Mbesa e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi, muajt e fundit është vënë në shënjestër të shqiptarëve për disa deklarata të saj në favor të serbëve, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. U kritikua, u ofendua, por përsëri vazhdoi t’i qëndronte besnike deklaratës që kishte bërë në fillim. Ndoshta Dasara e ka patur më të lehtë ta përballojë trysninë e atyre komenteve për faktin se jeton dhe studion jashtë Shqipërisë, në Vienë. Dhe duke lënë mënjanë këto deklarata, Dasara vjen me një tjetër deklaratë. Para pak ditësh, mbesa “e preferuar” e gjyshit, mbushi 18 vjeçe dhe me këtë rast, i ka vënë një synim vetes, të vizitojë 5 shtete brenda brenda një jave. E ka nisur me Amsterdamin dhe deri të mërkurën, shteti i dytë në listën e saj ka qenë Brukseli dhe këtë tur e ka quajtur “Udhëtimet e Dasarës”. Kushedi sa të vështirë do ta ketë pasur të realizojë këtë “detyrë të vështirë”, si thoni ju?