{"id":10479,"date":"2015-09-16T11:30:27","date_gmt":"2015-09-16T09:30:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10479"},"modified":"2015-09-15T12:37:32","modified_gmt":"2015-09-15T10:37:32","slug":"ngelem-jetime-per-nene-e-per-baba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/09\/ngelem-jetime-per-nene-e-per-baba\/","title":{"rendered":"Ngel\u00ebm jetim\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00eb e p\u00ebr baba"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam nj\u00eb vajz\u00eb e re, lexuese shum\u00eb e rregullt e gazet\u00ebs &#8220;Intervista&#8221;. N\u00eb gazet\u00ebn tuaj kam lexuar shum\u00eb histori t\u00eb dhimbshme, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb te personat q\u00eb i kan\u00eb jetuar ato. Edhe un\u00eb dua t\u00eb jem personazh i historive nga jeta, pik\u00ebrisht me historin\u00eb e familjes sime.<br \/>\nFshati ku un\u00eb jetoj \u00ebsht\u00eb komun\u00eb. Mund t&#8217;ju them se familja ime ishte shum\u00eb e lumtur, ne jemi tre f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jetonim n\u00eb harmoni dhe shum\u00eb t\u00eb lumtur derisa na ra nj\u00eb hall shum\u00eb i madh n\u00eb familje. Mamaja filloi t\u00eb kishte shenjat e para t\u00eb nj\u00eb tumori n\u00eb gjoks. Ajo ishte vet\u00ebm pes\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe ne f\u00ebmij\u00ebt ishim n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Ne jetonim vet\u00ebm me rrog\u00ebn e babait ton\u00eb. Ai kishte 20 vjet q\u00eb punonte n\u00eb pun\u00eb shteti, ndante pensionet, si dhe mbante lek\u00ebt e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr gjith\u00eb komun\u00ebn dhe fshatrat p\u00ebrreth. Asnj\u00ebher\u00eb nuk i kishte dal\u00eb asnj\u00eb gjysm\u00eb llafi p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebto 20 vite, gjithmon\u00eb kishte punuar me ndershm\u00ebri dhe korrekt\u00ebsi. Por e keqja, thoshte gjyshja ime, t\u00eb shtyn t\u2019i b\u00ebsh t\u00eb gjitha maskarall\u00ebqet. P\u00ebr familjen ton\u00eb filloi nj\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, mami filloi t\u00eb b\u00ebnte vizita dhe her\u00eb pas here ajo duhej t\u00eb shkonte n\u00eb Tiran\u00eb. Ne jetonim shum\u00eb larg nga Tirana dhe kjo na kushtonte shum\u00eb. Kishte raste kur mami na thoshte: \u201cM\u00eb lini k\u00ebtu t\u00eb vdes, mos m\u00eb torturoni rrug\u00ebve\u201d, por babi e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb rrinte dhe ta shikonte at\u00eb q\u00eb vuante nga dhembjet q\u00eb i shkaktonte ajo s\u00ebmundje e mallkuar. Jeta n\u00eb familjen ton\u00eb po b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb qanim kur shikonim mamin t\u00eb vuante nga ajo s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme. Ajo n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb tregohej shum\u00eb e fort\u00eb, na mblidhte t\u00eb treve n\u00eb shtratin e saj dhe na k\u00ebshillonte q\u00eb t\u00eb ishim f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe t\u00eb gjenim rrug\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme e t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr familjen ton\u00eb. Ajo e ndjente se shum\u00eb shpejt do t\u00eb ikte nga kjo jet\u00eb dhe p\u00ebrpiqej q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb na qet\u00ebsonte me k\u00ebshillat e saj.<br \/>\n\u201cNuk dua q\u00eb asnj\u00ebrit prej jush q\u00eb po lexoni k\u00ebt\u00eb histori t&#8217;ju ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur po vdes \u00e7do dit\u00eb e nga pak, bashk\u00eb me njeriun m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d, na thoshte.<br \/>\nBabi nuk la spital dhe doktor pa e \u00e7uar maman\u00eb ton\u00eb, madje tre muaj mamaja q\u00ebndroi n\u00eb spitalet italiane p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kimioterapi, por as kjo gj\u00eb nuk sh\u00ebrbeu p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebndetin e saj. S\u00ebmundja ishte p\u00ebrhapur dhe ajo nuk mundi ta kapte n\u00eb koh\u00ebn e duhur. T\u00eb gjitha k\u00ebto tentativa q\u00eb po b\u00ebnte babai yn\u00eb k\u00ebrkonin koh\u00eb edhe para, por ai kurr\u00eb nuk na tregonte se ku i gjente t\u00eb gjitha k\u00ebto lek q\u00eb shpenzonte, as n\u00ebn\u00ebs nuk i tregonte. Ai na thoshte se ishte xhaxhai yn\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Itali ai q\u00eb na ndihmonte me lek p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto sh\u00ebrbime. Shum\u00eb u munduam p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb jet\u00eb n\u00ebn\u00ebn, por ishte e kot\u00eb. Ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb dit\u00eb pranvere, dita kur n\u00ebna jon\u00eb iku nga kjo jet\u00eb. Qam\u00eb dhe vajtuam, sa shpirti yn\u00eb e di, po ne nuk e dinim se hallet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb na dilnin me vdekjen e n\u00ebn\u00ebs. \u00c7do dit\u00eb babai yn\u00eb kthehej nga puna shum\u00eb i m\u00ebrzitur. Muajt e par\u00eb e kuptonim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebrzitje ai e kishte nga vdekja e n\u00ebn\u00ebs son\u00eb, por kur muajt po kalonin, filluam t\u00eb b\u00ebheshim shum\u00eb merak p\u00ebr t\u00eb. Ne shkonim n\u00eb shkoll\u00eb, nd\u00ebrsa ai paraditen punonte duke shp\u00ebrndante pensionet dhe pasditeve shkonte mblidhte bim\u00eb mjek\u00ebsore.<br \/>\nNa krijohej p\u00ebrshtypja se ai po punonte m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;duhej, por arsyen e v\u00ebrtet\u00eb nuk e dinim, mendonim se ai kishte hyr\u00eb n\u00eb borxhe te i v\u00ebllai p\u00ebr pun\u00ebn e mamas\u00eb son\u00eb, por n\u00eb fakt nuk ishte kjo arsyeja. Babi po punonte shum\u00eb dhe ushqehej shum\u00eb pak. Dukej sikur at\u00eb e mundonte nj\u00eb hall i madh, q\u00eb nuk po i jepte dot zgjidhje. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kishim kuptuar edhe ne f\u00ebmij\u00ebt e tij. Disa here i ishim lutur q\u00eb t\u00eb na tregonte arsyen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trishtimit dhe or\u00ebve t\u00eb zgjatura t\u00eb pun\u00ebs, por ishte e kot\u00eb, ai nuk na tregonte. Ai mendonte se ne ishim akoma t\u00eb vegj\u00ebl dhe nuk e kuptonim dot gjith\u00eb barr\u00ebn e halleve q\u00eb po e mbante vet\u00eb n\u00eb sup. Gjat\u00eb ver\u00ebs, kur mbaruam shkoll\u00ebn, ne iu b\u00ebm\u00eb krah babait ton\u00eb dhe nuk e lam\u00eb vet\u00ebm, por shkonim me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur bim\u00eb mjek\u00ebsore. Megjithat\u00eb, ai prap\u00eb nuk ishte i k\u00ebnaqur&#8230; Ne nuk e kishim iden\u00eb n\u00eb sa borxhe kishte hyr\u00eb babai yn\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb filluam ta merrnim vesh vet\u00ebm kur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb po trokisnin njer\u00ebz t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin babin ton\u00eb orar e pa orar. N\u00eb fshat filluan t\u00eb qarkullonin thashetheme se babai yn\u00eb kishte p\u00ebrdorur lek\u00ebt e pensionist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kuruar n\u00ebn\u00ebn ton\u00eb. Nuk kishte turp m\u00eb t\u00eb madh sesa kur d\u00ebgjonim gj\u00ebra t\u00eb tilla. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb trokiti policia. Nj\u00eb nga bashk\u00ebfshatar\u00ebt e kishte denoncuar baban\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim n\u00eb postin e pun\u00ebs. Ky jetonte jasht\u00eb vendit dhe nuk na i dinte hallet q\u00eb ne kishim kaluar. Ai kishte dy vjet q\u00eb jetonte te djali n\u00eb Itali dhe prej dy vitesh nuk kishte marr\u00eb pension. Kur erdhi p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb, babi ishte i pap\u00ebrgatitur, pasi i kishte harxhuar p\u00ebr hallin e mamit.<br \/>\nSi ky rast kishte edhe raste t\u00eb tjera, por njer\u00ebzit, duke e ditur hallin q\u00eb na kishte r\u00ebn\u00eb dhe duke e njohur baban\u00eb ton\u00eb q\u00eb ishte njeri i ndersh\u00ebm dhe q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019ua kthente lek\u00ebt, nuk kishin dashur ta denonconin. Personi i cili e denoncoi baban\u00eb ton\u00eb, e t\u00ebrhoqi denoncimin nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasi babai i kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cduhet t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh t\u00eb dal, q\u00eb t\u2019i b\u00ebj lek\u00ebt duke punuar, ndryshe nuk ke p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb ato lek\u00eb\u201d. Edhe pse ishim t\u00eb vegj\u00ebl, ne kuptonim shum\u00eb. Babai