{"id":10231,"date":"2015-08-14T17:30:14","date_gmt":"2015-08-14T15:30:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10231"},"modified":"2015-08-14T11:39:30","modified_gmt":"2015-08-14T09:39:30","slug":"e-vrava-per-se-gjalli-te-fejuarin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/08\/e-vrava-per-se-gjalli-te-fejuarin-tim\/","title":{"rendered":"E vrava p\u00ebr s\u00eb gjalli t\u00eb fejuarin tim"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, tashm\u00eb jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb vje\u00e7e dhe vazhdoj t\u00eb paguaj edhe sot p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb b\u00ebra ndaj t\u00eb fejuarit tim. Njeriu p\u00ebr veten e tij mund t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb \u00e7uditshme, por kur n\u00eb mes futen persona t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb duhet t\u00eb mendohet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat malor dhe ne ishim gjasht\u00eb motra. Me siguri, babai im, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb djalit rreshtoi \u00e7do nj\u00eb vit e gjys\u00ebm gjasht\u00eb vajza. Megjith\u00ebse im at\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur e na ka dashur jasht\u00eb mase qysh dit\u00ebn q\u00eb lind\u00ebm, t\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb fshat malor dhe n\u00eb koh\u00ebn kur kam lindur un\u00eb kur ishin kooperativat ishte tmerr. Akoma m\u00eb e tmerrshme ishte n\u00ebse n\u00eb familje kishte shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, si\u00e7 ndodhte r\u00ebndom n\u00eb fshatrat tona. Mamaja ime ka qen\u00eb nj\u00eb grua e vog\u00ebl, por shum\u00eb gazmore. Megjith\u00ebse ne jemi rritur n\u00eb skamje, sepse prind\u00ebrit e mi punonin t\u00eb dy n\u00eb kooperativ\u00eb, at\u00eb e mbaj mend gjithmon\u00eb t\u00eb qeshur. Nd\u00ebrsa mamaja shkonte n\u00eb ara e punonte e ne vajzat i shkonim mbrapa si breshka, ajo me k\u00ebng\u00eb n\u00eb buz\u00eb fillonte dhe e mbaronte e pun\u00ebn q\u00eb i caktonte brigadieri. Po me k\u00ebng\u00eb n\u00eb buz\u00eb ajo merrte rrug\u00ebn e kthimit, ndalej rrug\u00ebs e mblidhte bar ose deg\u00eb lisi p\u00ebr lop\u00ebn. \u201cLopa duhet t\u00eb haj\u00eb q\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb qum\u00ebsht\u201d, thoshte e ngarkohej n\u00eb shpin\u00eb aq sa s\u2019mbante dot m\u00eb. Motra e madhe ishte \u00e7obanesha dhe ajo kthehej e para. Ajo kishte detyr\u00ebn t\u00eb mbushte edhe uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb te burimi n\u00eb ver\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb stin\u00ebt e tjera e mbushnim sapo ktheheshim nga shkolla. Ne po rriteshim t\u00eb gjitha nga pak dhe iu b\u00ebm\u00eb krah prind\u00ebrve tan\u00eb. Fatmir\u00ebsisht, u ngjam\u00eb atyre e u b\u00ebm\u00eb pun\u00ebtore e past\u00ebrtore. Motra e madhe mbaroi shkoll\u00ebn shtat\u00eb-vje\u00e7are dhe nuk vazhdoi me tej sepse prind\u00ebrit e mi nuk kishin mund\u00ebsi ekonomike ta \u00e7onin n\u00eb konvikt. K\u00ebshtu, ajo filloi pun\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb qysh kur ishte gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e. Edhe motra e dyt\u00eb dhe e tret\u00eb pat\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Mbaruan shkoll\u00ebn shtat\u00eb-vje\u00e7are dhe filluan pun\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb. K\u00ebshtu, kur u b\u00ebn\u00eb pes\u00eb rroga, pra, pind\u00ebrit dhe dy motrat, babai e mamaja ime vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb sht\u00ebpi prej guri, sepse sht\u00ebpia e par\u00eb ishte prej d\u00ebrrasash. Nd\u00ebrtuam nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl, me dy dhoma gjumi e nj\u00eb kuzhin\u00eb dhe prind\u00ebrit e mi sikur kap\u00ebn qiellin me dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpis\u00eb zgjati kat\u00ebr vite, nd\u00ebrkoh\u00eb edhe motrat ishin rritur pak nga pak p\u00ebr t\u2019u martuar. N\u00eb fakt, me mentalitetin e fshatit, motra e madhe e cila u mbushi nj\u00ebzet e nj\u00eb vje\u00e7e, kishte mbetur n\u00eb der\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb bashk\u00ebfshatar, duke e par\u00eb motr\u00ebn vajz\u00eb pun\u00ebtore e t\u00eb urt\u00eb, nd\u00ebrhyri p\u00ebr djalin e baxhanakut t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb fshat tre or\u00eb larg fshatit ton\u00eb. Ata ishin familje e mir\u00eb dhe ishin m\u00eb rehat se ne dhe prind\u00ebrit u g\u00ebzuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krushqi. Motra u martua pas gjasht\u00eb muaj fejese. Menj\u00ebher\u00eb pas saj u fejuan edhe dy motrat e tjera dhe un\u00eb pata m\u00eb t\u00eb madhin shans q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prisnin t\u00eb m\u00eb fejonin, kryetari i kooperativ\u00ebs m\u00eb ofroi shkoll\u00eb. T\u00eb gjitha ne vajzat kemi m\u00ebsuar, por un\u00eb isha m\u00eb e mira.<\/p>\n<p>&#8211; Na ka ardhur burs\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb e mesme p\u00ebr infermiere, dhe mendoj se askush m\u00eb shum\u00eb se M. nuk e meriton, &#8211; i kishte th\u00ebn\u00eb babait n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po ta mendoj nj\u00eb her\u00eb, &#8211; tha babai, &#8211; se un\u00eb sapo b\u00ebra nj\u00eb das\u00ebm e kam edhe dy t\u00eb tjera p\u00ebrpara e nuk i p\u00ebrballoj dot.<\/p>\n<p>&#8211; Po shkolla \u00ebsht\u00eb edhe me burs\u00eb, sepse ju punoni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb dhe s\u2019do t\u00eb jet\u00eb nevoja p\u00ebr shum\u00eb. Mos ia prish fatin vajz\u00ebs, &#8211; i tha ai nd\u00ebrsa ndan\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy-tri dit\u00ebsh, n\u00eb mbledhjen e kooperativ\u00ebs u tha si vendim nga ana e kryesis\u00eb s\u00eb kooperativ\u00ebs q\u00eb un\u00eb kisha fituar burs\u00ebn p\u00ebr infermiere.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb n\u00eb fund, edhe fshati jon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb infermiere, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb shk\u00eblqyer. Dhe shpresoj se do na nderoj\u00eb edhe atje n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb fshati duartrokiti, i uruan prind\u00ebrit e mi dhe mbledhja kishte vazhduar me problemet e tjera. Prind\u00ebrit kur u kthyen ishin t\u00eb lumtur, m\u00eb than\u00eb se \u00e7\u2019kishin vendosur e m\u00eb p\u00ebrqafonin, nd\u00ebrsa babait iu mbush\u00ebn me lot e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Bija ime, shpresoj q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebsosh e t\u00eb b\u00ebhesh infermiere e zonja, por edhe t\u00eb ma ruash nderin e familjes. Un\u00eb nuk besoj t\u00eb kem rritur vajza t\u00eb p\u00ebrdala, &#8211; dhe pasi m\u00eb shtr\u00ebngoi edhe nj\u00eb her\u00eb, doli n\u00eb oborr.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt n\u00eb vijim, nd\u00ebrsa un\u00eb b\u00ebja gati rrobat, n\u00ebna dhe motrat m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebrpiqeshin me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb m\u00eb ndihmonin e n\u00ebna t\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonte.<\/p>\n<p>&#8211; Ti nuk je m\u00ebsuar me jet\u00ebn n\u00eb qytet, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb hap\u00ebsh syt\u00eb mir\u00eb kur t\u00eb dal\u00ebsh. Dhe kur t\u00eb dal\u00ebsh, duhet t\u00eb kesh ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se nuk dilet rrug\u00ebve kot. Se mos na v\u00ebsh ndonj\u00eb vul\u00eb&#8230; &#8211; e t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>I d\u00ebgjova dhe i regjistrova n\u00eb mendje gjith\u00eb k\u00ebshillat e prind\u00ebrve dhe me nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb gusht, me babain, u nis\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00eb. Babai kreu gjith\u00eb procedurat e regjistrimit, erdhi me mua deri para konviktit. M\u00eb priti sa \u00e7ova rrobat n\u00eb dhom\u00eb dhe dola e i thirra nga dritarja e dhom\u00ebs. I tregova se ku do t\u00eb ishte dritarja ime q\u00eb, kur t\u00eb vinte