Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lori Haxhiu: “Suksesin ia dedikoj nënës sime…”

Ishit mësuar ta shihnit në emisonet e mëngjesit në “Vizion Plus”, por tashmë Lori do jetë pjesë e pasditeve tuaja në emisionin “Vizioni i Padites” ku do të zëvëndësojë Anilën. E shkathët, energjike dhe e buzëqeshur, Lori e bën të mudnur të mos vihet re shumë mungesa e Anilës, duke i dhënë emisionit po atë frymë pozitive që kishte. Dhe me një frymë po aq pozitive, ajo u përgjigjet pyetjeve të kësaj interviste. Ndër të tjera lexoni se kujt ia dedikon Lori suksesin.

Mia B.: – Lori, si ndihesh në pozicionin e ri, atë të moderatores në emisionin “Vizioni i Pasdites”?
Lori Haxhiu: – Së pari, me rëndësi është që ndjehem e gatshme për të ndarë çdo pasdite, nga e hëna në të premte, me teleshkuesit e ekranit të Vizion Plus… Së dyti, jam komode, sepse skenografia më ofron të tillë ndjesi dhe së fundmi, e kthjellët për të komunikuar me të ftuarit, që i lënë radhën njëri-tjetrit.
– Cilat ishin arsyet e largimit të Anilës?
– Anila është shtatzënë për herë të dytë, ndaj u shkëput për ca kohë pushim dhe përkushtim ndaj bebit. Po përfitoj edhe njëherë nga rasti për t’i uruar shtatzani të mbarë dhe pritje të ëmbël, në emër të të gjithë stafit të “Vizionit të Pasdites”!
– Kush ta propozoi këtë rol dhe si e prite?
– Gjatë një bisede me autorin e programit, Eraldo Rexhon, u informova lidhur me përzgjedhjen time si moderatore e “Vizionit të Pasdites”. E prita duke pohuar me kokë… (Qesh)
– Sa “Anila” ndihesh në atë karrige, apo shfaq vetëm Lorin aty?
– Pyetja është e drejtë, sepse pavarësisht faktit që shfaqem dhe ndjehem gjithmonë kjo që jam në cilëndo “karrige”, ndoshta te publiku në puntatat e para ka patur refleksione, derisa u mësuan me idenë që “Vizionin e Pasdites” tashmë e drejton Lori, sepse për hir të së vërtetës, Anila është një ndër prezantueset më të mira.
– Ke frikë ta ndryshosh mënyrën e të prezantuarit te “Vizioni i Pasdites” apo guxon të eksperimentosh?
– Tashmë u bënë vite në ekran dhe në sytë e publikut kam shfaqur stilin tim, mënyrën time të të prezantuarit. Pa diskutim që i përshtatem çdo programi, në bazë të specifikave të gjithsecilit, po duke ruajtur identitetin, pa dalë nga karakteri im. Në të kundërt, do të më duhej të ndryshoja emrin, sa herë ndryshoja programet! (Qesh)
– Televizioni është konsideruar si magji… Si ka ardhur kjo magji në jetën tënde?
– Magjishëm… (Qesh) Jam rritur me idenë se do të isha pjesë e kësaj bote dhe shkallët nuk nxitova t’i ngjisja shpejt e shpejt, si prestidigjiatorët e famshëm në numrat e tyre, por me ngadalë dhe plot siguri! Në rastin tim, nuk ka lidhje me magjinë, sa ka me pasionin dhe përkushtimin e vazhdueshëm!
– Përveçse magji, televizioni ka dhe anën tjetër të medaljes. Si përpiqesh ta ruash balancën?
– Po të përgjigjem duke hamendësuar se e ke fjalën për vështirësitë që duhet të kapërcesh për të ecur përpara… Ka vetëm një mënyrë: Puno shumë, fol pak jashtë kamerave, mirëprit kritikat e profesionistëve të vërtetë dhe njerëzve të dashur, sfido veten e një dite më parë për të nxitur progresin profesional…
– Tashmë, je pjesë e familjeve shqiptare çdo pasdite… Çfarë mundohesh t’u përcjellësh atyre në secilën puntatë?