yn\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tmerr\u00ebsisht i m\u00ebrzitur dhe gjithmon\u00eb rrinte n\u00eb mendime. Asnj\u00eb nuk guxonte t&#8217;i fliste, ne donim q\u00eb ai t\u00eb rrinte n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e tij. Sado q\u00eb mundoheshim t&#8217;i b\u00ebheshim krah, ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin lek\u00ebt q\u00eb ai kishte shpenzuar. Por, kulmin gjith\u00eb kjo histori e pati kur babai kishte vendosur t&#8217;i jepte fund jet\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb v\u00ebllai kishte ardhur shpejt nga shkolla, pasi si\u00e7 na tregoi ai, nuk kishte qen\u00eb mir\u00eb me sh\u00ebndetin. Si duket, ai e kishte ndier se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb po ndodhte di\u00e7ka. Ai kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpi, kishte k\u00ebrkuar babin, por nuk e kishte gjetur aty. Mbas disa \u00e7astesh kishte d\u00ebgjuar nj\u00eb zhurm\u00eb dhe britm\u00ebn e babait. Menj\u00ebher\u00eb shkoi n\u00eb kasolle dhe kishte par\u00eb baban\u00eb, i cili kishte tentuar t\u00eb varte veten. V\u00ebllai kishte b\u00ebrtitur me t\u00eb madhe dhe ishte mbledhur gjith\u00eb lagjja, q\u00eb e kishin shp\u00ebtuar baban\u00eb ton\u00eb. Ajo q\u00eb p\u00ebrjetuam ishte m\u00eb e dhimbshme se vdekja e n\u00ebn\u00ebs. Nuk dinim se si t\u00eb silleshim me baban\u00eb ton\u00eb, i cili e kishte humbur fare arsyen. Imagjino q\u00eb nuk i hynim n\u00eb sy as ne, f\u00ebmij\u00ebt e tij. Ai nuk e mendonte se ne do t\u00eb mbeteshim jetim\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai do na linte p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb me borxhe dhe me turp. Mbas asaj skene tmerruese q\u00eb kishte par\u00eb, v\u00ebllai nuk ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb dhe e ndiqte baban\u00eb n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb ai hidhte, por me sa duket, babai yn\u00eb e kishte vendosur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shkonte nga kjo bot\u00eb. Ai kishte vendosur t\u00eb ndiqte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr; nuk hante ushqim fare, edhe pse ne i luteshim. Edhe pse ai b\u00ebnte sikur hante, ne p\u00ebrs\u00ebri e kuptonim q\u00eb ai nuk ishte m\u00eb i pari. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit i flisnin dhe i thoshin &#8220;mendo p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt&#8221;, por ai nuk ua vinte veshin fjal\u00ebve t\u00eb njer\u00ebzve, as lutjeve tona. Mbas nj\u00eb viti ndodhi ajo q\u00eb ne e prisnim, babai yn\u00eb vdiq. Ai u dob\u00ebsua aq shum\u00eb nga meraku sa njer\u00ebzit habiteshin kur e shikonin.<br \/>\nMe vdekjen e tij, ne mbet\u00ebm jetim\u00eb, pa n\u00ebn\u00eb dhe pa bab\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb babait ton\u00eb, askush nga personat qe ne i kishim borxhe, nuk ka ardhur m\u00eb t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn ton\u00eb. Arsyeja e vetme \u00ebsht\u00eb sepse ata e dinin q\u00eb ne nuk kishim mund\u00ebsi t&#8217;ua kthenim lek\u00ebt dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kishin frik\u00eb se mos ndoshta nga presioni i tyre, ne mund t\u00eb b\u00ebnim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri edhe babi. Mbas vdekjes s\u00eb tij, njer\u00ebzit e fshatit u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj nesh dhe ata gjithmon\u00eb na kan\u00eb ndenjur pran\u00eb, duke na ndihmuar edhe nga ana ekonomike, edhe morale. U desh q\u00eb t\u00eb vdiste babai yn\u00eb, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheshin duke na liruar nga detyrimet q\u00eb kishim ndaj tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam nj\u00eb vajz\u00eb e re, lexuese shum\u00eb e rregullt e gazet\u00ebs &#8220;Intervista&#8221;. N\u00eb gazet\u00ebn tuaj kam lexuar shum\u00eb histori t\u00eb dhimbshme, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb te personat q\u00eb i kan\u00eb jetuar ato. Edhe un\u00eb dua t\u00eb jem personazh i historive nga jeta, pik\u00ebrisht me historin\u00eb e familjes sime. Fshati ku un\u00eb jetoj \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10479","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10479\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}