{"id":10480,"date":"2015-09-16T12:30:13","date_gmt":"2015-09-16T10:30:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10480"},"modified":"2015-09-15T12:39:05","modified_gmt":"2015-09-15T10:39:05","slug":"urime-29","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/urime-29\/","title":{"rendered":"Urime&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Me rastin e 33 vjetorit me 16 gusht, i b\u00ebjm\u00eb vajz\u00ebs, motr\u00ebs, mbes\u00ebs son\u00eb Etleva Agalliu Top\u00e7iu k\u00ebt\u00eb urim special. Familja e saj, mami, babi, v\u00ebllai, motra dhe n\u00eb ve\u00e7anti, nj\u00eb urim special ia d\u00ebrgon tezja e saj, Lindita, me f\u00ebmij\u00ebt e saj. Edhe 100 Eva! Zoti qoft\u00eb me ty!<\/p>\n<p>Nga un\u00eb, Flamur B\u00ebrd\u00ebllima, urime p\u00ebr ju:<br \/>\n&#8211; K\u00ebto urime po i shkruaj me ndihm\u00ebn e nj\u00eb pal\u00eb syzeve t\u00eb reja optike. Nuk jan\u00eb me bisht floriri dhe s\u2019kan\u00eb pse t\u00eb jen\u00eb, por&#8230; jan\u00eb kaq qet\u00ebsuese. Si ka mund\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb kaq t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ata okulist\u00eb n\u00eb autostrad\u00eb, q\u00eb m\u00eb siguruan se syzet (e m\u00ebparshme) ishin&#8230; top fare?! O Zot! Ato luanin nga 1.5 deri n\u00eb 2 numra! \u00c7far\u00eb t\u00eb them p\u00ebr ju o faqezinj, q\u00eb p\u00ebr lek\u00eb e q\u00ebrroni tjetrin? Dhe pastaj vizita tek Akile Zisi, me koh\u00ebn e plot\u00eb, me aparate t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb fundit. Dhe ja, tani them: u b\u00ebfsh 100 vje\u00e7 Akil! M\u00eb shp\u00ebtove syt\u00eb e ballit, syt\u00eb e pun\u00ebs! Urime dhe puthi fort gocat!<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb urim e kam p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb me emrin Polikseni nga Gjirokastra. Punon farmaciste, k\u00ebtu, te \u201cTuneli\u201d i themi ne, af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb time. Historia fillon me k\u00ebt\u00eb vap\u00eb llahtari. Vazhdon me sqetullat e mia. K\u00ebnga thot\u00eb \u201cKarafil i kuq si gjaku\u201d. Ashtu m\u2019u b\u00ebn\u00eb. Ah, moj vap\u00eb, q\u00eb solle djers\u00ebn. K\u00ebnga thot\u00eb \u201cfaqekuqja porsi moll\u00eb\u201d. Mua nuk m\u2019u b\u00ebn\u00eb moll\u00ebt, po sqetullat t\u00eb kuqe&#8230; Dhe&#8230; dhe \u00e7far\u00eb thoni ju? Vu, antidjersa! N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, me at\u00eb koh\u00eb. Me at\u00eb shije, me k\u00ebt\u00eb shije. Parat\u00eb&#8230; vu! Vazhdova me&#8230; niseshte. Vu! Sa p\u00ebr 10 bakllava. Kuq dhe kuq&#8230; dhe gjumi&#8230; huq. Pastaj, familja. Mir\u00ebpo, me k\u00eb e ke! Vu e vu e kuqja. Vu lule basani! Vu vaj! Antidjers\u00eb prap\u00eb. Kur, nj\u00eb dit\u00eb kjo vajz\u00eb gjirokastrite m\u00eb tha: \u201cKe myk, nga vapa\u201d dhe m\u00eb dha kenakomb. Mua m\u2019u duk si \u201cKena Atdhe\u201d. Ej, Zot, qofsh e bekuar o vajz\u00eb e Poliksenit q\u00eb me t\u00eb par\u00ebn m\u00eb ndihmove. P\u00ebr ju t\u00eb tjer\u00ebt, \u00e7\u2019t\u00eb them? Po them \u201cvu e vu\u201d&#8230; p\u00ebr pudr\u00ebn q\u00eb m\u00eb h\u00ebngri t\u00eb gjitha lek\u00ebt q\u00eb do t\u2019ia jepja Sar\u00ebs, meq\u00eb mbaroi me t\u00eb gjitha 10-ta vitin e par\u00eb. Po, kismet&#8230; dhe urime!