Ti je e vetmja që ke duruar të qaren time ne mes te nates dhe ke sakrifikuar oret e gjumit per t’u kujdesur per mua. Ti me atë dashurine tende të ëmbël, me ke veshur, me ke zhveshur, më ke lare dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mesuar se ç’do te thote te duash nje mashkull dhe të vlerësosh te qenit femer. Ti më ke treguar sekretet e jetes, si të jesh e sjellshme, e dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë edhe kur të gjithe ishin kundra meje, më ke falur çdo gabim sikur te mos kishte ndodhur. Nënë, ti me ke pergatitur si te jem shume veta brenda meje: Shoqe, vajze e dikujt, bashkeshorte, nene edhe si te jem femer mbi te gjitha. Ajo ndjesia e përkëdheljes tënde, me mahnit teksa pershkon flokët e mi, shoqeruar me ate shikimin tend dhe duket sikur thotë: “Ah, vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e ben edhe vetem dhe une jam kaq krenare per ty”. Por ajo qe eshte krenare, jam une per ty. Të dua, nëna ime.
Advertisement