{"id":10518,"date":"2015-09-18T15:30:15","date_gmt":"2015-09-18T13:30:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10518"},"modified":"2015-09-18T12:09:13","modified_gmt":"2015-09-18T10:09:13","slug":"kristali-i-dashurise-qe-nuk-e-thyen-dot-askush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/kristali-i-dashurise-qe-nuk-e-thyen-dot-askush\/","title":{"rendered":"Kristali i dashuris\u00eb q\u00eb nuk e thyen dot askush"},"content":{"rendered":"<p>Seati nuk i tha asgj\u00eb t\u00eb atit, para se t\u00eb nisej. Nuk donte t\u00eb prishej magjia e \u00ebndrr\u00ebs. I ndruhej ndonj\u00eb fjale t\u00eb patakt, apo num\u00ebrimit t\u00eb brezave t\u00eb gjak\u00ebsis\u00eb. I dukeshin t\u00eb \u00e7uditshme ato q\u00eb lexonte n\u00eb librat e shenjt\u00eb, se muslimani mund t\u00eb martohej edhe me kush\u00ebrir\u00ebn e par\u00eb, por t\u00eb ruaje gjak\u00ebsin\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb breza, si\u00e7 thoshte i ati, ishte e pamundur. Meq\u00eb ishte blegtor, shembujt i merrte nga kafsh\u00ebt. Dikur i kishte b\u00ebr\u00eb vaki q\u00eb delja t\u2019i lindte qengj me dy koka, ngaq\u00eb dashi kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb qengji i saj. Kafsha b\u00ebn gabime, se nuk ka mend, por njeriut nuk i lejohet. Kur vinte puna p\u00ebr mbles\u00ebri, \u201cprit, u thoshte, se duhet t\u00eb pyesim\u201d dhe m\u00eb pas num\u00ebronte brezat pa fund. Mir\u00ebpo Seati nuk pyeti as ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm tjet\u00ebr kur erdhi puna p\u00ebr Ret\u00ebn. Ishte zjarri i dashuris\u00eb ndezur n\u00eb zemr\u00ebn e tij, q\u00eb s\u2019donte t\u00eb fikej nga ndonj\u00eb shi fjal\u00ebsh t\u00eb pamerituara, ngritur mbi perceptime t\u00eb gabuara.<br \/>\nLoja e k\u00ebndshme e fjal\u00ebve mes tij dhe vajz\u00ebs q\u00eb sot po shkonte ta k\u00ebrkonte p\u00ebr grua, filloi n\u00eb rrjetin social Facebook dhe u b\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse me kalimin e koh\u00ebs. Ata merrnin nga faqe t\u00eb tjera t\u00eb internetit pasazhe t\u00eb bukura, citate nga njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, poezi t\u00eb ngjyrosura n\u00eb art, i p\u00ebrvet\u00ebsonin e ia nisnin partnerit. Efekti i tyre ishte spektakolar! Lulja e dashuris\u00eb n\u00eb zemrat e tyre ujitej p\u00ebrdit\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb bukura, duke u rritur e zmadhuar. K\u00ebt\u00eb nuk e tregonin vet\u00ebm syt\u00eb e tyre shpuz\u00eb, q\u00eb ndezin zjarre edhe kur dallg\u00ebt e forta t\u00eb njer\u00ebzve dashakeq\u00eb i sp\u00ebrkasin me n\u00ebnqeshje e mosbesim t\u00eb t\u00ebrbuar, por edhe kur ata udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pashkelura t\u00eb sprov\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb. Nuk ishte pamja e jashtme ajo q\u00eb p\u00ebrcaktonte intensitetin e dashuris\u00eb, por ajo \u00e7ka njeriu ka n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e shpirtit t\u00eb tij, karakteri dhe edukimi familjar.<br \/>\nAi nuk vrapoi drejt aventur\u00ebs q\u00eb t\u00eb deh dashuria, por respektoi d\u00ebshir\u00ebn e vajz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebn e saj para prind\u00ebrve. Vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb tyre, do t\u00eb hapej porta e hyrjes n\u00eb parajs\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Reta nuk ia k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb sepse s\u2019ishte e bindur p\u00ebr dashurin\u00eb e tij, por p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme