{"id":10039,"date":"2015-07-21T15:30:59","date_gmt":"2015-07-21T13:30:59","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10039"},"modified":"2015-07-21T11:13:10","modified_gmt":"2015-07-21T09:13:10","slug":"e-tradhtova-burrin-tim-te-semure-me-kancer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/e-tradhtova-burrin-tim-te-semure-me-kancer\/","title":{"rendered":"E tradhtova burrin tim t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me kancer"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nderuar redaksi dhe t\u00eb nderuar lexues t\u00eb gazet\u00ebs! Dua t\u2019ju them q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb paragjykoni p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb po m\u00eb torturon prej tre vitesh e gjysm\u00eb. Njeriu ndonj\u00ebher\u00eb ndodhet n\u00eb situata ku nuk gjen mund\u00ebsi zgjedhjeje, por vet\u00ebm zgjidhje, pra, zgjedh t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kam lindur dhe jam rritur n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb familjen time ishim shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr djem dhe pes\u00eb vajza, por kemi qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lumtur. Nuk jemi rritur me gjith\u00eb t\u00eb mirat, por jemi rritur mes nj\u00eb dashurie e hareje pa fund. Kur isha adoleshente dhe doja t\u00eb blija ndonj\u00eb gj\u00eb, mendoja n\u00eb nerva e sip\u00ebr se prind\u00ebrit e mi kan\u00eb ditur vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe jo t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo kusht p\u00ebr mir\u00ebrritjen e k\u00ebtyre engj\u00ebjve q\u00eb sillnin n\u00eb jet\u00eb. Ne, mes nj\u00ebri-tjetrit, kishim nga nj\u00eb vit e gjys\u00ebm diferenc\u00eb dhe dukeshim pothuajse nj\u00ebsoj. Jemi rritur me rrobat e nj\u00ebri-tjetrit, pa i par\u00eb fare a ishin rroba djemsh apo vajzash. Kemi patur fat q\u00eb shkoll\u00ebn jo vet\u00ebm e kishim af\u00ebr, por edhe e kishim qejf. Gjasht\u00eb nga ne mbaruam universitet e tre t\u00eb tjer\u00ebt mor\u00ebn zanate. Ne u rrit\u00ebm shpejt dhe filluam t\u00eb martoheshim nj\u00eb e nga nj\u00eb. Prind\u00ebrit e mi shum\u00eb shpejt u b\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebr dhe mendoj se jan\u00eb prind\u00ebrit m\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Un\u00eb vazhdova shkoll\u00ebn p\u00ebr m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt dhe sapo e mbarova, fillova pun\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime. N\u00eb universitet kam qen\u00eb e etur p\u00ebr dije, kisha pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe mendoj se kam qen\u00eb studentja e vetme q\u00eb i mbaroja romanet sado voluminoz\u00eb t\u00eb ishin, brenda dy apo tre dit\u00ebsh. Duke qen\u00eb se pasioni im ishin librat, n\u00eb shkoll\u00eb nuk arrita t\u00eb dashurohesha me asnj\u00eb djal\u00eb p\u00ebrve\u00e7se me personazhet e librave. Motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb ngacmonin gjithmon\u00eb kur kthehesha nga shkolla, por un\u00eb vazhdoja n\u00eb terezin\u00eb time.