Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shqiponjat: Kë do ti tani?

Grupi “Shqiponjat” përbëhet nga dy djem të talentuar ulqinakë, të cilët kanë filluar të merren me muzikë që në fillim të vitit 2008. Klipi i tyre me i mire, “Kë do ti tani”, i realizuar nga Stine, i ka bere ate te njohur ne mbare hapesirat shqiptare, prandaj edhe ata kanë zgjedhur atë si producentin e tyre të preferuar edhe në vazhdim…

– Çuna, si fillim, do t’ju pyes se ku pëlqehet më shumë muzika juaj, në Ulqin apo në Shqipëri?
Xhibo: – Ne jemi grup nga Ulqini dhe Ulqini është vend i vogël, prandaj njihemi të gjithë mes nesh, por në koncertet dhe festat që organizojmë, kam vërejtur me kënaqësi që edhe në Shqipëri pëlqehemi.
Gjergji: – Ulqini është qyteti ynë e normalisht, si fillim dëgjohemi aty, por duke mos anashkaluar Shqipërinë, ku po jetojmë kohët e fundit.
– “Me ta bo 1 pytje, thjesht se du ta di
jo se kam kureshtje, por m’shtyn kurioziteti
a ma thu t’vërtetën sikur t’ishe fëmijë? Kë do ti tani zemër, kë do ti tani?”
Teksa po dëgjoja këngën tuaj, refreni të mbetet në mendje. Pse kjo fabul?
Xhibo: – Tekstin e kemi bërë ne dhe, për këtë fabul kemi biseduar edhe me producentin e kemi menduar se është më tërheqëse për publikun.
Gjergji: – Fabula ndoshta ka rrjedhur nga situatat që dëgjojmë dhe i përjetojmë vetë.
– Zakonisht, shqiptarët e Ulqinit, por jo vetëm, janë shumë patriotë… Është shenjë e patriotizmit edhe emri që i keni vënë grupit?
Xhibo: – Përveçse identifikohemi si shqiptarë në Mal të Zi, çuditërisht “Shqiponjat” lidhet bukur edhe me anëtarët që ka ky grup; dy vetë dhe shqiponja dykrenare.
– Jeni nga Ulqini, por suksesin kërkoni ta gjeni në Shqipëri. Pse kështu? Nuk bëhet muzikë në Ulqin?
Xhibo: – Ulqini është Shqipëri.
Gjergji: – Mendojmë se Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, kështu që nëse arrin të bësh diçka të mirë këtu, do dëgjohet gjithandej.
– Çfarë do të thonit për Shqiponjat? Për grupin e jo simbolin e flamurit shqiptar…
Xhibo: – (Qesh) Ne kemi filluar të merremi me muzikë që në fillim të vitit 2008. Si çdo reper i ri, adoleshent, edhe ne kemi provuar të bëjmë inçizime demo, por këngën e parë origjinale e kemi inçizuar me Orange Records dhe ka qenë pjesëmarrëse në 10 vjetorin e Këngës Magjike. Kënga titullohej “Qe po vimë”.
Gjergji: – Pavarësisht si kemi ecur deri tani me muzikë, mendoj që është fillimi ku ne do shfaqim muzikën tonë si karakter dhe më afër publikut.
– Kush e zgjodhi Rafaelën si “vajzën e klipit”?
Xhibo: – Ishte zgjedhje e jona. Duke qenë braziliane, pjesëmarrja e saj e bën edhe më të veçantë klipin.
Gjergji: – Me të i kemi krijuar kontaktet në Tiranë. Thjesht, rrodhi nga miqësia.
– Kush ju lidhi me Stinen?
Xhibo: – Stinen e kontaktuam ne në fillim, duke qenë të bindur që ai është mbreti i RnB në të gjitha trojet shqipfolëse. Kemi patur besim të plotë që ai do të nxirrte diçka të bukur.
Gjergji: – Ishim në kërkim të një producenti me vlerë dhe besoja se ishte zgjedhja më e mirë për muzikën që bëjmë ne.