n\u00eb pjat\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj. Jo \u00e7do vajz\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb v\u00ebrshimit t\u00eb emocioneve q\u00eb ndez zjarri i dashuris\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzim pa kushte, duke harruar edhe betimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb dikur e ruanin me shum\u00eb fanatiz\u00ebm p\u00ebr nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dasm\u00ebs. Kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relike varur n\u00eb \u00e7engelin e koh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, ama Reta nuk vrapoi as drejt modernes s\u00eb shpejtuar, por b\u00ebri pjes\u00ebtimin e dy koh\u00ebrave, n\u00eb mesin e art\u00eb.<br \/>\nSeati nuk ishte i panjohur p\u00ebr prind\u00ebrit e Ret\u00ebs. Familjet e tyre njiheshin prej vitesh. Kur zbrit\u00ebn n\u00eb zonat urbane, koha e solli q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin mbles\u00ebri n\u00eb t\u00eb dy fiset. Kjo b\u00ebnte q\u00eb hyrja t\u00eb ishte e leht\u00eb, por dalja nuk dihej, edhe pse n\u00eb dor\u00eb kishte gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga personi q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb pas gjysma e jet\u00ebs s\u00eb tij. Madje ajo kishte marr\u00eb nga e \u00ebma nj\u00eb lloj vize kalimi n\u00eb tok\u00ebn e premtuar t\u00eb dashuris\u00eb, q\u00ebkur vuri re komunikimin shoq\u00ebror n\u00eb rrjetin social. Si t\u00eb thuash, ia kishte hapur shtegun e kalimit n\u00eb tok\u00ebn e ndaluar p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb ndrojtur dhe disi t\u00eb paragjykuar nga artikulimi i ngadalt\u00eb i fjal\u00ebve, por edhe nga nj\u00eb defekt trupor i lindur. Vitet e fundit, Reta kishte filluar t\u00eb ndiente dhimbje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin, lodhje t\u00eb tepruar, m\u00ebrzitje, pasivitet n\u00eb m\u00ebsime e shoq\u00ebri. Padituria p\u00ebr pasojat e k\u00ebtij defekti n\u00eb kraharor, ndoshta mosbesimi te mjek\u00ebsia shkencore, b\u00ebn\u00eb q\u00eb vajz\u00ebn ta linin pas dore q\u00eb her\u00ebt. Ishin mjaftuar me mjek\u00ebt popullor\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb me th\u00ebn\u00eb, te mashtruesit p\u00ebrzier me ngjyrim fetar, p\u00ebr t\u00eb rritur besueshm\u00ebrin\u00eb te klient\u00ebt, por q\u00eb nuk kishin asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me fen\u00eb q\u00eb predikonin. Naiviteti dhe horizonti i cek\u00ebt i mamas\u00eb s\u00eb saj, b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb mos ishte n\u00eb gjendje t\u00eb ndante besimin n\u00eb Zot nga predikuesit e rrem\u00eb dhe sidomos, kur k\u00ebta pretendonin se sh\u00ebronin s\u00ebmundje q\u00eb mjek\u00ebsia nuk ka mundur t\u2019u jap\u00eb ende zgjidhje p\u00ebrfundimtare.<br \/>\nSeati vinte t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebn e vajz\u00ebs duke mbajtur mbi supe pesh\u00ebn e nj\u00eb familjeje t\u00eb zgjeruar dhe me t\u00eb ardhura ekonomike modeste. Kur u mbyll shkolla e ciklit t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr kontigjent t\u00eb pak\u00ebt nx\u00ebn\u00ebsish n\u00eb fshatin e vog\u00ebl malor, ata u detyruan t\u00eb gjenin zgjidhje emergjente: Blen\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi modeste aty ku jan\u00eb dhe sot, me iden\u00eb e shp\u00ebrnguljes s\u00eb gjith\u00eb familjes. P\u00ebr shkak t\u00eb borxhit q\u00eb u krijua, prind\u00ebrit q\u00ebndruan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ekzistuese p\u00ebr t\u00eb mbajtur blegtorin\u00eb, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt shkuan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb.<br \/>\nVitet kaluan, por prind\u00ebrit nuk u bashkuan me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes, ndon\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kontribuesit kryesor\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Seati mbaroi gjimnazin dhe m\u00eb pas provoi disa her\u00eb emigracionin, shum\u00eb her\u00eb klandestin, derisa nj\u00eb dit\u00eb autoritetet doganore e qeras\u00ebn me nj\u00eb gjob\u00eb t\u00eb majme, duke e privuar edhe nga \u00e7do shtet tjet\u00ebr evropian. Dy nga motrat u martuan, por fati nuk u eci mbar\u00eb. Nj\u00ebra do t\u00eb divorcohej vet\u00ebm pas pak muajsh martes\u00eb, kurse tjetra, kur ishte b\u00ebr\u00eb me f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb detyruara nga rrethanat, duhej t\u00eb punonin te fermer\u00ebt q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb qytet, disa dhjet\u00ebra kilometra larg, duke marr\u00eb mbi vete koston e gum\u00ebzhitjes s\u00eb fjal\u00ebve jo t\u00eb denja. Si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb provinca, jeta liberale \u00ebsht\u00eb kosto p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pasi kthehesh n\u00eb objekt thashethemesh dhe t\u00eb privojn\u00eb nga objektivi q\u00eb i v\u00eb vetes n\u00eb zgjedhjen e partnerit. K\u00ebshtu e shtyn koh\u00eb pas kohe ringritjen e familjes, nd\u00ebrsa vitet q\u00eb rriten si pa u ndier\u00eb, kthehen n\u00eb disfavor, m\u00eb pas dhe pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr q\u00ebllimin kryesor t\u00eb martes\u00ebs, rigjenerimin; shkaqe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb Seati duhet t\u2019i merrte n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij.<br \/>\nDuke thyer heshtjen e krijuar, Seati b\u00ebri t\u00eb ditur se kishin biseduar ngesh\u00ebm koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke hetuar n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb shpirtit t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe kishin gjetur at\u00eb pasuri ndjenjash t\u00eb mjaftueshme, q\u00eb n\u00ebse i bashkonin n\u00eb vitet e ardhshme, do t\u00eb ecim gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb lumturi. Ai kishte vajtur me mendim t\u00eb stabilizuar e gjykim t\u00eb pjekur, duke marr\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe aprovimin e vajzes, e cila mund ta thot\u00eb vet\u00eb mendimin e saj.<br \/>\nI ati i vajz\u00ebs, disi i \u00e7uditur p\u00ebr guximin e Seatit dhe mosbesues n\u00eb fjal\u00ebt e tij, se mos k\u00ebto dilnin nga goja e shpejtuar para mendjes, pyeti t\u00eb bij\u00ebn se sa duhej t\u2019i besonte k\u00ebtij djali. Ai ngeli i shastisur kur ajo i pohoi se p\u00ebr Seatin, zemra i diktonte fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura. Kur ishte pran\u00eb tij, z\u00ebri i dridhej nga emocionet, nd\u00ebrsa larg, ndjente humb\u00ebsi t\u00eb pafund. Ai ishte njeriu q\u00eb nuk do t\u2019i dor\u00ebzohej vet\u00ebm fizikisht, por t\u00eb cilit do t\u2019i dor\u00ebzonte gjith\u00eb bot\u00ebn e saj shpirt\u00ebrore. Kurr\u00eb nuk ishte ndier\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb e g\u00ebzuar, m\u00eb e lumtur, m\u00eb e plot\u00ebsuar se ato koh\u00eb. Pa Seatin, jeta e saj dukej krejt e zbraz\u00ebt e pakuptimt\u00eb, e kot\u00eb. K\u00ebshtu i pohoi Reta t\u00eb atit, duke flakur tutje ndrojtjen e dikurshme t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb ndrydhur.