<\/p>\n<p>Mbarova shkoll\u00ebn dhe fal\u00eb miq\u00ebsive q\u00eb kishte v\u00ebllai im i madh, edhe em\u00ebrimin e mora n\u00eb shkoll\u00ebn ku isha ulur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb bangat e shkoll\u00ebs. Koleg\u00ebt m\u00eb mir\u00ebprit\u00ebn dhe m\u00eb ndihmuan shum\u00eb sepse nuk kisha p\u00ebrvoj\u00eb. E mora me qejf pun\u00ebn me f\u00ebmij\u00ebt dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb edhe ata ma shp\u00ebrblyen. Hargalisjet e tyre m\u00eb kujtonin haren\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time kur kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Shkolla ku punoja, duke qen\u00eb se ishte shkoll\u00eb e madhe, kishte edhe staf t\u00eb shumt\u00eb. Kishte m\u00ebsues gra e burra dhe ishin edhe tre djem beqar\u00eb, t\u00eb tre shum\u00eb simpatik\u00eb. Ata ishin profesori i fizkultur\u00ebs, profesori i matematik\u00ebs dhe n\u00ebndrejtori. Duke qen\u00eb e re dhe natyr\u00eb q\u00eb vet\u00ebm kisha lexuar e jo shijuar jet\u00ebn si moshataret e mia, isha shum\u00eb e ndrojtur.<\/p>\n<p>Koleget e mia q\u00eb kishin klasa t\u00eb fillores filluan avash- avash t\u00eb m\u00eb ngacmonin.<\/p>\n<p>&#8211; Zgjidhe nj\u00ebrin, &#8211; m\u00eb thoshin e megjith\u00ebse e dija q\u00eb ishte e gjitha n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shakas\u00eb, skuqesha e t\u00ebra.<\/p>\n<p>Pas dy vitesh pun\u00eb, ishte profesori i matematik\u00ebs q\u00eb m\u00eb zgjodhi mua. N\u00eb fest\u00ebn q\u00eb u organizua nga shkolla n\u00eb fund t\u00eb vitit k\u00ebrceva me pothuajse t\u00eb gjith\u00eb, por i vetmi q\u00eb ma shtr\u00ebngoi dor\u00ebn e m\u00eb buz\u00ebqeshi m\u00eb shum\u00eb ishte R. Kur vall\u00ebzuam bashk\u00eb, ai m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriti n\u00eb vesh:<\/p>\n<p>&#8211; E kam \u00ebnd\u00ebrruar prej dy vitesh t\u00eb t\u00eb kem n\u00eb krah\u00ebt e mi e t\u00eb t\u00eb rrotulloj sipas d\u00ebshir\u00ebs sime, yll i vog\u00ebl, &#8211; e nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb rrotulloi. M\u00eb shtr\u00ebngoi aq fort gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb m\u00eb rrotullonte, sa i ndjeja rrahjet e zemr\u00ebs s\u00eb tij. Sigurisht q\u00eb m\u00eb rr\u00ebnqethi ajo q\u00eb m\u00eb tha e shtr\u00ebngimi i duarve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas fest\u00ebs ai filloi t\u00eb m\u00eb fliste m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb m\u00eb rrinte m\u00eb af\u00ebr. Filluam t\u00eb pinim kafet bashk\u00eb dhe pas dy muajsh \u201cpranova\u201d t\u00eb b\u00ebhesha e dashura e tij. Ishim \u00e7ift i bukur, gazmor dhe e kam shijuar at\u00eb koh\u00eb maksimalisht. Pas gjasht\u00eb muajsh me R. vendos\u00ebm t\u00eb fejoheshim dhe prind\u00ebrit e mi e miratuan menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ver\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u fejuam shkuam me pushime bashk\u00eb dhe ma merr mendja q\u00eb do m\u00eb kishte zili \u00e7do grua n\u00ebse do t\u00eb gjeja fjal\u00ebt q\u00eb t\u2019i p\u00ebrshkruaja ato dit\u00eb t\u00eb arta. R. ishte burri ideal, \u201cprinci i kalt\u00ebr\u201d q\u00eb mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb \u00e7do grua.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00ebm\u00ebngjes pul\u00ebbardha ime, &#8211; m\u00eb thoshte nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb guduliste e puthte m\u00ebngjeseve. \u2013 Do dalim n\u00eb plazh? Megjith\u00ebse b\u00ebhem xheloz q\u00eb edhe dielli t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdh\u00ebl e ngroh si un\u00eb, &#8211; thoshte e qeshte. Ata dh\u00ebmb\u00ebt e tij t\u00eb bardh\u00eb dilnin nga goja e tij e bukur dhe kur mendoja q\u00eb m\u00eb puthnin dhe i puthja, rr\u00ebnqethesha e t\u00ebra.