Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KRONIKË E NJË POLITIKANI TË DËSHTUAR

Një ditë shënëndreu thashë të bëhem pak Sokrat, dmth. të fërkoj hundën për të njohur vetveten! O njerëz të bekuar! U befasova! Ndjeva se në dejtë e mi rridhte gjak i një një politikani të dështuar! Për shahit nuk kisha nevojë: faktet i kisha brenda vetes.

Vite më parë kisha qenë anëtar i byrosë politike të PD-së, madje edhe çikë më lart: një nga 16 themeluesit e Partisë! Kisha qenë Baba Kombi! Po sot? Ikën e vanë të gjitha nishanet! Si e vras kohën? Rri gjithë ditën në shtëpi. Bëj vrap nga kodrat e liqenit artificial duke u përshëndetur çdo sabah njw diplomat zezak, që e ndjek nga pas një vajzë e përjashtme, ezmerkë, lezet me kripë! Kruhem me zonjën time tri herë në ditë! I lëpihem ndonjë bjondeje…nga ballkoni!
Vrava mendjen. Sikur të shkruaj dështimin tim? Sepse, kur njeriu qenka i dështuar, e ka më lehtë të gjejë edhe ide. Një pjesë të kronikave do ta tregoj me kokë poshtë. Disa do t’i përshkruaj sipas teorisë së relativitetit të Einsteinit, nga poshtë -lart! Vende-vende do të fut doza humori, me synimin që, kur të mbarojë lexuesi një kronikë, të paktën të buzëqeshë dy herë!…Dhe rrëmbeva kompjuterin.
Në rrëfimet e mia do të gjeni vetëm ato skena ku unë kam luajtur në rolin e politikanit. Nuk do të shtoj asgjë…veç disa doza ironie. Sekret profesional!
8 dhjetor 1990. E shtunë. Punoja në gazetën “Bashkimi”. Katër vjet më parë më kishin vënë “drunë’ nga “ZP”-ja. Gjatë ditës, më shumë tunda derën. Një çaj mali në bufenë e gazetarëve. Kafe? Nuk kishte dollarë për të importuar?! U ktheva herët në shtëpi. Mora makinën e shkrimit. Boshllëk. Asgjë për të shënuar, pikërisht në çastin kur për vendin kishin nisur tallazet që do të shembnin një diktaturë, edhe pse shtëpia ime ndodhet 2 kilometra larg Qytetit të Studentëve. Pse?
Pas krizës së ambasadave. Pas arratisjes së mijëra shqiptarëve drejt Evropës, duke hyrë më 2 korrikk 1990 në ambasada. Pas shembjes së Murit të Berlinit. Pas Gorbaçovit… Shqipëria nakatosej me ideologjinë marksiste. Kishte miq: Fidel Kastron e Kubës dhe Kim Ir Senin e Koresë së Veriut?! Errësirë brenda errësirës. TVSH dhe Radio Tirana-memece. “Zërin e Amerikës” – duke pasur lepurin në bark, e dëgjoje, por nuk e përtypje. E dëgjoje, por nuk e komentoje…
9 dhjetor 1990. E diel. Në mëngjes erdhi në shtëpi Irena. Studente.
-Mos ka pasur ndonjë rrëmujë nga Qyteti i Studentëve?- pyeta.
-Diçka kam dëgjuar. Por nuk di!
Ka të drejtë të mos dijë. Bota e saj është ushtari. E ka njohur që në shkollë të mesme. Sot? Ai është ushtar. Ajo studente. Kur studentët ngrenë krye, ajo është në krahët e ushtarit, nën kurorën e ndonjë pishe.
Lavdi Zotit edhe pyllin e ka afër…edhe jarani është në formë, sepse, për mungesë valute, nuk është importuar nga ajo esenca që hidhet në çaj dhe dobëson bateritë e ushtarëve…
11 dhjetor ‘90. E martë. Në mëngjes shkova në Qyetetin e Studentëve. Grumbull djemsh e vajzash. Ishte improvizuar një podium. Flisnin oratorë të ndryshëm, secili për hesap të vet. Dikush më tregoi një djalë me baluke, me xhakavento të zezë: është Azem Hajdari…
M’u afrua një student: “Profesor (unë jepja ekonomi në kurset e gazetarisë), ju jeni me ne?” Instinktivisht iu përgjigja:
-Përderisa jam këtu?!
Ishte fraza më pa kuptim që mund të thuhej.
Pashë kryeredaktorin e “Zërit të popullit” Spiro Dede. E kishin rrethuar studentë. Dukeshin armiqësorë. U afrova.
-Pse nuk botoni informacion për ne? Pse shqiptarët duhet ta dëgjojnë të vërtetën nga “Zëri i Amerikës”?
Në mikrofon u dëgjua një zë. “Është Sali Berisha, -tha një student.- E njoh doktorin se jam student nga Tropoja”…“Kam ardhur këtu si miku juaj,- tha Berisha…” Midis studentëve pati shënja mosaprovimi…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rigjallëroni flakën e seksit në çift

Next Post

Shkopinj vaferi mbushur me krem

Advertisement