Unazat
Unazat më të shtrenjta në botë
Ndodhen ende nëpër vitrina.
Jo për perlat e diamantet
Por se s’shiten për dashuritë “kopertina”
Ato shiten, por vetëm me një kusht
Të dhurohen te dashuritë e vërteta
Mjerë ata, që s’janë pak, besomëni
Që këtë mundësi s’ua dhuroi dot jeta!
Unazat e shtrenjta presin ende në vitrinë
Shpresojnë e luten me zemër në duar
Të blihen veç nga ata që dinë
Të dashurojnë përjetë duke u dashuruar! V. Kalemi
Me thanë “nuk ngjake me shqiptarë”!
Po kush të tha ty që më pëlqen mohimi i Atdheut?
Unë jam shqiptare prej gjakut Skënderbeut
Jam prej atij gjaku që këputi çdo zinxhirë
Unë jam Teutë, unë jam Ilirë!
Unë që në vena kam fushat e malet
Me shqipet krenare i kam qarë hallet
Unë jam e lindur prej shpirtit t’Ilirisë.
e vras tradhtinë, jam bija e Avnisë!
Unë jam Shqiponjë jetoj edhe mbi gurë
Jam bija e Ismailit që ngriti Flamur.
Jam bija e atij dheu që shumë e kërkuan
por dot nuk e moren, ta prekin s’guxuan.
Unë pra jam bij shqiptari, e atij yllit të rrallë
që eci me kokë lart me krenari në ballë
Unë pra jam krenare dhe gjer në palcë SHQIPTARE! Angjelina Ndoj
Kushtuar vogëlushes siriane që iu dorëzua aparatit fotografik të gazetares NADA ABU
O GJAKPIRËS, PËRSE NUK MENDONI?
Zambak i vogël dhe i parritur mirë,
Lufta të ka trembur, sytë t’i ka nxirë…
Kur të pashë ashtu lotët më kanë rënë,
M’u drodh zemra shumë se unë jam nënë.
Stop i thoni luftës, që sjell vetëm mjerim,
Shton në këtë glob më shumë fëmijë jetimë!
Vogëlushe, duart lart, nga frika mos i ngri,
Se unë dua të të nxjerr vetëm fotografi!
Ju, o gjakpirës, përse nuk mendoni,
Këta vogëlushë sirianë po i tmerroni!
Ne “stop!” i themi luftës, mendoni pak,
Sikur vogëlushët tuaj të kenë këtë fat. Luljeta Gjosha Pashollari
Edhe sa?
Sa herë është mbushur kupa e është derdhur
Gjithmonë e njëjta shprehje, “mjaft më”
Mendohemi me dorën grushtë të mbledhur
Logjikën nga çmenduria s’e ndan asgjë…
E sa herë do të vazhdojë ky kaos ndjenjash?
Do t’përsëritet sepse zemra s’bëhet gur
Kur jeta zbretë në rrjedha të çuditshme
Logjika e çmenduria s’ndahen kurrë!
Kur sytë të marrin flakë nga zemërimi
Ngjyra në këtë botë s’do shohësh më
I largët fantazon edhe shërimi
Logjika e çmenduria janë bërë një! Bledi Ylli