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb viti fejese, ne u martuam. Mor\u00ebm me qira nj\u00eb sht\u00ebpi pran\u00eb shkoll\u00ebs dhe jeta jon\u00eb si \u00e7ift filloi. E doja jasht\u00eb mase R. jo vet\u00ebm sepse sillej shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua, por me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte djal\u00eb i bukur.<\/p>\n<p>&#8211; Po un\u00eb tani dua t\u00eb kem edhe nj\u00eb beb t\u00eb vock\u00ebl q\u00eb her\u00eb t\u00eb qaj\u00eb e her\u00eb t\u00eb qesh\u00eb n\u00eb krah\u00ebt tan\u00eb shpirt, &#8211; m\u00eb tha burri. &#8211; Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mendoj se ne duhet t\u00eb kemi f\u00ebmij\u00eb. Jo se ne jemi keq me nj\u00ebri\u2013tjetrin, por sht\u00ebpia ka nevoj\u00eb p\u00ebr pak zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb Zoti e realizoi menj\u00ebher\u00eb. Pas tet\u00eb muajsh martese un\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. R. m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte barkun e m\u00eb puthte si n\u00eb m\u00ebngjes, edhe n\u00eb dark\u00eb. Nuk harroi asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme gjat\u00eb gjith\u00eb shtatzanis\u00eb. Linda nj\u00eb vajz\u00eb kat\u00ebr kile, bardhoshe dhe syt\u00eb ngjyr\u00eb gri.<\/p>\n<p>&#8211; Ngjyr\u00ebn e syve e ka marr\u00eb nga komshiu, &#8211; thoshte e qeshte R. kur vinin t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb p\u00ebr urim. Vajza u rrit dhe u b\u00eb si i ati n\u00eb miniatur\u00eb. Kur vajza u b\u00eb pes\u00eb vje\u00e7e, ne vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb fest\u00eb p\u00ebr dit\u00eblindjen e vajz\u00ebs. Diku n\u00eb mes t\u00eb fest\u00ebs i thash\u00eb n\u00eb vesh:<\/p>\n<p>&#8211; Kam nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ty, i dashuri im. &#8211; M\u00eb pa gjith\u00eb ankth duke menduar se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kisha planifikuar p\u00ebr fest\u00ebn. &#8211; Jo, jo surpriz\u00eb p\u00ebr ty, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb? &#8211; m\u00eb tha nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb shtr\u00ebngoi krahun q\u00eb t\u2019ia thosha n\u00eb moment.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb b\u00ebhesh baba prap\u00eb, uroj t\u00eb jet\u00eb djal\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb, &#8211; i thash\u00eb dhe e putha n\u00eb faqe.<\/p>\n<p>Ai menj\u00ebher\u00eb mori nj\u00eb pirun dhe u ra dy gotave q\u00eb kishte aty af\u00ebr duke k\u00ebrkuar pak qet\u00ebsi. U tremba sepse nuk desha ta b\u00ebj akaq t\u00eb madhe, por tashm\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Prind\u00ebr, motra e v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mit\u00eb dhe t\u00eb A., dua t\u2019ju jap nj\u00eb lajm shum\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr familjen time q\u00eb s\u00eb pari dua ta ndaj me ju. Me shpres\u00ebn te Zoti q\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb ec\u00eb mir\u00eb, ne do g\u00ebzohemi me f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb dhe q\u00eb ishalla do t\u2019i ngjaj\u00eb mamit, se kjo e para mori nga un\u00eb&#8230; &#8211; tha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb puthi e p\u00ebrqafi fort dhe t\u00eb gjith\u00eb qesh\u00ebn, ai mori vajz\u00ebn n\u00eb krah\u00eb e k\u00ebrcente me ne t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Shtatzania e dyt\u00eb shkoi mir\u00eb dhe linda djal\u00eb q\u00eb fatmir\u00ebsisht i ngjau t\u00eb atit. Kur b\u00ebm\u00eb drek\u00ebn e djalit t\u00eb gjith\u00eb po i thonin se \u201ck\u00ebrkesa\u201d e tij e