{"id":10577,"date":"2015-09-25T10:30:55","date_gmt":"2015-09-25T08:30:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10577"},"modified":"2015-09-24T14:03:00","modified_gmt":"2015-09-24T12:03:00","slug":"edhe-vip-at-vuajne-nga-migrena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/edhe-vip-at-vuajne-nga-migrena\/","title":{"rendered":"Edhe VIP-at vuajn\u00eb nga migrena!"},"content":{"rendered":"<p>Ja, metodat e tyre p\u00ebr leht\u00ebsimin e saj&#8230; <\/p>\n<p>Kur nj\u00eb dhimbje e fort\u00eb koke i kushtoi Serena Uilliamsit humbjen e finales s\u00eb turneut t\u00eb tenisit, ajo m\u00ebsoi se migrena e saj kishte lidhje me ciklin menstrual. \u201cNuk kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr migrenat menstruale, thot\u00eb ajo. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe kisha menduar se ishte nj\u00eb migren\u00eb e zakonshme\u201d. Afro 60% e grave me migren\u00eb thon\u00eb se dhimbja p\u00ebrkeq\u00ebsohet gjat\u00eb ciklit menstrual. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb hormonet dhe mjeku mund t\u00eb sugjeroj\u00eb ila\u00e7e p\u00ebr t\u00eb ekuilibruar nivelin hormonal. Migrenat prekin m\u00eb shum\u00eb grat\u00eb, por prej saj vuajn\u00eb edhe afro 6% e burrave. Ja cil\u00ebt jan\u00eb VIP-at q\u00eb vuajn\u00eb nga migrena dhe metodat q\u00eb p\u00ebrdorin ata p\u00ebr leht\u00ebsimin e saj&#8230;<\/p>\n<p>Ben Aflek<br \/>\nN\u00eb vitin 2006, aktori dhe regjisori Ben Aflek pati nj\u00eb migren\u00eb aq t\u00eb fort\u00eb, sa u detyrua t\u00eb shkonte n\u00eb spital. \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha aq i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, sa nuk m\u00eb dilte koha as p\u00ebr t\u00eb fjetur\u201d, thot\u00eb Afleku. Nj\u00eb gjum\u00eb i rregullt \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr parandalimin e migren\u00ebs. Duhet vajtur n\u00eb shtrat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb, edhe gjat\u00eb fundjav\u00ebs. <\/p>\n<p>Liza Kudrou<br \/>\nVajtja n\u00eb Disneyland zakonisht l\u00eb pas kujtime t\u00eb bukura dhe buz\u00ebqeshje, por kjo nuk ka ndodhur me aktoren e \u201cFriends\u201d. \u201cNj\u00eb dit\u00eb plot me emocione dhe ushqim gjithmon\u00eb m\u00eb sjell nj\u00eb dhimbje t\u00eb tmerrshme koke\u201d, thot\u00eb ajo. I ati dhe v\u00ebllez\u00ebrit e Kudrout gjithashtu e njohin mir\u00eb migren\u00ebn, e cila zakonisht \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb trash\u00ebgohet. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb 50-75% mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vuajtur nga migrena, n\u00ebse edhe prind\u00ebrit e tyre vuajn\u00eb prej saj. N\u00ebse njihni historikun e familjes n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, kjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb doktorin tuaj p\u00ebr t\u00eb gjetur trajtimin e duhur. <\/p>\n<p>Marsia Kros<br \/>\nAktorja Marsia Kros duket nj\u00eb perfeksioniste e pandalshme n\u00eb rolin e Bri Van de Kamp, n\u00eb serialin \u201cSht\u00ebpiak\u00ebt e d\u00ebshp\u00ebruara\u201d, por kur kamerat fiken, ajo lufton kund\u00ebr migren\u00ebs. \u201cDikur e kisha t\u00eb pamundur t\u00eb punoja me nj\u00eb dhimbje t\u00eb fort\u00eb koke. M\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb dhe m\u00eb turbullohej shikimi\u201d, thot\u00eb