Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Europa mund të dërgojë njerëz në anën e errët të Hënës

A duhet të dërgojmë përsëri njerëz në Hënë? Ndërkohë që Elon Musk (manjat), Mars One, bile edhe Nasa e kanë përqendruar vëmendjen e tyre te planeti i kuq, janë të shumtë ata që mendojnë se Hëna është një opsion më i mirë për eksplorimin e hapësirës. Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) është një prej këtyre dhe ajo sapo ka bërë një video të re që thotë se Hëna përbën një hap të rëndësishëm dhe thelbësor për të ardhmen e njerëzimit.
“Në të ardhmen, Hëna mund të bëhet një vend ku kombet e ndryshme të botës mund të mblidhen së bashku për të kuptuar origjinën tonë të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të ndarë një udhëtim të përbashkët në hapësirë. Një vend ku ne mund të mësojmë të lëvizim më tutje në sistemin diellor”, shpjegon ESA në videon me titull “Destinacioni: Hëna”. ESA parashikon misione të ardhshme ne anën e largët të Hënës, të njohur edhe si ana e errët e saj, sepse nuk shihet fare nga Toka (megjithëse nuk është e zhytur aspak në errësirë). Ky reliev i panjohur është i thyer, i përbërë nga kratere të formuar nga përplasjet e bëra aty me miliarda vjet, përfshi këtu edhe një nga krateret e këtij lloji, më të mëdhenj të sistemit tonë diellor, basenin e Polit të Jugut, Aitken. Shkencëtarët mendojnë se ky krater është formuar 4 miliardë vjet më parë. Brenda këtij krateri 13 kilometra të thellë, ka pjesë që ndodhen në errësirë të plotë, por në buzët e tij ndodhen male të larta që janë pothuajse gjithmonë të ndriçuara nga drita e diellit. Pikërisht në këto male hënore, ESA ka ndërmend të çojë robotë dhe mbase, edhe njerëz.
Njerëzimi nuk ka shkelur kurrë më parë në këtë anë të largët të Hënës. Të parët që e studiuan këtë anë të fshehur të saj ishin sovjetët, në vitin 1959, kur dërguan anijen kozmike Luna 3. Kjo anije mori 18 fotografi, të cilat u vunë në atlasin e parë të publikuar me foto të anës së largët të Hënës. Malet rrotull buzëve të kraterit janë një vend ideal për t’u eksploruar, sepse ato “janë pothuajse gjithmonë të ndriçuara nga dielli dhe japin mundësi të kesh pamje spektakolare të kratereve dhe relievit poshtë tyre”. Por këto nuk janë arsyet e vetme. Në vitin 2009, NASA dërgoi një satelit për të vrojtuar këtë krater të Hënës. Instrumentet e prekën tokën me një shpejtësi prej 9000km/orë dhe analizuan përbërjen kimike të materialit poshtë sipërfaqes, duke zbuluar në to ujë të ngrirë.
Duke çuar misione të tjera në Hënë, ne do të mund t’u përgjigjemi pyetjeve si: Ka ujë në ndonjë vend tjetër në Hënë? Nëse po, çfarë sasie? Nga ka ardhur ky ujë? Çfarë na mëson kjo mbi origjinën e ujit dhe jetës në Tokë? Nëse provohet që Hëna ka një sasi të mjaftueshme uji nën sipërfaqen e saj, atëhere brezat e ardhshëm mund të përdorin atomet e hidrogjenit dhe oksigjenit, si lëndë djegëse për anijet kozmike. “Kjo lëndë djegëse do të na çojë më larg në sistemin diellor, në destinacionet e ardhshme të udhëtimit tonë nëpër kozmos”, përfundon videoja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Abela Lami: Mbetem partizane e Amosit Shokët mbahen gjithnjë përdore...

Next Post

Reptili gjigand që jetonte në Skoci

Advertisement