Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më vdiq vajza
– Përshëndetje! Jam Liljana. Kam parë në ëndërr sikur ika nga shtëpia e vajzës (ajo është shtatzënë) dhe ajo nuk ishte në dijeni. Burri i saj po mundohej ta mbante që të mos e kuptonte se ika. Pastaj ajo doli në ballkon dhe më pa, nisi të vraponte drejt meje dhe u rrëzua nga shkalla. Burri i saj e mori në krahë dhe e ngjiti prapë lart. Unë e pashë nga larg që ajo vari kokën dhe krahët, sikur të kishte vdekur. Ju lutem, më ktheni përgjigje, se jam në merak për vajzën. Faleminderit.
– E dashur Liljana, nuk duhet të shqetësoheni, sepse në kushtet që është vajza juaj, është normale të shikoni ëndrra të tilla. Pastaj, çfarë mund të presësh nga një nënë që e mban mendjen gjithnjë te vajza e saj, siç bëni ju?! Vajza juaj është në një fazë që ka nevojë për mbështetje morale dhe jo vetëm, në situatën që është. Fakti që e keni parë të vdekur, tregon rilindje për vajzën tuaj dhe për ju. Vajza e ka jetën të gjatë dhe shëndet, ndaj reshtni së shqetësuari për të. I urojmë shtatzani të mbarë dhe shëndet.

Flinte përmbys
– Kam parë në ëndërr vëllain tim që flinte përmbys. Shkova ta shikoja afër dhe nuk ia shikoja dot fytyrën. Pranë tij ishte një qen shumë i madh, ndërsa në gisht, kishte një unaze fejese, e cila ishte si e plasaritur. Më thoni, ju lutem, çfarë kuptimi ka?
– Një pjesëtar i familjes i parë në ëndërr, ju pasqyron në njëfarë mënyre juve. Fjetja e tij përmbys ju paralajmëron se duhet të jeni më vigjilent dhe më i informuar. Mos i ktheni shpinën gjithçkaje, ndonjëherë duhet të përballeni dhe të merrni informacionin e duhur, pasi indiferenca mund të jetë në dëmin tuaj. Unaza e plasaritur tregon një lloj krisjeje në marrëdhënien tuaj private. Duhet të keni kujdes në ato çfarë bëni apo thoni sepse mund të ndikojnë për keq në marrëdhënien tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BMVV: Fëmijët nuk mërziten

Next Post

Çfarë ushtrimesh të bëj për të parandaluar osteoporozën?

Advertisement