ajo. Krosi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e ila\u00e7it triptan q\u00eb p\u00ebrdoret kund\u00ebr migren\u00ebs. Ai redukton dhimbjen dhe ndjesin\u00eb e t\u00eb vjellave, duke ngushtuar en\u00ebt e gjakut. <\/p>\n<p>Xhenet Xhekson<br \/>\nN\u00eb vitin 2008, k\u00ebng\u00ebtarja Xhenet Xhekson anuloi nj\u00eb seri koncertesh sepse po vuante nga migrena vestibulare. K\u00ebto lloj migrenash shoq\u00ebrohen me marrje mendsh, nj\u00eb ndjesi sikur dhoma t\u00eb vjen v\u00ebrdall\u00eb. Mund t\u00eb bezdisin edhe drita e fort\u00eb dhe tingujt e lart\u00eb. Afro 30% e njer\u00ebzve q\u00eb vuajn\u00eb nga migrena kan\u00eb edhe marrje mendsh. Migrenat vestibulare trajtohen si migrenat e tjera, me ila\u00e7e dhe duke evituar shkaktar\u00ebt e dhimbjes s\u00eb kok\u00ebs.<\/p>\n<p>Kristin \u00c7enoueth<br \/>\nAktorja dhe k\u00ebng\u00ebtarja Kristin \u00c7enoueth vuajti nga migrena pasi fitoi \u00e7mimin Emy n\u00eb vitin 2009. At\u00ebher\u00eb, doktori i saj i sugjeroi t\u00eb p\u00ebrdorte botoks. \u201cQ\u00eb prej asaj kohe nuk kam pasur m\u00eb dhimbje t\u00eb fort\u00eb koke\u201d, thot\u00eb ajo. Botoksi mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb 15 ose m\u00eb shum\u00eb raste migrene n\u00eb muaj, por ai mund t\u00eb mos sh\u00ebroj\u00eb krejt\u00ebsisht. Studimet tregojn\u00eb se botoksi b\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb dhimbjes s\u00eb kok\u00ebs.<\/p>\n<p>Karli Simon<br \/>\nKur fituesja e \u00e7mimit Grammy, Karli Simon deklaroi \u201cnuk kam koh\u00eb p\u00ebr dhimbjet\u201d, ajo nuk i referohej migren\u00ebs, por mund t\u2019i referohej shum\u00eb mir\u00eb edhe asaj. Simoni ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb ndryshime n\u00eb stilin e saj t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhimbjet e kok\u00ebs. \u201cUn\u00eb nuk pi duhan, fle tet\u00eb or\u00eb dhe nuk pi as kafe\u201d, thot\u00eb ajo. Ajo gjithashtu eviton alkoolin, i cili \u00ebsht\u00eb shkaktar i dhimbjeve te disa njer\u00ebz. Sidomos vera e kuqe duket se \u00ebsht\u00eb nxit\u00ebse e migren\u00ebs. <\/p>\n<p>Sindi Mekein<br \/>\nGruaja e senatorit Xhon Mekein, e ka p\u00ebrshkruar dhimbjen e saj nga migrena si nj\u00eb tortur\u00eb. \u201cDuket sikur dikush t\u00eb q\u00ebllon me nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb n\u00eb ball\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo. Krizat ishin t\u00eb forta sidomos gjat\u00eb fushat\u00ebs presidenciale t\u00eb senatorit Xhon Mekein, n\u00eb vitin 2008. Dritat e forta t\u00eb kamerave shpesh i shkaktonin asaj dhimbje koke. \u201cSyzet e diellit jan\u00eb miku m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb vuajn\u00eb nga migrena\u201d, thot\u00eb Sindi. <\/p>\n<p>Troi Aikman<br \/>\nSportisti i futbollit amerikan Troi Aikman filloi t\u00eb kishte dhimbje koke kur ishte f\u00ebmij\u00eb. \u201cT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb n\u00eb profesion goditjet, kan\u00eb dhimbje koke, por askush nuk e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, thot\u00eb Aikmani. Udh\u00ebtimet e vazhdueshme dhe mungesa e gjumit e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn. Migrena ndryshon sipas njer\u00ebzve, por udh\u00ebtimet mund t\u00eb \u00e7rregullojn\u00eb rutin\u00ebn tuaj t\u00eb p\u00ebrditshme dhe t\u00eb shkaktojn\u00eb migrena. At\u00eb mund ta shkaktojn\u00eb edhe ndryshimet e