{"id":10570,"date":"2015-09-24T15:30:58","date_gmt":"2015-09-24T13:30:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10570"},"modified":"2015-09-24T13:54:34","modified_gmt":"2015-09-24T11:54:34","slug":"masato-fukui-futbollisti-i-pare-japonez-ne-shqiperi-si-po-e-perjetoj-aventuren-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/masato-fukui-futbollisti-i-pare-japonez-ne-shqiperi-si-po-e-perjetoj-aventuren-shqiptare\/","title":{"rendered":"Masato Fukui, futbollisti i par\u00eb japonez n\u00eb Shqip\u00ebri Si po e p\u00ebrjetoj aventur\u00ebn shqiptare&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Masato Fukui ka qen\u00eb heroi i Tiran\u00ebs n\u00eb ndeshjen e par\u00eb t\u00eb Superlig\u00ebs. Japonezi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debutim fantastik me fanell\u00ebn e bardhebluve duke sh\u00ebnuar golin e fitores p\u00ebrball\u00eb T\u00ebrbunit n\u00eb fitoren 1-2, t\u00eb arritur n\u00eb Puk\u00eb. Sulmuesi as nuk e kishte imagjinuar nj\u00eb start t\u00eb till\u00eb dhe shprehet mjaft i lumtur p\u00ebr paraqitjen n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i sigurt se Tirana do ta fitoj\u00eb titullin kampion dhe beson fort te lojtar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt st\u00ebrvitet. 26 vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb lojtari i par\u00eb me origjin\u00eb japoneze q\u00eb luan n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai na rr\u00ebfen n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj interviste, e cila \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebr t\u00eb e k\u00ebtij profili, se si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur dhe si i duket vendi yn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Eraldo Harlicaj: &#8211; Anata no y\u016bjin Masato\u2026 a jam i sakt\u00eb?<br \/>\nMasato Fukui: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, p\u00ebrsh\u00ebndetje&#8230; (Buz\u00ebqesh) Pas shum\u00eb tentativash, ia arrite!<br \/>\n&#8211; Si ndiheni n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb, jam p\u00ebrshtatur shpejt. E kam paksa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb orientohem me gjuh\u00ebn apo me qytetin, por m\u00eb kan\u00eb pritur v\u00ebrtet mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dim\u00eb pak p\u00ebr ju, vet\u00ebm faktin q\u00eb jeni sulmues i Tiran\u00ebs dhe vini nga Japonia. A mund t\u00eb na tregoni pak p\u00ebr veten?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb q\u00eb fati m\u00eb ka p\u00ebrzgjedhur t\u00eb realizoj \u00ebndrr\u00ebn time m\u00eb t\u00eb bukur, t\u00eb jem futbollist. Kam filluar t\u00eb luaj q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Japoni dhe karriera ime ka nisur atje. N\u00eb vitin 2013, iu bashkova Sutjesk\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe luajta p\u00ebr dy sezone. Tani jam n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Si erdh\u00ebt t\u00eb luanit p\u00ebr Tiran\u00ebn?<br \/>\n&#8211; M\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb i plot\u00ebsonte kushtet e mia dhe e pranova. Mbasi mb\u00ebrrita k\u00ebtu, m\u00eb than\u00eb se trajneri Mu\u00e7a m\u00eb kishte ndjekur dhe i kisha p\u00eblqyer se si luaja. Duke biseduar edhe me menaxherin tim, por edhe duke u njohur me historin\u00eb e Tiran\u00ebs, erdha me d\u00ebshir\u00eb.<br \/>\n&#8211; A jeni i p\u00ebrmbushur n\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja?<br \/>\n&#8211; Po, madje mund t\u00eb them se m\u00eb jan\u00eb tejkaluar. K\u00ebtu tifoz\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb se n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<br \/>\n&#8211; Si u ndjet\u00eb n\u00eb debutimin tuaj me fanell\u00ebn bardheblu?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb habiteni, por isha i emocionuar. \u00c7do fillim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e nisa m\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb dhe b\u00ebra nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnosh duke i dhuruar ekipit fitoren \u00ebsht\u00eb si qershia mbi tort\u00eb.<br \/>\n&#8211; E kishit imagjinuar ta nisnit me gol?<br \/>\n&#8211; Kisha p\u00ebrfytyruar shum\u00eb gj\u00ebra, por m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb realiteti doli shum\u00eb m\u00eb i bukur se ato \u00e7far\u00eb kisha menduar un\u00eb. Sigurisht q\u00eb p\u00ebr sulmuesin pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb detyra ime. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb goli im sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 3 pik\u00ebt. Shp\u00ebrbleva besimin e trajnerit, tifoz\u00ebve dhe shok\u00ebve t\u00eb ekipit.<br \/>\n&#8211; Si ju duk atmosfera e krijuar, m\u00eb e zjarrt\u00eb se n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n&#8211; M\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi tifoz\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e v\u00ebrtetova m\u00eb s\u00eb miri. Tirana kishte nj\u00eb tifozeri t\u00eb zjarrt\u00eb, si\u00e7 e kan\u00eb emrin, fanatik\u00eb t\u00eb ekipit t\u00eb zemr\u00ebs. Na mb\u00ebshtet\u00ebn edhe kur ishim n\u00eb disavantazh.