{"id":10100,"date":"2015-07-28T16:30:56","date_gmt":"2015-07-28T14:30:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10100"},"modified":"2015-07-28T12:42:01","modified_gmt":"2015-07-28T10:42:01","slug":"amanda-sejdinaj-miss-adoleshenca-shqiptare-2015-nuk-fola-per-prinderit-se-gjithcka-dua-ta-arrij-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/amanda-sejdinaj-miss-adoleshenca-shqiptare-2015-nuk-fola-per-prinderit-se-gjithcka-dua-ta-arrij-vete\/","title":{"rendered":"Amanda Sejdinaj, Miss Adoleshenca Shqiptare 2015  Nuk fola p\u00ebr prind\u00ebrit, se gjith\u00e7ka dua ta arrij vet\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Ka lindur n\u00eb Belgjik\u00eb m\u00eb 3 n\u00ebntor 1999 dhe n\u00eb mosh\u00ebn tre-vje\u00e7are ka ardhur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Amanda Sejdinaj \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzuar n\u00eb Shkod\u00ebr mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs si \u201cMiss Adoleshenca Shqiptare 2015\u201d mes 20 vajzave nga Shqip\u00ebria n\u00eb spektaklin e organizuar nga Agjencia e Spektakleve \u201cJehona e Shkodr\u00ebs\u201d, e cila sivjet ka 15-vjetorin e saj. Zeshkania fotozhenike u p\u00ebrgjigjet lirisht pyetjeve p\u00ebr jet\u00ebn e saj, pasionet, lidhjen e saj me Belgjik\u00ebn, ku pret q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00ebn pas 2 vjet\u00ebsh, kur t\u00eb mbush\u00eb 18 vje\u00e7e. Vajza e basketbollistes s\u00eb Tiran\u00ebs, Ornela Zekthi dhe nga i nj\u00ebjti trung familjar me Mjeshtrin Besim Zekthi, Amanda rr\u00ebfen p\u00ebr \u00ebndrrat e madje edhe vegimet e saj, si edhe p\u00ebr \u00e7apk\u00ebnll\u00ebqet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb her\u00eb pas here me shoq\u00ebrin\u00eb dhe familjar\u00ebt. \u201cS\u2019dua q\u00eb t\u00eb m\u00eb identifikojn\u00eb si nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e ka babain biznesmen sepse dua t\u00eb \u00e7aj vet\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ashtu si rrug\u00ebtimi q\u00eb b\u00ebra e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompeticion. Kam edhe nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr, t\u00eb shkoj n\u00eb Amerik\u00eb\u201d, thot\u00eb mes t\u00eb tjerash ajo. N\u00eb mbyllje, Amanda fal\u00ebnderon t\u00eb gjith\u00eb stafin profesional t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Spektakleve \u201cJehona e Shkodr\u00ebs\u201d, regjisorin Zef Deda, aktorin e talentuar Ergys Bam\u00e7i, jurin\u00eb e kryesuar nga Julian Deda dhe n\u00eb ve\u00e7anti, Presidentin e k\u00ebsaj agjencie, Xhelal Halili, p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen dhe p\u00ebrkushtimin q\u00eb treguan gjat\u00eb audicioneve disa javore n\u00eb palestra, n\u00eb provat gjenerale n\u00eb sken\u00ebn e teatrit \u201cMigjeni\u201d, si dhe n\u00eb udh\u00ebtimet e vajzave konkurrente n\u00eb disa nga resortet turistike m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arben Lagreta: &#8211; Amanda, si e mor\u00ebt vendimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u201cMis Adoleshenca Shqiptare 2015\u201d?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Amanda Sejdinaj: &#8211; <\/strong>Nuk ishte nj\u00eb vendim, ndodhi krejt rast\u00ebsisht. Po kaloja pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb \u201cMis Adoleshenca Shqiptare\u201d te Stacionit i Trenit dhe nj\u00ebra nga vajzat e stafit, Elisa, q\u00eb m\u00eb kishte par\u00eb nga larg, erdhi e m\u00eb preku n\u00eb sup. Ktheva kok\u00ebn dhe ajo m\u00eb pyeti p\u00ebr emrin, me \u00e7far\u00eb merresha dhe pastaj m\u00eb pyeti n\u00ebse d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebhesha modele. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja pozitivisht dhe e ndoqa, por pak me mosbesim. Pastaj vajzat e tjera t\u00eb stafit n\u00eb zyr\u00eb u mor\u00ebn me regjistrimin. Kur pash\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim vendosa po aty q\u00eb t\u00eb merrja pjes\u00eb. Ishte muaji prill, kur ia thash\u00eb mamas\u00eb se e kisha patur si vegim k\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, pra, q\u00eb dikush do t\u00eb m\u00eb vinte nga mbrapa dhe t\u00eb m\u00eb ofronte t\u00eb b\u00ebhesha modele. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr \u00ebndrrat e mia. Mamaja m\u00eb d\u00ebgjoi dhe pranoi pa hezitim q\u00eb ta ndiqja parandjenj\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nat\u00ebn e spektaklit ishit e sigurt n\u00eb vetvete dhe performuat bukur, pa u shqet\u00ebsuar nga kamerat apo blicet e aparateve fotografike. Keni patur m\u00eb p\u00ebrpara ndonj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb sken\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Po, para pak muajsh, kur te Cirku i Madh i Tiran\u00ebs u organizua nj\u00eb konkurs bukurie nga shkolla jon\u00eb p\u00ebr klasat e 8-ta dhe t\u00eb 9-ta. Kjo ka qen\u00eb eksperienca e vetme para publikut megjith\u00ebse nuk ishte sken\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb dhe aty nuk fitova. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos ke patur ndonj\u00eb vegim edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket aktrimit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, por po ju tregoj dy histori p\u00ebr t\u00eb qeshur ku kam aktruar live. Pas nj\u00ebrit prej provimeve, t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt dhe shoqet po m\u00eb prisnin. Un\u00eb isha b\u00ebr\u00eb pak von\u00eb dhe po m\u00eb \u00e7onte babi me makin\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb shoqen time. Shoqja ime q\u00eb ishte me mua n\u00eb makin\u00eb m\u00eb tha q\u00eb t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb loj\u00eb nj\u00ebr\u00eb prej shoqeve q\u00eb po na prisnin. \u201cShtiru sikur t\u00eb ka ndodhur ndonj\u00eb gj\u00eb sepse e luan mir\u00eb pjes\u00ebn\u201d, m\u00eb tha shoqja ime dhe ashtu b\u00ebra. I telefonova shoqes sime dhe b\u00ebra sikur po qaja, se nuk mund t\u00eb shkoja. Shoqja ime u merakos shum\u00eb dhe m\u00eb tha se mund t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb merrte me taksi. Duke komunikuar me mua n\u00eb telefon filloi t\u00eb qante edhe ajo meq\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb flisja gjoja nga halli q\u00eb kisha e q\u00eb nuk po ia shpjegoja dot\u2026 Kurse aktrimin e dyt\u00eb e b\u00ebra me v\u00ebllain e vog\u00ebl n\u00eb det. Po luanim dhe un\u00eb b\u00ebra sikur i ngela n\u00eb dor\u00eb dhe u zhyta n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr disa sekonda. V\u00ebllai u tremb shum\u00eb dhe tha: \u201cObobo si t\u2019i them mamit tani\u201d se n\u00eb fakt mami po vinte, por ishte pak larg. Kur hapa syt\u00eb dhe u \u00e7ova n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, v\u00ebllai u zem\u00ebrua e nuk m\u00eb ka folur at\u00eb dit\u00eb, por mamit nuk i tha asgj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; M\u00eb that\u00eb se sapo keni mbaruar shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are te \u201cLidhja e Prizrenit\u201d dhe se doni t\u00eb vazhdoni studimet n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cHarri Fultz\u201d. Pse kjo zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>M\u00eb p\u00eblqen \u201cHarry Fultz\u201d sepse aty mund t\u00eb marr nj\u00eb zanat, kurse n\u00eb shkollat e tjera studion, por nuk e di se si do t\u00eb dal\u00ebsh. Megjith\u00ebse kjo njihet si shkoll\u00eb \u00e7unash, dua t\u00eb regjistrohem te dega e elektronik\u00ebs. Shkolla njihet n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Amerik\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb me koh\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vendosem jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vazhdimin e studimeve t\u00eb larta, do t\u00eb hap atje nj\u00eb servis kompjuterash.