her\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb dinte ku t\u00eb m\u00eb th\u00ebrriste. K\u00ebshtu, un\u00eb fillova shkoll\u00ebn, sigurisht, me shum\u00eb zell dhe k\u00ebnaq\u00ebsi jo vet\u00ebm se isha e dh\u00ebn\u00eb pas m\u00ebsimeve, por kur mendoja pun\u00ebn n\u00eb kooperativ\u00eb, mendoja se ishte m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb m\u00ebsoje dhe punoje si infermiere. Vitet e shkoll\u00ebs sime t\u00eb mesme kaluan t\u00eb qeta dhe i zbatova porosit\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi. Zura plot shoqe nga veriu e jugu dhe kam patur fat se ishin vajza t\u00eb mira e kishe \u00e7\u2019t\u00eb m\u00ebsoje nga ato.<\/p>\n<p>Kur njeriu e kalon bukur me njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb, edhe koha ec\u00ebn m\u00eb shpejt. K\u00ebshtu ndodhi edhe me shkoll\u00ebn time. Vitet e shkoll\u00ebs mbaruan shum\u00eb shpejt dhe un\u00eb u ktheva me diplom\u00ebn e infermieres me nota n\u00ebnta e dhjeta plot. Menj\u00ebher\u00eb fillova pun\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn ambulatore t\u00eb fshatit tim. Tashm\u00eb isha rritur e isha n\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr t\u2019u fejuar e martuar. Nuk kam qen\u00eb shum\u00eb e bukur, por as e sh\u00ebmtuar. Kam qen\u00eb vajz\u00eb e pafjal\u00eb dhe shum\u00eb pun\u00ebtore. Pas tet\u00eb muajsh pune, prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebm t\u00eb m\u00eb fejonin me nj\u00eb djal\u00eb nga fshati ngjitur.<\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb sht\u00ebpi me taban, jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, &#8211; m\u00eb tha babai. \u2013 Dhe ne kemi vendosur t\u00eb t\u00eb fejojm\u00eb. Nuk e di n\u00ebse ti je dakord.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam dakord me \u00e7\u2019t\u00eb vendosni ju, &#8211; i thash\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn time nuk b\u00ebhej fjal\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, prind\u00ebrit e mi kishin patur t\u00eb drejt\u00eb. I fejuari im ishte shofer dhe ishte djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e lavd\u00ebronin. N\u00eb muhabet m\u00eb dukej si mamaja ime, ishte gjith\u00eb humor. Edhe ata ishin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe kishin filluar t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe se djemt\u00eb, po i fejove, edhe duhet t\u2019i martosh. Ne ndenj\u00ebm t\u00eb fejuar p\u00ebr nj\u00eb vit. Nuk takoheshim shpesh se n\u00eb fshat ishte turp q\u00eb t\u00eb takoje t\u00eb fejuarin, por gjithsesi, shiheshim e flisnim. Kisha filluar ta doja shum\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se do t\u00eb shkonte n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb hall\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Do kisha qejf t\u00eb t\u00eb kisha me vete e t\u00eb hidhja valle nj\u00eb her\u00eb me ty, &#8211; m\u00eb tha nd\u00ebrsa m\u00eb ndihmoi t\u00eb mbyllja der\u00ebn e ambulanc\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Do kesh koh\u00eb sa t\u00eb duash t\u00eb k\u00ebrcesh me mua, mjafton t\u00eb kesh d\u00ebshir\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrsa u skuqa si llamp\u00eb. Ai qeshi n\u00ebn z\u00eb dhe e la me kaq. U takuam e ai iku p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij e un\u00eb n\u00eb timen.<\/p>\n<p>Ai kishte shkuar n\u00eb dasm\u00ebn e djalit t\u00eb hall\u00ebs dhe me sa duket, ka qen\u00eb ulur n\u00eb tavolin\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb e dh\u00ebndrrit. T\u00eb nes\u00ebrmen pas dasm\u00ebs shkova n\u00eb pun\u00eb si gjithmon\u00eb dhe n\u00eb ambulanc\u00eb erdhi nj\u00eb kush\u00ebri i t\u00eb fejuarit tim. Ai m\u00eb pyeti se kur e kishte dit\u00ebn mjeku q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb fshat sepse i fejuari im ishte s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Vjen nes\u00ebr &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Po nuk pret puna deri nes\u00ebr, &#8211; tha ai. &#8211; Atij i duhet b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb serum apo ila\u00e7 se nuk ngrihet dot t\u00eb vij\u00eb deri k\u00ebtu dhe makina nuk hyn deri n\u00eb fshatin ton\u00eb. Pastaj, ti do vish t\u00eb b\u00ebsh detyr\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb se po vjen p\u00ebr xhiro. Po shkoj nga babai yt e po i them t\u00eb t\u00eb marr e t\u00eb t\u00eb kthej un\u00eb.<\/p>\n<p>Pas gjys\u00ebm ore, babai im erdhi bashk\u00eb me kush\u00ebririn e t\u00eb fejuarit tim.<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebji gati ila\u00e7et vajz\u00eb dhe hajde shkojm\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ai, por ishte nxir\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>E b\u00ebm\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet minuta at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr dyzet e pes\u00eb minuta duke vrapuar. Mezi merrja frym\u00eb, por mendjen e kisha t\u00eb kthjell\u00ebt. E ruajta kthjellt\u00ebsin\u00eb derisa e pash\u00eb t\u00eb fejuarin tim si ishte katandisur nga pija.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai pi raki,- tha babai i tij. Nd\u00ebrsa ai p\u00ebrpiqej t\u00eb justifikohej para babait tim, mua mu zu fryma. I b\u00ebra nj\u00eb qet\u00ebsues e i vura nj\u00eb serum. N\u00eb serum i hodha nj\u00eb ila\u00e7 qet\u00ebsues. Prit\u00ebm me babain tim sa mbaroi serumi dhe u ngrit\u00ebm e ik\u00ebm. Kush\u00ebriri i t\u00eb fejuarit tim erdhi e na p\u00ebrcolli dhe e mbajti \u00e7ant\u00ebn time t\u00eb ila\u00e7eve edhe kur ik\u00ebm, edhe n\u00eb kthim.<\/p>\n<p>&#8211; Ju po vini p\u00ebr ne e nuk ke taksirat t\u00eb ngresh gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb keqe. \u2013 Nd\u00ebrsa ai p\u00ebrpiqej t\u00eb fliste, babai im i p\u00ebrgjigjej po qet\u00ebsisht e b\u00ebri muhabet, nd\u00ebrsa un\u00eb mora nj\u00eb vendim kobzi. At\u00eb pasdite, kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, u shtriva direkt e qava aq shum\u00eb p\u00ebr fatin tim t\u00eb zi sa kur prind\u00ebrit u kthyen n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, u tremb\u00ebn nga pamja ime.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019ka ndodhur? &#8211; tha babai e nd\u00ebrkoh\u00eb priste q\u00eb t\u2019i thosha se i fejuari im kishte vdekur. Ai e kishte par\u00eb se sa s\u00ebmur\u00eb ishte.<\/p>\n<p>&#8211; Kam vendosur q\u00eb t\u00eb prish fejes\u00ebn. Nuk mund t\u00eb matohem me nj\u00eb burr\u00eb pijanec, q\u00eb e t\u00ebrheqin zvarr\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr ta kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk do martohem asnj\u00ebher\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; K\u00ebtu mbyllet jeta ime.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb, prind\u00ebrit e mi ndenj\u00ebn zgjuar duke folur me mua pothuajse gjith\u00eb nat\u00ebn, por un\u00eb isha betuar dhe nuk ktheva mendje. Pas disa dit\u00ebsh, babai im i \u00e7oi fjal\u00eb babait t\u00eb fejuarit tim p\u00ebr vendimin tim dhe i k\u00ebrkoi edhe falje. I fejuari im sapo i kishte treguar i ati se \u00e7\u2019kisha vendosur un\u00eb, erdhi menj\u00ebher\u00eb te puna ime. M\u2019u lut e m\u2019u p\u00ebrgj\u00ebrua, m\u2019u betua se ajo kishte qen\u00eb hera e par\u00eb dhe e fundit q\u00eb pinte alkool, por un\u00eb nuk ktheva mendje. N\u00eb dark\u00eb erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time bashk\u00eb me t\u00eb atin e t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb m\u2019i tha edhe para prind\u00ebrve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>&#8211; Po si mund ta marr\u00ebsh ti k\u00ebt\u00eb vendim, kur un\u00eb t\u00eb dua? Si mendon, se do ta l\u00eb me kaq? &#8211; tha dhe ai e kuptoi q\u00eb nuk po fliste me mua n\u00eb ambulanc\u00eb, por para babait tim e babait t\u00eb vet. Ju thash\u00eb se koha ime ishte koh\u00eb dreqi dhe as vajza e as djali nuk mund t\u00eb shpehnin deklarata dashurie.