Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të mos hamë thonjtë?

Ngrënia e thonjve, ose siç quhet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri, apo më vonë. Të kesh duar të bukura do të thotë të kesh edhe thonj të bukur. Sipas një sondazhi të zhvilluar në Francë, një në tre francezë është prekur nga ky fenomen. Si ta heqim qafe këtë zakon të keq që na shtyn të hamë thonjtë, nganjëherë derisa del gjak dhe na prish jetën? Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme të mundohesh t’i dallosh, për të zgjidhur më mirë problemin. Ky zakon fillon nganjëherë në fëmijëri, nga mërzia, apo thjesht sepse kemi uri, por personat mund ta ruajnë zakonin e ngrënies së thonjve deri në moshë të rritur. Kur onikofagjia shfaqet më vonë, shkaqet janë më shumë të lidhura me stresin, punën, gjendjen ekonomike, ose jetën në familje. Ndodh nganjëherë edhe të hash thonjtë pa qenë i ndërgjegjshëm, kur je në gjumë, bile ka fëmijë që hanë edhe thonjtë e këmbëve!

Pasojat te shëndeti
Onikofagjia nuk dëmton vetëm bukurinë e duarve; ajo mund të ketë pasoja në shëndet, por edhe në jetën tonë shoqërore. Disa persona i hanë thonjtë derisa u del gjak. Kjo bën që majat e gishtave të jenë të kuq, të dhembin dhe lëkurëzat të gjakosen. Transmetimi i mikrobeve nga goja në dorë dhe nga dora në gojë, mund të shkaktojë infeksione në rrënjë të thoit ose në gojë. Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb. Përveç ndryshimit të thonjve, onikofagjia shkakton edhe probleme te dhëmbët, infeksione të mishrave dhe favorizon shfaqjen e karieve. Është e rëndësishme pra të gjenden zgjidhjet e duhura për ta frenuar një zakon të tillë.

Advertisement

Truke të vogla për ta lënë këtë zakon…
Ka mënyra të ndryshme për ta hequr qafe këtë zakon. Disa metoda janë të buta, pak a shumë, rezultative. Si fillim, meqë onikofagjia është shpesh e lidhur me stresin, mund të kërkohen mënyra për të larguar stresin, si për shembull, të fillohet një sport. Mund të kënaqeni edhe duke i zënë duart me punë dhe duke i mbajtur larg gojës! Një mënyrë e mirë antistres është edhe përtypja e çamçakëzit. Gratë që ndjekin modën do të jenë të kënaqura, pasi mund të vënë thonj fallco, që i tregojnë duart më të bukura dhe u japin thonjve mundësinë të rriten nën to. Mund të vini edhe fasho, apo ankerplast, një metodë pak estetike, por gjithashtu, efikase, me kusht që të mos filloni të hani thoin tjetër. Mënyra më klasike dhe që ka dhënë prova, mbetet manikyri i hidhur, që aplikohet si manikyri normal. Kujdes se mos mësoheni me shijen e tij të pakëndshme dhe të vazhdoni të hani thonjtë. Mund të aplikoni gjithashtu në thonj edhe vajra esenciale të Cinnamonum Cassia, që kanë shije të hidhur.

Terapi sjelljeje
Nganjëherë i hamë thonjë edhe për arsye intime dhe më të thella sesa mund të mendonim. Gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kuptoni se çfarë ju ka shtyrë të bëheni onikofagë. Ekzistojnë libra me këtë temë (një shembull është libri i Bertrand Labes: “J’arrete de me ronger les ongles” (Nuk do t’i ha më thonjtë) të cilat do t’ju pajisin me vullnet dhe metoda për të bindur veten që të hiqni dorë nga ky zakon. Për të njohur arsyet që na kanë shtyrë të hamë thonjë, ose për të hequr dorë nga ky zakon i keq, mund të këshilloheni me një psikolog. Ai do t’ju ndihmojë të relativizoni shkakun e onikofagjisë. Mund të përdorni edhe hipnoterapinë (që përdoret edhe për të hequr dorë nga pirja e duhanit), duke u konsultuar me një specialist, ose duke dëgjuar regjistrimet zanore, të destinuara për personat që hanë thonjë. Në fund, disa psikiatër mund të këshillojnë një terapi sjelljeje, të shoqëruar me trajtim mjekësor me antidepresivë, në rastet e rralla dhe ekstreme, kur onikofagjia është e shoqëruar me një psikozë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

U BËMË FIS NDËRKOMBËTAR

Advertisement