– Nëse do të mundohesha, nuk do t’u përcillja asgjë, për të cilën shqiptarët kanë nevojë… (Qesh) Pasi programi “gatuhet” nga një staf i mrekullueshëm, që përzgjedh me kujdes temat dhe të ftuarit, mjafton vetëm pak “garniturë”, për ta servirur bukur te publiku. Kjo pjesë më takon mua! Nuk po flas më, se pastaj do më thërrisni “Doni më për Belulin?”… (Qesh)
– E pate të vështirë të shkëputeshe nga emisionet e mëparshme?
– Unë vlerësoj çdo eksperiencë të përjetuar, por nuk mbetem kurrë peng e së shkuarës. Secili nga programet e mëparshëm më ka shërbyer për të plotësuar figurën time televizive dhe për të qenë akoma më e sigurtë në studion e “Vizionit të Pasdites”.
– Ku ndryshon Lori i mëngjeseve nga Lori i pasditeve?
– Tani nuk e nis më programin me përshëndetjen: “Mirëmëngjesi!”.
– Për ty, janë më të dashura mëngjeset apo pasditet?
– Në Vizion Plus, dëshira dhe përkushtimi me dashuri për të bërë një emision, është përherë i njëjtë, pavarësisht pozicionit të diellit.
– Ambiciet e tua mendon se janë në rrugën e duhur?
– Drejt kam ecur gjithmonë, nuk u kam lënë shteg ambicieve për të devijuar “majtas” apo “djathtas”. (Qesh)
– Vazhdon të kesh ende ëndrra?
– Nuk ua kam mbyllur dyert ëndrrave, sepse ende nuk jam bërë nënë! Kur të kem fëmijët e mi, atëhere do “ngopem” me ëndrrat e tyre…
– …si i “ushqen” ato?
– Shëndetshëm… (Qesh)
– Çfarë mendon kur sapo mbyll një punë dhe çfarë, kur nis një tjetër?
– Pse kam kaq shumë punë? (Qesh)
– E mban mend çfarë ke blerë me paratë e rrogës tënde të parë?
– (Mendohet…) Shumë e vështirë për ta kujtuar. Në formë mbarësie, bleva një ëmbëlsirë për familjarët e mi, por mos kujtoni se kaq ishte e gjithë rroga, se të tjerat nuk i mbaj mend! (Qesh)
– Çfarë mendon për vajzat mbi 18 vjeçe, që ende pretendojnë të mbahen nga prindërit?
– Gjithë jetën na mbajnë prindërit…
– Çfarë të jep po aq kënaqësi sa televizioni?
– Më jep edhe më shumë kënaqësi sesa televizioni të rrethohem nga dashuria e më të dashurve të mi.
– Dëshira e momentit…
– Për momentin, kam dëshirë të dëgjoj pyetjen e radhës së kësaj interviste. (Qesh)
– Si e largon mërzinë; me një gotë verë apo me një telefonatë?
– Me një përqafim, që lë shijen e një vere të vjetër dhe zgjat sa telefonata, kur je larg me njeriun e zemrës.
– Nëse do të ishe mashkull për vetëm 24 orë, çfarë do të doje të bëje?
– Do flija 24 orë gjumë, derisa të zgjohesha sërish femër. (Qesh)
– Me kë i pi tani kafet e mëngjesit?
– Me dy “këshilltarët e mi”: gjyshin dhe mamin. (Qesh)
– Ka ndodhur të kenë përfituar nga çiltërsia jote? Cili ka qenë reagimi?
– Përderisa kam qenë e çiltër, nuk mund ta kem kuptuar kush ka përfituar… Gjithsesi, jam humane, ua jap kënaqësinë atyre që nuk kanë gëzim tjetër! (Qesh)
– Cili është vizioni yt për Lorin, në 5 vitet në vazhdim?
– Të kem krijuar familjen time, përkrah njeriut që dua…
– Kujt ia dedikon suksesin?
– Një femre, që e preku suksesin në të gjitha fushat e jetës dhe më shërben si shembull, në çdo hap të hedhur. Fat i madh për mua dhe motrën time, që u rritëm me dashurinë e një gruaje me forcë e guxim burrëror. E ndjej që na sheh nga lart dhe është “engjëlli ynë mbrojtës”… Faleminderit nëna!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

“Sulejmani i madhërishëm” Sulltani dënon me vdekje Bajazidin

Advertisement