dyt\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u2019i ngjante mamas\u00eb nuk i qe plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj f\u00ebmij\u00ebt e tret\u00eb dhe t\u2019i jap urdh\u00ebr t\u2019i ngjaj\u00eb mamas\u00eb, &#8211; tha R. dhe si gjithmon\u00eb e ndezi atmosfer\u00ebn. Edhe djali po rritej mrekullisht dhe ishte f\u00ebmij\u00eb i mbar\u00eb. Vazhduam t\u00eb shijonim lumturin\u00eb ton\u00eb edhe disa vite, nd\u00ebrsa R. filloi t\u00eb dob\u00ebsohej. N\u00eb fillim menduam se e kishte ngaq\u00eb po mundohej t\u00eb mbante diet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb kishte arritur. Por, nga dob\u00ebsimi i menj\u00ebhersh\u00ebm, ai filloi t\u00eb kishte edhe ankesa t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>&#8211; Duhet t\u00eb vizitohem, por p\u00ebrtoj t\u00eb sillem spitaleve, &#8211; thoshte nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ankohej se i dhimbte vazhdimisht stomaku. Shkoi disa her\u00eb t\u00eb mjek\u00ebt e lagjes derisa pas dy muajsh analizash idiote q\u00eb i jepnin t\u00eb b\u00ebnin, ata vendos\u00ebn t\u2019i thoshin q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Edhe atje u desh nj\u00eb muaj shum\u00eb i gjat\u00eb e i lodhsh\u00ebm p\u00ebr R. q\u00eb t\u00eb gjenim nj\u00eb mik e t\u00eb diagnostikohej tamam. Por n\u00ebse deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ankoheshim se nuk e gjenin se \u00e7far\u00eb kishte, at\u00eb dit\u00eb prilli mallkova veten dhe mjekun q\u00eb na e tha aq t\u00eb prer\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Kancer i shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00eb stomak, jeni me shum\u00eb vones\u00eb zot\u00ebri, &#8211; dhe shikimi i tij i ftoht\u00eb na ngriu t\u00eb dyve burr\u00eb e grua.<\/p>\n<p>&#8211; Si ka mund\u00ebsi, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asgj\u00eb? Kam d\u00ebgjuar q\u00eb b\u00ebhet operacion dhe hiqet ajo pjes\u00eb e stomakut q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ri dhe mund ta p\u00ebrballoj\u00eb, &#8211; po p\u00ebrpiqesha t\u00eb thoja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb ai nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>m\u00eb kapi p\u00ebr krahu dhe m\u00eb t\u00ebrhoqi pran\u00eb vetes jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ngush\u00eblluar mua, por edhe p\u00ebr t\u2019u mbajtur p\u00ebr vete. Edhe nj\u00ebzet minuta pas asaj q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb mjeku, asnj\u00ebri nga ne nuk po e perceptonte dot lajmin e hidhur q\u00eb kishim marr\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&#8211; Po \u00e7far\u00eb rekomandoni ju si mjek p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam? \u2013 pyeti R. m\u00eb n\u00eb fund si p\u00ebr t\u2019iu bindur fatit t\u00eb keq.<\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari mendoj se duhet t\u00eb b\u00ebheni operacion dhe t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb pas pastrimit q\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, s\u00ebmundja t\u00eb mos p\u00ebrparoj\u00eb. Pas operacionit duhet t\u00eb b\u00ebsh rreth dy vite kimioterapi, por nuk mund t\u00eb them se sa efikase do t\u00eb jet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb vuash sa m\u00eb pak n\u00ebse gj\u00ebrat nuk ecin mir\u00eb, &#8211; tha doktori k\u00ebt\u00eb radh\u00eb m\u00eb njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>U kthyem n\u00eb sht\u00ebpi sikur t\u00eb na kishin k\u00ebputur kok\u00ebn. Nuk qava vet\u00ebm n\u00eb momentin q\u00eb ushqeva f\u00ebmij\u00ebt. T\u00eb nes\u00ebrmen shkuam s\u00ebrish n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb vendosur dat\u00ebn e operacionit dhe p\u00ebr t\u00eb pyetur nj\u00eb infermiere, kush\u00ebrir\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb burrit tim se sa do t\u00eb na duhej t\u2019i jepnim mjekut.<\/p>\n<p>Pasi vendos\u00ebm dat\u00ebn e operacionit me mjekun, u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vrar\u00eb totalisht. Her\u00eb m\u00eb dukej sikur koha po ecte m\u00eb shpejt se m\u00eb p\u00ebrpara e her\u00eb m\u00eb dukej sikur kishte ndaluar q\u00eb un\u00eb t\u00eb vuaja sa m\u00eb shum\u00eb. Operacioni sipas mjekut shkoi mir\u00eb. Burri ndenji dy jav\u00eb e gjys\u00ebm n\u00eb spital dhe pothuajse gjith\u00eb kursimet tona shkuan p\u00ebr at\u00eb operacion.<\/p>\n<p>&#8211; Kimiot, n\u00ebse keni mund\u00ebsi, blijini jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, &#8211; tha doktori. &#8211; Po ju jap nj\u00eb recet\u00eb q\u00eb ta vulosni n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe n\u00ebse i merrni ila\u00e7et jasht\u00eb, do t\u00eb vini q\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Duke ditur q\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishin m\u00eb shtrenjt\u00eb, ne pyet\u00ebm n\u00eb farmacit\u00eb e Tiran\u00ebs se mos kishte at\u00eb lloj. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga farmacit\u00eb ku shkova t\u00eb pyesja, nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb m\u2019u paraqit si pronari m\u00eb tha q\u00eb nuk kishte, por mund t\u00eb m\u2019i sillte. M\u00eb tha \u00e7mimin se sa do t\u00eb shkonin dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb zgjati letr\u00ebn me \u00e7mimin t\u00eb shkruar n\u00eb euro dhe n\u00eb lek\u00eb, m\u00eb kapi gishtin. Shikimi i tij ishte shum\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Shpresoj q\u00eb burri t\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb shpresoj q\u00eb t\u00eb vish nj\u00eb dit\u00eb tek un\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, nd\u00ebrsa un\u00eb dola gjitha nerva nga krupa q\u00eb ndjeva n\u00eb at\u00eb moment. N\u00eb \u00e7far\u00eb halli isha un\u00eb e \u00e7far\u00eb donte ai! Nejse, e harrova shum\u00eb shpejt sepse kisha gj\u00ebra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb menduar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, i tham\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb par\u00eb t\u00eb burrit tim, i cili na i solli dy kimiot e para dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen keq q\u00eb po t\u00eb b\u00ebj dhurat\u00eb nj\u00eb ila\u00e7, por k\u00ebto dy t\u00eb parat s\u2019do t\u2019i paguash ti. Kur t\u00eb t\u00eb sjell t\u00eb tjerat do t\u00eb jem i detyruar t\u00eb t\u2019i marr parat\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ia dal dot dhe un\u00eb me tre f\u00ebmij\u00eb atje.