A thua ku ishe që nuk u pame aq kohë, kend e dashurove më shumë se mua gjatë kësaj kohe? Atë kohe te mori era e mua me dogji malli. Aq shumë prisja të të shihja. Kujtoja se do të bie ne perqafimin tend sa herë trokiste dera. Sa shume e kam pritur diten e ardhjes sate, e thosha me vete se do të kthehesh e do te jemi bashkë përgjithmone. Kujtoja se edhe ti ndiheshe i njëjtë si une, se kjo që ndiejme do ti ndryshoj gjërat, por siç po e shoh unë, ti deshiron rrugen tjeter, edhe pse nuk po me lë të qetë as mua. Deri kur do të vazhdosh kështu? Ditët me janë bërë monotone ne kete bote te poshter, ndoshta bota është e bukur, por ti ma ke bërë të tille. Kam krijuar urrejtje ndaj te gjitheve, por më vjen shumë keq per veten time. Mendoja se nuk do ti humbisja shpresat, në shpirtin tim ndjeja te ardhmen dhe gjithmone thosha se do ta gjej nje dite pikturen qe syte e mi kerkojne. Por ti mi vrave shpresat, endrrat, cdo gje te bukur qe kisha ne jeten time. Më e keqja eshte se te dua aq shume, sa e ndiej aromen tende ngado qe shkoj, se në çdo fytyre shoh sytë e tu, e ne cdo buzeqeshje dua të të gjej ty. Nganjëhere, as që dua te jetoj, se nuk e mendoj dot jeten pa ato qe kam ëndërruar per ti bërë bashkë. Kjo kohe po me çmend, e ti vjen e shkon ne jeten time. Më torturon, më streson, me thua se me don dhe jemi aq larg, e une nuk e kuptoj se çfare në të vertete ndien per mua. Asgjë e bukur nuk po me ndodh, asgjë nuk po me shkon mire, e di se ti je një ëndërr e gjate per mua, nje enderr qe me diftohesh çdo stine e më sjelle vetem dhimbje. Kjo enderr po mi lodh sytë! Megjithatë të dua shume… por, te lutem ti mos me thuaj se më don, se më ke dashur… sepse me dhemb kur me thua kështu! K & L.
Sot zura vënd aty në një “tryezë” bari, e tille se une ashtu e ndieja veten, si në një tryeze ku zakonisht mblidhen njerëzit më të dashur, por për fat të keq isha unë dhe 3 karriget bosh, të cilat për dreq më identifikonin mua, ashtu të braktisur, të vetmuar në një vënd plote me njerëz… Ngjitur me mua po zhvillohej një bisedë me një ton më të lartë sesa duhej, dhe e di …!? Më tërhoqi vëmëndjen një frazë e cila për një moment “vrau” gjithë atë zhurmë: “shiko kush flet, ky s’ka bukë të hajë e rrobë të veshë dhe mundohet të më tregojë mua e kam mirë apo e kam gabim”. Për një moment u preka dhe thashë përderisa janë ulur bashkë duhet të njihen, dhe kjo do të thotë se janë shokë, miq apo dhe njerëz të familjes. Kthej koken, e ky kodosh që më fliste sikur kishte arritur qiellin e 7, bukur i veshur, atë “copë leckë” që i mbulonte trupin “veshja” e nënkuptonte si një “armë” dhe i dukej sikur kishte fuqinë për të “pushkatuar” ata që mund ta kishin ndihmuar për të qënë aty ku ishte, por po harronte diçka, veshja nuk të tregon atë që realisht ti je dhe që ajo “armë” është pa fisheke. E në atë moment ajo pije që porosita për të freskuar më ngeci në fyt, karrigia ku isha ulur më dukej sikur nuk po më mbant dot, e qielli sikur po më binte sipër. I dashur njeri jeta të jep të ngre lart, të bën të ndihesh i vlersuar, i rrethuar nga njerëz që nuk të lënë kurrë vetem, dhe të bën të tillë që për shumë njerëz ti je ëndërr qoftë sikur për të parë njëherë nga afër. Jeta të jep çdo gjë, por me një kusht, ti vlerësosh, t’ia dish kuptimin dhe rëndësinë e një arritjeje, dhe atyre që të kanë shtrirë dorën për të ndihmuar, se po fillove të mburresh, e të shkelësh më këmbë ata që të dalin përpara, ta dish se i afërt është momenti që jeta do të shkelë ty. Agimi.
Advertisement