{"id":10050,"date":"2015-07-22T15:30:12","date_gmt":"2015-07-22T13:30:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10050"},"modified":"2015-07-22T14:29:49","modified_gmt":"2015-07-22T12:29:49","slug":"dr-agron-islamaj-neurolog-tiket-shkaqet-dukurite-klinike-dhe-mjekimi-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/dr-agron-islamaj-neurolog-tiket-shkaqet-dukurite-klinike-dhe-mjekimi-i-tyre\/","title":{"rendered":"Dr. Agron Islamaj, neurolog  Tiket, shkaqet, dukurit\u00eb klinike dhe mjekimi i tyre"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Kjo s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1885, nga autori Xhorxh Gije dhe vjen n\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb, sidomos sot, kur rastet e t\u00eb prekurve prej saj, shtohen nga dita n\u00eb dit\u00eb. E keni v\u00ebn\u00eb re se sa jan\u00eb shtuar njer\u00ebzit q\u00eb kafshojn\u00eb thonjt\u00eb n\u00eb momente nervozizmi dhe jo vet\u00eb, q\u00eb ngren\u00eb supet apo p\u00ebrs\u00ebrisin nj\u00eb veprim tjet\u00ebr her\u00eb pas here? Ja, \u00e7far\u00eb na thot\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje dhe p\u00ebr mjekimin e saj, bashk\u00ebpun\u00ebtori yn\u00eb i njohur, mjeku neurolog Agron Islamaj&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Valbona Vukulaj: &#8211; Doktor, \u00e7far\u00eb jan\u00eb tiket?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Tiket jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje nervore q\u00eb karakterizohet nga l\u00ebvizje, apo l\u00ebshim i tingujve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme. Nj\u00eb tik, pra, nj\u00eb veprim i pavullnetsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr n\u00eb koh\u00eb, zgjat nga disa sekonda, deri n\u00eb disa minuta, por p\u00ebrs\u00ebritet dhe rishfaqet gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>\u00c7far\u00eb i shkakton ato?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari duhet t\u00eb themi se tiket mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb karakterit funksional apo nervor, ose pasoj\u00eb e ndonj\u00eb d\u00ebmtimi t\u00eb Sistemit Nervor Qendror, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb infeksionet, goditjet n\u00eb kok\u00eb (traumat, si fizike, po ashtu edhe psikike), apo helmimet e tij, si p\u00ebr shembull nga gazrat, apo p\u00ebrdorimi i medikamenteve q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb trurin. Shkak mund t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebrdorimi i drogave t\u00eb ndryshme, alkoolit, duhanit etj. Shkaku, apo d\u00ebmtimi kryesor n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb nivelin e nyjeve t\u00eb n\u00ebnkores, pra, t\u00eb b\u00ebrthamave q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me l\u00ebvizjet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A trash\u00ebgohet ky \u00e7rregullim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Trash\u00ebgimia ka ndikimin e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rreth 80 % t\u00eb rasteve. Konkretisht, k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nga prind\u00ebrit, motrat, v\u00ebllez\u00ebrit, apo lidhje gjaku me nj\u00eb person q\u00eb shfaq tike, por duhet th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto dukuri shihen m\u00eb shpesh n\u00eb persona me sistem nervor t\u00eb ndjesh\u00ebm. Rreth 43 % e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes me k\u00ebt\u00eb dukuri, do t\u00eb shfaqin tike t\u00eb llojeve e formave t\u00eb ndryshme si l\u00ebviz\u00ebse, po ashtu edhe zanore, ose t\u00eb kombinuara. P\u00ebr shembull, kur nj\u00eb binjak shfaq tike t\u00eb papritura, t\u00eb menj\u00ebhershme, ose tike kronike, n\u00eb 77 % t\u00eb rasteve, edhe f\u00ebmija tjet\u00ebr binjak do ta shfaq\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim. N\u00eb rastet e motrave ose v\u00ebllez\u00ebrve jobinjak\u00eb, p\u00ebrqindja ulet n\u00eb 23 %. Konkretisht nga studimet e b\u00ebra, rezulton se kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe faktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si ambienti ku personi rritet dhe edukohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai familjar, i kopshtit, shkoll\u00ebs, apo ai shoq\u00ebrori etj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ndikon tjet\u00ebr n\u00eb shfaqjen e k\u00ebtij \u00e7rregullimi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo pa ndikim jan\u00eb edhe faktor\u00ebt para e pas lindjes s\u00eb grave shtatz\u00ebna. Si t\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrmendim: Pesha e ul\u00ebt e gruas shtatz\u00ebn\u00eb, stresi i saj, konsumimi i cigares apo alkoolit nga n\u00ebnat e ardhshme, pasojat obstetrikale. Asistenca dhe ndjekja para e pas lindjes ndikon si te n\u00ebna, po ashtu edhe te f\u00ebmija i ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb shfaqen tiket?