– Njihet ai në Ulqin?
Xhibo: – Po, Stine njihet shumë në Ulqin dhe ne mburremi atje që jemi pjesë e Stine records.
Gjergji: – Ai ka kohë që merrret me muzikë dhe, si në të gjitha trevat shqiptare, njihet edhe te ne.
– Te Stine do qëndroni apo do të eksperimentoni edhe me kompozitorët e tjerë shqiptarë?
Xhibo: – Deri tani kemi bërë këngë në studio të ndryshme dhe kemi mbetur shumë të kënaqur te Big Basta, Orange Records dhe Dogs Records, por mendoj se do vazhdojmë te Stine.
Gjergji: – Kërkuam një producent me vlerë dhe e gjetëm.
– Për hir të suksesit, do të jetonit përgjithmonë në Shqipëri?
Xhibo: – Edhe kur kam jetuar në Ulqin, bindja ime ka qenë që jam në Shqipëri, por planet e mia janë të jetoj në Tiranë, pasi edhe studioj këtu.
Gjergji: – Mendoj se nuk varet vetëm nga muzika, por nga ngjarjet që do të rrjedhin në jetë.
– Ndër të tjera, muzika sjell edhe famë, femra, alkool… Si i keni marrëdhëniet me këto?
Xhibo: – Përsa u përket femrave, unë tashmë jam i lidhur me një vajzë këtu në Tiranë. Alkoolin e kontrolloj (buzëqesh), ndërsa përsa i përket famës, çdo herë muzikën e kam menduar si pasion dhe, në këtë pjesë, nuk kam fare kompleks.
Gjergji: – Marrëdhënie shumë të mira me të treja. (Qesh)
– Thonë se këngëtarët Hip-Hop, kur duan të frymëzohen, konsumojnë edhe lëndë narkotike…
Xhibo: – Absolutisht nuk më frymëzon diçka e tillë. Frymëzimin e gjej në të tjera gjëra.
Gjergji: – Asnjëherë nuk jemi varur nga kjo dhe mendoj që është e panevojshme për inspirim.
– Keni dëgjuar për Lazaratin?
Xhibo: – E kush nuk ka dëgjuar? (Qesh) Më ka bërë përshtypje që, kur isha në Bosnje apo Kroaci, sapo u thoja që isha shqiptar, më thonin: “Ke qenë në Lazarat?”.
– Si u përgjigjeshe?
– Nuk kam qenë në Lazarat, por Lazarati vjen shpesh te ne… (Qesh)
Gjergji: – Kam dëgjuar madje edhe shumë gjëra të bukura për të. (Qesh)
– Jeni djem të mirë apo të këqinj?
Xhibo: – Këtë e dinë më mirë të tjerët.
Gjergji: – Mendoj se varet nga të tjerët, jo nga unë.
– …ku ngjasoni dhe ku ndryshoni nga çunat e Shqipërisë?
Xhibo: – Unë jam çun i Shqipërisë dhe të gjithë çunat e Ulqinit janë çuna të Shqipërisë. Nga dallojmë? Nga modeli i flokëve, ndoshta… (Qesh)
Gjergji: – Do t’ua lija vetë njerëzve ta përcaktojnë, si nga ana karakterit, ashtu edhe e stilit.
– Po femrat e Malit të Zi, do t’i ndërronit me shqiptaret?
Xhibo: – Femrat shqiptare as do t’i krahasoja fare me ato malazeze! Shqiptaret janë më të mira.
Gjergji: – Çdo femër e ka vendin e vet tek unë. Nuk i krahasoj.
– Përveç femrave, çfarë ju intrigon tjetër në Shqipëri?
Xhibo: – Tirana është një vend i madh dhe mundësitë janë më të mëdha.
Gjergji: – Universiteti. (Qesh)
– Janë ato që ju zgjedhin apo i zgjidhni?
Xhibo: – I zgjidhja dhe më zgjidhnin, por tani unë e kam zgjedhur.
Gjergji: – I zgjedh.
