{"id":10588,"date":"2015-09-25T19:30:27","date_gmt":"2015-09-25T17:30:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10588"},"modified":"2015-09-25T13:16:26","modified_gmt":"2015-09-25T11:16:26","slug":"risi-ne-seks-nje-vere-e-nxehte-me-seks-dhe-kercenime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/risi-ne-seks-nje-vere-e-nxehte-me-seks-dhe-kercenime\/","title":{"rendered":"Risi n\u00eb seks Nj\u00eb ver\u00eb e nxeht\u00eb me seks dhe&#8230; k\u00ebrc\u00ebnime!"},"content":{"rendered":"<p>1. M\u00eb n\u00eb fund, del n\u00eb treg viagra p\u00ebr grat\u00eb<br \/>\nPasi u debatua p\u00ebr arsye nga m\u00eb arkaiket, n\u00eb fillim duke pasur frik\u00eb se ky ila\u00e7 i b\u00ebn grat\u00eb \u201cnimfomane\u201d, m\u00eb 18 gusht 2015, Shoqata Amerikane e Ushqimit dhe e Ila\u00e7eve (FDA) dha p\u00eblqimin e saj q\u00eb t\u00eb hidhej n\u00eb treg flibanserina (emri tregtar i s\u00eb cil\u00ebs do jet\u00eb Addyi). Kjo pilul\u00eb, e mbiquajtur \u201cviagra fem\u00ebrore\u201d, ose \u201cpilula roz\u00eb\u201d, thuhet se ndihmon grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb probleme me epshin. Ky lajm \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb t\u00eb gjitha mediat, por disa mjek\u00eb mbeten ende skeptik\u00eb: I testuar n\u00eb 2400 gra jo n\u00eb menopauz\u00eb, t\u00eb mosh\u00ebs mesatare 36 vje\u00e7e, ai ka p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet seksuale vet\u00ebm t\u00eb 10% t\u00eb tyre, pa folur pastaj p\u00ebr rreziqet e shkaktuara nga marrja e ila\u00e7it, sidomos kur shoq\u00ebrohet me alkool. Me nj\u00eb fjal\u00eb, pa e provuar, ende nuk mund t\u00eb themi gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb!<\/p>\n<p>2. Skandali i Ashley Madison<br \/>\nM\u00eb 21 korrik 2015, nj\u00eb grup hakerash, i quajtur The Impact Team, deklaroi se kishte vjedhur gjith\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb sitit t\u00eb takimeve jasht\u00ebmartesore, Ashley Madison dhe k\u00ebrc\u00ebnonte ta b\u00ebnte at\u00eb publike n\u00ebse shoq\u00ebria kanadeze, Avid Life Media, zot\u00ebruese e sitit, nuk do ta mbyllte at\u00eb. I nj\u00ebjti presion \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr mbylljen e sitit Established Men, i konceptuar p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje mes \u201cfemrave josh\u00ebse dhe burrave t\u00eb suksessh\u00ebm\u201d. Ashley sigurisht nuk pranoi dhe, 18 gushtin e kaluar, afro 10 giga t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr 37 milion\u00eb t\u00eb abonuar dol\u00ebn n\u00eb internet p\u00ebr t\u2019u shkarkuar lirisht. Emra, numra telefonash, adresa, emaile (nga t\u00eb cilat 15 mij\u00eb me .gov dhe .mil, q\u00eb i p\u00ebrkisnin administrat\u00ebs e ushtris\u00eb) dhe detaje t\u00eb tjera, si preferencat seksuale, por edhe dokumente t\u00eb brendshme, kontrata, llogari Paypal. Gjith\u00e7ka u b\u00eb publike n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb abonuarve q\u00eb donin t\u00eb ruanin anonimatin n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe delikate si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tradhtia e partnerit\/es.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr skandal: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ashley mjaftohet duke akuzuar k\u00ebt\u00eb akt terrorizmi kibernetik, pa konfirmuar n\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, ajo nuk shpjegon pse disa t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb ruajtur, megjith\u00ebse p\u00ebrdoruesit e tyre kan\u00eb paguar opsionin prej 19 dollar\u00ebsh p\u00ebr fshirjen e tyre p\u00ebrfundimtare nga rrjeti&#8230; Nj\u00eb mashtrim i ri? Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Franc\u00eb, 13 siteve t\u00eb takimeve jasht\u00ebmartesore u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebri t\u00eb fshijn\u00eb \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoruesve q\u00eb kan\u00eb mbyllur llogarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>3. Apple Vvatch aktivizon nj\u00eb lod\u00ebr seksuale<br \/>\nApple Vvatch, e cila \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb treg n\u00eb prill 2015, nuk sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar or\u00ebn&#8230; Nj\u00eb opsion i ri i funksioneve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb shpallur nga nd\u00ebrmarrja LOVENSE (e specializuar p\u00ebr lodrat seksuale interaktive), gjat\u00eb lan\u00e7imit t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb re seksuale, Blush. Kjo loj\u00eb, q\u00eb shitet me aplikimin e saj p\u00ebr iPhone dhe Apple VVatch, aktivizohet n\u00eb distanc\u00eb me nj\u00eb gjest t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb ky\u00e7it t\u00eb dor\u00ebs, fal\u00eb or\u00ebs magjike. Mund t\u00eb kontrollosh edhe intensitetin dhe ritmin e lodr\u00ebs. Tani, \u00abiProgresi\u00bb \u00ebsht\u00eb i pandalsh\u00ebm!<\/p>\n<p>4. Parqe dashurie n\u00eb Zvic\u00ebr<br \/>\nZvicra, q\u00eb ka legalizuar prostitucionin dhe sht\u00ebpit\u00eb publike, nuk do t\u00eb ndalet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kaq t\u00eb mir\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb d\u00ebshiron seksologia Katia Bonati, duke hedhur iden\u00eb e \u00abparqeve t\u00eb dashuris\u00eb\u00bb. Pas \u00absexbox\u00bb-it, lloj garazhi n\u00eb nj\u00eb park, ku prostitutat presin klientin e tyre, Bonati dhe disa koleg\u00eb t\u00eb saj mbrojn\u00eb iden\u00eb e parqeve publike, ku secili mund t\u00eb dashuroj\u00eb lirisht dhe n\u00eb qiell t\u00eb hapur. Ky debat u hap pas nj\u00eb skandali t\u00eb provokuar nga skenat e seksit t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti n\u00eb nj\u00eb plazh, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb parku n\u00eb Lugano, para disa dit\u00ebsh. Qeveris\u00eb lokale nuk i p\u00eblqen shum\u00eb ideja, por meq\u00eb sexbox \u00ebsht\u00eb aprovuar tashm\u00eb&#8230; kush e di \u00e7\u2018mund t\u00eb ndodh\u00eb? S\u00eb shpejti, mund t\u2019i shohim t\u00eb dashuruarit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dashuri n\u00eb stolat e parqeve publike! <\/p>\n<p>E ardhmja i p\u00ebrket robofilis\u00eb (dashuri me robot\u00ebt)?<br \/>\nHelen\u00eb Driskoll, nj\u00eb psikologe britanike, ka shpjeguar n\u00eb \u201cHuffington Post\u201d, m\u00eb 2 gusht, vizionin e saj mbi t\u00eb ardhmen n\u00eb fush\u00ebn e seksualitetit. Sipas saj, pas 50 vjet\u00ebsh, nuk do t\u00eb jet\u00eb anormale t\u00eb mendohet nj\u00eb lidhje seksuale apo dashurore me nj\u00eb robot. \u00abNe kemi tendenc\u00eb ta mendojm\u00eb realitetin virtual dhe seksin me robot\u00ebt n\u00eb konteksin e epok\u00ebs son\u00eb, por n\u00ebse sjellim nd\u00ebrmend normat shoq\u00ebrore q\u00eb i p\u00ebrkasin seksit, t\u00eb cilat ishin n\u00eb fuqi para 100 vjet\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ato kan\u00eb ndryshuar shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale. Robofilia duket si di\u00e7ka fantastiko-shkencore e \u00e7uditshme sot, por ajo mund t\u00eb b\u00ebhet normale n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrme sepse sjelljet tona evoluojn\u00eb me zhvillimin e teknologjis\u00eb\u00bb. Robot\u00ebt kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb fantazojn\u00eb n\u00eb ekran, q\u00eb prej filmave \u00abMetropolis\u00bb deri te \u00abHer\u00bb dhe tani, disa shoq\u00ebri kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb robot\u00eb q\u00eb t\u2019u ngjajn\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb flasin si ata. K\u00ebshtu pra, do ta shohim C-3PO (robot n\u00eb serialin Star Vvars) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme aty nga viti 2070?<\/p>\n<p>20 mij\u00eb lega n\u00ebn&#8230; mbathje!<br \/>\nSapo \u00ebsht\u00eb lan\u00e7uar nga shoq\u00ebria Svakom kamera-lod\u00ebr seksuale pa fill, e quajtur Siime Eye. