{"id":10138,"date":"2015-08-05T12:30:13","date_gmt":"2015-08-05T10:30:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10138"},"modified":"2015-08-05T11:07:24","modified_gmt":"2015-08-05T09:07:24","slug":"jeten-time-ia-dhurova-vellait-te-semure","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/08\/jeten-time-ia-dhurova-vellait-te-semure\/","title":{"rendered":"Jet\u00ebn time ia dhurova v\u00ebllait t\u00eb s\u00ebmur\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb 45-vje\u00e7are. Nuk jam martuar asnj\u00ebher\u00eb dhe tani jam njohur me nj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Juve dua t\u2019ju tregoj historin\u00eb se pse nuk jam martuar deri tani.<\/p>\n<p>Kur isha 5 vje\u00e7e, isha f\u00ebmija i vet\u00ebm i familjes. Prind\u00ebrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb b\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb. Ishin mjaft t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ishte djal\u00eb, por g\u00ebzimi i prind\u00ebrve zgjati pak sepse v\u00ebllai ishte rakitik dhe nuk mund t\u00eb ecte. Ai ishte n\u00eb rregull kur ishte foshnj\u00eb, por duke u rritur filluan t\u2019i holloheshin k\u00ebmb\u00ebt dhe kur erdhi mosha 1 vje\u00e7 q\u00eb ai duhej t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e t\u00eb ecte, ai nuk ecte dot. K\u00ebtu filloi dhe mundimi i pasosur p\u00ebr prind\u00ebrit e mi, filluan spitalet e mjekimet pafund. Po ju do t\u00eb thoni se \u00e7\u2019lidhje ka kjo me martes\u00ebn time?<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e mi kujdeseshin p\u00ebr v\u00ebllain shum\u00eb e n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, dit\u00eb e nat\u00eb. K\u00ebshtu, duke u rritur, edhe un\u00eb m\u00ebsova t\u00eb kujdesesha p\u00ebr t\u00eb. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb se duhej ta ngrije n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ta mbaje n\u00eb duar e ai po fillonte e r\u00ebndohej, por un\u00eb e b\u00ebja mir\u00eb e me k\u00ebnaq\u00ebsi. Erdhi koha kur ai do t\u00eb shkonte n\u00eb kop\u00ebsht. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb ta pranonte ndonj\u00eb kop\u00ebsht, por m\u00eb n\u00eb fund e rregulluam. Un\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e ai n\u00eb kop\u00ebsht. Un\u00eb gjithmon\u00eb isha n\u00eb syt\u00eb e shok\u00ebve si motra q\u00eb ka v\u00ebllain e s\u00ebmur\u00eb dhe m\u00eb shikonin ndryshe t\u00eb gjith\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00ebra nga shoqet m\u00eb rrinte af\u00ebr e m\u00eb ndihmonte kur shkoja te kopshti e shikoja se mos v\u00ebllai kishte ndonj\u00eb problem. Shoqja m\u00eb ndihmonte ta mbanim p\u00ebr duarsh e ta \u00e7onim posht\u00eb n\u00eb oborr p\u00ebr aj\u00ebr.<\/p>\n<p>V\u00ebllai ishte shum\u00eb i zgjuar dhe kishte filuar t\u00eb belb\u00ebzote pak, edhe pse ishte 7 vje\u00e7. Ai ishte shum\u00eb i dashur e ashtu zvarr\u00eb iu afrohej shok\u00ebve t\u00eb luante me ta. Ishte m\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u00eb treguar se kishte nj\u00eb shpirt t\u00eb madh, por nuk mund ta thoshte me fjal\u00eb. Kishte edhe nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb e tallnin, por mua nuk m\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrshtypje k\u00ebto gj\u00ebra, doja vet\u00ebm q\u00eb v\u00ebllai im t\u00eb b\u00ebhej mir\u00eb. Mjekimet nuk iu ndan\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast. Ai her\u00eb-her\u00eb tregonte p\u00ebrmir\u00ebsim e her\u00eb-her\u00eb, jo, por ne nuk ia ndanim kujdesin.<\/p>\n<p>Babit i kishin sugjeruar nj\u00eb spital n\u00eb Gjermani, t\u00eb specializuar p\u00ebr s\u00ebmundjen e v\u00ebllait tim, k\u00ebshtu q\u00eb prind\u00ebrit vendos\u00ebn t\u00eb shkonin. Duhej t\u00eb kishin shum\u00eb para dhe kjo ishte nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr familjen ton\u00eb. Duhej t\u00eb gjenim edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, megjithat\u00eb, Zoti na ndihmoi e dikush u b\u00eb sebep q\u00eb t\u2019i \u00e7onte atje. Babai gjeti edhe nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr dhe me shum\u00eb mundime, arriti t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave, pjes\u00ebn tjet\u00ebr i mori borxh dhe k\u00ebshtu, u nis\u00ebn n\u00eb Gjermani, n\u00eb spitalin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb lan\u00eb te gjyshja. Ishte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk e doja. Jo se nuk e doja gjyshen, por kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb isha af\u00ebr mamit n\u00eb \u00e7do moment e ta ndihmoja me v\u00ebllain. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, u m\u00ebzita n\u00eb nj\u00eb rast kur d\u00ebgjova gjyshen t\u00eb fliste me nj\u00eb komshien e vet:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos i kishte lindur djalit tim ai f\u00ebmij\u00eb! Gruaja ia ka fajin, se para shum\u00eb koh\u00ebsh n\u00eb familjen e saj kishte nj\u00eb daj\u00eb t\u00eb paralizuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb gjyshes m\u00eb duket sikur i d\u00ebgjoj edhe sot e k\u00ebsaj dite. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time e urreva gjyshen e kjo urrejtje nuk m\u2019u shua asnj\u00eb \u00e7ast, deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Prind\u00ebrit u kthyen nga Gjermania dhe v\u00ebllai dukej se kishte p\u00ebrmir\u00ebsim. Kishte filluar t\u00eb lidhte fjal\u00ebt e t\u00eb krijonte fjali dhe k\u00ebmb\u00ebt i komandonte pak, por jo shum\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo p\u00ebr ne do t\u00eb thoshte se mund t\u00eb kishim shpresa p\u00ebr m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Babai vendosi t\u00eb mos e \u00e7onte m\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, sepse e dinte se nga kjo nuk do t\u00eb nxirrte ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe. Tri her\u00eb n\u00eb jav\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb m\u00ebsuese q\u00eb e m\u00ebsonte t\u00eb mbante stilolapsin n\u00eb dor\u00eb n\u00eb fillim, gj\u00eb q\u00eb ishte mjaft e v\u00ebshtir\u00eb, se ai edhe duart i kishte me pak probleme, por ajo ishte nj\u00eb m\u00ebsuese e durueshme dhe megjith\u00ebse me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, arriti ta m\u00ebsonte ta mbante stilolapsin n\u00eb dor\u00eb. E k\u00ebshtu, vitet kalonin p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb edhe p\u00ebr mua. Un\u00eb tani isha n\u00eb klas\u00ebn e tet\u00eb dhe kisha provimet e lirimit (at\u00ebher\u00eb ishte shkolla 8-vje\u00e7are). M\u00ebsoja gjith\u00eb nat\u00ebn q\u00eb t\u00eb dilja me nota t\u00eb mira q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb t\u00eb mos u sillja probleme prind\u00ebrve. Mjaft probleme kishin ata q\u00eb t\u00eb m\u00eb kishin edhe mua! Ata nuk m\u00eb flisnin asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimet se e gjith\u00eb v\u00ebmendja ishte p\u00ebrqendruar te v\u00ebllai, por un\u00eb e ndjeja vet\u00eb si detyr\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Provimet i mora t\u00eb gjitha dhjeta e k\u00ebshtu fillova gjimnazin. Isha nx\u00ebn\u00ebse shum\u00eb e mir\u00eb deri n\u00eb vit t\u00eb dyt\u00eb, kur mamaja ime u s\u00ebmur. Kishte gjith\u00eb jet\u00ebn e saj q\u00eb nuk kishte par\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk kishte patur nj\u00eb \u00e7ast qet\u00ebsi, q\u00ebkur lindi v\u00ebllai. Un\u00eb po mbushja t\u00eb 16 vjet\u00ebt dhe v\u00ebllai 11 vje\u00e7. Kishim vite diferenc\u00eb dhe un\u00eb e mbaj mend dhe sot q\u00eb ai lindi tre dit\u00eb pasi un\u00eb mbusha 5 vje\u00e7e. Ishte dita m\u00eb e bukur e jet\u00ebs sime dhe p\u00ebr prind\u00ebrit e mi, t\u00eb cil\u00ebt ma festuan dit\u00eblindjen duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 po ju thoja gjith\u00eb vuajtjet mamas\u00eb sime iu kthyen nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tmerrshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kanceri. Tani ishin b\u00ebr\u00eb dy t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Mbarova dhe vitin e dyt\u00eb e t\u00eb tretin e lash\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mami u r\u00ebndua shum\u00eb e duhej q\u00eb t\u2019i rrija gati. Pas k\u00ebsaj, mamaja vdiq duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb amanet v\u00ebllan\u00eb. Tani jeta ime do t\u00eb merrte nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb. Dhimbja p\u00ebr maman\u00eb ishte shum\u00eb e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por edhe p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb. Ai ishte m\u00ebsuar ta kishte gjithmon\u00eb pran\u00eb. N\u00eb fillim nuk i ndaleshin lot\u00ebt e kjo ma shtonte dhimbjen, ma b\u00ebnte dyfish.