Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Nora Istrefi

noraKur vajzat e skenës heqin rrobat: Nora Istrefi

 (Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)

 Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…

Advertisement

 Nora Istrefi

Si për çudi, zhveshja e saj i parapriu dasmës që ndodhi vetëm pak kohë më pas. Ai i saji mund të thuhet se ka qenë një përshkallëzim që nisi që me pjesëmarrjen e saj te Kënga Magjike, me fustanin e bardhë poshtë të cilit diskutohej nëse kishte patur apo jo të brendshme, derisa vijmë te klipi “Baby jem”, ku Nora guxon të zhvishet tërësisht, duke u bërë “çështje e ditës”, aq sa edhe mediat serbe shkruajnë për këtë si për një skandal. Tashmë, jo vetëm Roberti, protagonist edhe në klip, por gjithë gjinia mashkullore ishte admiruese e saj e zjarrtë falë 5 sekondave nudo në këngën që më shumë shikohej sesa dëgjohej. Por nëse kjo paraqitje u përjetua si çudia e radhës, vetë protagonistja e arkivon atë si “punë”, ndërsa është duke përjetuar ndjenjën më të ëmbël në botë, atë të pritjes për t’u bërë nënë. Kjo, me siguri, do ta largojë pak vëmendjen nga format e bukura tani e tutje të transformuara të Norës, por duke ditur rëndësinë që ajo i jep fizikut të saj, me siguri do të dijë të rikthehet po aq në formë sa ç’është, siç edhe kanë bërë shumë mama të ekranit deri më sot.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Majkell Xhekson gjalle? Nga Arlis Alikaj

Next Post

5 shenja që të ndihmojnë të njohësh një xhentil fallco

Advertisement