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit q\u00eb m\u2019i solle se ke b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb e shpenzime edhe q\u00eb erdhe deri k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb, &#8211; i tha burri, &#8211; po m\u00eb vjen keq t\u00eb t\u00eb gjobis k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>&#8211; Shpresoj t\u00eb t\u00eb japin efektin e duhur kusho dhe shiko e b\u00ebhu mir\u00eb. Gruaja ka nevoj\u00eb p\u00ebr burr\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr baba. Mbaje parasysh k\u00ebt\u00eb e do ta shoh\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesh m\u00eb mir\u00eb, &#8211; tha ai, nd\u00ebrsa e p\u00ebrqafoi burrin tim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb im shoq ishte s\u00ebmur\u00eb, drejtori i shkoll\u00ebs dhe gjith\u00eb stafi na ndihmuan sa mund\u00ebn jo vet\u00ebm me pun\u00eb, por edhe na mb\u00ebshtet\u00ebn moralisht sa s\u2019gjej fjal\u00eb t\u2019i fal\u00ebnderoj. Blem\u00eb edhe kat\u00ebr kimio t\u00eb tjera dhe kur kontrollova sasin\u00eb e parave n\u00eb bank\u00eb e pash\u00eb q\u00eb nuk kisha m\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar edhe tre t\u00eb tjerat p\u00ebr t\u00eb cilat kishim porositur kush\u00ebririn e burrit. Nuk kisha kujt t\u2019i k\u00ebrkoja borxh sepse e dija q\u00eb as njer\u00ebzit e mi e as t\u00eb R.-s\u00eb nuk ishin t\u00eb kamur. Ve\u00e7 dhimbjes q\u00eb e shihja burrin t\u00eb m\u00eb tretej \u00e7do dit\u00eb para syve, f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb e kuptonin q\u00eb di\u00e7ka nuk shkonte, tani m\u00eb doli para edhe problemi i parave. Zgjidhja e vetme ishte miq\u00ebsia me pronarin e farmacis\u00eb ku kisha pyetur n\u00eb fillim. U p\u00ebrp\u00eblita mes dhimbjes p\u00ebr humbjen e burrit, dhimbja se nuk kisha m\u00eb para q\u00eb ta ndihmoja me shpres\u00ebn se do b\u00ebhej m\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb pakt\u00ebn do ia leht\u00ebsoja dhimbjen, turpit q\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja dhe epitetit q\u00eb do m\u00eb vihej n\u00ebse do ta b\u00ebja at\u00eb hap.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pes\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb vinin ila\u00e7et e burrit nga Italia, shkova te farmacia. E gjeta aty zot\u00ebrin\u00eb q\u00eb, sapo m\u00eb pa, qeshi si me triumf. E kuptoi nga pamja ime q\u00eb isha dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>&#8211; Po zonj\u00eb, mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj, &#8211; m\u00eb tha me nj\u00eb mir\u00ebsjellje t\u00eb shtirur.<\/p>\n<p>&#8211; Erdha t\u00eb t\u00eb ftoj p\u00ebr kafe, &#8211; i thash\u00eb dhe u p\u00ebrpoqa t\u00eb ndaloja dridhjen e duarve.<\/p>\n<p>&#8211; Lina, do dal p\u00ebr kafe me nj\u00eb shoqe shkolle, &#8211; i tha ndihm\u00ebses s\u00eb tij. \u2013 Do vonohem pak dhe n\u00ebse ka ndonj\u00eb problem, flasim n\u00eb telefon, &#8211; e nd\u00ebrkoh\u00eb dol\u00ebm t\u00eb dy nga farmacia.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, ku do ta pim\u00eb kafen\u00eb? &#8211; m\u00eb tha nd\u00ebrsa m\u00eb shihte me ata syt\u00eb si gjarp\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam ndonj\u00eb t\u00eb preferuar, &#8211; i thash\u00eb dhe u p\u00ebrpoqa t\u00eb mos qaja.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb p\u00eblqen kafja turke? &#8211; tha dhe priu rrug\u00ebn p\u00ebr nga e majta. E ndoqa nga pas dhe sapo doli n\u00eb cep t\u00eb pallatit, u kthye e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, e kam vet\u00ebm p\u00ebr qejfin tim, &#8211; tha dhe eci para.