<\/p>\n<p>Babai nga ana tjet\u00ebr duhej t\u00eb punonte shum\u00eb q\u00eb t\u00eb na mbante e t\u00eb mblidhte ndonj\u00eb lek q\u00eb v\u00ebllai t\u00eb shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Gjermani, por edhe at\u00eb e kishte d\u00ebrrmuar vdekja e mamas\u00eb. Babai vendosi t\u00eb shkonte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb punonte q\u00eb t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura. Un\u00eb tashm\u00eb isha e madhe dhe kisha kaluar t\u00eb nj\u00ebzetat. Duhej t\u00eb kisha mbaruar shkoll\u00ebn, por q\u00ebkur vdiq mamaja, un\u00eb nuk u ktheva m\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. M\u00eb propozuan t\u00eb martohesha, por un\u00eb k\u00ebrkova ta merrja edhe v\u00ebllan\u00eb me vete e k\u00ebshtu, djali nuk pranoi e m\u00eb refuzoi. Pas atyre q\u00eb kisha hequr, nuk m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>Vitet pa babin i kaluam me pak v\u00ebshtir\u00ebsi. Ai na d\u00ebrgonte para, por vet\u00eb nuk vinte dot se nuk kishte dokumente. K\u00ebto vite kaluan duke u marr\u00eb me v\u00ebllan\u00eb dhe nuk u mora me asgj\u00eb, por gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs lexoja libra q\u00eb t\u00eb ruaja ato njohuri q\u00eb kisha marr\u00eb dhe t\u2019i shtoja ato. Kur erdhi babai, un\u00eb isha 35 vje\u00e7e. Ai kishte ndryshuar shum\u00eb. Nuk ishte aspak ai burri i bukur, i ri e muskuloz. Ai ishte dob\u00ebsuar dhe kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion n\u00eb stomak p\u00ebr nj\u00eb ul\u00e7er t\u00eb vjet\u00ebr. Dihej se t\u00eb dy prind\u00ebrit e mi do t\u00eb p\u00ebrfundonin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb para kohe. Ata kishin kaluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb st\u00ebrmundimshme dhe nuk kishte si t\u00eb mos s\u00ebmureshin n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Bij\u00eb ka ardhur koha t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr vete. V\u00ebllai nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndryshim shum\u00eb t\u00eb madh. Duhet t\u00eb martohesh e t\u00eb krijosh familjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>&#8211; Po v\u00ebllai, me k\u00eb do t\u00eb rrij\u00eb? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Do ta mbaj un\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00eb je ti? Un\u00eb nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj kur familja ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall. Kush t\u00eb doj\u00eb, le t\u00eb vij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb k\u00ebtu me mua, v\u00ebllain e me ty.<\/p>\n<p>&#8211; Asnj\u00eb nuk e b\u00ebn at\u00eb sakrific\u00eb, moj bij\u00eb, por jeta \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Un\u00eb dhe pak e do t\u00eb t\u00eb l\u00eb e ti pastaj do mbetesh e vetme me v\u00ebllan\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb, baba. Un\u00eb e kam ndar\u00eb mendjen. Ia kam kushtuar jet\u00ebn v\u00ebllait tim.<\/p>\n<p>Dhe ashtu ndodhi. Babai vdiq e ne t\u00eb dy tani mbet\u00ebm vet\u00ebm. Megjithat\u00eb, sht\u00ebpin\u00eb e kishim dhe babai na kishte l\u00ebn\u00eb para. Gjithashtu, kishim edhe lek\u00ebt e v\u00ebllait e t\u00eb kujdestaris\u00eb, por v\u00ebllai nuk jetoi edhe p\u00ebr shum\u00eb vjet. Para dy vjet\u00ebsh, ai nd\u00ebrroi jet\u00eb. Kisha provuar vdekjen e mamas\u00eb kur isha shum\u00eb e re e kisha shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Provova vdekjen e babait q\u00eb ishte njeriu m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, por vdekja e v\u00ebllait ishte shum\u00eb e dhimbshme. Gjith\u00eb jet\u00ebn e kishim kaluar bashk\u00eb. Ai kishte nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasur e ishte njeriu m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb librat q\u00eb lexoja ia tregoja atij p\u00ebrmbajtjen e ashtu pak si\u00e7 fliste, ai jepte mendimin e tij. Nganj\u00ebher\u00eb b\u00ebnim si kuiz. Un\u00eb ia thoja p\u00ebrmbajtjen e ai gjente titullin. Kan\u00eb qen\u00eb vite t\u00eb v\u00ebshtira, por shum\u00eb t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb ai iku, kam mbetur vet\u00ebm e nuk e di n\u00ebse do t\u00eb ndihem ndonj\u00ebher\u00eb e plot\u00ebsuar, edhe n\u00ebse Zoti do t\u00eb m\u00eb jap\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, t\u00eb krijoj nj\u00eb familje timen&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb 45-vje\u00e7are. Nuk jam martuar asnj\u00ebher\u00eb dhe tani jam njohur me nj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Juve dua t\u2019ju tregoj historin\u00eb se pse nuk jam martuar deri tani. Kur isha 5 vje\u00e7e, isha f\u00ebmija i vet\u00ebm i familjes. Prind\u00ebrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb b\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb. Ishin mjaft [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}