Në familjen time, globalizmi “mbiu” në rrugë filozofike. Shqip “rrathë rrathë”: nga periferia në qëndër. Në vitet ’80-të vajza e vëllait u martua me një izraelit. Për karshillëk, mbesa tjetër u martua në Pragë. Në filllimet e viteve ’90-të, pas eksodit të madh një nga mbesat u martua në Greqi. Pas disa muajve, erdhi haberi nga Italia. Nipi kishte gjetur nuse në një familje italiane. Djali im e gjeti nusen në Kosta Rika. Këtu zë fill edhe tregimi ynë.
Në mes të gushtit, në Shqipëri erdhi si turist Aldo Sançes, një kushëri I nuses së djalit me të fejuarën, Analin nga Norvegjia. Familjarisht, nën regjinë e Ezmerkës, hartuam programin turistik. Ditën e parë në Berat. Aldo ishte I dashuruar pas kështjellave, për një fakt të thjeshtë na tha ai: “Në Kosta Rika nuk ka kështjella?!” Kur pyeta për “pse-në”, mësova një gjë të rrallë: Kosta Rika është I vetmi shtet në botë që nuk ka ushtri?!
Deri në Lushnjë rruga ishte llagar, siç thonë ndë Korçë. Nga Lushnja në Beret, nuk I kursyem mallkimet për qeverinë. Në kalanë e Beratit, historia e kodikëve dhe hebrejve, e joshën Analin të nxjerri bllokun e shënimeve…
Në vitin 1943 ushtria gjermane mbriti në Shqipëri. Gestapo kërkonte tre gjera. Së pari, arin e mbetur. Pasi e gjetën, e morën edhe e depozituan në Bankën Kombëtare të Gjermanisë. Së dyti, dorëzimin e hebrejve. Qeveria e kohës dhe populli shqiptar nuk I dorëzoi hebrejtë.
Së treti, të merrnin në Berat dhe të dërgonin në Berlin kodikët. Lajmin e dëgjuan priftërintë që shërbenin në katedralen e Kalasë së Beratit. Hapën një gropë dhe I futën brenda kodikët. Priftërinjtë u gjynjëzuan para ikonës duke u lutur: “ Na ndje o Shën Mari! Jemi të detyruar të gënjejmë, në mënyrë që gjermanët të mos I marrin kodikët?!” Disa ditë më vonë erdhën gjermanët. Ata u betuan: Në katedrale kurrë nuk ka kodikë!”
Për të ngrënë morëm tatëpjetë kalasë dhe qëndruam tek restorant “Turi”. Afrohet shefi I guzhinës. Nisa të mbaj llogo:” 300 vjet më parë në Berat ka kaluar Çelepiu, më I famshi kronikan në perandorinë Osmane. Mes kronikave, flet edhe për disa gjëllë që ka ngrënë në Berat”…Mund të na I gatuash?!… Shefi nxori gjoksin përpara, si herojtë e filmave sovjetikë, vështroi sytë blu të Analin dhe tha: “Traditat I ruajmë si sytë e ballit?!”…
Pa kaluar disa minuta, drejt nesh vjen kamarieri. Në dorë mbante një tabaka me gota:” Kemi 25 lloje rakiksh: rrushi, kumbulle, manaferre, mani, ftoi, mareje…Provoini! Unë u këshilloj rakinë e arrës. Unikale në Shqipëri!”…Analini tha ka shijen e likerit. Aldo e krahësoi me pamperon. Mua më shijoi si fërrnet!?”…Kamarieri nisi të sjellë pjatat. Përshesh me zog fushe…Shqeto…Djathë dhie…Fasule pllaqi…Tulluma… Formula e gatimit?…Si 300 vjet më parë…