{"id":10203,"date":"2015-08-12T16:30:24","date_gmt":"2015-08-12T14:30:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10203"},"modified":"2015-08-12T12:15:28","modified_gmt":"2015-08-12T10:15:28","slug":"rreziqet-e-verteta-qe-ju-kanosen-ne-vere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/08\/rreziqet-e-verteta-qe-ju-kanosen-ne-vere\/","title":{"rendered":"Rreziqet e v\u00ebrteta q\u00eb ju kanosen n\u00eb ver\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Si t\u00eb shp\u00ebtoni prej tyre?<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Vera \u00ebsht\u00eb stina e pushimeve, kur ne shkojm\u00eb n\u00eb plazh dhe kalojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb jasht\u00eb. Dimri nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim i gripit dhe t\u00eb ftohtit, por edhe vera nuk kalon pa shqet\u00ebsime. Para se t\u00eb shkoni n\u00eb det apo pishin\u00eb, hidhuni nj\u00eb sy k\u00ebtyre 10 legjendave t\u00eb zakonshme t\u00eb ver\u00ebs dhe p\u00ebrgatituni p\u00ebr \u00e7do t\u00eb papritur gjat\u00eb k\u00ebsaj stine&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 1: Duhet t\u00eb lyheni me krem dielli gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>E keni d\u00ebgjuar me mij\u00ebra her\u00eb fraz\u00ebn \u201cduhet t\u00eb lyheni me krem dielli sa her\u00eb q\u00eb ekspozoheni n\u00eb diell\u201d, dometh\u00ebn\u00eb edhe kur dilni n\u00ebp\u00ebr qytet. N\u00eb fakt, ju e zbatoni k\u00ebt\u00eb kur jeni n\u00eb plazh, por jo sa her\u00eb dilni n\u00eb diell. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb lyheni gjith\u00eb koh\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Nj\u00eb ekspozim i shkurt\u00ebr n\u00eb diell \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ju. <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shkenca thot\u00eb se disa minuta n\u00eb diell jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr sh\u00ebndetin. Se sa, sakt\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb varion nga nj\u00ebri person te tjetri, por ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb t\u00eb fillohet me 10-15 minuta n\u00eb dit\u00eb. Shumica e njer\u00ebzve kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak rreze dielli n\u00eb dit\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre, por duhet t\u00eb keni kujdes q\u00eb t\u00eb mos ju digjet l\u00ebkura.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 2: S\u2019ka problem n\u00ebse e kruani vendin e pickuar nga insektet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb bezdishme t\u00eb ver\u00ebs, pickimi i mushkonjave, mund t\u2019ju \u00e7mend\u00eb fare n\u00ebse i rezistoni d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kruajtur. Mamaja na thoshte t\u00eb mos i kruanim pu\u00e7rrat, po nga e th\u00ebna n\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb&#8230; Pastaj, \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: K\u00ebshtu, e p\u00ebrkeq\u00ebsoni situat\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin mund t\u00eb ndjeheni mir\u00eb, por kruajtja e shton d\u00ebshiron p\u00ebr t\u2019u kruar edhe m\u00eb shum\u00eb dhe kjo mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb infeksion, n\u00ebse e \u00e7ani l\u00ebkur\u00ebn me thonj dhe l\u00ebshoni bakterie n\u00eb plag\u00eb. M\u00eb mir\u00eb vini pak akull mbi pu\u00e7\u00ebrr p\u00ebr t\u00eb ulur inflamacionin dhe qet\u00ebsuar kruarjen, ose blini n\u00eb farmaci ila\u00e7e q\u00eb p\u00ebrdoren pas pickimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 3: \u00c7do lloj pijeje ju ndihmon t\u00eb hidratoheni<\/strong><\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb, kur jasht\u00eb b\u00ebn vap\u00eb dhe dielli rreh si \u00e7eki\u00e7, keni d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pije freskuese q\u00eb do t\u2019ju hidratonte dhe freskonte. P\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb e ftoht\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Disa pije b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb keq sesa mir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pije freskuese e ftoht\u00eb duket si mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb ver\u00eb, mos prisni q\u00eb ajo t\u2019ju hidratoj\u00eb. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb Klivelandit, \u201cpijet alkoolike dhe me kafein\u00eb, si kafja, \u00e7aji dhe koka-kola, nuk k\u00ebshillohen. K\u00ebto l\u00ebngje kan\u00eb tendenc\u00eb t\u2019i nxjerrin l\u00ebngjet nga trupi dhe nxisin dehidratimin\u201d. Nuk po ju themi t\u00eb hiqni dor\u00eb prej tyre n\u00eb ver\u00eb, por vet\u00ebm sigurohuni t\u00eb pini nj\u00ebkoh\u00ebsisht uj\u00eb dhe l\u00ebngje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 4: Kremi i diellit n\u00eb form\u00eb sp\u00ebrkat\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mezi keni pritur fundjav\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb plazh, k\u00ebshtu q\u00eb gj\u00ebja e fundit q\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrini nj\u00eb or\u00eb duke u lyer me krem dielli. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ata ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb form\u00eb sp\u00ebrkat\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Mos i zini shum\u00eb bes\u00eb sp\u00ebrkat\u00ebsit<\/strong><\/p>\n<p>Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Sh\u00ebndetit (FDA) dhe organizma t\u00eb tjer\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb thon\u00eb se kremi n\u00eb form\u00eb sp\u00ebrkat\u00ebsi mund t\u00eb jet\u00eb i rreziksh\u00ebm. \u201cPiklat e k\u00ebtyre kremrave mund t\u2019i \u00e7ojn\u00eb kimikatet e kremit deri n\u00eb mushk\u00ebri, ku mund t\u00eb irritojn\u00eb indet e mushk\u00ebrive, ose t\u00eb kalojn\u00eb edhe n\u00eb gjak. Gjithashtu, FDA thot\u00eb se mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb provojn\u00eb se sp\u00ebrkat\u00ebsi e mbulon ashtu si duhet l\u00ebkur\u00ebn e that\u00eb, imagjino pastaj l\u00ebkur\u00ebn e lagur t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije\u201d. P\u00ebrdorni m\u00eb mir\u00eb mbrojt\u00ebsit n\u00eb form\u00eb kremi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 5: Nj\u00eb zhytje n\u00eb pishin\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e mir\u00eb sa larja n\u00eb dush <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb ju mund t\u00eb b\u00ebheni paksa dembel\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrtoni t\u00eb laheni n\u00eb dush. K\u00ebshtu, pas nj\u00eb zhytjeje n\u00eb pishin\u00eb, mund t\u00eb doni t\u00eb evitoni dushin dhe t\u00eb kaloni direkt n\u00eb ngr\u00ebnien e dark\u00ebs. T\u00eb pakt\u00ebn, nuk jeni me djers\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Pik\u00ebrisht zhytja n\u00eb pishin\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyeja pse duhet t\u00eb laheni n\u00eb dush<\/strong><\/p>\n<p>Zhytja n\u00eb pishin\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e z\u00ebvend\u00ebson larjen n\u00eb dush, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u lar\u00eb. Pishinat publike jan\u00eb t\u00eb mbushura me mikrobe t\u00eb cilat vijn\u00eb nga urina, fekalet dhe djersa (me nj\u00eb sasi sa dy kano\u00e7e koka-kole), por as pishinat private nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pastra. Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb laheni edhe para, edhe pas vajtjes n\u00eb pishin\u00eb, por pas saj ama, \u00ebsht\u00eb e detyrueshme!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 6: Ngr\u00ebnia e hudhrave i largon mushkonjat<\/strong><\/p>\n<p>Legjendat thon\u00eb se hudhrat mbajn\u00eb larg vampir\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb, pse t\u00eb mos vlej\u00eb kjo edhe p\u00ebr \u201cgjakpir\u00ebsit\u201d e tjer\u00eb?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Ka metoda edhe m\u00eb efikase<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb Universitetit t\u00eb Konektikatit, konsumimi i hudhrave nuk \u00ebsht\u00eb efikas p\u00ebr t\u00eb larguar mushkonjat. Shkenc\u00ebtar\u00ebt vun\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb g\u00eblltisnin tableta me hudhra dy dit\u00eb rresht dhe n\u00eb fund hudhra nuk ndihmoi n\u00eb evitimin e mushkonjave. Studiuesit vun\u00eb re se konsumimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mund t\u00eb kishte nj\u00eb lloj efekti, por ka metoda m\u00eb t\u00eb lehta (dhe m\u00eb t\u00eb sigurta) p\u00ebr t\u00eb larguar mushkonjat, si sp\u00ebrkat\u00ebsi kund\u00ebr mushkonjave dhe disa lloje qirinjsh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 7: N\u00eb koh\u00eb me re nuk rrezikon t\u00eb digjesh<\/strong><\/p>\n<p>Qielli \u00ebsht\u00eb mbuluar me re dhe duket sikur po b\u00ebhet gati p\u00ebr shi, por kjo nuk ju pengon t\u00eb rrini jasht\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, ju nuk rrezikoni t\u00eb digjeni n\u00ebse nuk e shihni diellin me sy, apo jo?