Çfarë është një lidhje e përcaktuar nga karma? Ajo që karakterizohet nga një joshje e fortë ndaj një personi tjetër, qoftë edhe sikur sapo ta keni njohur. Kështu pra, koha nuk ka të bëjë me karmën. Bëhet fjalë për një fenomen që ende nuk jemi në gjendje t’ia shpjegojmë, bile as vetes sonë. Problemi qëndron në faktin se, në shumicën e rasteve, lidhja karmike zgjat vetëm për një hapësirë të shkurtër kohe. Si ta kuptojmë nëse lidhja jonë është karmike? Le të “lexojmë” dhe studiojmë shenjat e saj.
- Joshje e menjëhershme dhe e fortë
Kur ndjejmë një joshje të menjëhershme dhe të fuqishme ndaj një personi që sapo e kemi takuar, atëherë mund të flasim për dashuri karmike. Pavarësisht nëse joshja është e karakterit romantik, ose e një miqësie të thjeshtë, këto shenja të komunikimit të menjëhershëm sugjerojnë se diçka karmike po ndodh.
- Familjaritet i pashpjegueshëm
Sapo keni takuar një njeri, por ndjeheni shumë të afërt me të, sa t’ju duket sikur keni vite që e njihni. Ju e filloni bisedën me të sikur të ishte shoku juaj i ngushtë që e kishit humbur prej kohësh.
- Nuk ekzistojnë masa dhe arsye
Lidhja karmike shpesh ndodh mes njerëzve që nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët, prandaj edhe është e pashpjegueshme. Jemi të paaftë të shpjegojmë sa dhe pse ndjehemi kaq afër, ndërkohë që në thelb jemi të panjohur, bile me karaktere të kundërta.
- Shumë përpjekje
Nëse ndjeni se po harxhoni shumë energji dhe përpjekje për të kënaqur gjysmën tuaj karmike, me të cilin ndjeheni kaq afër, atëherë flasim për dashuri karmike. Çfarëdo që të bëni, personi tjetër nuk do të mbetet i kënaqur dhe ju thjesht nuk mund të ndalni përpjekjet.
- Karmike, por e njëanshme
Përveç të tjerave, ja edhe një lajm tjetër i keq: Lidhjet karmike janë shpesh të njëanshme. Vetëm njëri prej ju të dyve do të ndjeje një joshje ta papërballueshme ndaj tjetrit, ndërsa personi tjetër, thjesht do t’i injorojë krejtësisht ndjenjat e të parit.
- Megjithatë, nuk mund të largohesh
Në një lidhje kaq të fuqishme ju mund të ndjeni, të dini se tjetri nuk interesohet, megjithatë, nuk keni fuqinë të largoheni prej tij, pavarësisht nga çmimi që duhet të paguani; qoftë edhe sikur të jeni bërë thjesht vrojtues të ndjenjave tuaja.
- Ndjenja si në malet ruse
Një lidhje karmike ngjan me një shëtitje në malet ruse. Ndjenjat ngjiten në majë dhe pas një sekonde, bien poshtë në humnerë. Dashuria e vërtetë sjell paqen dhe lumturinë në zemrën tuaj, ndërsa dashuria karmike ushqehet me fatkeqësinë, zënkat dhe zhgënjimin tuaj,
- Çelësi është ndërgjegjësimi
Gjëja e parë që duhet të bëni për ta çliruar veten nga një lidhje karmike është të pranoni se jeni në një lidhje të tillë. Ndërgjegjësimi për këtë ndjenjë do t’ju ndihmojë ta shihni tjetrin ashtu siç është në të vërtetë dhe kështu, do të mund të thyeni hallkat e zinxhirit që ju lidhin me të dhe të çlironi veten nga një lidhje e fuqishme, por edhe vetëshkatërruese.