Shoqes

 

Shoqe e dashur, më ka marrë malli

U bënë vite pa u parë e dëgjuar.

Qëkur mbanim aromë lule mali…

Kur libra shkollorë kishim nëpër duar.

E ndoshta tashmë unë “jam bërë tjetër”.

S’e di nëse jeta të ndryshoi edhe ty.

Por malli më ka marrë, shoqe e vjetër.

…Kanë shkuar vite… e s’jemi parë me sy.

Ne bashkë jetuam “epokën engjëllore”.

Kur fjala buronte prej shpirtit të dlirë.

Atëherë kur mbanim aromë lulebore

Kur t’keqen e botës e bënim të mirë

Shoqe e dashur, sa vite kanë shkuar!

E s’kemi dhënë dorë, as nuk jemi parë.

S’e di, më shumë, çfarë më ka munguar.

Se dhe për veten time, malli më ka marrë… Angjelina Ndoj

 

Pak dhe kështu

 

Kështu qenkemi gatuar

Duam dikë të na udhëheqë

Edhe zgjedhim të nxituar

Një njeri si ne, për dreq…

I gjejmë vend mbi kokat tona

Fatin tonë e lëmë të marr

Si të vësh dy degë të njoma

Në trung-shprese, që është tharë.

Sa të zgjuar, sa të shkathët

Në gjithësi, të dytë nuk ka

Këtej të majtë andej të djathtët

E ndajmë botën në dy krah’…

Këtej të majtë andej të djathtë

Njerëz janë me të tyret hije

Të ëmbël, të hidhur, kripur-athtë

Të ketë menuja nga çdo shije…

Ka të majtë në fshatin tonë

Por xhepin ama djathtas e duan

Të tuat janë tonat, thonë

Të japin, kurrë nuk e provuan…

Braktisini këto e ndiqni jetën

Mjaft e latë më kot t’ju ikë

S’mund të gjesh kurrë të vërtetën

Me mashtrues në politikë! Bledi Ylli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here