<\/p>\n<p>E ndoqa me k\u00ebmb\u00ebt q\u00eb m\u00eb dridheshin dhe n\u00eb ashensor po m\u00eb priste me at\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb. Sht\u00ebpia e tij ishte e k\u00ebndshme, e vog\u00ebl dhe e mobiluar thjesht. M\u00eb drejtoi menj\u00ebher\u00eb nga dhoma e gjumit dhe ndjeva duart e tij n\u00eb trup. Pa m\u00eb pyetur p\u00ebr emrin as p\u00ebr asgj\u00eb, m\u2019u sul. Nuk kisha asnj\u00eb mund\u00ebsi kund\u00ebrshtimi. Kisha shkuar vet\u00eb dhe me at\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, para se t\u00eb fillojm\u00eb dhe mbarojm\u00eb, &#8211; tha ai, &#8211; t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebjm\u00eb seks bashk\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, m\u00eb shum\u00eb m\u00eb duhen kimiot e burrit sesa seksi p\u00ebr momentin, &#8211; i thash\u00eb. Shtangu nj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr dy apo tre minuta po m\u00eb shikonte si i \u00e7meritur. Mendova se e humba shancin p\u00ebr ila\u00e7et e burrit, por n\u00eb fakt ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>&#8211; Prandaj m\u00eb p\u00eblqen kaq shum\u00eb ti. Di si ta b\u00ebsh p\u00ebr vete nj\u00eb burr\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb, di ta \u00e7mend\u00ebsh. Dhe n\u00eb fakt kam kaq koh\u00eb q\u00eb pres t\u00eb vish. T\u00eb jesh e sigurt q\u00eb do t\u00eb sillem mir\u00eb me ty sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ti m\u00eb p\u00eblqen dhe ila\u00e7et e burrit do t\u00eb t\u2019i sjell, &#8211; tha dhe iu kthye p\u00ebrk\u00ebdheljeve. Kisha muaj pa b\u00ebr\u00eb dashuri dhe thell\u00eb-thell\u00eb e kuptova q\u00eb kisha patur nevoj\u00eb, por me burrin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje as q\u00eb m\u00eb kishte shkuar nd\u00ebrmend.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebm\u00eb dashuri ai tha: &#8211; At\u00ebher\u00eb, kur duhet t\u00eb t\u2019i sjell ila\u00e7et?<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fakt, ila\u00e7et i kam porositur dhe m\u00eb vijn\u00eb pas pes\u00eb dit\u00ebsh, por un\u00eb nuk kam para t\u2019i paguaj, &#8211; i thash\u00eb dhe d\u00ebshira e vetme q\u00eb kisha n\u00eb at\u00eb moment ishte q\u00eb t\u00eb p\u00ebsoja ndonj\u00eb infarkt.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb t\u2019i jap mbasdite aq sa t\u00eb duhen, por ti duhet t\u00eb m\u00eb premtosh q\u00eb lidhja jon\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb ca koh\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, edhe pas vdekjes s\u00eb burrit t\u00ebnd. Un\u00eb jam i martuar, por nuk m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb gruaja ime. Ti je e vetmja fem\u00ebr q\u00eb m\u00eb \u00e7mend, &#8211; dhe m\u00eb puthi me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Mbasdite erdhi aty ku e kishim l\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb solli parat\u00eb&#8230; Lidhja ime vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite q\u00eb burri im ka tre vjet q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. E fillova k\u00ebt\u00eb lidhje p\u00ebr ila\u00e7et e burrit e tashm\u00eb kam mbetur e lidhur sepse kam filluar ta dua k\u00ebt\u00eb burr\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; E nderuar redaksi dhe t\u00eb nderuar lexues t\u00eb gazet\u00ebs! Dua t\u2019ju them q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb paragjykoni p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb po m\u00eb torturon prej tre vitesh e gjysm\u00eb. Njeriu ndonj\u00ebher\u00eb ndodhet n\u00eb situata ku nuk gjen mund\u00ebsi zgjedhjeje, por vet\u00ebm zgjidhje, pra, zgjedh t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Kam lindur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-10039","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10039\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}