{"id":10002,"date":"2015-07-16T18:30:12","date_gmt":"2015-07-16T16:30:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10002"},"modified":"2015-07-16T12:48:32","modified_gmt":"2015-07-16T10:48:32","slug":"te-gjithe-merren-me-mua-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/07\/te-gjithe-merren-me-mua-2\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb merren me mua&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb kam qen\u00eb i mir\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt ekzakte, di zgjidhjen e ekuacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitive, e th\u00ebn\u00eb shkurt, jam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vemendjes, njer\u00ebzit merren me mua dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e organizuar. Pyetje ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: A ta marr k\u00ebt\u00eb si presion psikologjik apo t\u00eb mjaftohem q\u00eb merren me mua? K\u00ebt\u00eb n\u00eb fillim e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa tani jam p\u00ebrshtatur. Po mund\u00ebt, m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; K\u00ebsaj letre po i p\u00ebrgjigjem me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjar\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, pse jo, edhe disa mjek\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb sakt\u00eb patologjiken nga jopatologjikja. N\u00eb qoft\u00eb se let\u00ebrshkruesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dyshues e i mbindjesh\u00ebm dhe beson se njer\u00ebzit ia kan\u00eb me t\u00eb keq apo me t\u00eb mir\u00eb, kjo mund t\u00eb jet\u00eb gjendje ankthi deri n\u00eb kufijt\u00eb e obsesionit, pasi te njer\u00ebzit dyshues dhe t\u00eb obsesionuar gjenden lloj-lloj \u00e7udirash, por gjithsesi, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje psikike. Por, meqen\u00ebse let\u00ebrshkruesi yn\u00eb thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e \u201corganizuar\u201d, madje mund t\u00eb thot\u00eb se e ndjekin, e p\u00ebrndjekin, se i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cplane\u201d t\u00eb rrezikshme, se \u201corganizator\u00ebt\u201d kan\u00eb paguar edhe shuma parash dhe vuan duke iu ikur \u201catentator\u00ebve\u201d, qahet e rri pa gjum\u00eb, at\u00ebher\u00eb meqen\u00ebse ai \u201cshikon\u201d aty ku nuk ka, \u201cd\u00ebgjon\u201d aty ku nuk ka z\u00ebra, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht dyshime (as t\u00eb thjeshta, as t\u00eb nd\u00ebrlikuara), por k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me halu\u00e7inacione \u201cpamore\u201d ose d\u00ebgjimore etj. prandaj ky rast duhet trajtuar me ila\u00e7e t\u00eb tipit risperdal ose alanzapin\u00eb, t\u00eb kombinuara me barna t\u00eb tjera, si\u00e7 thot\u00eb shkenca psikiatrike. Te ky njeri nuk b\u00ebn dobi psikoterapia pasi ai nuk bindet, \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb at\u00eb ta kund\u00ebrshtosh pasi ai i \u201cshikon\u201d ose edhe i \u201cd\u00ebgjon\u201d ato gj\u00ebra q\u00eb na i tregon, madje shyqyr q\u00eb i tregon, porse \u00e7uditet pse ne nuk i shohim si ai ose s\u00eb paku, pse nuk ia besojm\u00eb. Po p\u00ebrmend edhe ndonj\u00eb shembull p\u00ebr ta kuptuar: M\u00eb soll\u00ebn prind\u00ebrit nj\u00eb djal\u00eb gjimnazist i cili tregonte me shum\u00eb detaje se si kishte qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, kur ai s\u2019kishte as pasaport\u00eb. Kur e pyeta un\u00eb se si i kishte marr\u00eb pasaport\u00ebn e viz\u00ebn, ai m\u00eb tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sekret, me porosi t\u00eb CIA-s. Pyetjes sime: \u201cPo p\u00ebrse t\u00eb mor\u00ebn atje, p\u00ebrse harxhuan amerikan\u00ebt(?!)