Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Julian Deda: “Kuq e zi je ti”, muzikë e dobët e tekst pa fantazi

Publikimi i këngës dhe klipit “Kuq e Zi je ti” të Flori Mumajesit, në bashkëpunim me Elvana Gjatën, që do të jetë edhe himni i Kombëtares, solli reagime jo shumë të pëlqyeshme, siç ishte ai i Jualiana Pashës, e cila përmes një postimi në Instagram, ka akuzuar për kopjim të tekstit. Sipas Julianës, teksti i këngës së Florit ka pjesë të kopjuara nga teksti i këngës “Kuq e Zi” që këngëtarja e këndoi vetëm pak muaj më parë në spektaklin “Portokalli”, në bashkëpunim me tenorin Armando Kllogjeri. Por, si të mos mjaftonte kjo, emra të artit si Julian Deda kanë shprehur hapur mendimin e tyre kundra për tekstin dhe muzikën. “E pashë mbrëmë këngën e re të Kombëtares, më pëlqeu shumë, por kur e dëgjova sot në radio, kuptova që gjithë bukurinë asaj kënge ia japin pamjet e tifozëve në stadium, droni që zbret dhe ngjyrat e flamurit tonë. Për mendimin tim, tekst pa fantazi dhe muzikë e dobët. P.s. Nga kjo vërejtje, përjashtohet Elvana, e cila vazhdon të jetë një nga më të mirat që kemi; shyqyr që e kemi”.
Mendimit të tij i janë bashkuar rreth 400 ndjekës që e kanë pëlqyer statusin, por të papriturat nuk mbarojnë këtu për këtë këngë, pasi për vetë përmbajtjen dhe pamjet filmike me dronin gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, serbët janë përpjekur ta pengojnë shpërndarjen e saj. E megjithatë, deri tani kënga numëron mijëra klikime në Youtube, duke u konsideruar një sukses.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vali Korleone deklaron: “Nuk ua jap më trupin tim femrave”

Next Post

Enca: “Më thërrisni princeshë”

Advertisement