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Edhe n\u00eb koh\u00eb me re mund t\u00eb digjesh<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk e shihni dot diellin, p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb digjeni. N\u00eb fakt, mund t\u00eb digjeni n\u00eb \u00e7do lloj kohe. Shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se l\u00ebkura e tyre \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me re, por specialist\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb p\u00ebrdorimin e kremit t\u00eb diellit n\u00eb \u00e7do lloj kohe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 8: Nuk b\u00ebn t\u00eb lahesh n\u00eb det menj\u00ebher\u00eb pasi ke ngr\u00ebn\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb vjetrit thon\u00eb se duhet t\u00eb pres\u00ebsh t\u00eb pakt\u00ebn 30 minuta pasi ke ngr\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb det, p\u00ebrndryshe mund t\u00eb t\u00eb z\u00ebr\u00eb ng\u00ebr\u00e7i dhe t\u00eb mbytesh.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Noti menj\u00ebher\u00eb pas t\u00eb ngr\u00ebnit nuk t\u00eb vret<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb tretja e p\u00ebrqendron qarkullimin e gjakut n\u00eb sistemin tret\u00ebs dhe mund t\u00eb p\u00ebsoni ndonj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb vog\u00ebl, por nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb noti pas t\u00eb ngr\u00ebnit ka vrar\u00eb ndonj\u00eb njeri. Shoqata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Shp\u00ebtimit t\u00eb Jet\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim mbi k\u00ebt\u00eb subjekt dhe ka zbuluar se ngr\u00ebnia e nj\u00eb vakti normal para notit nuk \u00ebsht\u00eb e rrezikshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 9: Ask\u00ebnd nuk e godet realisht rrufeja<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto gj\u00ebra ndodhin vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr filma, por tep\u00ebr rrall\u00eb n\u00eb jet\u00ebn reale, apo jo?<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Ndodh m\u00eb shpesh nga \u00e7\u2019e mendoni<\/strong><\/p>\n<p>Sipas statistikave, n\u00eb SHBA, vdesin mesatarisht 49 njer\u00ebz n\u00eb vit nga goditja e rrufes\u00eb. Numri i atyre q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb l\u00ebndime t\u00eb ndryshme si pasoj\u00eb e goditjes prej saj, nganj\u00ebher\u00eb duke shkaktuar invaliditete q\u00eb zgjasin gjith\u00eb jet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh dhe, me gjith\u00eb paralajm\u00ebrimet, njer\u00ebzit nuk i japin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur k\u00ebtij fakti. Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb thot\u00eb: \u201cKur godet rrufeja, futu brenda\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur prej saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Miti 10: Peshkaqenin mund ta ndal\u00ebsh duke e goditur me grusht n\u00eb hund\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebta gjigand\u00eb mahnit\u00ebs deti jan\u00eb kaq interesant\u00eb, sa televizionet flasin shpesh p\u00ebr ta, por shumica e th\u00ebnieve jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Megjith\u00ebse ka pak gjasa t\u00eb jeni viktim\u00eb e nj\u00eb peshkaqeni (i ndodh nj\u00ebrit nd\u00ebr 11.5 milion\u00eb njer\u00ebz), shumica e njer\u00ebzve kan\u00eb shum\u00eb frik\u00eb prej tyre. Thuhet se nj\u00eb grusht i fort\u00eb n\u00eb hund\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb hutuar nj\u00eb peshkaqen.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta: Keni m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi shp\u00ebtimi n\u00ebse e q\u00eblloni n\u00eb sy<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se goditja e peshkaqenit n\u00eb hund\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb efikase. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh vrull dhe t\u00eb godas\u00ebsh fort n\u00eb uj\u00eb dhe s\u00eb dyti, dora juaj mund t\u00eb gaboj\u00eb objektiv dhe t\u00eb shkoj\u00eb drejt e te dh\u00ebmb\u00ebt e peshkaqenit. M\u00eb mir\u00eb sh\u00ebnjoni syt\u00eb ose vel\u00ebzat, t\u00eb cilat jan\u00eb pikat e dob\u00ebta t\u00eb peshkaqenit. P\u00ebrs\u00ebriteni disa her\u00eb dhe peshkaqeni shpejt do t\u00eb vendos\u00eb se nuk ia vlen t\u00eb merret me ju.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si t\u00eb shp\u00ebtoni prej tyre? &nbsp; Vera \u00ebsht\u00eb stina e pushimeve, kur ne shkojm\u00eb n\u00eb plazh dhe kalojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb jasht\u00eb. Dimri nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim i gripit dhe t\u00eb ftohtit, por edhe vera nuk kalon pa shqet\u00ebsime. Para se t\u00eb shkoni n\u00eb det apo pishin\u00eb, hidhuni nj\u00eb sy k\u00ebtyre 10 legjendave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-10203","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10203\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}