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i juaji apo k\u00ebtu kan\u00eb ndikimin e tyre prind\u00ebrit ose m\u00ebsuesit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mami e ka v\u00ebn\u00eb re q\u00ebkur isha e vog\u00ebl se jam e dh\u00ebn\u00eb pas kompjuterave dhe pajisjeve dixhitale dhe ka edhe ajo ndikimin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Na flisni pak p\u00ebr familjen tuaj, p\u00ebrb\u00ebrjen e saj\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Babi \u00ebsht\u00eb inxhinier elektronik dhe ka nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve plastike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr aksioner\u00ebt e saj, kurse mami, Ornela Zekthi, ka qen\u00eb basketbolliste, nj\u00eb her\u00eb me Partizanin e pastaj me Tiran\u00ebn. Un\u00eb kam lindur n\u00eb Belgjik\u00eb dhe sapo t\u00eb mbush 18 vje\u00e7e, do t\u00eb marr pasaport\u00ebn atje. Kam edhe nj\u00eb v\u00eblla m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Jam rritur me iden\u00eb se megjith\u00ebse familje biznesmen\u00ebsh, gj\u00ebrat duhet t\u2019i arrij vet\u00eb e jo t\u2019i marr gati nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mbiemri Zekthi m\u00eb kujton k\u00ebrcimtarin e famsh\u00ebm t\u00eb Ansamblit t\u00eb Shtetit, Besim Zekthin&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Po, mamaja \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb trung familjar me Besim Zekthin, lidhet nga gjyshi\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa koh\u00eb keni jetuar n\u00eb Belgjik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Belgjik\u00eb kam lindur e jam b\u00ebr\u00eb 3 vje\u00e7e, por pastaj u kthyem. K\u00ebtu ndikoi mamaja. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit atje kam qen\u00eb vjet, me pushime. Babi donte t\u00eb punonte atje dhe t\u00eb investonte k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si b\u00ebri. I p\u00eblqen akoma t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb, edhe sikur t\u00eb mos e ket\u00eb m\u00eb fabrik\u00ebn. Si\u00e7 e p\u00ebrshkruan babi, Belgjika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebrrallor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Gjat\u00eb intervist\u00ebs q\u00eb dhat\u00eb n\u00eb spektak\u00ebl ju that\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr hobit\u00eb tuaja \u00ebsht\u00eb piktura. P\u00ebrse zgjodh\u00ebt elektronik\u00ebn p\u00ebrpara piktur\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Piktura \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb hobi q\u00eb e kam pasur q\u00eb e vog\u00ebl, por zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebris se \u00ebsht\u00eb elektronika.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po k\u00ebrcimi, ju ka t\u00ebrhequr ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Jo sa p\u00ebr ta quajtur hobi. Preferoj valsin dhe dansin, por edhe k\u00ebto, m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u2019i shikoj n\u00eb televizion apo t\u2019i d\u00ebgjoj, deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilin aktor apo aktore keni idhull?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam idhull Robert Patinsonin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktor, model, muzikat dhe producent. N\u00eb filmin \u201cTvvilight\u201d, \u201cTvvilight Saga\u201d etj. ishte hera e par\u00eb q\u00eb e kam par\u00eb dhe u dashurova me m\u00ebnyr\u00ebn se si ai aktronte, me shikimin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb film ai luante rolin e nj\u00eb vampiri dhe ishte m\u00ebnyra se si luante q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jeta \u00ebsht\u00eb treguar dor\u00ebl\u00ebshuar me ju sepse nuk ju mungon asgj\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Dakord, por jeta m\u00eb ka forcuar shum\u00eb. K\u00ebtu n\u00eb Miss Adoleshenca erdha vet\u00ebm, b\u00ebra nj\u00eb rrug\u00ebtim vet\u00ebm, por edhe mb\u00ebshtetje nga prind\u00ebrit. Disa vajza k\u00ebtu shoq\u00ebroheshin nga mami e babi, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk e doja k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrkujdesjeje. Nuk kam folur me asnj\u00eb nga vajzat p\u00ebr pozicionin e prind\u00ebrve t\u00eb