Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

UJKU

Për pushime në Nicë. Një mbasdite ndamë detyrat. Ezmerka zgjodhi “zborin” në dyqane. Unë nisa të kullos në faqet e shtypit.
Haberi i parë: Ujku personazh me nam. Hante bagëti për të “vrarë” urinë. Mbyste tufa me dhën për karshillëk.
Haberi i dytë: U mblodh sindikata e blektorëve.
Sa demode, Franca?! Mendova. Kanë sindikata edhe fashtarët?! Ne, shqipot, jemi rehat. Në vitin 1992, me dekret të Presidentit Berisha, sindikatat u hoqën qafe duke u dhuruar kampe pushimi dhe shtëpi kulture. Në atë mot, kjo pasuri llogaritej rreth 25 milionë dollarë?! Një “bos” sindikate, pasi futi në xhep 2-3 milionë dollarë, ka 20 vjet që jeton në Francë?! Ka kërkuar ekzil politik, sepse vodhi si ujk me dy këmbë?!
Por le të kthehemi në Nicë. Disa vite më parë ujku me katër këmbë ishte një kafshë në zhdukje. Fjalë e hata! Të mbetej Franca pa ujqër?! U mblodh parlamenti. U poq ligji. Gjobë ose burg kush abuzonte me ujkun!
Në mbrojte të ligjit, ujku u shtua. U bë kope. Në fillim hante si ujk me katër këmbë: “Kulloste” natën. Më von u bë si “ujk me dy këmbë”. Livadhiste ditën me diell. Normale. E mbronte ligji.
Pasi u bënë llogaritë për dëmet në bagëti, kuvendi i sindikatave i nisi një mesazh ministrit të Rendit:” SOS nga ujku! Na griu delet! Duam leje për të marrë hak?!”
Haberi i tretë. Përgjigjet ministri:” Ligji është ligj!…Nuk ndryshon me sustë. Do debat. Do argumenta…Çdo gjë do kohën e vet?!”
Kthehemi në Shqipëri. Kam në dorë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ligji i prokurimeve është shkelur në Këshillin e Ministrave, në gjykata, në shumë komuna e bashki…Pardon edhe në ministrinë e Rendit!…
Morali: Në Shqipëri ujku me katër këmbë është specja në zhdukje. Popullor është bërë “ujku me dy këmbë”. Shqyen arkën e shtetit në mes të ditës?!

MITRO CELA

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ledion Liço: Duan të më heqin nga puna?

Next Post

PERMETARET FESTOJNE NE ATHINE

Advertisement