p\u00ebrkrah Barrozos, u b\u00eb pik\u00eb e vrer dhe i iku humori. Madje, i ngeli hatri edhe me mua q\u00eb guxova dhe i ftova ata t\u00eb dy&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Bisedoi me shaka: KASO KOSA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zotin Bujar Nishani e takuam n\u00eb hollin e Presidenc\u00ebs, n\u00eb gjendje meditimi t\u00eb thell\u00eb&#8230; Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti President. Dukeni shume i trishtuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga dera e prapme e presidenc\u00ebs, pam\u00eb t\u00eb dilte zoti Berisha&#8230; Bujar Nishani: &#8211; Si t\u00eb mos jem i trishtuar, mor Kaso, kur vet\u00eb zoti Berisha ndjehet shum\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[117,118],"class_list":["post-1059","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-kaso-kosa-2","tag-nishani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1059\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}