<br \/>\n&#8211; Dikur e dikur, kur punoja te Vizion +, m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb t\u00eb shikoja se ti i ngjaje fort nj\u00eb tjet\u00ebr Enkelede, edhe ajo gazetare. Tani, at\u00eb e kam harruar. Pra, kam ndjekur ecurin\u00eb t\u00ebnde si gazetare e kultur\u00ebs te Klani dhe t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj nga zemra, Enkeleda Mema. Ke fituar nj\u00eb siguri mahnit\u00ebse dhe nj\u00eb renditje t\u00eb pyetjeve me nj\u00eb logjik\u00eb bind\u00ebse. Urime pra, moj goce Tirone!<br \/>\n&#8211; Ndihem profesionalisht fajtor q\u00eb nuk t\u00eb kam takuar ende, e nderuara Zhaneta Saliu. Ti, \u00e7ame e bukur q\u00eb je simbol i k\u00ebmb\u00ebnguljes p\u00ebr jet\u00ebn. Biznesmene, n\u00ebn\u00eb, pedagoge te shok\u00ebt e mi, P. Kabo dhe A. Angjeli. Ti, \u201cNderi i Qytetit\u201d t\u00eb Durr\u00ebsit. Ta dish se sa n\u00eb siklet jam q\u00eb nuk kam shkruar m\u00eb par\u00eb. Po, jeta ec\u00ebn, e dashur Zhaneta. Do vij\u00eb shpejt nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb shoh, vet\u00ebm n\u00eb ekran. T\u00eb premtoj!<br \/>\n&#8211; E nderuar Fitnete Sula! Edhe pse nuk i miratoj sjelljet e tua, plot nerva dhe l\u00ebvizje duarsh (ndonj\u00ebher\u00eb), un\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e din\u00eb se ke nj\u00eb zem\u00ebr flori. Edhe nj\u00eb her\u00eb: Flori, ti moj bij\u00eb Burreli! T\u00eb respektoj se nuk ke paragjykime, i shp\u00ebrfill thashethemet dhe je bart\u00ebse e nj\u00eb sinqeriteti t\u00eb kulluar n\u00eb \u00e7do veprim. Por, \u201cqershia mbi tort\u00eb\u201d, jan\u00eb ato l\u00ebvizjet e tua fizkulturore andej nga liqeni. Un\u00eb g\u00ebzohem p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb vjen te liqeni e sidomos p\u00ebr ata q\u00eb njoh. T\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat, Fitnete!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb vajz\u00eb trendi, me ca k\u00ebmb\u00eb q\u00eb m\u00eb \u201ctrondisin\u201d molekulat dhe nj\u00eb dor\u00eb, q\u00eb dik\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet. Pastaj nj\u00eb z\u00eb: \u201ch\u00eb mo, s\u2019po m\u00eb njeh, \u00eb?\u201d. Po nga t\u00eb t\u00eb njihja moj Hiljana?! Ti, nga e bukur ishe b\u00ebr\u00eb yll. Epo, helbete, mami \u00ebsht\u00eb alamet parukiereje. N\u00eb fakt, edhe alamet femre, po, nejse. K\u00ebto radh\u00eb i kam p\u00ebr Hiljan\u00ebn q\u00eb m\u00eb kujton nj\u00eb en\u00eb kristali, plot rrez\u00ebllime. S\u00eb pari, nga shpirti. Pa le, tani b\u00ebn edhe sport. Nj\u00eb Zot e di sa dua t\u00eb t\u00eb shoh, jo nj\u00eb vit, as dy, po gjith\u00eb jet\u00ebn e gjat\u00eb, shum\u00eb t\u00eb lumtur, e shtrenjta, e ve\u00e7anta mikja ime Hiljana. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort!<br \/>\n&#8211; I dashur Adi Haxhiymeri! Do ta mbaj mend gjat\u00eb dat\u00ebn 5 gusht 2015. Se rrall\u00ebher\u00eb gjen nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb kupton me t\u00eb par\u00ebn. T\u00eb k\u00ebrkova ndihm\u00eb p\u00ebr dik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb punuar hamall, aty te fabrika e miellit Nr. 1. \u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, quhet pun\u00eb\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigje. Sa m\u00eb ngrohu kjo p\u00ebrgjigje! N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrball\u00eb kam njer\u00ebz q\u00eb nuk m\u00eb kuptojn\u00eb as nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e asaj q\u00eb them, po ja q\u00eb ka edhe njer\u00ebz si ti, i dashur Adi, me mendime t\u00eb krasitura, q\u00eb kan\u00eb brenda shqet\u00ebsimin, dhembshurin\u00eb, po mbi t\u00eb gjitha, realizimin. T\u00eb uroj fort, i dashur Adi!