\u201d, ai iu p\u00ebrgjigj: \u201cM\u00eb b\u00ebri nj\u00eb testim sekret NASA p\u00ebr t\u00eb m\u00eb \u00e7uar n\u00eb kozmos\u201d&#8230; Vet\u00ebkuptohet se ky djal\u00eb vuante nga psikoza, por un\u00eb u \u00e7udita p\u00ebr faktin se t\u00eb dy prind\u00ebrit e tij, nj\u00ebri arsimtar, nuk donin q\u00eb ta \u00e7onin te psikiatri me friken se u dilte \u201cnami\u201d i keq si familje. Ose, se kur t\u00eb vinte koha p\u00ebr martes\u00eb, nuk do t\u2019u jepte kush nuse! U lodha, por edhe i binda k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb (por t\u00eb paditur) se skizofrenia \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e sh\u00ebrueshme, se barnat e sotme jan\u00eb mrekullia e shkenc\u00ebs, vet\u00ebm se mjekimi do t\u00eb duhej i gjat\u00eb; madje edhe at\u00ebher\u00eb kur djali t\u00eb ishte plot\u00ebsisht i sh\u00ebruar, do t\u00eb duhej mjekimi mbajt\u00ebs. Amerikan\u00ebt kan\u00eb ecur p\u00ebrpara sepse nuk e njohin at\u00eb q\u00eb quhet turpi i rrem\u00eb apo morali i rrem\u00eb, ndaj edhe thon\u00eb se e fshehta nuk i sh\u00ebrben askujt. K\u00ebta prind\u00ebr m\u00eb luteshin q\u00eb ta sh\u00ebroja djalin e tyre vet\u00ebm me psikoterapi dhe ila\u00e7e bimore. Un\u00eb i binda se kjo \u00ebsht\u00eb e\u00a0 pamundur, pasi raste t\u00eb tilla dalin edhe n\u00eb Kemp, fitojn\u00eb t\u00eb drejtat financiare dhe ila\u00e7et i marrin me rimbursim, pasi ato jan\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe vet\u00eb familjar\u00ebt nuk mund t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; U bind\u00ebn disi, por edhe u \u00e7udit\u00ebn kur un\u00eb u tregova p\u00ebr nj\u00eb film t\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb ngjarje reale, ku nj\u00eb profesor i matematik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb universiteti, i s\u00ebmur\u00eb me skizofreni, fitoi \u00e7mimin Nobel p\u00ebr nj\u00eb shpikje n\u00eb ekonomi dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses ai ia dedikoi pun\u00ebs s\u00eb vet, por ca m\u00eb shum\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb dhe s\u00eb shoqes q\u00eb nuk iu nda, me p\u00ebrkushtim. Ai madje, edhe kur i erdh\u00ebn dhe ia komunikuan se kishte fituar \u00e7mimin Nobel, si \u201cdyshues\u201d (p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes), por tani i nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar, pyeti si me \u201clezet\u201d nj\u00eb studente aty pran\u00eb: \u201cI shikon edhe ti k\u00ebta njer\u00ebz dhe ato \u00e7far\u00eb thon\u00eb?\u201d. Vet\u00ebm kur ajo ia pohoi t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, si\u00e7 ai i d\u00ebgjoi, u g\u00ebzua, e besoi dhe i fal\u00ebnderoi. Rol t\u00eb madh te ky rast ka luajtur edhe psikologu, por jo q\u00eb n\u00eb fillim, vet\u00ebm pasi kishin filluar t\u00eb vepronin barnat. Terapia e kthjellimit psikik duhej, porse terapin\u00eb e kthjellimit psikik jo kushdo e b\u00ebn, ajo do shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe mjesht\u00ebri t\u00eb madhe. Nj\u00eb nd\u00ebr talentet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb un\u00eb kam par\u00eb e njohur, profesor Dragush Totozanin dhe doktor\u00ebt Sadik Lala e Abaz \u00c7uko, edhe pse ata jan\u00eb neuropsikiat\u00ebr, por kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn e gjat\u00eb dhe faktin q\u00eb studiojn\u00eb shum\u00eb. Edhe bashk\u00ebpunimi i tyre me psikolog\u00ebt \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh familjar\u00ebt nuk e sjellin t\u00eb s\u00ebmurin p\u00ebr konsult\u00eb p\u00ebr faktin se ai \u00ebsht\u00eb i g\u00ebzuar e i qeshur edhe pse ai \u00ebsht\u00eb euforik dhe krejt i shk\u00ebputur nga realiteti dhe kupton se k\u00ebto i ka si energji pozitive. Nj\u00eb 27 vje\u00e7ar ishte shum\u00eb i g\u00ebzuar sepse \u201cbesonte\u201d se e kishin em\u00ebruar Guvernator Banke kur u arrestua Fullani dhe familjar\u00ebt, kjo nuk i shqet\u00ebsonte, madje ata qeshnin me t\u00eb dhe thoshin: \u201cLe t\u00eb jet\u00eb i g\u00ebzuar, kjo s\u2019na prish pun\u00eb\u201d, edhe pse ai shishte \u201c\u00ebndrra\u201d