<br \/>\nRezervat q\u00eb kishin p\u00ebr familjen e djalit, duke i gjykuar me syzet e prindit, por edhe si provincal\u00eb t\u00eb thekur pas k\u00ebsaj dashurie t\u00eb shfaqur me tepri, dukeshin shum\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. T\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr zgjedhjen e men\u00e7ur t\u00eb vajz\u00ebs, pa ndonj\u00eb konsultim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, hap\u00ebn port\u00ebn e zemr\u00ebs edhe p\u00ebr pjes\u00ebtarin e ri t\u00eb familjes. Madje, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt se k\u00ebdo tjet\u00ebr, i propozuan q\u00eb Seati t\u00eb bashk\u00ebjetonte me ta. Reta e meritonte k\u00ebt\u00eb nder jo vet\u00ebm se ishte vajza e fundit dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre zvend\u00ebsonte v\u00ebllain e munguar nga pamund\u00ebsia, por edhe si mb\u00ebshtetje p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore.<br \/>\nSeati nuk ishte aspak i p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb befasi t\u00eb k\u00ebndshme dhe delikate nj\u00ebkoh\u00ebsisht. T\u00eb k\u00ebndshme, pasi k\u00ebshtu nuk do t\u2019i duhej t\u00eb punonte gjat\u00eb p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb banese p\u00ebr familjen e re dhe do t\u00eb ishte m\u00eb i qet\u00eb, pasi i druhej kontradiktave t\u00eb gruas s\u00eb ardhshme me kunatat e saj. ai nuk donte t\u00eb ishte i padrejt\u00eb me asnj\u00eb, por as t\u00eb thyente kristalin e dashuris\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e Ret\u00ebs, nuk do ta d\u00ebshironte kurr\u00eb. Delikate, pasi do t\u2019i duhej t\u00eb mbante mbi vete nj\u00eb lloj epiteti t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb u vihet dh\u00ebndur\u00ebve kur shkojn\u00eb te nusja p\u00ebr t\u00eb jetuar. Por, p\u00ebrderisa q\u00ebllimi kryesor ishte familja baz\u00eb, lumturia e saj n\u00eb vite, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe leht\u00ebsim kushtesh ekonomike, do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos t\u00eb thyente mentalitetin absurd q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ta p\u00ebrplasin n\u00eb fytyr\u00eb si pazot\u00ebsi maskiliste. Dashuria e pakufishme p\u00ebr Ret\u00ebn e shtyu t\u00eb pranonte edhe kushtin e v\u00ebn\u00eb, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu, bashk\u00ebjetes\u00ebn me familjen e nuses.<br \/>\nKristali i dashuris\u00eb do t\u00eb ndriste si margaritar n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb viteve, pa u thyer nga askush. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu shpresojn\u00eb dhe besojn\u00eb ata, shtegtar\u00ebt e mendimeve t\u00eb lira, pa e ditur se rruga e jet\u00ebs nuk do jet\u00eb aq e leht\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nga J. Mu\u00e7ollari<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seati nuk i tha asgj\u00eb t\u00eb atit, para se t\u00eb nisej. Nuk donte t\u00eb prishej magjia e \u00ebndrr\u00ebs. I ndruhej ndonj\u00eb fjale t\u00eb patakt, apo num\u00ebrimit t\u00eb brezave t\u00eb gjak\u00ebsis\u00eb. I dukeshin t\u00eb \u00e7uditshme ato q\u00eb lexonte n\u00eb librat e shenjt\u00eb, se muslimani mund t\u00eb martohej edhe me kush\u00ebrir\u00ebn e par\u00eb, por t\u00eb ruaje gjak\u00ebsin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10518","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10518\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}