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Tiket mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb thjeshta, ose t\u00eb kombinuara. Konkretisht ato mund t\u00eb jen\u00eb: L\u00ebviz\u00ebse \u00a0(motore), zanore ose t\u00eb kombinuara, pra, si l\u00ebviz\u00ebse, po ashtu edhe zanore nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Le t\u2019i marrim me radh\u00eb&#8230; \u00c7far\u00eb jan\u00eb tiket l\u00ebviz\u00ebse apo motore?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebto dukuri p\u00ebrfshijn\u00eb muskuj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ose grupe muskujsh, por q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura nga ana funksionale. Si dukuri klinike t\u00eb tikeve l\u00ebviz\u00ebse mund t\u00eb p\u00ebrmendim: P\u00ebrp\u00eblitjen e syve, shfryrjen e hund\u00ebve, l\u00ebvizjen e nofullave apo t\u00eb shpatullave, ulje-ngritjen nga karrigia, apo kolltuku, rregullimi i rrobave, l\u00ebvizjet e duarve, apo t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb nivel t\u00eb ky\u00e7eve, ose shtr\u00ebngim i muskujve t\u00eb barkut etj. Tiket l\u00ebviz\u00ebse mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb her\u00ebpashershme (t\u00eb shpeshta), ose n\u00eb trajt\u00eb \u201cbresh\u00ebrie\u201d, q\u00eb zgjasin disa sekonda dhe p\u00ebrs\u00ebriten gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. Ato mund t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb rralla, pra, 1-2 t\u00eb tilla, gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po tiket zanore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>K\u00ebto dukuri mund t\u00eb shfaqen n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb kruajtjes s\u00eb z\u00ebrit apo t\u00eb fytit, n\u00eb trajt\u00eb kolle, apo imitim t\u00eb kafsh\u00ebve apo shpend\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, n\u00eb trajt\u00eb f\u00ebrsh\u00ebllimash etj. Po ashtu, mund t\u00eb shfaqen edhe n\u00eb trajt\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjesh, apo shqiptimi t\u00eb fjal\u00ebve, apo frazave t\u00eb ndryshme, ose edhe t\u00eb rrokjeve, q\u00eb shpeshher\u00eb nuk lidhen me situat\u00ebn, apo ambientin ku ndodhen k\u00ebta persona.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe na mbet\u00ebn tiket e kombinuara ose t\u00eb p\u00ebrziera&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebto raste, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt shfaqin si tike l\u00ebviz\u00ebse, po ashtu edhe zanore nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Si t\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrmendim: Tundja e trupit ose an\u00ebsive e p\u00ebshp\u00ebritja e fjal\u00ebve, apo t\u00eb rrokjeve t\u00eb her\u00ebpashershme etj. Shtojm\u00eb se k\u00ebto dukuri pak\u00ebsohen ose nd\u00ebrpriten gjat\u00eb gjumit, sidomos atij t\u00eb thell\u00eb. Kur pyeten k\u00ebta t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, shumica e tyre thon\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga situatat e v\u00ebshtira q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebto raste, ata p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb ndjesi t\u00eb pad\u00ebshirueshme, por edhe t\u00eb parezistueshme, q\u00eb i detyron t\u00eb shfaqin k\u00ebto dukuri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e b\u00ebni ju mjek\u00ebt diagnostikimin e personit? Mbi cilat kritere bazoheni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr t\u00eb dalluar n\u00ebse tiket jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb situate stresante, pra, jan\u00eb t\u00eb karakterit funksional nervor, apo pasoj\u00eb e nj\u00eb d\u00ebmtimi t\u00eb Sistemit Nervor Qendror, ne mjek\u00ebt specialist\u00eb mb\u00ebshtetemi n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna:<\/p>\n<ol>\n<li>Historiku i s\u00ebmundjes, q\u00eb flet p\u00ebr kalim t\u00eb nj\u00eb goditjeje, traume fizike, nj\u00eb infeksioni, helmimi, ose t\u00eb nj\u00eb traume psikike.