Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam aksidentuar. A mund të dëmshpërblehem?

– I nderuar avokat, unë që po ju shkruaj jam Agimi nga Durrësi. Kam një vit që jam aksidentuar me makinë. Kam qenë duke ecur me makinë brenda shpejtësisë së lejuar kur me erdhi dhe më goditi një makinë e cila ishte jashtë normës së lejuar të shpejtësisë dhe ishte futur kundravajtje në rrugën ku ecja unë me makinë. Nga hetimet e zhvilluara fajtor doli personi që më goditi mua. Çështja ka shkuar në gjykim dhe ky person është dënuar duke ia pezulluar vendimin gjykata. Nga ky aksident unë kam ngelur me pasoja të rënda, kam fraktura në këmbë e shpatull si dhe nga njëri sy më ka humbur shikimi. Makina ime ka qenë e siguruar nga një kompani private sigurimi. Gjithashtu, edhe makina e personit që më goditi. Kam dëgjuar se përfitohet dëmshpërblim lidhur me këtë aksident. A mund të përfitoj dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve?
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje zoti Agim, ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë keq për aksidentin që ju ka ndodhur dhe ju uroj shërim sa më të shpejtë.
– Përsa i përket problemit tuaj, duhet t’i referohemi Kodit Civil, ligjit nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”, Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 12 datë 14.09.2007 dhe Ligji nr. 7641 datë 01.12.1992 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtësve të Mjeteve Motorike Për Përgjegjësinë Ndaj Personave të Tretë” i ndryshuar.
– Ju, fillimisht duhet të ezauroni rrugën administrative, duke iu drejtuar Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, duke plotësuar kriteret, dosjen me dokumentacionin e kërkuar. Paraprakisht, duhet të bëni një vizitë të specializuar te mjeku, që do të përcaktojë në mënyrë profesionale dëmtimet trupore. Pasi të keni përcaktuar dëmtimet, në bazë të legjislacionit të cituar më lart, do të kërkoni edhe dëmshpërblimin.
Brenda 30 ditëve nga kërkesa me shkrim drejtuar Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, ju duhet t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku të kërkoni: “detyrimin e palës së paditur të paguajë në favor të paditësit dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar si pasojë e aksidentit të ndodhur me pasojë plagosje, fitimin e munguar, si dhe shpenzimet gjyqësore”. Faktet që ju paraqisni në letrën tuaj, tregojnë se jemi përpara rastit të sigurimit, ngjarja ka ndodhur dhe pasoja ka ardhur. Ju keni pësuar një dëm thelbësor në shëndetin, interesat pasurore dhe jo pasurore, dëmin material që rrjedh nga humbja e përkohshme e aftësisë për të prodhuar të ardhura. E drejta e jetës, e shëndetit, personalitetit, dinjitetit, familjes, jetës private, pronës etj. janë të drejta të lidhura ngushtësisht me personin dhe gjejnë mbrojtje të gjerë në dispozitat e Kodit Civil, Ligji Nr. 10076 datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, Kushtetutën e Shqipërisë etj. Në nenin 640 të Kodit Civil ku parashikohet se: “Dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga humbja e pësuar dhe fitimi i munguar. Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në mënyrë të arsyeshme për të shmangur ose pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e dëmit, si dhe shpenzimet e arsyeshme të kryera për të siguruar shpërblimin në rrugë jashtëgjyqësore”, të dëmshpërbleje palën paditëse për dëmin pasuror.
Përfundimisht i nderuar Z. Agim, unë mendoj se këtë rast e keni të fituar nëse faktet janë ashtu siç i përshkruani në letër. Jeni i mirëpritur ta ndiqni praktikën tuaj pranë Studio Ligjore “Duraj” pasi ne jemi të specializuar në këtë fushë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Asgjë nuk është si më parë...

Next Post

A ka universitete shqiptare në gjuhen italiane?

Advertisement