Moderatorja e njohur e Top Channel Arbana Osmani ishte shkëputur nga televizioni për shkak të shtatzanisë. Arbana gjatë kësaj kohe mungese në televizion, ishte duke përjetuar pritjen e ëmbël. Dhe ja…momenti erdhi pasi vetëm dy ditë pas startimit të edicionit të ri të Big Brother, Arbana dhe partneri i saj Arditi, janë bërë për herë të parë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Jon. Ledion Liço dhe Xhemi Shehu, të cilët janë miqtë e ngushtë të Arbana Osmanit, kanë organizuar një festë surprizë për ardhjen në jetë të djalit të saj, Jon. Jon është fëmija i parë i prezantueses, të cilin e lindi para dy ditësh në Tiranë. Tashmë, pas lindjes natyrale në maternitetin “Kiço Gliozheni”, Arbana është kthyer në shtëpi dhe aty e ka pritur një festë e vogël plot dashuri nga miqtë e saj te afërt me një tortë ku shkruhet “Mirëseerdhe Jon” dhe me cup cakes të dekoruar me biberon. Në i urojmë Jonit shëndet dhe jetë të gjatë.
Advertisement