Dashuri, ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore. I dashuri im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltërt, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgjia e mungesës sate ende edhe na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desta të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme. Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurrë nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e xhelozisë që na vranë dashurinë. Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë, unë vuaj për ty! Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoj në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështronë rënkimin e dhimbjeve të mija. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroi fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti. Të lutem, mos u largo, mos prish dashurinë tonë, mos ma helmo jetën! S.
Yjet janë në qiell dhe janë të rrallë nuk di ctë të them dhe ctë të quaj vallë? Nuk di nëse je djall apo je ëngjell por di që krijesa më e ëmbël nga Xhelozja e Nardit Vl.