mi, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shes mend. Edhe mbr\u00ebm\u00eb sapo u mbyll spektakli dhe shkuam p\u00ebr dark\u00eb, e hoqa kuror\u00ebn sepse doja q\u00eb t\u00eb isha si vajzat e tjera e t\u00eb mos t\u00ebrhiqja v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas 2 muajsh ju mbushni 16 vje\u00e7e dhe sapo u shpall\u00ebt Miss Adoleshenca 2015. A keni t\u00eb dashur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo. Si \u00e7do vajz\u00eb adoleshente, mund t\u00eb kem ndonj\u00eb p\u00eblqim, por tani m\u00eb k\u00ebrkohet shum\u00eb llogari n\u00eb sht\u00ebpi. Jo enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00ebn e t\u00eb dashurit, por edhe un\u00eb vet\u00eb dua q\u00eb t\u00eb jem e p\u00ebrqendruar. Nuk kam koh\u00eb sepse merrem me shum\u00eb gj\u00ebra. Q\u00eb prej nj\u00eb viti, p\u00ebrve\u00e7 shkoll\u00ebs, merrem me st\u00ebrvitje n\u00eb palest\u00ebr, me shtanga etj. Jam ve\u00e7uar disa her\u00eb edhe nga shoq\u00ebria ime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. Ata e din\u00eb se jam shum\u00eb e z\u00ebn\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb kaloj dot aq koh\u00eb me ta sa ata me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebr shembull, rreth or\u00ebs 8 e gjys\u00ebm t\u00eb mbr\u00ebmjes kur ata kthehen nga xhiroja n\u00eb Bllok, un\u00eb jam e z\u00ebn\u00eb me st\u00ebrvitjen, kursin e anglishtes, shto k\u00ebtu edhe provat p\u00ebr n\u00eb Miss Adoleshenca, koh\u00ebt e fundit&#8230; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk jam akoma gati p\u00ebr t\u00eb patur t\u00eb dashur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat mendoni se jan\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb paraqitjen tuaj fizike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Si gjat\u00ebsi dhe konstrukt ndjehem shum\u00eb mir\u00eb me veten, m\u00eb ka ndihmuar edhe st\u00ebrvitja q\u00eb b\u00ebj rregullisht prej nj\u00eb viti, por ndoshta jam pak m\u00eb mir\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt dhe shpatullat e gjera.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr q\u00eb keni n\u00eb sirtar dhe nuk ma keni th\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E kam nj\u00eb synim, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: t\u00eb shkoj n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse ju p\u00eblqen Amerika? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb raport me Evrop\u00ebn. Evropa ka qytete simbol t\u00eb bukuris\u00eb si Parisi, Brukseli. Po ashtu n\u00eb Gjermani ka qytete t\u00eb bukura dhe t\u00eb ve\u00e7anta, nd\u00ebrsa Amerika, nuk e di as vet\u00eb q\u00eb t\u2019ju jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje specifike se p\u00ebrse m\u00eb p\u00eblqen kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos ndoshta ngaq\u00eb njer\u00ebzit atje jan\u00eb m\u00eb praktik\u00eb dhe jasht\u00eb rregullave strikte dhe burokratike deri n\u00eb m\u00ebrzi q\u00eb i gjen n\u00eb Evrop\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndoshta po.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb mbyllje, urojm\u00eb t\u2019ju realizohen ambiciet dhe planet q\u00eb keni&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ju fal\u00ebnderoj edhe juve p\u00ebr intervist\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ka lindur n\u00eb Belgjik\u00eb m\u00eb 3 n\u00ebntor 1999 dhe n\u00eb mosh\u00ebn tre-vje\u00e7are ka ardhur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Amanda Sejdinaj \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzuar n\u00eb Shkod\u00ebr mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs si \u201cMiss Adoleshenca Shqiptare 2015\u201d mes 20 vajzave nga Shqip\u00ebria n\u00eb spektaklin e organizuar nga Agjencia e Spektakleve \u201cJehona e Shkodr\u00ebs\u201d, e cila sivjet ka 15-vjetorin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-10100","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10100\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}