PANTEONI
Në filmin “Barjoni” ka një skenë, ku poeti anglez ka vendosur të lërë Venecien dhe të shkojë në Greqi. Ishte viti 1821. Në tokën helene kishte nisur revolucioni kundër Turqisë më Bubulinën, Marko Boçarin etj. Në Athinë vazhdonte lufta. Turqit ishin rrethuar në Pateonin. Vjen një moment dhe ushtarëve turq ju mbaruan fishekët. U mblodhën komandatët turq. Vendosën të shkrijnë objektet prej bronxi të Pateonit dhe të bëjnë fishekë. Lajmi doli jashtë Panteonit. E morën vesh ushtarët grekë. U mblodhën komandatët. Vendosën tu dërgojnë turqëve fyshekë. Më një kusht: Të mos shkrijnë objektet prej bronxi të Panteonit. Me këta fyshekë të dhuruar nga grekët, ushtarët turq do të vrisnin ushtarë grekë?!
Kjo ishte dashuria e popullit për Pantonin dhe veprat e tjera ta artit. Me këtë dashuri, këto vepra arti po jetonë në shekuj?! Skena të tilla gjen edhe në historinë e popullit shqiptar. Një nga më të bukurat është histria e kodikëve të Beratit. Në vitin 1943 Italia fashiste kapitulloi. Ushtarët italianë të lodhur të raskapitur, të përndjekur ja lëshuan vendin ushtarëve gjermanë. Gestapo kërkonte të merrnin në Berat dhe të dërgonin në Berlin kodikët. Këtu nis historia.
Lajmin e dëgjuan priftërintë që shërbenin në katedralen e Kalasë së Beratit. U mblodhën. Kuvenduan dhe vendosën. Ti fshehin kodikët dhe të mos tregojnë vendin edhe në se do të tortuturoheshin. Priftërinjtë u gjynjëzuan përpara Shën Mërisë duke thënë: “ Na ndje o I Madhi Zot! Jemi të detyruar të gënjejmë, në mënyrë që gjermanët të mos I marrin kodikët?!” Disa ditë më vonë erdhën gjermanët. Takuan priftërinjtë. Ata u betuan: Në katedrale kurrë nuk ka pasur kodikë!”
Po më tej si vazhdon historia? Kodikët mbetën të fshehur në bodrumet e katedrales. Vdiqën njeri pas tjetrit priftërinjtë. Mbeti gjallë një prift. Një ditë thirri djalin dhe I tregoi për vendin ku fshiheshin kodikët. Kjo ndodhi në vitin 1956. Pasi u nxorrën nga bodrumi, kodikët u dërguan në Kinë për riparim. Sot janë ndër pasuritë e rralla të kulturës shqiptare.
Advertisement