<br \/>\n&#8211; Dhe pastaj, m\u00eb ra nd\u00ebrmend: Gazetarja e ardhur rishtas n\u00eb TVSH, te emisioni i lajmeve, \u00ebsht\u00eb ish-Miss Tirana, Anjeza Maja (lus Zotin t\u00eb mos e kem gabim). Po, me njeri tjet\u00ebr nuk e ngat\u00ebrroj k\u00ebt\u00eb shou g\u00ebrl q\u00eb performonte aq bukur tek Agon Channel. Nuk mund t\u00eb ngat\u00ebrrohen ato tipare t\u00eb karakterit t\u00eb saj q\u00eb adhurohen aq shum\u00eb, sot e gjithmon\u00eb. Pa komplekse, e sinqert\u00eb, e kulluar dhe me z\u00ebrin dhe k\u00ebmb\u00ebt magjike. Epo rrofsh, moj Anjeza, q\u00eb u shfaqe prap\u00eb n\u00eb ekran. Urime!<br \/>\n&#8211; Pash\u00eb q\u00eb kishte ardhur nga studimet fetare, djali i Xhavitit, komshiut t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb katit m\u00eb sip\u00ebr. Ata jan\u00eb si familje praktikat\u00eb nga m\u00eb t\u00eb devotshmit t\u00eb fes\u00eb islame, po p\u00ebr at\u00eb Zot, djali i Xhavitit, \u00ebsht\u00eb as n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. \u00cbsht\u00eb mjaft i ri dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka drejtuar faljen e namazit para dy-tre vjet\u00ebsh n\u00eb bulevardin e madh t\u00eb Tiran\u00ebs. M\u00eb i vog\u00ebl, mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, po kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 14-15 vje\u00e7. Jam i sigurt\u00eb se ky djal\u00eb kaq i edukuar, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb thesar kuptimesh shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe jo vet\u00ebm. Jam i bindur dhe e uroj nga zemra. Pa le kur flasin t\u00eb dy turqisht! Urime pra!<br \/>\n&#8211; Un\u00eb t\u00eb ndjek me vemendje ty i dashur Nikolin Jaka, n\u00eb prononcimet e tua. T\u00eb ndjek, pasi e di se \u201cFuzhnja\u201d jote e mendimit godet n\u00eb shenj\u00eb. K\u00ebshtu edhe kur debatove n\u00eb distanc\u00eb me E. Veliajn dhe the se \u201cStudimi (plani) urbanistik i Tiran\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhet jo p\u00ebr 1 vit po p\u00ebr 6 muaj. M\u00eb p\u00eblqen q\u00eb je vetvetja, q\u00eb nuk l\u00ebshon zg\u00ebrdheshje mefistofeliane (demek, kjo, ajo, ajo, nuk b\u00ebhet! Jo!) Je objektiv dhe realist, e jo kritik i s\u00ebmur\u00eb! T\u00eb uroj fort nga zemra!<br \/>\n&#8211; I dashur Petrit Shehu (po edhe ti Kujtim)! Besoj e di vargun e asaj k\u00ebng\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u201cM\u2019u te pusi q\u00eb lahet vet\u00eb\u201d. Aty tek ai pus n\u00eb Elbasan (po edhe gjetk\u00eb) ndodh nj\u00eb dukuri q\u00eb quhet \u201cmbushje karteziane\u201d. Kur kalon ca koh\u00eb, edhe \u201cpusi\u201d i mallit tim mbushet p\u00ebr ju, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aty te \u201cdyert e blinduara\u201d sepse jeni njer\u00ebz me \u201cNj\u201d t\u00eb madhe. Dhe p\u00ebr mua, kjo mjafton, t\u00eb ulem dhe t\u00eb shkruaj nj\u00eb fjal\u00eb zemre: \u201cJu p\u00ebrqafoj fort, miq t\u00eb mit\u00eb\u201d.