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vibrator t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb e filmon vagin\u00ebn nga brenda dhe i ritransmeton pamjet n\u00eb nj\u00eb ekran, e gjitha kjo fal\u00eb nj\u00eb sistemi vvifi. Kamera \u00ebsht\u00eb e pajisur me nj\u00eb llamb\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb cepin e saj, q\u00eb ndri\u00e7on rrug\u00ebn e saj n\u00ebp\u00ebr mukoza dhe b\u00ebn t\u00eb mundur k\u00ebshtu t\u00eb shihet se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb vagin\u00eb gjat\u00eb orgazm\u00ebs. Megjith\u00ebse, si\u00e7 e thekson gazetarja Agnes Giard n\u00eb blogun e saj, sip\u00ebrfaqja roz\u00eb, e l\u00ebmuar dhe e lagur nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb eksituese, Siime Eye b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb evolucion i vog\u00ebl n\u00eb mentalitetin e njer\u00ebzve: Imazhet e saj n\u00eb fakt tregojn\u00eb qart\u00ebsisht \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vagina, \u00abnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tunel apo tub mishi, si\u00e7 tregohet n\u00ebp\u00ebr manualet shkollore. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb organ i veshur me nj\u00eb mukoz\u00eb t\u00eb trash\u00eb, dy muret e s\u00eb cil\u00ebs f\u00ebrkohen me nj\u00ebri-tjetrin, si dy k\u00ebrmij t\u00eb bashkuar nga barku kur b\u00ebjn\u00eb dashuri. Kjo \u00ebsht\u00eb magjia e seksit fem\u00ebror: Ai nuk \u00ebsht\u00eb bosh, por plot, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb pret t\u00eb mbushet\u00bb. K\u00ebshtu pra, Frojd, fal\u00eb teknologjis\u00eb dhe lodrave seksuale t\u00eb \u00e7uditshme, k\u00ebtu merr fund miti i gruas s\u00eb paplot\u00ebsuar! <\/p>\n<p>Rx Breakup, aplikimi p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar zemrat e l\u00ebnduara<br \/>\nAplikimi Rx Breakup \u00ebsht\u00eb krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar zemrat e l\u00ebnduara nga dashuria. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesi i takimeve n\u00eb internet ka arritur majat e tij, t\u00eb tjer\u00eb interesohen p\u00ebr ndarjet. T\u00eb b\u00ebsh pazar, t\u00eb zhyt\u00ebsh d\u00ebshp\u00ebrimin n\u00eb alkool, ose n\u00eb nj\u00eb tas me akullore, k\u00ebto jan\u00eb disa nga manit\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrruese pas ndarjes, t\u00eb cilave do t\u2019u jap\u00eb fund aplikimi Rx Breakup. Nism\u00ebtare e saj \u00ebsht\u00eb Xhanin\u00eb Lobel (krijuese e Stila Cosmetics) dhe terapeutja Xhejn Rirdon. Dy shoqet kan\u00eb krijuar nj\u00eb terapi 30 ditore me 3 etapa, nj\u00eb lloj kampi st\u00ebrvitjeje p\u00ebr zemrat e l\u00ebnduara, duke propozuar shum\u00eb ushtrime dhe tematika p\u00ebr t\u2019u ndjer\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Aplikimi ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb kontrolloni zem\u00ebrimin, fiksimin, d\u00ebshirat p\u00ebr t\u00eb spiunuar tjetrin dhe t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoni k\u00ebto impulse negative me nisma m\u00eb konstruktive, si organizmi i pushimeve t\u00eb ardhshme. \u201cNe b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka me telefonat tan\u00eb, at\u00ebher\u00eb pse jo edhe nj\u00eb terapi?\u201d, ka shpjeguar Lobel. \u201cKy aplikacion \u00ebsht\u00eb shoqja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e sjellshme dhe m\u00eb inteligjente q\u00eb ju jep k\u00ebshillat m\u00eb t\u00eb mira\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb takimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka aq e thjesht\u00eb sa nj\u00eb like, ndarjet vazhdojn\u00eb t\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pas biznesit t\u00eb takimeve, ky i ndarjeve \u00ebsht\u00eb si sh\u00ebrbimi q\u00eb b\u00ebhet pas shitjes s\u00eb produkteve defektoze! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. M\u00eb n\u00eb fund, del n\u00eb treg viagra p\u00ebr grat\u00eb Pasi u debatua p\u00ebr arsye nga m\u00eb arkaiket, n\u00eb fillim duke pasur frik\u00eb se ky ila\u00e7 i b\u00ebn grat\u00eb \u201cnimfomane\u201d, m\u00eb 18 gusht 2015, Shoqata Amerikane e Ushqimit dhe e Ila\u00e7eve (FDA) dha p\u00eblqimin e saj q\u00eb t\u00eb hidhej n\u00eb treg flibanserina (emri tregtar i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[88],"tags":[],"class_list":["post-10588","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-seksologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10588\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}