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj me nj\u00eb pijanec dhe mos m\u00eb dil m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00eb e as mos hajde n\u00eb ambulanc\u00eb, &#8211; thash\u00eb dhe e mbylla goj\u00ebn e nuk fola m\u00eb. Q\u00ebndrova n\u00eb dhom\u00eb sepse k\u00ebmb\u00ebnguli babai i t\u00eb fejuarit tim, por aty isha thjesht si bust, jo se d\u00ebgjoja apo flisja e l\u00ebre pastaj t\u00eb arsyetoja.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen shkova n\u00eb pun\u00eb dhe fjala e ndarjes sime mori dhen\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00ebt m\u00eb shihnin shtremb\u00ebr, por mua aq m\u00eb b\u00ebnte. K\u00ebshtu, fillova t\u2019i kaloja dit\u00ebt pun\u00eb-sht\u00ebpi pa asnj\u00eb lloj g\u00ebzimi p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn, as p\u00ebr pun\u00ebn, as p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Pas dy vitesh, m\u00eb k\u00ebrkoi dor\u00ebn p\u00ebr martes\u00eb nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb i kishte vdekur gruaja e nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ishte topall, por un\u00eb nuk pranova. Zemr\u00ebs sime i kisha v\u00ebn\u00eb nj\u00eb gur. Edhe i fejuari im nuk u fejua, kalonte nga ambulanca shpesh, por nuk m\u00eb fliste. Kur ndryshoi sistemi, t\u00eb gjitha motrat e mia ishin martuar e un\u00eb jetoja me prind\u00ebrit e mi dhe meqen\u00ebse isha infermiere, me nd\u00ebrhyrje fillova pun\u00eb n\u00eb spitalin e qytetit. Qysh dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs time n\u00eb qytet, ish-i fejuari im erdhi e m\u00eb gjeti. U p\u00ebrpoq t\u00eb fliste me mua, u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb vinte trurin n\u00eb pun\u00eb, por i thash\u00eb t\u00eb zhdukej nga jeta ime. Edhe ai filloi pun\u00eb n\u00eb qytet dhe sillej e sillej e kalonte nga puna ime.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb pleq\u00ebrojm\u00eb bashk\u00eb, &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb, &#8211; se ti rinin\u00eb na e dogje.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrgj\u00ebrim, z\u00ebri i tij kullonte ve\u00e7 dashuri, por un\u00eb e marra nuk pranova. Pas kat\u00ebr vitesh pun\u00eb n\u00eb qytet, drejtori me t\u00eb cilin punonte ai, njihte nj\u00eb kolegen time dhe ai nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb na rregulluar. Ish-i fejuari im me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ishte djal\u00eb i mir\u00eb dhe gati m\u2019u kthye mendja. Dit\u00ebn q\u00eb e lash\u00eb t\u00eb pija kafe me t\u00eb, atij i vdiq i ati dhe i kishte th\u00ebn\u00eb drejtorit t\u00eb tij t\u00eb m\u00eb lajm\u00ebronte.<\/p>\n<p>&#8211; Atij i ka vdekur i ati, ti e di q\u00eb ai kishte tet\u00eb vite i paralizuar, prandaj t\u00eb lutem mos e mendo si ogurzez\u00eb k\u00ebt\u00eb vdekje para takimit tuaj. Ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, &#8211; tha nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe m\u00eb dha dor\u00ebn e iku.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb kishte lexuar mendjen, sepse un\u00eb ashtu e mendova at\u00eb vdekje, si ogurzez\u00eb&#8230; Edhe sot jetoj vet\u00ebm dhe jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb vje\u00e7e, nd\u00ebrsa ish-i fejuari im \u00ebsht\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7 dhe jeton po i vet\u00ebm. Un\u00eb e vrava at\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli&#8230; Dua t\u2019i k\u00ebrkoj falje, por nuk di n\u00ebse ai do t\u00eb ma pranoj\u00eb ndjes\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, tashm\u00eb jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb vje\u00e7e dhe vazhdoj t\u00eb paguaj edhe sot p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb b\u00ebra ndaj t\u00eb fejuarit tim. Njeriu p\u00ebr veten e tij mund t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb \u00e7uditshme, por kur n\u00eb mes futen persona t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-10231","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10231\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}