{"id":10555,"date":"2015-09-23T14:30:10","date_gmt":"2015-09-23T12:30:10","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10555"},"modified":"2015-09-23T12:46:00","modified_gmt":"2015-09-23T10:46:00","slug":"a-mund-ti-terheq-parate-per-kontributet-qe-kam-paguar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/a-mund-ti-terheq-parate-per-kontributet-qe-kam-paguar\/","title":{"rendered":"A mund t\u2019i t\u00ebrheq parat\u00eb p\u00ebr kontributet q\u00eb kam paguar?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam nj\u00eb emigrant n\u00eb Itali, i dat\u00eblindjes 1951. Kam punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 14 vitesh n\u00eb Itali me kontribute pran\u00eb INPS-s\u00eb. Kam nj\u00eb mendje p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ajo \u00e7ka d\u00ebshiroj prej jush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion rreth kontributeve t\u00eb mia t\u00eb paguara n\u00eb Itali. A mund t\u2019i t\u00ebrheq n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, n\u00eb qoft\u00eb se po, si \u00ebsht\u00eb rregulli, \u00e7far\u00eb procedure duhet t\u00eb ndjek? N\u00eb rast se nuk mund t\u2019i t\u00ebrheq, a kam ndonj\u00eb p\u00ebrfitim nga kontributet e derdhura? N\u00eb Shqip\u00ebri kam gjithsej 13 vite e 6 muaj. A p\u00ebrfitoj nga legjislacioni shqiptar p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore?<br \/>\nNaim Balluku, Zv. President, p\u00ebrfaq\u00ebsues i deg\u00ebs INAS p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit Bossi-Fini (Ligj 189\/2002), punonj\u00ebsit e kthyer nga vendet jo an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, me riatdhesimin e tyre (n\u00ebse do t\u00eb ishin me dokumentacion t\u00eb rregullt) p\u00ebrfundimtar para dat\u00ebs 10 shtator 2002, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjeve reciproke nd\u00ebrmjet Italis\u00eb dhe vendit t\u00eb tyre, kishin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rimbursim t\u00eb kontributeve t\u00eb paguara deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (Ligji 335\/1995 neni 3, paragrafi 13).<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit Bossi &#8211; Fini, emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb riatdhesuar dhe t\u00eb gjith\u00eb jasht\u00ebkomunitar\u00ebve q\u00eb kishin punuar n\u00eb Itali me dokumentacion t\u00eb rregullt, u kthehej e gjith\u00eb shuma e kontributeve n\u00eb kesh, duke shlyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb detyrimin e shtetit italian kundrejt k\u00ebtyre personave. Me miratimin dhe hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit Bossi-Fini, ndryshoi edhe trajtimi i emigrant\u00ebve t\u00eb riatdhesuar, tani jo m\u00eb me kthimin e shum\u00ebs s\u00eb kontributeve t\u00eb paguara, por n\u00eb disa favore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb dhe familjare. N\u00eb rast riatdhesimi p\u00ebrfundimtar, punonj\u00ebsi jasht\u00ebkomunitar me kontrat\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo sezonale, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitimin nga sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb maturuar n\u00eb Itali dhe p\u00ebrfiton t\u00eb tilla t\u00eb drejta, edhe kur nuk ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje reciproke me vendin e origjin\u00ebs (bazuar n\u00eb Ligjin Bossi\u2013Fini, 18 paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002).<br \/>\n&#8211; Por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga legjislacioni italian si i riatdhesuar, duhet t\u00eb merret statusi si i till\u00eb, i cili jepet nga Ambasada Italiane kundrejt paraqitjes s\u00eb disa dokumenteve. Dokumentacioni i k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin e t\u00eb riatdhesuarit:<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtetim nga nj\u00ebsia vendore e pushtetit lokal t\u00eb zon\u00ebs, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb dat\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb hyrjes p\u00ebrfundimtare n\u00eb atdhe si dhe adres\u00ebn aktuale.<br \/>\n&#8211; Fotokopje t\u00eb pasaport\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe faqen ku ndodhet vula e fundit e kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n&#8211; V\u00ebrtetim nga organet kompetente (drejtorit\u00eb e tatimeve), n\u00eb atdhe q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aktivitetin e pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Dokumenti i \u00e7rregjistrimit nga komuna ku emigranti ka qen\u00eb banues n\u00eb Itali. K\u00ebto dokumente duhet t\u00eb p\u00ebrkthehen nga p\u00ebrkthyes t\u00eb miratuar nga Ambasada Italiane n\u00eb Tiran\u00eb, lista e s\u00eb cil\u00ebs ndodhet ne faqen vveb t\u00eb ambasad\u00ebs dhe duhen miratuar nga kjo ambasad\u00eb. Mbas p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebtyre dokumenteve, personat e interesuar duhet t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb ambasad\u00eb, p\u00ebr t\u00eb paraqitur k\u00ebto dokumente dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb statusin e t\u00eb riatdhesuarit.