Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Provimi i gjuhës greke për Lejen Afatgjatë, më 13 qershor
Projektligj i ri për dhënien e nënshtetësisë në Greqi. Ndryshime të reja edhe për lejet e qëndrimit!
Marina: Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët tek unë...

Projektligj i ri për dhënien e nënshtetësisë në Greqi. Ndryshime të reja edhe për lejet e qëndrimit!

Të enjten, ministria greke e Emigracionit, në zbatim të premtimeve elektorale të kryeministrit Aleksis Cipras, nxorri për diskutim publik projektligjin për disa ndryshime në Kodin e Emigracionit dhe Dhënien e Nënshtetësisë për Brezin e dytë të Emigrantëve, projektligj shumë i pritur nga gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Në lidhje me këtë projektligj, ne intervistuam zotin Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor pranë prefekturës së Athinës, specialist i çështjeve të emigracionit, njëkohësisht dhe një nga njerëzit që është marrë me hartimin e këtij projektligji.

Artan Kristo: – Sa shqiptarë do të përfitojnë nga ky projektligj?
Fatos Malaj: – Janë rreth 240 mijë shqiptarë që do të përfitojnë nënshtetësi ose leje qëndrimi nga ky projektligj…
– Kaq shumë?!
– Po. Rreth 100 mijë janë vetëm të rinjtë nga brezi i dytë i emigrantëve që përfitojnë nga ky projekt, rreth 80 mijë janë ata që kanë humbur të drejtën e leje-qëndrimit, që do të bëhen sërish të ligjshëm, si dhe rreth 60 mijë janë gratë që kanë lindur fëmijë këtu, që janë “të paligjshme” dhe që direkt bëhen të ligjshme me aprovimin e këtij projekti.
– A mund t’i marrim një e nga një kategoritë e përfituesve? Cilët fëmijë përfitojnë, sipas projektligjit?
– Janë katër grupime përfituesish. Grupimi i parë janë të gjithë fëmijët që janë lindur në Greqi, të cilët do ta marrim nënshtetësinë që me fillimin e klasës së parë të ciklit të ulët. Përfituesit e dytë janë ata që kanë bërë 9 vjet shkollë në Greqi, 6 vjet cikli i ulët (dimotiko) dhe 3 cikli i lartë (gimnasio). Grupi i tretë janë fëmijët që nuk kanë bërë ciklin e ulët, por 3 vjet gimnasio dhe tre vjet shkollën e mesme (likio). Dhe grupi i katërt…
Lexoni artikullin e plote ne gazeten INTERVISTA te kesaj jave. Gazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Provimi i gjuhës greke për Lejen Afatgjatë, më 13 qershor

Next Post

Marina: Çfarë nuk e kuptuan kurrë banorët tek unë...

Advertisement