motit ose n\u00ebse ju z\u00eb makina. <\/p>\n<p>Ela Makperson<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb evituar migren\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punon n\u00ebn drit\u00ebn e projektor\u00ebve, topmodelja p\u00ebrdor akupunktur\u00ebn. \u201cUn\u00eb b\u00ebj akupunktur\u00eb rregullisht\u201c, thot\u00eb ajo. Nj\u00eb studim i vitit 2009, ku p\u00ebrmblidheshin rezultatet e 22 studimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr akupunktur\u00ebn, zbuloi se ata njer\u00ebz q\u00eb e p\u00ebrdornin at\u00eb si metod\u00eb mjek\u00ebsore kishin m\u00eb pak dhimbje koke. T\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb e p\u00ebrdornin n\u00eb vend t\u00eb ila\u00e7eve, gjenin m\u00eb shum\u00eb leht\u00ebsim prej saj sesa ata q\u00eb merrnin ila\u00e7e. Akupunktura mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb humorin e gjumin dhe t\u00eb reduktoj\u00eb shkaktar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ankthi.<\/p>\n<p>Terrel Devis<br \/>\nDhimbjet e kok\u00ebs e lan\u00eb n\u00eb stol lojtarin amerikan t\u00eb bejzbollit gjat\u00eb finales s\u00eb vitit 1998. \u201cUn\u00eb i shihja gj\u00ebrat dyfish dhe trefish\u201d, thot\u00eb ai. Pasi mori nj\u00eb ila\u00e7, ai arriti t\u00eb sh\u00ebnonte dhe t\u00eb shpallej lojtari m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Kur filloi t\u00eb kishte migrena, Dejvisi nuk i tregoi askujt. \u201cMendoja se njer\u00ebzit do t\u00eb m\u00eb konsideronin t\u00eb \u00e7mendur\u201d, thot\u00eb ai. Tani ai eviton ushqimet q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje koke, si \u00e7okollat\u00ebn, kafein\u00ebn dhe aditivin MSG, q\u00eb gjendet n\u00ebp\u00ebr ushqime. <\/p>\n<p>Kareem Abdul-Jabbar<br \/>\nBasketbollisti legjendar Kareem Abdul-Jabbar ia hedh fajin stresit p\u00ebr dhimbjen e tij t\u00eb kok\u00ebs. Stresi mund t\u00eb shkaktoj\u00eb kontraktimin e muskujve t\u00eb qaf\u00ebs dhe l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs, duke shkaktuar dhimbje koke dhe migrena. Q\u00ebkur vuajti nga migrenat e para, n\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7are, ai ka p\u00ebrdorur metoda t\u00eb shumta p\u00ebr luftimin e tyre, si jog\u00ebn, akupunktur\u00ebn, masazhin dhe nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb quajtur \u201cbiofeedback\u201d. \u201cStresin nuk e eliminon dot, por m\u00eb n\u00eb fund, kam qen\u00eb i aft\u00eb ta mbaj at\u00eb n\u00ebn kontroll\u201d, shprehet ai. <\/p>\n<p>Mishel\u00eb Bahman<br \/>\nKongresmenia amerikane Mishel\u00eb Bahman, ka folur p\u00ebr migren\u00ebn e saj kur ishte n\u00eb fushat\u00ebn presidenciale t\u00eb vitit 2011. Ajo tha se migrenat \u201cmund t\u2019i mbash leht\u00eb n\u00ebn kontroll me ila\u00e7e\u201d dhe se ato nuk e pengonin t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn e saj. Shum\u00eb njer\u00ebz me migren\u00eb vuajn\u00eb prej saj n\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ndiqni k\u00ebshillat e doktorit dhe t\u00eb ndihmoni parandalimin dhe trajtimin e tyre. <\/p>\n<p>Suzan Olsen<br \/>\nAktorja amerikane ka folur hapur p\u00ebr migrenat e saj. \u201cKur p\u00ebsova mingren\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are, doktori im m\u00eb puthi n\u00eb ball\u00eb dhe m\u00eb tha se isha shum\u00eb e vet\u00ebdijshme\u201d, i kujtohet asaj. Ajo merr triptan