{"id":10557,"date":"2015-09-23T16:30:03","date_gmt":"2015-09-23T14:30:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10557"},"modified":"2015-09-23T12:49:05","modified_gmt":"2015-09-23T10:49:05","slug":"e-fejuara-moldave-me-ndau-nga-familja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/e-fejuara-moldave-me-ndau-nga-familja\/","title":{"rendered":"E fejuara moldave m\u00eb ndau nga familja"},"content":{"rendered":"<p>E dashur redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb nga Elbasani, q\u00eb jetoj n\u00eb Angli dhe kam ikur q\u00eb 17 vje\u00e7 n\u00eb emigrim. Tani jam 38 vje\u00e7. Si t\u00eb gjith\u00eb ose si shumic\u00ebn e t\u00eb rinjve, kushtet ekonomike m\u00eb detyruan t\u00eb ikja nga Shqip\u00ebria e familja. Mbaj mend q\u00eb me lot jam ndar\u00eb e me kredi kam ikur, por tani jam stabilizuar dhe kur i kujtoj m\u00eb duket sikur ishte gj\u00ebja m\u00eb e pakt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kaloja. Dit\u00ebt e para t\u00eb q\u00ebndrimit k\u00ebtu kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Normale, si kudo, fillimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Me familjen mbaja kontakt pothuajse \u00e7do dit\u00eb. Pas 2\u20133 muajsh fillova t\u2019u d\u00ebrgoja edhe lek\u00eb se e kapa veten. Nj\u00eb dit\u00eb, si\u00e7 isha duke punuar n\u00eb lavazh, erdhi nj\u00eb vajz\u00eb e bukur bjonde t\u00eb lante makin\u00ebn e saj. Ua mori mendjen t\u00eb gjith\u00ebve sa hyri. N\u00eb pun\u00eb kisha edhe nj\u00eb shok tjet\u00ebr nga Shqip\u00ebria si dhe dy bullgar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb filluan ta p\u00eblqenin e i hidhnin fjal\u00eb, mir\u00ebpo ajo ma vari vet\u00ebm mua. Un\u00eb e p\u00ebrmbajta veten, por ajo e shkriu akullin midis nesh e m\u00eb tha se i p\u00eblqente shum\u00eb se ia laja makin\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do lavazh tjet\u00ebr. Pastaj m\u00eb b\u00ebri kompliment p\u00ebr trupin. \u201cE kam nga puna\u201d, ia ktheva un\u00eb. Dit\u00ebt kalonin dhe vura re se ajo vinte \u00e7do dit\u00eb ta sillte makin\u00ebn e saj te lavazhi yn\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb e ftova p\u00ebr kafe dhe ajo pranoi. K\u00ebtu filloi gjith\u00e7ka\u2026 K\u00ebtu do t\u00eb fillonte edhe jeta ime e re.<br \/>\nN\u00eb takimin e par\u00eb midis nesh, fol\u00ebm dhe un\u00eb kujtoja se ishte britanike, por ajo m\u00eb tha se ishte nga Moldavia dhe kishte ardhur me familjen q\u00eb e vog\u00ebl. Un\u00eb u habita, pasi kisha menduar se do ishte nga ato bjondet e pasura dhe tipike angleze. Por jo, ishte moldave. Po na shkonte shum\u00eb mir\u00eb muhabeti, ndoshta ngaq\u00eb ishim t\u00eb dy emigrant\u00eb. Takimet tona sa vinte e po b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb shpeshta derisa un\u00eb i propozova. Pak m\u00eb von\u00eb ajo pranoi dhe u lidh\u00ebm bashk\u00eb. Nat\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kaluam bashk\u00eb, u \u00e7menda t\u00ebr\u00ebsisht pas saj dhe q\u00eb nga ajo dit\u00eb, harrova gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00eb Shqip\u00ebri ishin shqet\u00ebsuar dhe familjar\u00ebt kishin pyetur familjar\u00ebt e shok\u00ebve t\u00eb mi k\u00ebtej se nga b\u00ebhesha. Nuk e di, po ajo sikur m\u00eb b\u00ebri magji. As p\u00ebr veten nuk mendoja m\u00eb. Sa her\u00eb zgjohesha n\u00eb m\u00ebngjes, \u00e7do mendim i par\u00eb ishte ajo. Fola me familjen, mamaja ishte tep\u00ebr e shqet\u00ebsuar. N\u00eb Shqip\u00ebri kisha edhe nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Thash\u00eb me vete: \u201c\u00c7far\u00eb po ndodh me mua? \u00c7far\u00eb po b\u00ebj k\u00ebshtu?