Këngëtari Arjan Korkaj bën një propozim të rrallë dhe mund të themi që është i pari në Shqipëri i llojit të vet. Këngëtari në fjalë propozon që t’i jepet falas nga ana e Bashkisë së Vlorës teatri “Petro Marko” dhe ai do të shkoje të kendojë falas në këtë koncert ku leket e fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë të gjitha në ndihme të banorëve në zonat e përmbytura nga uji.