Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Test Çfarë na dhuron lumturia?
Floriana Rexhepi: Ngjaj shumë me Miriamin…
Krijimet tuaja...

Floriana Rexhepi: Ngjaj shumë me Miriamin…

Arriti deri në pesëshen e finalistëve, për t’u skualifikuar së fundi, por megjithatë, ajo thotë se “misioni” i saj tani fillon. E lidhur ngushtë me muzikën, në balet, instrumente e këngë, Floriana që u prezantua aq e ndrojtur në audicionet e “X Factor”, me sa duket e ka arritur vetëbesimin, ndonëse ajo thotë se vetëbesimi ka lindur bashkë me të. Vajza me zërin e bukur, nga Prishtina, ka edhe më shumë për t’ju treguar…

 

Besarta Luga: – Floriana, ç’domethënë të këndosh që dy vjeçe?

Advertisement

Floriana Rexhepi: – Domethënë, që në moshë të hershme të fëmijërisë, ta nisësh të folurit pas këndimit! (Buzëqesh)

– Ti more një “po” të plotë në audicionin tënd të parë para jurisë. Në radhë të parë, desha të di: A e prisje?

– “Po”-ja që mora ka qenë më pak befasi dhe më tepër gëzim për mua!

– Në radhë të dytë, atë ditë, kur dole nga audicioni, e mendove se do të arrije kaq pranë finales?

– Çdo mision, i çfarëdolloji të jetë ai mision, e nis me shpresën dhe bindjen se do të arrij aty ku unë dëshiroj!

– “Ka patur shumë konkurrentë të mëdhenj dhe e nuk e besoja dot se isha njëra nga ato”, ke thënë në fazën e vilave. Po tani, që je eleminuar, a mendon se ata që vazhdojnë, janë “më të mëdhenj” se ti?

– Atëbotë, në fazën e vilave, mendoja se edhe mosha do kishte rolin e vet, të mos them vendimtar. Isha ndër ato me moshë relativisht të re përballë disa të tjerëve më të mëdhenj… kisha këtë lloj paragjykimi. Ndërkaq, ata që sot vazhdojnë garën, shumica janë më të mëdhenj të moshë se unë… që të gjithë i kam miq shumë të mirë dhe të gjithëve u uroj fitore!

– Megjithëse dukeshe shumë e pasigurtë para se të nisje interpretimin, për ty mjafton një tingull dhe në skenë je veç ti dhe kënga… Ku e gjen besimin në vetvete, Floriana?

– “Pasiguria” ime më tepër i takon një “mashtrimi vizual”! Natyrisht, emocionet janë e duhet të jenë aty me mua dhe unë bashkëpunoj shumë ngushtë me to, edhe pse nganjëherë më duket se ato fillojnë “balet” të paorkestruar nga unë… Por, ato shumë shpejt integrohen në magjinë time të brendshme, duke u transformuar në audio-sinjale porsa filloj interpretimin. Në dallim prej emocioneve të cilat janë pak elastike, vetëbesimi më duket se ka një formë statike tek unë. Atë, kam bindjen se nuk mund as ta kërkoj e as ta gjej; ai është gjithmonë në mua… vetëbesimi jam unë!

– Një tjetër tipar i yti, që bën përshtypje, është që je një vajzë e kompletuar në shumë fusha dhe e talentuar gjithashtu, megjithatë, je shumë modeste dhe duket se kjo të buron së brendshmi. Mendon se do të mbeteshe kështu edhe nëse nesër, le të themi, do të kishe suksesin e Rita Orës, për shembull?

– Pres ndryshime, por jo të asaj natyre që të vënë në pikëpyetje modestinë time, karshi një suksesi të kalibrit Rita Ora!

– Tani që rrugëtimi yt në X Factor mbaroi, më thuaj, cila është ndjesia më e fortë që ke; zhgënjim apo triumf?

– Rrugëtimi im në X-Factor mbaroi, por misioni filloi! Zhgënjimin e “njoh” shumë pak… Ndjesia ime pas përfundimit të rrugëtimit në X-Factor, qëndron ndërmjet befasisë dhe triumfit.

– Çfarë more më së shumti nga kjo eksperiencë?

– Janë shumë interesante eksperiencat në prapaskenë. Ajo është një praktikë dhe një përvojë e cila një artisti i duhet ta krijojë sot ose nesër.

– Po me baletin dhe me instrumentet muzikore çfarë të lidh?

– Baleti në vetvete absorbon muzikën përmes instrumenteve përkatëse, me të cilat jam njohur dhe rritur në familjen time. E shoh veten në skenën e baletit si një notë në pentagramin muzikor. Në balet më duket sikur e ilustroj potencialin e zërit tim, duke vënë në paralele vallëzimin artistik me vokalin që kam. Kështu krijohet vetvetiu ajo lidhje që i duhet Florianës.

– Në cilën fushë mendon ta bazosh të ardhmen tënde?

– Në radhë të parë, besoj se do t’i mbetem besnike këngës dhe adhuruesve të mi, të cilët do ta ndjenin mungesën e zërit tim në këtë fushë, po qe se do merresha aktivisht me ndonjë segment tjetër artistik, ndërsa për të tjerat… Sipas momentit, kohës dhe rrethanave, aq sa do ketë hapësirë dhe kohë të lirë…

– Cili mendon se e meritonte (nga ata që janë eleminuar) apo e meriton (nga ata që janë ende në konkurrim) çmimin e parë, veç teje?

– Nga ata që janë eleminuar do të përmendja Mirelën,  ndërsa nga ata që ende janë në konkurrim, besoj tek Edea.

– Nëse nesër do të të duhej të zgjidhje një nga anëtarët e jurisë për një duet…

– Po, mendoj se… me Miriamin kemi ngjashmëri në shumë frekuenca!

– Më thuaj mendimin tënd për secilin nga anëtarët e jurisë…

– Pandi…

– Xhentëllmen.

– Albani…

– Një zotëri elegant.

– Bleona…

– Bombastike.

– Miriami…

– Shumë romantike. I vlerësoj të gjithë si një trupë profesionale dhe i respektoj të gjithë njësoj. Përjashtoj vetëm Miriamin me të cilën kemi patur kontakte më të gjata. Na afron profesionalizmi… plus gjermanishtja!

– Cili është personi që beson më fort në talentin tënd dhe që të mbështet pa kushte?

– Mami.

– Po ai që të kritikon më shumë?

– Babi, në kuptimin pozitiv.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë na dhuron lumturia?

Next Post

Krijimet tuaja...

Advertisement