{"id":10202,"date":"2015-08-12T15:30:49","date_gmt":"2015-08-12T13:30:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10202"},"modified":"2015-08-12T12:11:46","modified_gmt":"2015-08-12T10:11:46","slug":"nuk-arrij-dot-ta-kontrolloj-jeten-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/08\/nuk-arrij-dot-ta-kontrolloj-jeten-time\/","title":{"rendered":"Nuk arrij dot ta kontrolloj jet\u00ebn time"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; Gjendja ime po kthehet n\u00eb nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk arrij dot ta kontrolloj jet\u00ebn time. Ankthi po m\u00eb ha, po m\u00eb g\u00ebrryen, po m\u00eb shkat\u00ebrron shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht e nuk po m\u00eb le t\u00eb jetoj. M\u00eb falni, por v\u00ebrtet po ndihem shum\u00eb keq, ndaj po jua shpjegoj gjendjen time. Jam 23 vje\u00e7, por jeta po m\u00eb kontrollon \u00e7do ndjenj\u00eb dhe m\u00eb shkakton vet\u00ebm emocione negative. Zemra m\u00eb rreh fort gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, kam v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje, kam marramendje dhe ndonj\u00ebher\u00eb kur m\u00eb kap paniku m\u00eb duket sikur m\u00eb bllokohen veshkat dhe m\u00eb dhemb edhe shpina. Sidomos k\u00ebto koh\u00ebt e fundit kam edhe dhimbje koke dhe e ndjej kok\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kam gati 3 vite q\u00eb vuaj nga ky \u00e7rregullim i ankthit dhe t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk jam vizituar te psikologu, por tani nuk mundem m\u00eb, ndihem i dor\u00ebzuar, nuk po jetoj asgj\u00eb nga jeta ime. K\u00ebto 3 vite jam shkat\u00ebrruar si njeri dhe tani mendoj se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, pasi m\u00eb duket sikur gjith\u00eb trupi im nuk funksionon m\u00eb normalisht. Nuk dua ta mendoj kurrsesi vet\u00ebvrasjen, por ky ankth po m\u00eb \u00e7on drejt k\u00ebsaj rruge. Ndihem shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dua shum\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthehet jeta e m\u00ebparshme e t\u00eb jetoj i lir\u00eb nga ky \u201cburg\u201d, prandaj ju lutem juve q\u00eb dikush t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontakt me psikologun. Kam gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb ndjenj\u00eb frike n\u00eb zem\u00ebr dhe emocione negative. Dua t\u00eb jetoj si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni. Faleminderit.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, ju e keni shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201ctragjike\u201d, ama e gjitha kjo q\u00eb ju po kaloni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e v\u00ebshtir\u00eb, porse jo s\u00ebmundje. K\u00ebshtu e ka ankthi; ndjehesh i s\u00ebmur\u00eb, pa patur s\u00ebmundje! Ti je nj\u00eb fajtor i \u201cpafaj\u201d i k\u00ebsaj gjendjeje, pasi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb duhej t\u00eb gjeje psikolog klinicist i cili nuk do t\u00eb t\u00eb linte q\u00eb t\u00eb futeshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth vicioz, ku ti tani ndihesh sikur t\u00eb t\u00eb ket\u00eb \u201cn\u00ebmur\u201d njeri. T\u00eb duhet nj\u00eb\u00a0 psikolog klinicist q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, pasi trajtimi i gjendjeve t\u00eb ankthit k\u00ebrkon mjesht\u00ebri t\u00eb madhe. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se ankthioziteti jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, por \u00ebsht\u00eb edhe tregues i nj\u00eb organizmi t\u00eb fort\u00eb e reagues. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ankth dhe \u201catake paniku\u201d kan\u00eb zem\u00ebr t\u00eb fort\u00eb, kan\u00eb mushk\u00ebri t\u00eb forta. Ata jan\u00eb t\u00eb garantuar se nuk vdesin nga ndonj\u00eb atak zemre, pavar\u00ebsisht se ndjejn\u00eb therje, t\u00eb cilat jan\u00eb nga jasht\u00eb zemr\u00ebs t\u00eb muskulit i cili e detyron zemr\u00ebn t\u00eb rrah\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa duhet. Ata nuk mbyten edhe pse u duket sikur po u krijohet nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb fyt apo n\u00eb stomak, pasi kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb ajri, por nevoj\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr oksigjen. Ata nuk \u00e7menden kurr\u00eb (si\u00e7 kujtojn\u00eb ata) pasi ankthi jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka lidhje me skizofrenin\u00eb, por ai \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrie t\u00eb fort\u00eb mendore, pra, fakti q\u00eb ti je i shqet\u00ebsuar, e tregon vet\u00eb. Pastaj, skizofrenia nuk ndodh pasi ka kaluar pjekuria seksuale, ajo nuk ndodh nga frika e aq m\u00eb tep\u00ebr, kur nuk ka baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjenetike. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ankth kujtojn\u00eb se do t\u00eb bien n\u00eb depresion, por ky quhet depresion normal ose reagues, i cili buron nga ankthi, pra, nuk \u00ebsht\u00eb depresion s\u00ebmundjeje, por nj\u00eb emocion negativ ankthi e pik\u00ebllues i cili nuk kalon pa kaluar ankthi. Pra, meqen\u00ebse ky ankth nuk \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, edhe depresioni q\u00eb buron prej tij n\u00eb k\u00ebto raste nuk quhet s\u00ebmundje, por trishtim pik\u00ebllues. Edhe frika se mos m\u00eb bie t\u00eb fik\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckurth i panikut\u201d sepse pavar\u00ebsisht se gjat\u00eb ankthit l\u00ebvizin shum\u00eb ekuilibrat si dhe provon t\u00eb tilla ndjesi si: marrje mendsh, err\u00ebsim t\u00eb syve, k\u00ebputje, djersitje, etj. t\u00eb fik\u00ebt nuk t\u00eb bie kurr\u00eb sepse zemra i shton rrahjet, pra, b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrten e asaj q\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb na r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb praktik\u00ebn time kam patur klient\u00eb q\u00eb e besonin \u00e7do her\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, edhe pse nuk u ka ndodhur kurr\u00eb, pasi ankthioz\u00ebt nuk jan\u00eb \u201crac\u00eb\u201d q\u00eb u bie t\u00eb fik\u00ebt, pra, kan\u00eb m\u00ebnyrat e tyre t\u00eb reagimit. R\u00ebnia t\u00eb fik\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje vet\u00ebmbrojt\u00ebse p\u00ebr ta ulur kok\u00ebn m\u00eb posht\u00eb, q\u00eb zemra ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb furnizimin e trurit me gjak, kurse zemra e ankthiozit i shton rrahjet aq sa e tremb personin edhe pse p\u00ebr nj\u00eb 20 vje\u00e7ar, gjendja optimale e pulsit p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb \u00ebsht\u00eb deri 160 rrahje, pavar\u00ebsisht se nj\u00eb sportisti mund t\u2019i shkojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, por adrenalina q\u00eb prodhohet tek ai (te gjendrat andrenale), digjet, pasi ajo \u00ebsht\u00eb si \u201ckarburanti\u201d i tij. K\u00ebshut pra, nj\u00eb ankthioz, edhe pse p\u00ebrjeton ide derealizimi, nuk e humb kontrollin e nuk ndodhet n\u00eb skaj t\u00eb \u201cgremin\u00ebs\u201d si\u00e7 i duket atij ose sikur bota po p\u00ebrmbyset mbi t\u00eb. Shum\u00eb ankthioz\u00eb vuajn\u00eb edhe nga nj\u00eb lloj meraku se u duket sikur do t\u00eb humbin pun\u00ebn e nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr asgj\u00eb, duke menduar se do t\u2019u b\u00ebhet \u201cbarr\u00eb\u201d njer\u00ebzve dhe askush nuk do t\u2019i doj\u00eb e respektoj\u00eb m\u00eb. E gjitha kjo p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb \u201cmashtrimit\u201d, pasi k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb e me shum\u00eb sed\u00ebr, me shum\u00eb cil\u00ebsi e vlera dhe pasi e kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, duke qen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs, ata ua shp\u00ebrblejn\u00eb shum\u00ebfish t\u00eb tjer\u00ebve. Fakti q\u00eb kan\u00eb l\u00ebvizur ekuilibrat e trupit, rregullohet me ila\u00e7e 100 % bimore. Edhe meraku se \u201ct\u00eb tjer\u00ebt po ma dallojn\u00eb gjendjen time dhe do t\u00eb dukem si i pavler\u00eb si i dob\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kok\u00ebn tuaj, pasi pa ua th\u00ebn\u00eb ju, t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe doktor\u00ebt, nuk e gjejn\u00eb dot se \u00e7far\u00eb mendon apo ndjeni ju. Vet\u00eb fakti q\u00eb nj\u00eb ankthioz, jo vet\u00ebm e p\u00ebrjashton vet\u00ebvrasjen, por ka frik\u00eb edhe ta mendoj\u00eb at\u00eb, e p\u00ebrjashton depresionin, pasi nj\u00eb njeri me depresion madhor (bipolar) n\u00eb fazat e r\u00ebnda t\u00eb deprinimit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka frik\u00eb vet\u00ebvrasjen, por e mendon at\u00eb si nj\u00eb \u201czgjidhje\u201d, si alternative ngush\u00eblluese. Prandaj ankthioz\u00ebt q\u00eb i tregojn\u00eb frik\u00ebrat e tyre dhe t\u00eb thon\u00eb se kan\u00eb frik\u00eb nga vet\u00ebvrasja (nga vdekja n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi) nga s\u00ebmundjet, rreziqet, nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i ruash me roje edhe kur thon\u00eb se \u201ckam frik\u00eb se mos humb kontrollin e se mos vras dik\u00eb\u201d. Edhe me logjik\u00eb vet\u00ebkuptohet se ata kan\u00eb frik\u00eb edhe ta mendojn\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha sa tham\u00eb, v\u00ebrtet nuk ka s\u00ebmundje apo rrezik real, por gjendja shpirt\u00ebrore e ankthiozit \u00ebsht\u00eb shpeshher\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pik\u00eblluese, e papritur, e paparashikuar. Edhe kur \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, ai jeton n\u00eb pritjen e frikshme se \u201ckur do t\u00eb m\u00eb kap\u00eb kriza e radh\u00ebs\u201d. Duke b\u00ebr\u00eb psikoterapi, duke i njohur e humbur frik\u00ebn, ata do t\u00eb \u00e7lirohen t\u00ebr\u00ebsisht dhe frik\u00ebrat do t\u00eb jen\u00eb si nj\u00eb \u201ckush\u00ebri i larg\u00ebt\u201d i cili ca vjen e zhduket.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Gjendja ime po kthehet n\u00eb nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk arrij dot ta kontrolloj jet\u00ebn time. Ankthi po m\u00eb ha, po m\u00eb g\u00ebrryen, po m\u00eb shkat\u00ebrron shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht e nuk po m\u00eb le t\u00eb jetoj. M\u00eb falni, por v\u00ebrtet po ndihem shum\u00eb keq, ndaj po jua shpjegoj gjendjen time. Jam 23 vje\u00e7, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-10202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10202\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}