<br \/>\n&#8211; N\u00eb qoft\u00eb se shpirti yt do t\u00eb kishte trajt\u00ebn e e nj\u00eb Alfabeti, n\u00eb fillim un\u00eb do t\u00eb lexoja germ\u00ebn \u201cH\u201d, i dashur Kadri Morina president i \u201cEurosig\u201d dhe pastaj me radh\u00eb g\u00ebrmat e tjera, q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb fjal\u00ebn \u201cHumaniz\u00ebm\u201d. 100 dollare p\u00ebr t\u00eb aksidentuarit, dreka p\u00ebr Papa Fran\u00e7eskun, bustet e Ismail Qemalit dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, n\u00eb Bukuresht (Rumani) dhe Kosov\u00eb. \u00c7far\u00eb fitimi material ke ti nga k\u00ebto? \u00c7far\u00eb t\u00eb shtyn? Un\u00eb t\u00eb njoh more Kadri dhe prandaj t\u00eb dua: Je human i lindur dhe pik\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb shpjegimi. K\u00ebshtu mbetsh p\u00ebrher\u00eb!<br \/>\n&#8211; E \u00e7lir\u00ebt dhe vet\u00ebm e till\u00eb, ti e dashur Dhurata Meksi. Ka par\u00eb ky popull (dhe ndoshta sheh) gra kryeministrash apo \u201ct\u00eb m\u00ebdhenjsh\u201d t\u00eb tjer\u00eb me mosha t\u00eb tmerrshme, me shtirje dhe shtr\u00ebngime t\u00eb lehta (vet\u00ebm t\u00eb tilla) prej Jude. P\u00ebr at\u00eb Zot, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb t\u00eb njohin q\u00eb n\u00eb uzin\u00eb dhe sot q\u00eb je b\u00ebr\u00eb gjyshe, thon\u00eb se k\u00ebshtu ke qen\u00eb: baball\u00ebk. A e sheh, e dashur Dhurata, sa i vyer \u00ebsht\u00eb respekti i \u201cnjer\u00ebzve? Pik\u00ebrisht se ti, gruaja e nj\u00ebrit prej kryeministrave m\u00eb t\u00eb kulturuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, je kaq e thjesht\u00eb dhe gjith\u00eb humor madje. T\u00eb p\u00ebrqafoj si mot\u00ebr, e dashur Dhurata. Ma puth fort Leken, se m\u00eb ka marr\u00eb shum\u00eb malli!<br \/>\n&#8211; Ekipi i Sk\u00ebnderbeut i vuri vul\u00ebn n\u00eb ndeshjen me Moldavin\u00eb. \u00c7far\u00eb imazhi pozitiv p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt! \u00c7\u2019t\u00eb them un\u00eb p\u00ebr ty, Adrian Take? Nj\u00eb ndeshje e p\u00ebrsosur me t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb. Nuk e di ku do ta pim\u00eb kafen: Te \u201cTropikali\u201d, apo \u201cSheratoni\u201d? \u00c7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka! Tani p\u00ebrpara, ti njeri i mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb b\u00ebre kaq shum\u00eb, p\u00ebr at\u00eb, me t\u00eb vyer\u00ebn gj\u00eb: Imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Me rastin e 33 vjetorit me 16 gusht, i b\u00ebjm\u00eb vajz\u00ebs, motr\u00ebs, mbes\u00ebs son\u00eb Etleva Agalliu Top\u00e7iu k\u00ebt\u00eb urim special. Familja e saj, mami, babi, v\u00ebllai, motra dhe n\u00eb ve\u00e7anti, nj\u00eb urim special ia d\u00ebrgon tezja e saj, Lindita, me f\u00ebmij\u00ebt e saj. Edhe 100 Eva! Zoti qoft\u00eb me ty! Nga un\u00eb, Flamur B\u00ebrd\u00ebllima, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[836,105],"tags":[],"class_list":["post-10480","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komunikoni-me-njeri-tjetrin-2","category-urime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10480\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}