Dikush gjallëron me halle, me shpresën se do kalojë edhe këtë dimër, do ta presë edhe pranverën dhe ditë më të mira për familjen e vet, që ka fituar emrin skamnorë. Mos të flasim për ata që skamjen nuk e dinë, nuk e njohin, nuk e ndjejnë as të ftohtët. Për çudi, derisa i shkruaj këta rreshta, të cilët po i lë me kaq, më vjen në mendje një tregim të cilin e kujtoj shpesh në momente të caktuar, dhe është ky: Një ditë, një baba i pasur dërgon djalin e tij ta kalojë natën në një familje shumë të varfër, me qëllim që t’i tregojë si jetojnë njerëzit që nuk kanë shumë para për të shpenzuar… Gjatë kthimit në shtëpi, babai e pyet djalin, për mësimet që kishte marrë nga e gjithë kjo. I biri u përgjigj: “Ishte një përvojë shumë e bukur. Unë mësova se ne kemi një qen, ndërsa ata i kanë katër. Ne kemi një pishinë shumë të bukur, por ata kanë një lumë. Ne kemi një çati transparente, por ata kanë qiellin me yje dhe hënë. Ne kemi një tarracë të madhe me kopsht të bukur, por ata kanë pyllin.” Derisa fëmija fliste, babai mbeti i shtangur. Pastaj fëmija shtoi: “Faleminderit baba që më tregove sa të varfër jemi!” Nga ne varet se si i shikojmë gjërat që i posedojmë. Nëse kemi dashuri, miq, shëndet, mendime të mira e të pastra, aftësi për të dalluar të mirën nga e keqja – ne kemi çdo gjë në jetë. N.
Advertisement