p\u00ebr ta mbajtur n\u00ebn kontroll migren\u00ebn. Afro 10% e f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebn 15 vje\u00e7 kan\u00eb vuajtur prej saj dhe m\u00eb shum\u00eb se gjysma prej tyre do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb prej saj edhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb rritur. <\/p>\n<p>T\u00eb reja<br \/>\nGrat\u00eb q\u00eb duan 2 f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u2019i fillojn\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 27 vje\u00e7are<br \/>\nDuke u bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave mbi pjellorin\u00eb e 58 mij\u00eb grave, ekspert\u00ebt kan\u00eb krijuar nj\u00eb program kompjuterik p\u00ebr t\u00eb sugjeruar se kur duhet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb grat\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nProfesori Alan Pasei nga Universiteti i Shefildit, ekspert mbi pjellorin\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNe duhet t\u00eb marrim parasysh faktorin se njer\u00ebzit nuk i b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shum\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri me tjetrin. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse doni tre f\u00ebmij\u00eb, nuk mund t\u00eb prisni deri n\u00eb mosh\u00ebn 35 vje\u00e7are, por duhet t\u00eb filloni her\u00ebt, q\u00eb t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb sigurta\u201d. Profesori thot\u00eb se programi ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb \u201csi ta planifikojn\u00eb jet\u00ebn e tyre\u201d. \u201cT\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se kemi koh\u00eb, por ky program tregon se nuk kemi edhe aq\u201d. Tabela e p\u00ebrpunuar tregon se n\u00eb \u00e7\u2018mosh\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb grua q\u00eb t\u00eb ket\u00eb 90%, 75% dhe 50% sukses p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb familjes q\u00eb do dhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb metodat artificiale.<br \/>\nStudimi tregoi se shtatzania mbetet nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb 40-tave, me mund\u00ebsin\u00eb e ngjizjes me 50%. Ai tregoi gjithashtu se problemet e pjelloris\u00eb i prekin burrat vet\u00ebm nga fundi i t\u00eb 40-ave. K\u00ebshtu, programi tregoi se grat\u00eb q\u00eb duan t\u00eb pakt\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ata duke filluar nga mosha 23 vje\u00e7are. Ato q\u00eb duan dy f\u00ebmij\u00eb, duhet t\u00eb fillojn\u00eb nga mosha 27 vje\u00e7are, nd\u00ebrsa ato q\u00eb duan nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nga mosha 32 vje\u00e7e, pasi k\u00ebshtu do t\u00eb ken\u00eb shanset maksimale. Studimi \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cNew Scientist\u201d. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ja, metodat e tyre p\u00ebr leht\u00ebsimin e saj&#8230; Kur nj\u00eb dhimbje e fort\u00eb koke i kushtoi Serena Uilliamsit humbjen e finales s\u00eb turneut t\u00eb tenisit, ajo m\u00ebsoi se migrena e saj kishte lidhje me ciklin menstrual. \u201cNuk kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr migrenat menstruale, thot\u00eb ajo. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe kisha menduar se ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-10577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}