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr p\u00ebrfitimin e pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt e riatdhesuar, duhet t\u00eb dallojm\u00eb dy raste, sipas s\u00eb cilave, pensioni llogaritet me sistemin kontributiv, apo me sistemin retributiv (me pagat).<br \/>\n1. N\u00eb rastin e par\u00eb, punonj\u00ebsit jasht\u00ebkomunitar\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsuar mbas 1 janarit 1996, mund t\u00eb p\u00ebrfshihen p\u00ebr pension pleq\u00ebrie n\u00eb rast riatdhesimi, t\u00eb llogaritura me sistemin kontributiv, me plot\u00ebsimin e 66 viteve e 3 muaj (\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtesa me koeficientin e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb), edhe n\u00ebse nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e parashikuara, pra, edhe n\u00ebse nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar 20 vite kontribute.<br \/>\n2. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, punonj\u00ebsit jasht\u00ebkomunitar\u00eb, pun\u00ebsuar para periudh\u00ebs 01.01.1996, mund t\u00eb p\u00ebrfshihen, n\u00eb rast riatdhesimi, n\u00eb pension pleq\u00ebrie, t\u00eb llogaritur me sistemin retributiv, ose t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb, vet\u00ebm kur plot\u00ebsojn\u00eb 66 vje\u00e7 e 3 muaj (\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtesa me koeficientin e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb) si p\u00ebr burrat, ashtu dhe p\u00ebr grat\u00eb, vet\u00ebm kur plot\u00ebsojn\u00eb jo m\u00eb pak se 20 vite kontribute.<br \/>\n&#8211; N\u00eb rast se nuk ktheheni n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension n\u00eb Itali, do t\u2019ju duhen 20 vite kontributiv\u00eb dhe n\u00eb rast se keni filluar pagesat mbas dat\u00ebs 01.01.1996, mund t\u00eb p\u00ebrfitoni pension edhe me 5 vite kontribute, por mbasi t\u00eb plot\u00ebsoni mosh\u00ebn 70 vje\u00e7. P\u00ebrsa i p\u00ebrket vjet\u00ebrsis\u00eb q\u00eb keni n\u00eb Shqip\u00ebri, ju e plot\u00ebsoni mosh\u00ebn p\u00ebr pension n\u00eb vitin 2016, por krahas mosh\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kushte pensioni, do t\u2019ju duhet nj\u00eb vjet\u00ebrsi pune kontributive prej jo m\u00eb pak se 15 vjet\u00ebsh, nd\u00ebrsa p\u00ebr pensionin e plot\u00eb p\u00ebr vitin 2016 shtohen edhe 8 muaj (4 muaj p\u00ebr vitin 2015 dhe 4 muaj p\u00ebr vitin 2016) dhe kjo vjet\u00ebrsi b\u00ebhet 35 vite e 8 muaj. Sidoqoft\u00eb, q\u00eb t\u2019ju lind\u00eb e drejta p\u00ebr pension, do t\u2019ju duhet dhe 1 vit e 6 muaj. P\u00ebr kompletimin e k\u00ebsaj vjet\u00ebrsie, mund t\u00eb siguroheni n\u00eb skem\u00ebn e sigurimit vullnetar. Shuma mujore e kontributit q\u00eb mund t\u00eb paguani me sigurim vullnetar \u00ebsht\u00eb 4.752 lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr 1 vit e 6 muaj, shuma e pages\u00ebs \u00ebsht\u00eb 85.536 lek\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjitha problemet q\u00eb mund t\u00eb keni me pensionet, si n\u00eb Itali, ashtu edhe Shqip\u00ebri, mund t\u00eb paraqiteni, ose t\u00eb na shkruani. Adresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb: Rrruga \u201cA.Z.\u00c7ajupi\u201d Pallati nr.7 Kati i par\u00eb. E-mail: n.balluku@inas.it albania@inas.it nballuku@yahoo.it Tel. 0355665708074. Cel. 00355665708074. Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr besimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam nj\u00eb emigrant n\u00eb Itali, i dat\u00eblindjes 1951. Kam punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 14 vitesh n\u00eb Itali me kontribute pran\u00eb INPS-s\u00eb. Kam nj\u00eb mendje p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ajo \u00e7ka d\u00ebshiroj prej jush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion rreth kontributeve t\u00eb mia t\u00eb paguara n\u00eb Itali. A mund t\u2019i t\u00ebrheq n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,219],"tags":[],"class_list":["post-10555","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10555\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}