<\/li>\n<li>Koh\u00ebzgjatja. Tiket nervore, apo funksionale jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe lidhen me nj\u00eb situat\u00eb stresante dhe pas nj\u00eb periudhe kohore, ato kalojn\u00eb.<\/li>\n<li>Mosha e fillimit dhe e p\u00ebrfundimit t\u00eb tikeve nervore \u00ebsht\u00eb 6-7 vje\u00e7are e p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb moshen 18-19 vje\u00e7are, n\u00eb ndryshim nga ato q\u00eb lidhen me d\u00ebmtime t\u00eb Sistemit Nervor Qendror, t\u00eb cilat shfaqen jo vet\u00ebn n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por zgjasin gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7. Tiket funksionale shfaqen disa her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs dhe ndodhin n\u00eb situata stresante. Ato mund t\u00eb nd\u00ebrpritjen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 2-3 mujore, n\u00eb ndryshim nga ato organiket (q\u00eb jan\u00eb si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimeve t\u00eb SNQ) q\u00eb jo vet\u00ebm nuk nd\u00ebrpriten, por vazhdojn\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn.<\/p>\n<ol>\n<li>P\u00ebr diagnoz\u00ebn ndihmohemi edhe nga b\u00ebrja e disa analizave q\u00eb na tregojn\u00eb n\u00ebse kemi ose jo d\u00ebmtime t\u00eb SNQ, si\u00e7 mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb rastet e tikeve me baz\u00eb nga d\u00ebmtime t\u00eb tilla si psh. traumat, infeksionet, helmimet etj., n\u00eb ndryshim nga ato funksionale, ku nuk kemi d\u00ebmtime t\u00eb SNQ. Si ekzaminime mund t\u00eb p\u00ebrmendim skanerin, ose rezonanc\u00ebn mangetike t\u00eb kok\u00ebs etj. Tiket funksionale duhen dalluar edhe nga s\u00ebmundje t\u00eb tilla si p\u00ebr shembull epilepsia, apo helmimet e ndryshme etj.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb problemesh t\u00eb tjera shfaqin f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga tiket?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb shfaqin t\u00eb tilla dukuri kan\u00eb edhe v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, ose kan\u00eb ankth, apo \u00e7rregullime t\u00eb sjelljes, t\u00eb gjumit etj. Ata ndihen fajtor\u00eb p\u00ebr \u00e7do veprim q\u00eb b\u00ebjn\u00eb si n\u00eb familje, shkoll\u00eb apo n\u00eb shoq\u00ebri, gj\u00eb q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi edhe n\u00eb p\u00ebrshtatjen me k\u00ebto ambiente, pra k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr, ose mund t\u00eb jen\u00eb shp\u00ebrthyes.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mjekohet kjo s\u00ebmundje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari duhet t\u00eb zbulohet shkaku dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij faktori duhet t\u00eb b\u00ebhet mjekimi individual psikologjik, riaft\u00ebsues e medikamentoz. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb prind\u00ebr, f\u00ebmij\u00eb, mjek e psikolog. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb arrihet q\u00eb kjo dukuri t\u00eb mjekohet dhe t\u00eb parandalohet si me qet\u00ebsues t\u00eb SNQ, ose antianksioz\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebs t\u00eb S.N.Q. Suksesi q\u00ebndron vet\u00ebm te nd\u00ebrhyrja nga ana jon\u00eb n\u00eb hallkat e fiziologjis\u00eb patologjike t\u00eb prishur t\u00eb k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb normalitet. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ato do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb zgjatura (kronike) dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u mjekuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Kjo s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1885, nga autori Xhorxh Gije dhe vjen n\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb, sidomos sot, kur rastet e t\u00eb prekurve prej saj, shtohen nga dita n\u00eb dit\u00eb. E keni v\u00ebn\u00eb re se sa jan\u00eb shtuar njer\u00ebzit q\u00eb kafshojn\u00eb thonjt\u00eb n\u00eb momente nervozizmi dhe jo vet\u00eb, q\u00eb ngren\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-10050","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10050\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}