\u201d. At\u00eb muaj nuk u d\u00ebrgova dot as lek\u00eb pasi i kisha b\u00ebr\u00eb dreka e darka e parti n\u00ebp\u00ebr lokale luksoze me Sashenk\u00ebn, se k\u00ebshtu quhej e dashura ime q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb mos e kisha njohur kurr\u00eb!<br \/>\nDit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Sashenka m\u00eb pyeti p\u00ebr familjen time. M\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb fliste n\u00eb telefon, madje edhe m\u00eb prezantoi me familjen e saj. Kur kishte v\u00ebllai im dit\u00eblindjen, Sashenka, nga ana e saj, i d\u00ebrgoi me post\u00eb disa lek\u00eb. Ngaq\u00eb ma respektonte shum\u00eb familjen, m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr vete. Familja e saj m\u00eb ndihmoi edhe me letrat, derisa i rregullova.<br \/>\nNj\u00eb ver\u00eb, pas kaq vitesh n\u00eb emigracion, Sashenka e un\u00eb u fejuam. Fejes\u00ebn e b\u00ebm\u00eb n\u00eb Angli me pothuaj gjith\u00eb familjen e saj, si tip dreke familjare. Ngaq\u00eb prind\u00ebrit e mi jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri, ne vendos\u00ebm t\u00eb vinim edhe n\u00eb Elbasan. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb pas kaq vitesh q\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb dukej sikur po vdisja nga malli rrug\u00ebs e n\u00eb moment t\u00eb fundit nuk po rezistoja dot derisa t\u00eb ulej avioni. N\u00eb Lond\u00ebr, fejes\u00ebn e b\u00ebm\u00eb n\u00eb qershor, n\u00eb Shqip\u00ebri po ktheheshim n\u00eb gusht. Gjat\u00eb fejes\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr, pothuajse gjith\u00eb fisi i Sashenk\u00ebs kishte ardhur nga Moldavia n\u00eb Angli. Ishin m\u00eb kryesor\u00ebt, daja, xhaxhallar\u00ebt, hallat e saj, t\u00eb gjith\u00eb me shum\u00eb klas e t\u00eb veshur mir\u00eb. E b\u00ebm\u00eb fejes\u00ebn sipas traditave moldave.<br \/>\nNejse, kalojm\u00eb te momenti q\u00eb hym\u00eb n\u00eb Elbasan. Sashenk\u00ebs po i p\u00eblqente shum\u00eb Shqip\u00ebria. Megjith\u00ebse un\u00eb i d\u00ebrgova familjes lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa rregullime, prap\u00eb sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi dhe ka nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb halle. Jetoj n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Elbasanit me sht\u00ebpi t\u00eb rr\u00ebnuara e me njer\u00ebz jo fort mir\u00eb nga ana ekonomike. P\u00ebrpara se t\u00eb shkoja, u fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb butik me Sashenk\u00ebn dhe ajo u \u00e7udit nga k\u00ebrkesa ime p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa rroba t\u00eb tjera pasi duhej t\u00eb p\u00ebrshtatej me familjen time dhe nuk mund t\u00eb shkonte me rroba aq t\u00eb shkurt\u00ebra si rroba banjoje, n\u00eb nj\u00eb sebep t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb si\u00e7 ishte fejesa. Aty filloi dhe debati yn\u00eb i par\u00eb. Ajo nuk e kuponte se p\u00ebrse duhet ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, por si p\u00ebrfundim, e binda. Takova maman\u00eb e baban\u00eb e m\u00eb pas, gjith\u00eb familjen e fisin. N\u00ebna kishte net q\u00eb priste zgjuar ardhjen time dhe kishte dal\u00eb mu n\u00eb rrug\u00eb kryesore p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pritur. N\u00ebna ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb tipike shqiptare, me nj\u00ebqind rrudha nga nj\u00ebqind halle q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrrusur para kohe t\u00eb shkret\u00ebn. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje Sashenka, q\u00eb sillej shum\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, e puthte n\u00ebna ime, kurse ajo gjith\u00eb turinj, sikur kishte p\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb darka hante shum\u00eb pak e m\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb dilnim m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb. Familjes sime i b\u00ebnte shum\u00eb p\u00ebrshtypje kjo gj\u00eb, por mbanin rezerva se mendonin p\u00ebr lumturin\u00eb time e nuk m\u00eb tregonin, p\u00ebr t\u00eb mos e prishur at\u00eb, pasi fejesa ime ishte edhe g\u00ebzimi yn\u00eb i par\u00eb. Erdhi dita e fejes\u00ebs, vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi kisha ardhur un\u00eb. Ishin ftuar t\u00eb gjith\u00eb. E b\u00ebm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, at\u00eb dit\u00eb kisha p\u00ebrgatitur edhe disa zarfa t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr t\u2019ua shp\u00ebrndar\u00eb disa t\u00eb af\u00ebrmve. Meq\u00eb kisha ndenjur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb emigracion, u kisha futur di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl brenda.<br \/>\nRreth nj\u00eb or\u00eb pasi kisha p\u00ebrgatitur t\u00eb gjith\u00eb zarfat, e gjeta Sashenk\u00ebn duke qar\u00eb. E pyeta se \u00e7far\u00eb kishte dhe ajo m\u00eb tha se i kishin humbur lek\u00ebt n\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt kur kishim dal\u00eb. \u201cMos u m\u00ebrzit o shpirt, i thash\u00eb. Nuk ka problem\u201d. Kisha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpenzime me rrug\u00ebn, disa rregullime t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, operacion t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ishte s\u00ebmur\u00eb. U m\u00ebrzita, por edhe isha pa zgjidhje, k\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb mos ia shp\u00ebrndaja lek\u00ebt fisit, por t\u2019i p\u00ebrdorja p\u00ebr dit\u00ebn e fejes\u00ebs. Fejesa u b\u00eb me sukses, derisa pas saj, plasi sherri. Dy nga kunatat e fisit i kapa mat duke debatuar me n\u00ebn\u00ebn time e duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cNe t\u00eb kemi ndjekur n\u00eb \u00e7do sebep dhe djali yt kaq vite n\u00eb Angli e nuk u dha di\u00e7ka t\u00eb vog\u00ebl f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Si nuk ka menduar p\u00ebr ne q\u00eb ne e p\u00ebrcoll\u00ebm kur iku e ju kemi ndihmuar?\u201d. M\u00eb erdhi shum\u00eb inat, por nga ana tjet\u00ebr edhe i kuptova se \u201cnuk kan\u00eb pun\u00eb\u201d, mendova. N\u00eb at\u00eb moment, e pash\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb nd\u00ebrhyja e u thash\u00eb q\u00eb ata nuk e dinin si i kisha pun\u00ebt.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb pune? Me makina, e sht\u00ebpi t\u00eb rregulluar e t\u00eb gjitha i ke!<br \/>\n&#8211; Po mir\u00eb, &#8211; ua ktheu mamaja ime, &#8211; me djers\u00ebn e vet i ka.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb kaq e vog\u00ebl degradoi saq\u00eb erdh\u00ebn xhaxhallar\u00ebt, u p\u00ebrfshi dhe babi dhe n\u00eb fund mbaroi me nj\u00eb: \u201cK\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkelur\u201d.<br \/>\nDo t\u00eb ktheheshim n\u00eb Angli e n\u00ebna tha: \u201cIk b\u00ebj jet\u00ebn t\u00ebnde e martohu andej. S\u2019ke m\u00eb pun\u00eb k\u00ebtej\u201d. Por edhe n\u00eb Angli, ra bomba tjet\u00ebr. Pas 2-3 dit\u00ebve t\u00eb para, Sashenka m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi me ndarje e m\u00eb ndaloi t\u00eb d\u00ebrgoja lek\u00eb te familja. M\u00eb kontrollonte e m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb ardhurat tona kishin r\u00ebn\u00eb pasi kishte harxhuar shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E telefonova n\u00ebn\u00ebn dhe i thash\u00eb q\u00eb nuk u d\u00ebrgoja dot lek\u00eb derisa t\u00eb stabilizohej situata se isha n\u00eb konflikt me t\u00eb fejuar\u00ebn. \u201cT\u00eb jeni ju mir\u00eb, tha ajo, se ne do b\u00ebjm\u00eb si do b\u00ebjm\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa babi m\u00eb qortoi dhe e mbylli telefonin duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk ke m\u00eb pun\u00eb me ne. Erdhe k\u00ebtej e m\u00eb fute n\u00eb sherr me v\u00ebllez\u00ebrit\u201d. Aty, edhe un\u00eb ia ktheva ashp\u00ebr.<br \/>\nSa u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, pash\u00eb se Sashenka m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ku m\u00eb thoshte lamtumir\u00eb e se nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mua e familjen time t\u00eb mjer\u00eb, se ata duhet t\u00eb punonin vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lek\u00ebt e tyre si familja e saj e se m\u00eb kishte g\u00ebnjyer kur m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se i kishin humbur lek\u00ebt, pasi e kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebja m\u00eb tep\u00ebr shpenzime n\u00eb Shqip\u00ebri. U ndjeva sikur m\u2019u p\u00ebrmbys e gjith\u00eb bota. Sa rregullova di\u00e7ka, m\u2019u prish nj\u00eb tjet\u00ebr e i humba t\u00eb dyja, por nga ana tjet\u00ebr e fal\u00ebnderova Zotin sepse nuk doja ta kaloja jet\u00ebn me dik\u00eb q\u00eb nuk dinte se \u00e7far\u00eb ishte sakrifica. Ishte m\u00ebsuar me pun\u00eb zyre e nuk e konceptonte dot t\u00eb ndihmonte familjen.<br \/>\nJa, se \u00e7far\u00eb jan\u00eb grat\u00eb e bot\u00ebs! M\u2019u duk vetja idiot, aq sa edhe i shfryt\u00ebzuar, sikur isha aventuara e moldaves q\u00eb m\u00eb mbante p\u00ebr seks e pa pik\u00ebn e turpit m\u00eb hodhi n\u00eb rrug\u00eb, \u201cpor nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje, thash\u00eb, e huaj, ashtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar!\u201d. N\u00eb k\u00ebto momente, jam shum\u00eb i stresuar. Nuk di si t\u00eb kthehem t\u00eb familja, nuk di si t\u2019i rregulloj gj\u00ebrat. Aman me siguri di nj\u00eb gj\u00eb: Edhe prift do b\u00ebhem e nusen do ta marr shqiptare! Nuk ka si gjaku yt e gjuha jote. T\u00eb rrahin e t\u00eb bashkojn\u00eb hallet. K\u00ebt\u00eb hall po ma qanin edhe ca shok\u00ebt e mi k\u00ebtej, q\u00eb ishin martuar e ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb. Vjen burri i lodhur nga puna, ha ve\u00e7 gj\u00ebra t\u00eb thata. T\u00eb mos dij\u00eb gruaja t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb sht\u00ebpie e nj\u00eb gjell\u00eb?! Fatin tim zhg\u00ebnjyes nuk ia uroj askujt. P\u00ebr momentin, po mendoj vet\u00ebm si do t\u00eb zgjidhen gj\u00ebrat, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ia theva zemr\u00ebn e babait q\u00eb e kam konservator e m\u00eb doli nami se kam qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb i fejuar\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E dashur redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb nga Elbasani, q\u00eb jetoj n\u00eb Angli dhe kam ikur q\u00eb 17 vje\u00e7 n\u00eb emigrim. Tani jam 38 vje\u00e7. Si t\u00eb gjith\u00eb ose si shumic\u00ebn e t\u00eb rinjve, kushtet ekonomike m\u00eb detyruan t\u00eb ikja nga Shqip\u00ebria e familja. Mbaj mend q\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10557","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}