– Cilat janë gjërat që e bëjnë të mirë një njeri?
Xhibo: – Karakteri dhe principet.
Gjergji: – Ka shumë, por mendoj se kryesorja është kultura.
– Ajo që do t’ju bënte ta humbisnit qetësinë…
Xhibo: – Kur diçka nuk shkon ashtu siç e mendoj.
Gjergji: – Kur injoranca kalon mbi çdo gjë.
– Çfarë do të donit të arrinit me muzikën?
Xhibo: – Me muzikë dua të shpreh çdo gjë me cilësi, prandaj zgjodhëm edhe producentin më të mirë.
Gjergji: – Dua t’i arrij të gjitha këto sepse kur vërtet e do një gjë dhe punon për të, ke të drejtën t’i kërkosh të gjitha.
– Për çfarë shërben fama?
Xhibo: – Deri tani, të them të vërtetën, më ka hapur shumë rrugë, por fama nuk është gjithçka.
Gjergji: – Normalisht, kur je fytyrë publike, i ke dyert e hapura.
– Çfarë do t’ju bënte të pendoheshit që jeni marrë me muzikë?
Xhibo: – Kur të iki pasioni, atëhere do të pendohem.
Gjergji: – Asgjë.
– Do donit të menaxhoheshit nga…
Xhibo: – Stine.
– Cila pjesë e ditës doni të kalojë sa më shpejt kur jeni në Ulqin dhe kur jeni në Tiranë?
Gjergji: – Ditët e këqija, pavarësisht ku gjendesh.
– Karrierën që doni të bëni në vazhdim, me të kujt këngëtari e shihni të ngjashme?
Gjergji: – Kur të rritem, dua të bëhem si Jay Z, ta kem Bijonsen për grua. (Qesh)
– Ka diçka që do të donit ta bënit, por ende nuk keni marrë guximin ta bëni? Cila është ajo?
Gjergji: – Meqë më erdhi rasti dhe mundësia, doja ta përshëndesja shumë Tunën. (Qesh)
– Është më mirë të dyshosh apo të besosh?
Xhibo: – Nuk besoj lehtë, por vetë jam shumë besnik.
Gjergji: – Mendoj se të dyja gjërat janë të lidhura me njëra-tjetrën.
– Projekti juaj i ëndrrave…
Xhibo: – Të mbaroj universitetin, të filloj punë dhe t’i jap publikut muzikën që do ta bënte të lumtur.
Gjergji: – Do mundohem ta realizoj shumë shpejt.
– Po ai i radhës?
Xhibo: – Kënga e radhës…
Gjergji: – Sekret!
– Jeta do të ishte e mërzitshme pa…
Xhibo: – …muzikë
Gjergji: – …lumturi.
– Ka ende gjëra që ju bëjnë të skuqeni?
Xhibo: – Po, nëse do më qëllonte një femër. (Qesh)
Gjergji: – Një tingull i pakonvertuar në një moment të papërshtatshëm.
– Më mirë një mik apo një thesar?
Xhibo: – Të dyja.
Gjergji: Miku i mirë me thesar shumë. (Qesh)
– Te një femër, ju duket sensuale…
Xhibo: – Sytë.
Gjergji: – Natyra e saj.
– Si kërkoni të falur?
Xhibo: – Me fjalë dhe me vepra.
Gjergji: – Me shumë vepra.
– Pyetja më e pasjellshme që mund t’i bëhet një mashkulli?
Xhibo: – “Kur e ke humbur virgjërinë?” (Qesh)
Gjergji: – Ka plot!
– Nata që do të donit ta harronit?
Xhibo: – Çdo herë kur ikin dritat.
Gjergji: – Nuk do ta harroj.
– Është çdo ëndërr e realizueshme?
Xhibo: – Jo.
Gjergji: – Jo, nuk është, por do vazhdoj të ëndërroj. (Qesh)
– Për çfarë ëndërroni ende?
Xhibo: – Që çdo ëndërr ta bëj realitet.
Gjergji: – …(Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Karavidhet... binjake siameze!

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement