Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh nën drejtimin e Nënkryetarit të Kuvendit, z. Vangjel Dule në vijim të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës ndaj dy deputetëve, z. Tom Doshi dhe z. Mark Frroku.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin me konsensus kërkesën e Prokurorisë.
Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet nesër në seancë plenare, datë 26 mars 2015.