me sy hapur. Un\u00eb ua shpjegova se \u201cdjalin e keni pa qejf\u201d, sa m\u00eb shpejt t\u00eb fillohej terapia nga psikiatri aq m\u00eb shpejt e m\u00eb leht\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrohej ai ndaj nuk duhet t\u00eb humbisnin koh\u00eb. Ata madje u \u00e7uditen kur un\u00eb u thash\u00eb se po u kurua, skizofrenia z\u00ebre se nuk ekzistonte. Ata m\u00eb shum\u00eb u \u00e7uditen kur un\u00eb as lek\u00eb nuk u pranova sepse nuk b\u00ebra e as s\u2019kisha pse t\u00eb b\u00ebja seanca, por e urova djalin \u201csuksese n\u00eb detyr\u00ebn e \u201cGuvernatorit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ai shtoi se donte t\u00eb m\u00eb qeraste, por kishte \u201cvendosur\u201d t\u00eb mos mbante asnj\u00eb lek n\u00eb xhep me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos dyshonin t\u00eb tjer\u00ebt se ia kishte vjedhur Bank\u00ebs&#8230; N\u00eb k\u00ebto pak raste un\u00eb doja t\u2019u thoja prind\u00ebrve q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb \u201cdoktorin\u201d dhe as t\u00eb mos besojn\u00eb bro\u00e7kulla t\u00eb tilla si \u201cmagjia\u201d apo \u201csyri i keq\u201d e t\u00eb humbasin koh\u00eb e para n\u00ebp\u00ebr yshtar\u00eb e manipulator\u00eb, por sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb trokasin te psikologu apo psikiatri, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb. Kapja dhe trajtimi i s\u00ebmundjes q\u00eb n\u00eb fillesat e saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se gjysma e sh\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr e medaljes: Shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb axhituar dhe duksh\u00ebm n\u00eb ankth, kujtojn\u00eb se po \u00e7menden ose se do t\u00eb \u00e7menden apo vdesin, mund t\u00eb kujtojn\u00eb se po u pushon zemra p\u00ebr shkak t\u00eb rrahjeve t\u00eb shtuara apo sikur po mbyten p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb oksigjenit (ngaq\u00eb b\u00ebjn\u00eb fym\u00ebmarrje sip\u00ebrfaq\u00ebsore) apo kujtojn\u00eb se do t\u2019u bjer\u00eb t\u00eb fik\u00ebt. Shpeshher\u00eb, jo vet\u00ebm familjar\u00ebt, por edhe mjek\u00ebt e urgjenc\u00ebs, sidomos ata t\u00eb pap\u00ebrvoj\u00eb e besojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, edhe pse te njer\u00ebzit me ankth ato nuk ndodhin kurr\u00eb. Njeriu nuk \u00e7mendet dhe as nuk vdes nga frika, pasi simptomat e ankthi apo frika nuk jan\u00eb s\u00ebmundje. Klient\u00ebt i tremb shum\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera nj\u00eb ide derealizimi dhe mendimet shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme te t\u00eb cilat ai vet\u00eb p\u00ebrqendrohet nga frika dhe i \u201cp\u00ebrkthen\u201d ato si skizofreni apo depresion. Futet edhe n\u00eb internet dhe \u201czhytet\u201d m\u00eb keq. Njeriu nuk \u00e7mendet kur nuk ka baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjenetike dhe aq m\u00eb tep\u00ebr kur e ka kaluar pjekurin\u00eb seksuale. N\u00eb per\u00ebndim, p\u00ebr k\u00ebto raste s\u2019t\u00eb pranojn\u00eb as n\u00eb urgjenc\u00eb, t\u00eb thon\u00eb \u201cik te psikologu\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Dr. Demiri, un\u00eb kam qen\u00eb i mir\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt ekzakte, di zgjidhjen e ekuacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitive, e th\u00ebn\u00eb shkurt, jam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vemendjes, njer\u00ebzit merren me mua dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e organizuar. Pyetje ime p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: A ta marr k\u00ebt\u00eb si presion psikologjik apo t\u00eb mjaftohem q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-10002","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10002"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10002\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}