<br \/>\n&#8211; Luani sot me La\u00e7in, nj\u00eb ndeshje mjaft delikate&#8230; Si mendoni se do t\u00eb dilni?<br \/>\n&#8211; Ne jemi p\u00ebrgatitur p\u00ebr fitore dhe do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb. Un\u00eb nuk e njoh shum\u00eb mir\u00eb, por nga ajo q\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, La\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip shum\u00eb konkurrues dhe kan\u00eb nj\u00eb trajner shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ata kan\u00eb fituar kup\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe jan\u00eb kock\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kampion\u00eb, ne duhet t\u00eb mposhtim \u00e7do kund\u00ebrshtar.<br \/>\n&#8211; Besoni se Tirana do t\u00eb dal\u00eb kampione?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flasim, por nj\u00eb ekip me nj\u00eb histori si e jona, me k\u00ebto investime dhe me k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje, ka si synim kryesor vet\u00ebm titullin Kampion. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb maksimumin dhe besoj fort se do t\u00eb marrim trofeun kryesor!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar, por a \u00ebsht\u00eb pak e nxituar e th\u00ebn\u00eb nga ju, q\u00eb nuk i njihni mir\u00eb skuadrat shqiptare?<br \/>\n&#8211; Keni t\u00eb drejt\u00eb, por un\u00eb e besoj. Ekipi p\u00ebr t\u00eb mundur \u00ebsht\u00eb Sk\u00ebnderbeu, e kam ndjekur n\u00eb t\u00eb gjitha ndeshjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Lig\u00ebn e Evrop\u00ebs dhe besoj se duhet vler\u00ebsuar, por nuk \u00ebsht\u00eb ekip i pamposhtur. Skuadrat e tjera do t\u2019i njoh\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, ku shpresoj t\u2019i marr\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebt e mundshme.<br \/>\n&#8211; Fukui, e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merreni vesh n\u00eb dhomat e zhveshjes?<br \/>\n&#8211; T\u00eb jem i sinqert\u00eb, kam v\u00ebshtir\u00ebsi pasi un\u00eb nuk e kuptoj fare gjuh\u00ebn shqipe. Edhe anglishtja ime nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kam pak v\u00ebshtir\u00ebsi, por p\u00ebr fat, n\u00eb futboll mund t\u00eb kuptohesh edhe pa folur. Me kalimin e koh\u00ebs, do ta kem m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<br \/>\n&#8211; A e njihni ndopak Tiran\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Po, deri te supermarketi shkoj vet\u00eb tashm\u00eb. (Qesh) Kam sh\u00ebtitur me shok\u00ebt e ekipit, por akoma nuk e kam m\u00ebsuar, q\u00eb t\u00eb dal vet\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb liqeni, ku \u00ebsht\u00eb aj\u00ebr i past\u00ebr dhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb xhiro; \u00ebsht\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; Fatkeq\u00ebsisht, nuk ka peshk\u2026<br \/>\n&#8211; (Qesh) Po t\u00eb kishte, do t\u00eb merrja kallamin t\u00eb gjuaja direkt\u2026<br \/>\n&#8211; Japonez\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me peshkimin&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb vendin tim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet jetese dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb merren me peshkim. Kam njer\u00ebz n\u00eb fisin tim q\u00eb jetojn\u00eb me peshk. Mua, normalisht, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb gjuaj, por nuk e kam ushtruar kurr\u00eb. Nuk i dihet n\u00eb t\u00eb ardhmen, pas futbollit. Peshkun m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ha sesa ta gjuaj. (Qesh) M\u00eb kan\u00eb rekomanduar disa vende n\u00eb Shqip\u00ebri ku mund t\u00eb ha peshk&#8230;<br \/>\n&#8211; Cilat?<br \/>\n&#8211; M\u00eb kujtohen qytetet, por jo peshqit. (Qesh) N\u00eb Pogradec dhe n\u00eb Shkod\u00ebr. Do t\u00eb shkoj t\u00eb ha kur t\u00eb luajm\u00eb me Vllaznin\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa ndryshon kultura jon\u00eb me tuaj\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Ndryshojn\u00eb shum\u00eb. Ne kemi zakone dhe tradita krejt\u00ebsisht t\u00eb tjera nga ju. Pastaj ne dallohemi edhe n\u00eb pamje.<br \/>\n&#8211; M\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Mal t\u00eb Zi?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb them. Kam kaluar dy vite shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Mal t\u00eb Zi. T\u00eb presim \u00e7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb rezervoj\u00eb aventura shqiptare\u2026 Faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe Say\u014dnara (mirupafshim).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masato Fukui ka qen\u00eb heroi i Tiran\u00ebs n\u00eb ndeshjen e par\u00eb t\u00eb Superlig\u00ebs. Japonezi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debutim fantastik me fanell\u00ebn e bardhebluve duke sh\u00ebnuar golin e fitores p\u00ebrball\u00eb T\u00ebrbunit n\u00eb fitoren 1-2, t\u00eb arritur n\u00eb Puk\u00eb. Sulmuesi as nuk e kishte imagjinuar nj\u00eb start t\u00eb till\u00eb dhe shprehet mjaft i lumtur p\u00ebr paraqitjen n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-10570","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10570\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}